• |
ide | kryesore

Propaganda e Ramës me Policinë e Shtetit, përdor Fadilin njësoj si Inën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Njësoj sic bëri me Ina Nukën, oficeren e Policisë së Shtetit, e cila humbi gishtat nga një shashkë gjatë protestave të opozitës dy vite më parë, kryeministri Edi Rama po përdor për propagandë edhe Fadil Allarajn, oficerin i cili u lëndua në sy pas protestave për vrasjen e Klodian Rashës. Ditë më parë Rama i shkoi në spital oficerit bashkë me Ardi Veliun. Ndërkohë sot pasdite ai e ka thirr në zyrën e vet Fadilin bashkë me familjen e tij. Gjithcka është një inskenim propagande në kulmin e akuzave për Policinë e Shtetit, për ushtrim dhune ndaj qytetarëve dhe tejkalim të kompetencave që i jep ligji. Në bisedë e sipër me familjen e policit Rama kujdeset posacërisht që të tregojë disa herë se ai e mbajti fjalën ndaj familjes së Fadilit për të cuar në Itali për kurim. Ndërkohë që babai i Fadilit falënderon edhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kjo e fundit ia kthen falenderimet dhe meritën Kryeministrit. Kjo nuk është hera e parë që Rama shfrytëzon ngjarje të tilla për propagandë dhe me siguri s’ka për të qenë as e fundit.

©LAPSI.al 



9 Comments

  1. Kushedi cfare mendon Goebels i gjore pertej varrit – “Cfare Ministri legen i Propagandes paskam qene!!!”

  2. NUK I LAN GJO MONGUT BABALLARVE TE VET. NJESOJ SI ATO ME SHKURTE PAL VATEN FUAT CELEN E LLOJ
    LLOJ LEJFENI SHQIPTAR

  3. Lereni ne hall te vet se si duken gjerat ai w ka mare rrukullimen vetwm me e shy pak don dhe mbaron pune Ai do perdor te gjalle mbase dhe te vdekur

  4. Fakti qe ka te njejten qasje si ne rastin e Ines se shkrete qe humbi gishtit, tregon qe nuk eshte propogande por politike.

  5. Dmth krahu i armatos i PD qerrojne dhe kpusin gishtat e policave, po fajin e ka Rama qe kete situate e shfrytezon per propagande.

  6. Për ta bërë më të thjeshtë, pretendimi i Ilir Metës atëhere, ishte se sipas Kushtetutës, radha e plotësimit të vakancës është presidenti, Kuvendi, Gjykata e Lartë.

    Interpretimi normal është që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ofron vakancën së pari presidentit, së dyti Kuvendit e së treti Gjykatës së Lartë. Pastaj koha kur ata e plotësojnë, nuk ka të bëjë me radhën, pasi është vendim i tyre.

    Nëntë muaj më parë kriza me Ilir Metën ishte se ai nuk dekretoi vakancën e plotësuar nga Kuvendi, pasi ai kaloi afatin një mujor, por pranoi atë që dekretoi vetë, pasi e dogji afatin.

    Por dje nuk veproi ashtu. Edhe këtë radhë vakanca e parë ju dha presidentit, e dyta Kuvendit. Por Kuvendi e miratoi sërisht para tij vakancën e vet dhe Ilir Meta e votoi dje.Njelloj si salihu qe ishperblu me nga nje zarf me para gardistet e zjarrit ne 21 janar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *