• |
ide | kryesore

Flet Elia Zaharia: Shenjat e dhunës janë në trupin e babait tim

Arkiva, Lajme, Të fundit
elia



Aktorja Elia Zaharia ka reaguar për situatat e dhunës dhe tensionet me ish-bashkëshortin e saj Princ Leka. Në një prononcim për emisionin “Breaking” në Top News ajo u shpreh se ka reaguar në atë mënyrë për të mbrojtur babin, i cili kishte 10 ditë që po kujdesej për vajzën e vogël të çiftit. Ajo thotë se po jeton në Pallatin Mbretëror pasi ish-bashkëshorti i saj e braktisi.

“Të jesh e bindur që më panë sytë babin të sulmohej dhunshëm dhe mu gris shpirti. Të gjitha provat e dhunës janë në trupin e tij e prokuroria e gjykata i disponon të gjitha. Ti them këto pasi është e rëndësishme që njerëzit që më mbështetën publikisht, duke marrë edhe koston e urrejtjes së partizanëve të palës tjetër, të dinë në thelb që po mbrojnë një njeri që ‘u hodh në fyt’ në mbrojtje të prindit. Asnjë çështje prone nuk ka në mes, çdo gjë është e përcaktuar.

As uzurpim nuk ka, unë me vajzën jetojmë në shtëpinë familjare të cilën ai e braktisi, e kjo deri sa apartamenti që i dha vajzës të ndërtohet! E gjitha kjo sipas kodit të familjes ku mendohet interesi më i lartë i fëmijës. Babai im kishte 10 ditë që kujdesej për mua e për vajzën, se kam qenë me temperaturë e nuk kujdesesha dot. Çfarë nuk me kanë dëgjuar veshët këto ditë! Unë nuk kam as parti, as partizane, që të dalin të më mbrojnë, kam vetëm të vërtetën time”, – deklaroi Elia.

Pak ditë më parë Princ Leka dhe ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia paditën njëri-tjetrin për dhunë. Situata u bë edhe më e madhe, kur u publikuan edhe pamjet e dhunës brenda pallatit. Dy ditë më pas Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për secilin preh tyre.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 metra, nga njëri-tjetri. Ndërkohë, Princ Leka duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias por të dados. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu, po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media.

/LAPSI.al



7 Comments

  1. Nderkoh qe pushteti dhe opozita vijojnë show dhe manipulimet , cdo dit vritet mesatarisht nga nje i ri brenda ose jashtë Shqiperie. Sepse ky eshte mallkimi i nje vendi qe politika e ka kthyer parajse per pasurimin e vet, dhe ferr per popullin qe tani vritet dhe per Tik Tok. Krenar qe jam shqipkar

    1. Na plasi per kete kurvën qe ju ngjit atij kllufit injorant per para.
      Princi i leshit , princesha e bythes.

  2. Kjo pune mban pak ere me duket mua. Debon gjykata nga pallati mbreteror mbretin dhe ja jep nje skizofreneje qe mbante dhe te jatin skizofren aty.

    Hapi dyte, po kjo gjykate pas pak kohe do ja heqe te drejten e e kesaj prone dhe kesaj kares.

    Hapi trete, i debuan te dy, shembet ish shtepia e pionierit, dhe hops ca kulla te bukurs do mbijne se eshte mu zemra Tiranes.

    Si lihet gjithe ai aset e mundesi investimi aty per nje mbret pa mbreteri e nje karavidhe skizofrene.

  3. Më të vërtetë që po flet shumë dhe më e keqja është se nga protagoniste e se keqes tani na hiqet viktimë. Më të vërtetë aktrim për përfitime personale duke abuzuar në sinqeritetin e dashamirësinë e princit!!
    Pale na ngrihen dhe do aktorë të realizimit socialist ta mbrojnë!!!
    Nuk mbulohet thotë populli
    m..i me sh…ë.
    Ka qenë e do ngelet një aktore e rëndomtë e nuk mund të arrijë nivelet e një familje mbretërore!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *