• |
ide | kryesore

“Mëlçitë në qafën e ujkut”, 7 orë diskutime në Parlament për t’i miratuar Veliajt 50 milionë euro kredi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Për rreth 7 orë parlamenti është përfshirë nga diskutime për një pikë të rendit të ditës, që në kushte normale s’do të kishte marrë kaq shumë kohë.

Bëhet fjalë për ratifikimin e një marrëveshje huaje që Bashkia Tiranë do marrë prej bankës gjermane KFW për projektin e autobusëve të gjelbër në kryeqytet.

Me zbulimin e skandaleve radhazi të Erion Veliajt dhe çetës së hajdutëve të tij, një kredi prej 50 milionë euro në llogarinë e Bashkisë Tiranë natyrisht që shton dyshimet për abuzime të tjera me fondet.

Deputetët e opozitës kanë hedhur akuza ndaj Veliajt dhe modelit të tij korruptiv të drejtimit të bashkisë.

Nga ana tjetër deputetët e PS në rresht po mbrojnë marrëveshjen e huasë dhe me një siklet të lexueshëm në fytyrat e tyre vlerësojnë modelin e drejtimit të Erion Veliajt.

Në total investimi për flotën e re të autobusave dhe korsive të dedikuara pritet të shkojë rreth 110 milionë euro, nga të cilat 50 milionë euro do jenë kredi dhe pjesa tjetër nga buxheti i shtetit.

Me këtë kaos urban dhe ngushtim të çdo hapësire nuk dihet se ku do t’i bëjë Veliaj korsitë e dedikuara të autobusëve në Tiranë, se për të vjedhur nga ky fond është pak po e sigurt që ka për të ndodhur.

Në mos ai direkt, me siguri ata që hanë dardhë e kumbulla pas shpinës së tij e për të cilët gjoja Veliaj s’ka dijeni. ©Lapsi.al



1 Comment

  1. Sigurisht qe dhe i ashtequajturi financuesi nderkombetar ka ngastren e vet te perqindjes…u pa puna e Shqiperise, kryet nden shale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *