• |
ide | kryesore

Lëshonte fatura fiktive duke mashtruar me TVSH, ndalohet 40-vjeçari në Elbasan

Lajme, Të fundit



Një 40-vjeçar është ndaluar në Elbasan, pasi për të ishte vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg”. Bëhet me dije se ai akuzohet se në bashkëpunim me të tjerë, nëpërmjet një biznesi për shitjen me shumicë të metaleve, lëshonte fatura të mallrave, me vlera fiktive, duke mashtruar lidhur me TVSH-në, me qëllim përfitimin ekonomik. Ky rast është goditur nga Policia e Elbasanit, në muajin nëntor të vitit 2023.

Njoftimi:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaloi shtetasin T. D., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Ky shtetas akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet një biznesi për shitjen me shumicë të metaleve, lëshonte fatura të mallrave, me vlera fiktive, duke mashtruar lidhur me TVSH-në, me qëllim përfitimin ekonomik. Ky rast është goditur nga Policia e Elbasanit, në muajin nëntor të vitit 2023.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *