• |
ide | kryesore

Tv grek: Takimi i Ramës në Athinë do të mbahet në Galatsi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Tv grek Mega thotë  se është vendosur që fjalimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi të mbahet në Galatsi.

Fjalimi në Athinë do të pasohet nga vizitat përkatëse në Milano më 26 maj, Londër më 2 qershor dhe Dusseldorf më 16 qershor, ndërsa turneu quhet “Krenar për Shqipërinë”.

Vizita e Ramës u zgjodh në datën e plotësimit të një viti nga arrestimi i Fredi Belerit, kandidat për kryetar të Bashkisë së Himarës në atë kohë.

Një ngjarje që bëri që marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë të shkojnë “në akull”, në mes të periudhës parazgjedhore në Athinë.

Sipas raportimit të Christina Korait, stadiumi i Galatsit tashmë është “bllokuar” për fjalimin e Edi Ramës.

Leja është dhënë nga shoqëria shtetërore e pasurive të paluajtshme dhe kontrata e qirasë është mbyllur nga personi privat që administron një pjesë të objekteve olimpike.

Nga ana e tij, Rama u zotua se tubimi nuk ka të bëjë me zgjedhjet europiane dhe as me çështje të brendshme dhe narrativa që nxisin qytetarët grekë.



4 Comments

  1. Vetëm kush nuk e njeh turpin mund të jetë krenar, zakonisht janë idiotët, budallenjtë dhe të ligjtë krenar, në një situatë si km langaraq i shqipërisë-hale patronazhistësh-spiunë e neokomunistësh injorantë.

  2. Eshte i vetmi krye/ min. ne bote hajn e ndihet krenar qe vjedh vendin e tije. Ç’far ndyresire! Vetem me veten barazohet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *