• |
ide | kryesore

VIDEO/ Humbën rrugën në mal, shpëtohen dy turiste belge

Arkiva, Lajme, Të fundit
belge



Dy turiste belge janë shpëtuar pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi në fshatin Kllojkë. Dy turistet kishin humbur rrugën rreth orës 17:00 gjatë eksplorimit të fshatit dhe kishin mbetur të izoluara në terrenin e thepisur të malit. Pas disa orësh kërkime për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur është bërë lokalizimi i turisteve ku më pas iu është dhënë ndihma e parë mjekësore.

“Sot rreth orës 17:00, është marrë njoftim se 2 turiste nga Belgjika, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në fshatin Kllojke, dhe si pasojë kishin mbetur të izoluara në terrenin e thepisur të malit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike, dhe ndërlidhësit me komunitetin, kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas disa orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turisteve të huaja.

Shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse iu kanë shkuar në ndihmë turistëve, duke iu dhënë ndihmën e parë mjekësore, si dhe duke i pajisur me ushqime dhe me veshje” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Keto pabukset vijne neper shpella me aparate te gjejne thesare dhe kur humbin rrugen ngrihet nje shtet i gjithi ti shpetoj. Ka me mijra raste si keto por lind pyetja kush paguan per gjetjen dhe ndihmen mjekesore te ketyre turisteve? Taksapaguesit Shqiptar. Te na rroje Turizmi qe marrim qindra euro dhe shpenxojme me mijra euro

  2. Keto pabukset vijne neper shpella me aparate te gjejne thesare dhe kur humbin rrugen ngrihet nje shtet i gjithi ti shpetoj. Ka me mijra raste si keto por lind pyetja kush paguan per gjetjen dhe ndihmen mjekesore te ketyre turisteve? Taksapaguesit Shqiptar. Te na rroje Turizmi qe marrim qindra euro dhe shpenzojme me mijra euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *