• |
ide | kryesore

Reagon për herë të parë Elia Zaharia: Ditë shqetësuese për familjen time

Arkiva, Lajme, Të fundit
elia



Aktorja Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë pas denoncimeve të ndërsjella për dhunë në polici mes saj dhe Princ Lekës dhe pamjeve të sherrit që u bënë publike në media. Në një postim në rrjetet sociale, Zaharia shpreh mirënjohje ndaj të gjithë atyre që e kanë mbështetur dhe i kanë dhënë kurajë, siç shprehet “përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese” për të dhe familjen e saj.

“Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time! U jam falënderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time! Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!”, – shkruan Elia Zaharia.

Çifti ndodhet në një proces divorci i lajmëruar nga të dy pak ditë më parë. Ajo që trazoi palët ishte një përplasje fizike në 6 mars. Të dyja palët akuzuan tjetrën për dhunë dhe përfunduan në komisariatin 1. Një ditë më pas, Gjykata e Tiranës miratoi urdhra mbrojtjeje për Princ Lekën, Elia Zaharinë dhe babanë e kësaj të fundit, Gjergj Zaharia. Sipas vendimit të gjykatës, Leka dhe Zaharia duhet të qëndrojnë 5 metra në distancë. Gjithashtu princi duhet ta takojë vajzën e tij 3 vjeçare, jo në prezencë të Elias, por të dados. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Ti këpusë Princi Leka ll ndonjë loqe asaje fotografes….
    Mundet dhe te dale ndonje Ahmet Zog i vogël.
    Gjaku ujë nuk behet…
    Duhet nje burre si ai qe t’u beje derman pjelles zuzare te pabreksave te kuq.

  2. U be pronceshe kjo e bija e Yllkes se partise dhe atij imorali me emrin Gjergji, dhe i hypi vetja ne qef kesaj. Shikoni si reagojne bijte e Partise per princin: i biri i satrapit, i biri diktatorit qe vodhi floririn dhe pastaj reagoni.

  3. kur i krahason këto dy qasje ndaj Shkodrës, e kupton se Berisha e ka humbur Shkodrën në mënyrë afatgjate, pasi po e trajton si një kazermë ushtarësh për të, kurse Rama si një model elektoral që kërkon ta shtrijë në gjithë Shqipërinë. Dhe normalisht kështu njëri do rritet gjithnjë e më tepër, e tjetri do rrudhet gjithnjë e më tepër.

  4. E kush e mbështeti?
    Sëra e saj !! Gjithë aktorët e realizmit socialist që i bënin fresk e shërbim diktaturës komuniste me vepra që përcundonin të gjithë ato familje patriotike nacionaliste antikomuniste që për pavarësinë dhanë kontributin e tyre dhe në vlera monetare ndër dhe familja mbretërore.

  5. Astrit,dinjitetin ben mire ta kuptosh tek Leka,qe beri vidion,Pse e beri?Kot,mendon ti se e beri? Dhe jo vetem e beri,por edhe e shperndau,para se ta paraqiste,gjoja si prove,ne polici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *