• |
ide | kryesore

Kompromisi/ Ç’fitoi Leka nga divorci me Elian

Arkiva, Kryesore, Lajme



Humbja e njeriut të dashur, thonë se dhemb si një thikë në zemër, por divorci është thjesht një copë letër. Megjithatë edhe për t’i rregulluar letrat formalisht çifti duhet të ketë durimin të lëshojë për të gjetur një marrëveshje në mënyrë që procesi të ecë shpejt. Kështu kanë bërë edhe Leka Zogu dhe Elia Zaharia, çifti trashgimtar i një copëz historie të Shqipërisë, të cilët pasi u konsumuan nga sherret e martesës, i hapën rrugë njëri-tjetrit në gjykatë.

Vendimi i divorcit që Lapsi.al e ka siguruar duket vërtet një copë letër e ftohtë, që nuk transmeton asgjë të ngjashme me filmimet dramatike të fiksuara në telefonin e Lekës pak javë më parë, kur çifti u përfshi në një përplasje fizike.

Sipas vendimit të shkruar nga gjykatësi Adriatik Bocaj, martesa në fillim shkonte mirë, por mungesa e komunikimit e thelloi hendekun mes çiftit dhe të dy palët shkuan drejt ndarjes. Faksimile më poshtë nga vendimi:

Në dokument gjen vazhdimisht dakortësinë e palëve për të vazhduar jetën të ndarë, ndërsa gjykatësi kujdeset që ta përmendë disa herë këtë fakt.

Ai thotë se ka komunikuar me të dy palët për të  mësuar më shumë mbi atë që ka ndodhur dhe çifti ka rënë dakort për disa etapa në të cilat kaloi marrëdhënia mes tyre. Pikërisht në këto etapa paraqitet edhe arsyeja e divorcit, që nga konfliktet e vazhdueshme, pastaj te mungesa e komunikimit dhe e fundit, ndërprerja e bashkëjetesës.

Arsyet që renditen më lart janë të mjaftueshme për të bindur gjyqtarin që të japë divorcin mes Lekës dhe Elias, por publiku shqiptar është i njohur me komplikimin e marrëdhënies, në kohën kur fotografja e familjes, Blerta Celibashi u fut në mes të një martese ende ligjërisht në fuqi.

Nuk dihet se si u afrua ajo me Lekën. Fillimisht njohja për shkak të pozicionit si fotografe, më pas shoqëria e këndshme larg andrallave të familjes, ndërkohë që Elia përkujdesej për vajzën e vogël, Geraldinën. Nga një foto në tjetrën mes Lekës dhe Blertës lindi historia e zhurmshme, para së cilës martesa me Elian u shndërrua në një pengesë për një shans të dytë në jetë.

Leka Zogu dhe e dashura e tij, Blerta Celibashi
Leka Zogu dhe e dashura e tij, Blerta Celibashi

Në fund të fundit, askush nuk ka vdekur nga divorci. Leka nuk ngurroi ta bënte publike marrëdhënien e tij rreth një vit më parë, kur u pa në krah të së dashurës së re në rrugët e Tiranës, i ndërgjegjshëm se marrëdhënia me Elian kishte marrë fund. Pjesa tjetër është proces drejt ndarjes, por edhe përpjekje për pajtim pikërisht për rrethanat e ndarjes.

Të dy kanë rënë dakort që të të ndajnë edhe pronat nëpërmjet një marrëveshjeje noteriale për zgjidhjen e martesës. Sipas kësaj marrëveshjeje Elia do të jetojë në një apartament 257 m2 në qendër të Tiranës, pas ish Hotel Dajtit, që Leka ia ka dhënë vajzës, Geraldines. Por do të mund të jetojë e përdoret nga Elia për aq kohe sa ajo nuk ka një partner.

Pas divorcit, ajo do të ketë në pronësi të plotë një dyqan 134 m2 në katin – 1 të këtij pallati si dhe një parking rreth 47 m2 në një prej zonave më të shtrenjta në Tiranë.

“Pasi përfituesja të jetë madhore nëna e humbet këtë të drejtë në rast të krijimit të një marrëdhënieje të re martesore ose bashkëjetese” thuhet në marrëveshje.

Ish-shefi i marrëdhënieve me publikun në oborrin mbretëror, Erion Teli ka treguar se Leka do ta takojë vajzën e tij Geraldina jo më pak se dy herë në javë dhe do mbulojë shpenzimet e saj duke paguar 1 mijë euro në muaj. Elia Zaharia do të jetojë me vajzën në një apartament në qendër të Tiranës, për sa kohë që ajo do të jetë beqare.

“Ka një marrëveshje mes princit Leka, mes lartësisë së tij Leka 2 dhe zonjës Zaharia, ajo do të jetojë në një apartament në qendër të Tiranës pas Hotel Dajtit, një apartament prej 300 metra katror. Këtë apartament princi e ka lënë në emër të vajzës së tij princeshës Geraldinë, por mund të shfrytëzohet nga zonjusha Zaharia, me një kusht të vetëm , që zonja Zaharia mund ta shfrytëzojë, për sa kohë të jetë e palidhur, e pamartuar. Në momentin që ajo do të vendosë të ketë një lidhje, ajo duhet të lërë apartamentin.

Princi Leka ka lejuar që deri më tani zonjusha Zaharia bashkë me vajzën princesha Geraldina të jetojnë në pallatin mbretëror deri sa apartamenti të jetë gati, më pas princi do të kthehet në pallat ndërsa vajza dhe zonjusha Zaharia do jetojnë në apartament.

Përveç kësaj princi ka marrë angazhimin që të japë një pagesë mujore për vajzën, do mbulojë të gjitha shpenzimet si të shkollimit si të jetesës së princeshës. Është një pagesë që e kalon 1000 euro në muaj, është princi që e ka vendosur të japë më shumë para e të mbulojë çdo shpenzim tjetër,-tha Erion Teli.

Lexo edhe: Rrëfimi i Leka Zogut në polici: Si më goditi babai i Eljas para vajzës!

Lexo edhe: Del video britma ankesa dhe dhune mes Leka Zogut dhe Elja Zaharias

Në vendimin e gjykatës bie në sy rikthimi i Elias në mbiemrin e vajzërisë. Tani ajo do të quhet Elia Zaharia. Bashkë me mbiemrin, Elia ka braktisur edhe jetën e princeshës mes përrallave të familjes mbretërore. Ndërsa kujdeset për vajzën, ajo me siguri po pret me kërshëri përfundimin e punimeve në pallatin pas Hotel Dajtit ku e pret një apartament 300 metra katrorë.

Divorcet mund të jenë të shtrenjtë, por ia vlejnë. Leka tani është i lirë ta jetojë i pashqetësuar historinë e tij të dashurisë me Blerta Celibashin. Është kujdesur të mos e ngarkojë me asnjë njollë të dashurën e tij të zemrës. Në dokumentin e divorcit e ka bindur Elian ta shmangë fjalën aspak fisnike “tradhti”./Lapsi.al



3 Comments

  1. Dhe te kujtosh qe erdhen shqiptaret nga ane e anes per ti bere qoken e dasmes ketij “princ” pallkarit.

  2. Zonja Elia,per te cilen kam respekt,nuk duhej t’a toleronte kaq shume Leken.Ne dokumentin e divorcit,medoemos duhej theksuar fakti i lidhjes me fotografen,por sidomos nuk duhej te pranonte kushte,per perdorimin e baneses,se dhene per vajzen e tyre. Ka shume mundesi,qe te kete patur presione,qe bien ne sy edhe nga menyra e komunikimit te gjykaesit.Natyrist, qe knflikti,mungesa e komunikimit dhe pastaj nderprerja e bashkejeteses,jane vetem pasoje e lidhjes se Lekes,me fotografen,pra fajtor dhe pergjegjes per kete prishje te familjes ,eshte Leka.Nderkohe qe ai na vendoska edhe kushte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *