• |
ide | kryesore

Zbardhet vendimi i Gjykatës: Leka Zogu të mos qëndrojë në Pallatin Mbretëror

Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjykatës



Është zbardhur vendimi i plotë i gjykatës, që pajisi me urdhër-mbrojtjeje Princin Leka II Zogu dhe Elia Zaharian, të cilët paditën njëri-tjetrin për dhunë. Në një dokument të publikuar nga TCH theksohet që Princi mund t’i afrohet Pallatit Mbretëror, vetëm në rastet kur do të takojë vajzën e mitur.

Pasi ka pranuar padinë e Elias, gjykata ka urdhëruar lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për të: Urdhërohet menjëherë i padituri Leka II Zogu të mos kryejë ose të mos kërcënojë se do të kryejë vepër dhune në familje ndaj paditëses Elia Zogu.

Urdhërohet menjëherë i padituri Leka II Zogu të mos i afrohet paditëses Elia Zogu, përtej një distance prej 5 metrash. Urdhërohet menjëherë i padituri Leka II Zogu të mos qëndrojë në banesën ku jeton paditësja Elia Zogu, e cila ndodhet në adresën Rruga Murat Toptani, Vila Rezidenciale Mbretërore nr.6, Tiranë, me përjashtim të rasteve kur ka oraret e takimit me fëmijën e mitur, Geraldina Zogu.

I padituri Leka II Zogu ka të drejtë të takojë dhe të qëndrojë me fëmijën e mitur nga dita e hënë deri të premten, nga ora 16:00 deri në orën 18:00 dhe ditën e shtunë dhe të diel nga ora 11:00 deri në orën 13:00, marrja dhe dorëzimi i fëmijës do të realizohet në prezencën e dados” – thuhet në vendimin e gjykatës.

Gjykata ka pranuar padinë edhe nga Princ Leka dhe ka lëshuar urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes për të: Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos kryejë ose të mos kërcënojë se do të kryejë vepër dhune ndaj paditësit Leka II Zogu.

Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos cenojë, kërcënojë paditësin Leka II Zogu. Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos i afrohet paditësit, banesës ku jeton paditësi Leka II Zogu, vendit të tij të punës apo vendeve të tjera që frekuenton, përtej një distance 5 metër.

Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos qëndrojë në banesën ku jeton, e cila ndodhet në adresën Rruga Murat Toptani, Vila Rezidenciale Mbretërore nr.6, Tiranë, gjatë orareve të takimit të paditësit Leka II Zogu me fëmijën e mitur Geraldina Zogu.

E paditura Elia Zogu deri në marrjen e vendimit për vërtetimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, do të qëndrojë në banesën ku jeton aktualisht, e cila ndodhet në adresën Rruga Murat Toptani, Vila Rezidenciale Mbretërore nr.6, Tiranë.

Ky urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje i fillon efekte që nga data 7 mars 2024. Data e gjykimit për vërtetimin e këtij urdhri do të jetë në 21 mars, ora 114:00. Ky vendim përbën titull ekzekutiv dhe ekzekutohet menjëherë nga Zyra e Përmbarimit. Shkelja e këtij vendimi përbën vepër penale, sipas nenit 320 dhe 321 të Kodit Penal” – thuhet në vendimin e gjykatës. /TCH



7 Comments

  1. “Në 2013-ën Berisha la pushtetin. Në 2010-ën Rusia kishte nisur konfliktin me Ukrainën. Rusia bëri marrëveshje me Bullgarinë për të kaluar Gazpromin nga Bullgaria, Greqia për të dalë në Itali.

    Këshilli i Europës nuk e pranoi. Topalli kryeparlamentarja me porosi të Berishës shkoi në Dumën ruse dhe në Shën Petërburg u dekorua me medalje nderi”

    1. Esad Pasha, ministri i Brendshëm që mbulonte edhe çështjet e luftës, gjatë vizitës që kishte zhvilluar në Vjenë, kishte provuar për herë të parë fluturimin me aeroplan… “Me rastin e vizitës që bëri Esad Pasha në lamën e luftërimit në Wiener Neustad, Esadi ka hipur në aeroplan dhe na ndëj hava në 500 metra nalt për një cerek sahati”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *