• |
ide | kryesore

Shifrat e turizmit kulturor, si mund të maksimizojmë përfitimin nga ky segment

Lajme, Të fundit



Ministria për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin e ka të qartë interesin në rritje për turizmin kulturor. Referuar shifrave që ky institucion vuri në dispozicion të “Monitor” për ecurinë e përgjithshme të vizitorëve në muze dhe parqe arkeologjike, shihet qartë se trendi është i njëjtë me atë që po ndjek sektori i turizmit në tërësi.

Pavarësisht rritjes, ende duket se turizmi kulturor ka vend për të rritur ndikimin e tij lokal, duke shkuar drejt shfrytëzimit të potencialit real që përfaqëson. Në këtë kontekst, MEKI parashikon disa ndërhyrje që mund të bëhen për të maksimizuar përfitimin.

Bumi turistik i Shqipërisë në vitet e fundit ka sjellë interes më të lartë edhe për dimensionin e saj kulturor. A e shihni këtë të reflektuar në institucionet kulturore në vend, si muzetë apo parqet arkeologjike?

Sitet e Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri, në vitet e fundit kanë zgjuar interesin e vizitorëve e sidomos atyre të huaj, nëpërmjet vlerave të trashëgimisë historike dhe kulturore që ruajnë për të sjellë te vizitorët historinë e lashtë të një vendi europian, ku ndërthuren disa kultura, të cilat janë pjesë dhe gjurmë e historisë së Shqipërisë.

Shqipëria është një vend i mbushur me destinacione të bukura kulturore për t’u vizituar dhe në bazë të raporteve të treguesve statistikorë të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të cilat janë të krahasueshme ndër vite, informojmë mbi të dhënat, si më poshtë vijon:

Analizë interpretuese → Vizitueshmëria gjatë muajve janar-shkurt 2024 krahasuar me muajt janar-shkurt të vitit 2021, 2022 dhe 2023:

Analiza krahasuese e të dhënave statistikore për muajt janar-shkurt 2024 dëshmon se trendi i vizitueshmërisë totale ka shënuar rritje krahasuar me muajt janar-shkurt të vitit 2023, 2022 dhe 2021.

Pra, në bazë të të dhënave dhe analizave statistikore të mësipërme, tregohet më së miri se turizmi kulturor po shndërrohet në një pikë kyçe strategjike për Shqipërinë.

Sa muze ka sot në vend dhe për cilët ka më shumë interes të vizitohen nga turistët e huaj, sipas statistikave të disponueshme?

Muzetë, të cilat ndodhen në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit janë:

Bazuar në statistikat për muajt janar – shkurt të vitit 2024, vihet re se muzetë për të cilët ka pasur më shumë interes për t’u vizituar nga turistët e huaj janë:

Interesi për këto destinacione lidhet ngushtë me historinë unike që ata mbartin pjesë e historisë së Shqipërisë.

Segmenti i turizmit kulturor, përveç ndikimit që ka në përgjithësi në ekonomi, ka ndikim të rëndësishëm edhe tek ekonomitë lokale, duke nxitur rreth tyre aktivitete tregtare të lidhura me to. Si mund të maksimizohet përfitimi ekonomik nga këto institucione për ekonomitë lokale dhe çfarë masash mund të merren për të nxitur?

Përfitimi ekonomik mund të maksimizohet nëpërmjet:

Shqipëria marketohet gjerësisht për natyrën dhe si një destinacion ekonomik. A ka një plan për një marketim edhe më të fokusuar te kultura, duke nxitur këtë segment turizmi që mund të sjellë të ardhura gjithëvjetore?

Në kuadër të Politikave Kulturore Integruese, MEKI në bashkërendim me organizma dhe përfaqësi të rëndësishme të akredituara në vendin tonë, ka organizuar projektin “Javët Kulturore Ndërkombëtare” në Shqipëri, gjatë vitit 2022, 2023 dhe që do të vijojë rrugëtimin edhe në edicionin e tretë të tij, për vitin 2024.

“Javët Kulturore Ndërkombëtare” kanë shërbyer si një mundësi njohjeje, bashkëpunimi, shkëmbimi mes artistëve e padyshim pasurimi të jetës kulturore, jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë Shqipërinë, duke përfshirë bashkëpunime në fushën e artit, kulturës dhe të trashëgimisë kulturore në disiplinat e muzikës, filmit, librit, kulinarisë, folklorit, arteve pamore, kinematografisë, etj.

Objektivi i realizimit të projektit “Javët Kulturore Ndërkombëtare”, në të gjitha edicionet e tij është intensifikimi i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse, me qëllim promovimin e artistëve shqiptarë dhe Shqipërisë, si një vend me potencial të lartë artistik, kulturor, natyror, si destinacion i rëndësishëm në funksion të turizmit kulturor.

Njëkohësisht, gjatë 12 muajve të vitit, por kryesisht në kuadër të sezonit turistik veror dhe jo vetëm, destinacione të trashëgimisë kulturore bëjnë të mundur unifikimin e aktiviteteve kulturore lokale, si një pikë takimi për të promovuar dhe për t’i kthyer këto destinacione në më tërheqëset, jo vetëm në nivel kombëtar por dhe rajonal, duke promovuar aktivitete unike, si festivale apo dhe panaire që sjellin pranë tyre një numër të konsiderueshëm vizitorësh, duke u rikthyer në Shqipëri pikërisht për larminë dhe kërshërinë ndaj këtyre aktivitete në destinacionet e kulturës.

Përmendim festivalet tipologjike në të gjitha rajonet e vendit, panairet e shumta të artizanatit, të cilat realizohen në site të pasurive kulturore; Festivale që sjellin pranë siteve artistë nga mbarë bota jo vetëm shqiptarë, por dhe të huaj, të cilët e shohin Shqipërinë si një destinacion me potencial të lartë kulturor etj.

Cilat janë investimet e parashikuara në institucionet kulturore si muze, galeri apo parqe për vitin 2024 apo edhe plane më afatgjatë, që synojnë një qasje më dinjitoze ndaj këtij dimensioni turistik?

Buxheti i miratuar për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për vitin 2024 (MEKI) është në vlerën: 51,116,216,000 lekë (sjellim në vëmendje se Ministria e Kulturës është riorganizuar në MEKI në janar të vitit 2024).

Referuar buxhetit të miratuar, zëri investime për kulturën është në vlerën: 4,703,569,000, e përkthyer në 9.20% në total të buxhetit shkon në investime për kulturën.

Investimet e parashikuara, si me buxhetin e shtetit, edhe nëpërmjet donacioneve, janë të fokusuara kryesisht në restaurime, rikonstruksione dhe rikonceptime të linjës muzeore në disa prej muzeve kombëtarë. Përmendim rikonstruksionin e Muzeut Historik Kombëtar, Galerisë Kombëtare të Arteve, Muzeu Kombëtar Arkeologjik Durrës, Muzeu Kombëtar Etnografik Krujë, Berat, Amfiteatri i Durrësit e shumë monumente të tjera në të gjithë Shqipërinë.

Të huajt janë gjithmonë të orientuar drejt pagesave elektronike. A funksionojnë sistemet e blerjes online të biletave për çdo muze apo park në vend? A ka ndonjë plan për investime në teknologji dhe aplikacione që unifikojnë këto shërbime, ose edhe në bashkëpunim me palë të treta?

Institucionet e Trashëgimisë Kulturore, të cilat funksionojnë me sistem të biletarisë elektronike janë:

Në funksion të promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore me qëllim rritjen e transparencës dhe eficiencës së menaxhimit fiskal të këtyre destinacioneve, të cilat potencialisht sjellin të ardhura nga shitja e biletave, nisur dhe nga rritja gjithmonë e më e madhe e numrit të vizitorëve jo vetëm vendas, por dhe ata të huaj që sa vijnë e shtohen, rritja e cilësisë në pritjen e vizitorëve etj., MEKI në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro–Amerikan të Zhvillimit dhe BE nëpërmjet Agjencisë Zbatuese në Shqipëri UNOPS ka bërë të mundur që në masën 90%, të gjitha sitet e vizitueshme monumente, parqe arkeologjie dhe muzetë kombëtarë të jenë të mbuluar me biletari elektronike dhe krahas kësaj dhe nëpërmjet platformës së biletarisë online www.myticket.al

Në investimet e kryera vitet e fundit në këto destinacione është vlerësuar si një proces i cili do të vijojë dhe në site të tjera qasja e teknologjive të reja atraktive, nëpërmjet të cilave vizitori do të njohë në formë më tërheqëse të shkuarën përmes teknologjisë.

MEKI është në bashkëpunim të vazhdueshëm me AKSH-in lidhur me vijimësinë e këtij procesi – pajisjen me biletari elektronike dhe atë online edhe për site të tjera jo vetëm të trashëgimisë kulturore dhe muzeve, por dhe të galerive, teatrove, si një cilësi më e mirë në pritje të vizitorit në Shqipëri, e cila çdo ditë e më shumë po pret vizitorë nga e gjithë bota./ Monitor



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *