• |
ide | kryesore

Për disa orë të bllokuar tek “Shpella e Pëllumbasit”, shpëtohen 5 turistë britanikë

Arkiva, Lajme, Të fundit
turistë



Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Policia ndihmon 5 turistë nga Mbretëria e Bashkuar, që kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, për shkak të terrenit të vështirë malor dhe errësirës.

Policia thote se operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë mbrëmjes së djeshme deri pas mesnatës, u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë, dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit.

“Mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit se 5 turistë nga Mbretëria e Bashkuar, kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, për shkak të terrenit të veshtirë malor dhe mungesës së orientimit në errësirë, është organizuar menjëherë puna për gjetjen e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, pas gati 5 orësh kërkime, deri pas mesnatës, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 5 turistëve të huaj, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thote policia.



2 Comments

  1. Keta jane hajdute qe vijne gjurmojne dge vjedhin thesaret Antike tonat dhe Angkezet njihen per hajdute te medhenj. Tani pse qeveria harxhon leke duke i shpetuar dhe sheruar neper spitale ndersa per popullin nuk harxhohet asgje? Keta po na rrjeoin ne vend te na jaoin. Te kam shkerdhyer Turizmin e budallenjve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *