• |
ide | kryesore

Mediat greke: Rama na quajti racistë, provokoi Athinën me çamët

Arkiva, Kryesore, Lajme
mediat


Takimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë ka shkaktuar një valë komentesh në mediat e vendit fqinj. Nga një vështrim që lapsi.al bëri në mediat më të mëdha greke shihet toni i papëlqyeshmërisë mbi takimin e kreut të qeverisë shqiptare për takimin e Athinës. Ajo që i përshkruan të gjitha mediat është nxitimi dhe kokëfortësia e Ramës për të mos e shtyrë takimin pas zgjedhjeve europiane.

“Nuk kishte asnjë arsye në favor të nxitimit të tij për të nisur, si udhëtar i panevojshëm, takime të drejtpërdrejta me diasporën shqiptare në Greqi. Nën maskën e fushatës për zgjedhjet nacionale në vendlindjen e tij, të cilat nuk do të mbahen pas 2 apo 3 apo 5 muajsh, por 1 vit nga sot. Aq më tepër që ardhja e tij, me sa duket pa ftesë zyrtare, ndodh në një kohë kur në Greqi po nxehet përballja partiake për zgjedhjet e ardhshme europiane.

LEXO EDHE:
Andi Bushati Rama bëri mirë që shkoi në Athinë, po taborin me borizane ç’e deshi?

Me mençuri, Ministria e Punëve të Jashtme greke u komunikoi partnerëve dhe stafit se duke pasur parasysh fazën parazgjedhore që po kalojmë, do të preferohej që vizita e tij private të shtyhej pas zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit. Kërkesa diplomatike e Athinës u injorua përballë studimit, nxitimit, lakmisë së nacional-populistit kokëfortë Rama” – shkruan në një koment të gjatë të saj gazeta “Protothema”.

Një tjetër çështje ku janë përqendruar mediat greke është edhe data, sepse takimi mbajet në 1-vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit.

“Nuk është rastësi që ardhja e tij aktuale përkon saktësisht një vit nga arrestimi i Fredi Belerit. Kryebashkiaku i zgjedhur Himarës u rezistoi planeve për të krijuar një rivierë shqiptare me cenime, shpronësime zhvatëse dhe grabitje të pronave private të pakicave, si dhe persekutimin frikësues të pronarëve të tyre. Pas ndjekjes penale ndaj tij, ai është caktuar në paraburgim për të mos u betuar si i zgjedhur ligjërisht në zyrën e bashkisë. I rezervuan atij një trajtim të nëpërkëmbjes së vullnetit popullor që nuk është shumë larg truket autoritare dhe metodat shtypëse të përdorura nga regjimet totalitare” – shkruan ndër të tjera “Protothema”.

“Rama provokator i papenduar, kreshendo raciste kundër Greqisë me referenca për çamët”. Ky ishte titulli i gazetës “Ta Nea”.

“Në një sulm haptazi racist kundër vendit që priti fjalimin e tij elektoral dhe ku jetojnë e punojnë mijëra bashkatdhetarë të tij, Edi Rama nxiti nacionalizmin shqiptar, duke shkuar deri aty sa iu referua çamëve dhe akuzoi Greqinë për urrejtje dhe sjellje raciste ndaj bashkatdhetarëve të tij.

Fjalimi përçarës dhe delirant i Ramës u prit me entuziazëm, nga një pjesë e sallës që vezullonte nga fotot e gjesteve të shqiponjës shqiptare. Ndër të tjera ai theksoi se grekët dhe shqiptarët duhet të jenë të bindur se fati i dy popujve është i pandashëm. Duke iu referuar racizmit që ai tha se kanë përjetuar emigrantët shqiptarë, ai theksoi se “ju përballeni me të gjitha llojet e shprehjeve brutale të arrogancës nga fqinji i pasur për fqinjin e varfër”.

Ai paralelizoi dëbimin e emigrantëve shqiptarë me çamët, duke vënë në dukje se “ju jetuat poshtërimin e operacioneve të “fshesës” në fund të shekullit të 20-të, kur natën ju morën nga shtëpitë me rroba për t’u dëbuar në Shqipëri, si një film i kohërave shumë të vjetra për shpërnguljet e detyruara të të parëve tanë nga shtëpitë e tyre në Greqinë Veriore”.

Ai pohoi se shumë nga shqiptarët që qëndruan në Greqi ndryshuan emrat që u kishin vënë prindërit, për të arritur të merrnin letra dhe t’i dërgonin fëmijët e tyre në shkollë, duke thënë megjithatë se “e panë fëmijën duke qarë sepse ishte më i miri në shkollë, por nuk iu dha e drejta për të marrë pjesë në ceremoninë e flamurit” – citon “Ta Nea”.

Ndërsa “Kathimerini” ndalet vetëm tek masat e rrepta të sigurisë që shoqëruan Ramën me 1 mijë efektivë. Gazeta greke shkruan se ky takim shkaktoi një turbullim të ri në marrëdhëniet greko-shqiptare.

“CNN Greece” i mëshon në shkrimin e tij deklaratës së Ramës se nuk shkoi në Athinë për “të provokuar”, por “për të takuar njerëzit e tij”. Kjo media thotë se organizatorët e vlerësojnë pjesëmarrjen në afërsisht 4000 persona dhe se mbrëmjen e së shtunës, sipas postimeve në rrjetet sociale janë nisur autobusë me 2000 persona nga Shqipëria. 

Fjalimi në Athinë/ Rama flet për racizmin grek dhe ligjin e luftës 

Si shembull të lidhjes së hershme mes Greqisë dhe Shqipërisë, gjatë fjalës së mbajtur para emigrantëve shqiptarë në Athinë, Rama përmendi Laskarina Bouboulina, që siç tha ai, është heroina legjendare e pavarësisë greke.

“Ku ka shembull më të mirë se heroina legjendare e pavarësisë greke Laskarina Bouboulina e lindur në një burg të Stambollit, e lindur me prejardhje arvanitase një luftare legjendare e lirisë së Greqisë, e para grua admirale në botë, në krye të një flote ushtarake detare. Tani kush na ndalon ne që të mos jemi njëkohësisht krenar bashke me grekët për kontributin që i ka dhënë Greqisë ajo grua heroike me prejardhje nga një familje ku flitej shqip”, tha Rama. Por kjo ngjalli revoltën e portalit grek newsbomb.gr.

Kryeministrin shqiptar duke dhënë një recital nacionalizmi pasi nuk ngurroi pa turp të përmendte se Laskarina Boubulina ishte… shqiptare! Rama, në një furi të pabesueshme, nuk hezitoi të falsifikojë historinë dhe ta shkruajë si të dojë… duke dëshmuar se është edhe antihistorik, edhe i rrezikshëm! Ai u shpreh në mënyrë karakteristike se “Bubulina u rrit në një familje që fliste shqip”! Dhe e gjithë kjo në Greqi!”, shkruajti Newsbomb.gr.

©LAPSI.al


22 Comments

  1. Natyrisht qe shoku Enver….pardon, shoku Edvin, po ben cmos prej vitesh qe te arrije menyren e vetme te rrije ne pushtet – duke shkaterrur marredheniet me cdo menyre, me cdo vend evropian, pervec Serbise……

    1. Shiko ça thonë mediat greke.
      Sipas mediave sociale, nga Shqipëria janë nisur 2000 vetë me autobuza.
      Ore grekër muti. E lexoni Lapsin ju apo jo!?
      Lapsi e ka shkruajtur u nisën 100 autobuzë me rreth 5000 punonjës të administratës, plus ata që shkuan me makinat e tyre apo me avion.
      Pra, në sallë nuk kishte as një emigrant të vetëm .
      Unë po pyes njerëzit e mi emigrantë në Greqi, dhe ata nuk kanë hyrë dot në sallë, se i thoshin nuk ka më vende.
      Salla u mbush me punonjës të administratës dhe asnjë emigrant nuk hyri dot në sallë.

    2. Eshte thjesht nje karagjoz.

      Se pari, qe nje miting per zgjedhjet 2025, teknikisht i paligjshem, dhe ne abuzim te mjeteve e parave qe ofron pushteti i kapur.

      Se dyti u propogandua miting per zgjedhjet e ardhshme pra per program e menyre qeverisje e kthye ne auto fjalim retorike butaforike tipik enveriste.

      E se fundmi, emigracioni shqiptar ne Greqi jo vetem eshte pjese natyrale e popullit grek por ne keto dekada bashkjetese ka rivitalizuar atje gjuhen arbereshe te vendaseve greke:arvanitasve.

      Vetem nje turkofag e dallkauk tipik i korruptuar si njeri, imoral dhe injorant sic eshte Edi Rama, pasardhes biopolitik i Enverizmit mund te kete kete surrat qe fyen edhe guret.

      Me keq, kur ka lapangjoze qe i bejne fresk me servilizmin e tyre te peshtire neper media anembane.

    3. Hani m… hani dhe ta keni harram .
      Edi Rama trim, ja u perplasi ne fytyre ne mes te Athines grekerve per keqtrajtimin qe ju kane bere ne vite emigranteve shqiptar.
      Por kjo nuk i pelqen Sali komunistit dhe zagareve te tij qe e ndjene veten grek ,jo shqiptar.

  2. O bythqir I krristaqit PSE e bere busting e micotaqit kur diet qe ai ishte inisiatori I fsheses o kokdhier palldem

  3. Armiku i Popullit
    Fjalimi i z Krieminister perkewesoi dhe me shume gjendjen e Greqis dhe Shqiperis
    Nxitjet nacjonaliste ekstremiste errotike pa baza te z Kriminisyer esht nje sandash politik ndermjet Shqiperis dhe Greqis
    Ki fjalim si sherben gjitonis se mire dhe vllazerimit
    Ku ne Greqi jetojne me shume se 500 mije shqipetare 3 milion Arvanitas dhe nje pjes e madhe greker te Epirit matan kufirit dhe brenda kufirit shqipetar
    Ki fjalim diktoi mos rrespektimin e grekeve te greqis dhe grekeve te Epirit ne vecanti bashkin e Himares
    Ishte nje kercenim i cili tregon urejtjen politike te shqiperis per mos rrespektimin edhe mbrojtjen e lirive te drejtes se prones te vjedhura dhe te marura nepermjet ligjeve makaber te shtetit shqipetar
    Cfuqizimi iligjit te greqise dhe kercenimi rreal i popullayes dhe pronave Himarjote esht rreal nga politika dhe qeveria shqipetare
    Me ligjet dhe kercenimet burgosjet vrasjet ne krahine te Himares jane reali
    Keshtu qe i zot i prones ne Himaresesht me i Himarjoti por shteti shqipetardhe ministrat dhe politiksnet shqipetar me bandT e tire
    Himarjote jane nen trisnin e krimit korupsjonit wevritar shqipetar
    Ligjet dhe te drejtat e njeriut jane shkelur nga qeverit e shqiperis dhe i Himarjoti esht i detiruar te largohet nga trojet e veta dhe mos kthim mbrapa per te jetuar e punuar ne vendin etij ngafrika e terotit shqipetar ne vend te vet
    Nje komisjon evropjan te verifikoje veprimet e shkeljeveligjore pronesi liri te drejtat e njeriut do te perballet me rracizmin dhe kriminalitetin dhe korupsjonin ne krahine te Himares

    1. Flet për fshesën ky që u bë për presion qeverisë demokratike që me të vërtetë veproi më së drejtë në atë kohë duke i shpalosur Micotaqis baba këto probleme që ky diktatori po i ngre tani.
      Presion ekstrem dhe për 5 minoritarët e burgosur me të drejtë për veprimtari antishqiptare. Dhe mos të harrojmë 97 që ishte kulmi I veprimtarisë se tyre.
      Dhe kjo kundër PD e Berishës që në atë kohë kishte shpalosur ndaj tyre ato probleme të qenësishme me grekët.
      Dhe PS bija e PP atëherë I kundërvihej për qëllime të saj dhe fshesa ishte dhe një mënyrë që Greqia me Micotaqis babë e më vonë me Pasok e bënin në mbështetje të ish komunistëve.
      Dhe ky palaço bën sikur si dinë shqiptarët se u zhvilluan ato operacione.
      Greqia gjithnjë ka qenë në mbrojtje të PS të paktën deri në 2005 të PS se pas këtij viti pati përmirësime në marrëdhëniet me PD.

      1. Operacioni Fshesa 2.0!
        Nga Bledian Koka – 09:57, 13/05/2024

        Mbaj mend kur isha fëmijë 7 vjeç, krejt papritur në ekranin e TVSH-së u shfaqën turma shqiptarësh që ktheheshin në Kapshticë dhe Kakavijë.

        Dy toponime që ngjasonin si emra laboratoresh njerëzore, në të cilat shpërfaqej e gjithë beteja e një populli për mbijetesë (shqiptarët) dhe paranoja e një populli tjetër, të cilës politika ia merrte krahun e punës afendikojve sa nga plantacionet, sa nga platitë dhe i shporrnin andej prej nga kishin ardhur.

        Për vite të tëra ndjesitë e mia antigreke me shumë gjasë kanë qenë të kultivuara nga ato pamje apokaliptike dhe historitë që tregonin të afërmit e mi për “asfalinë” dhe “astinominë” greke, që në mendjen time ishin pikturuar si monstra “civile” dhe me “uniformë” prej narrativës së të dhunuarve.

        Ajo që nuk kuptoja dhe me dukej akoma më absurde ishte këmbëngulja e po të njëjtëve “emigrantëve për definicion” që sërish tentonin si rrugëzgjidhje jete të njëjtin vend “monstrash”.

        Pastaj dalëngadalë arrita të kuptoj se në Greqi përveç “astinomisë” dhe “asfalisë” kishte dhe njerëz në kuptimin e plotë të fjalës, që nëse i kërkoje “nero” dhe “psumi” pasi kishte rrugëtuar për 5-6 ditë maleve të Gramozit për të kaptuar klonin dhe piramidat mund, të strehonin, të vishnin e madje edhe të punësonin.

        Operacionet “Fshesa” ishin kundërpergjigja e politikës greke sa herë ajo e Tiranës i lëvizte para syve “me apo pa kapele”! Ecejaket e emigrantëve në Greqi pas disa vitesh zunë të normalizoheshin në vetëm radhë të gjatë në Kakavijë e Kapshticë në pritje të mëshirës së doganierëve grekë, të cilët nuk e kishin me “fshesën” në dorë!

        Sot pas 33 vitesh, gjërat kanë ndryshuar! Shqiptarët që shkuan në Greqi, janë të paktë ata që e morën mundimin të ktheheshin në vendlindje, se “Eladha” kurrë nuk i tradhëtoi pritshmëritë dhe kërkesat e tyre.

        Nga ana tjetër, Shqipëria kurrë nuk iu dha atyre një mundësi që të ndryshonin mendje! Fundja ndoshta më mirë kështu! Ata, emigrantët duket se e shohin më qartë atë që ndodh këtu, ndërsa torollakët” jemi ne besojmë ende se ferra nuk ka marrë uratën!

        Sepse në krye, shqiptarët që shesin votën dhe e kanë atë njësoj të barabartë me timen, kanë zgjedhur një njeri që për hir të nevojës për karshillik personal kërkon të ndezë konflikt me një vend që ata nuk i trajton më si emigrantë, por si taksapagues.

        Edi Rama dhe emigrantët në Greqi kanë një të përbashkët! Në 1991-shin kur ata kaptonin malin, Edi Rama shkonte me pasaportë në Korfuz për qejf. Sot po të njëjtët që mbijetuan atëbote, duhet të dëgjonin dokrrat e nipit të dajë Pilos, që dikur u vendosi tollonin, që ua thau barkun, e pikërisht ai t’u fliste për Shqipërinë e 2030-ës!

        p.s…a nuk iu dhimbset vetja?

      2. Ne vitin 1966 Ismail Kadare ka shkruar poemen, Shqiponjat fluturojne lart , dhe fillon me pyetje ,” Ku t’i kerkoj rrenjet e tua , Parti? Dhe ne pjesen nr.5 shkruan :
        Keshtu ne ate kohe te rende pushtimi, / kur bora u nxi/ E balta zuri thinje,/ Komunistet vendosen THEMELIMIN,/ Koha thirri ne skene Partine./ Dhe nuk ishin themelet e Kalase se Rozafatit./ Me gjak dhe me eshtra do te gatuhej betoni, /Qe muret te qendronin ,/Ne rreze te tyre / Njezet e tete mire koken do te flijonin.
        Poema perfundon keshtu :
        Ditet tona/ Te rreshtuara ne skuadrat e javeve ,/ Ne kompanite e muajve, ne rregjimentet e viteve, /Keshtu do te marrshonin me Partine pa u ndaluar./
        Njeshkolone partizane, drejt horizontesh te ndritur.
        Nuk ka dyshim qe regjimi i Enver Hoxhes dhe Ramiz Alise ishin ne dijeni te projektit qe e realizuan. Shqiptaret u nenshtruan me hu, Komentplumb e litar , u shfrytezuan me pune te pa paguar, u izoluan nga bota , varferi ekstreme ,vjedhjen e pasurise shtetrore. Qe sic kendon Kadare , me gjak dhe me eshtra do te gatuhej betoni, qe muret te qendronin, dhe ashtu kane bere.
        Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe nje gup njerezish qe kane marre peng popullin shqiptare, dinin fundin e sistemit dhe keshtu projektuan “demokracin”.
        Ramiz Alia ka deklaruar se Pushteti eshte marre me gjak dhe vetem me gjak do ta leshojme.
        Dhe Alia qe deklaronte qe nuk ishte diktator, vari ne litar Havzi Nelen . Me gjak u lane kufijt e shqiperis, kush guxonte ti kalonte. Shkodra u la me gjakun e Arben Brocit Bujar Bishanakut Nazim Kryezit dhe Besnik Cekes .
        Dhe sic e dim Ramiz Alia lejoje ne Shqiperi Piramidat duke rralizuar vjedhje e popullit me te varfer te Europes, e cila perfundoj me gjak, dhe rendjen e shtetit. Ajo enderra e viteve 90 , qe e duam Shqiperin si gjithe Europa , nuk u rralizua. Sot ka rilindur Enver Hoxha dhe politika e tije, dhe repressioni. Njerezit ikun nga ky vend, dhe eshte projek i grupit Enverist te kryesuar nga Edi Rama qe ky vend te kete hyzmeqar dhe Cifligar.
        Rromuja e nderimeve , rruget e ngushtat, shtepit e vilat te rrethur me mure, plastika ne bregun e detit, pa pastertia , cimimet si ne Europe, ne pamje te pare te len me kuptua qe ky vend nuk qeveriset, Por sundohet, se sistemi nuk i sherben interresave te popullit Shqiptare, Por vetem nje klase politike dhe gupeve te tyre per tu pasuruar ne kurriz te njerzve duke paguar per te majtur pushtetin. Eshte fotografia e nje vedi pa shprese, pa investime te huaja, pa autostrada, pa hekurudha, pa zona industriale , eshte vend ku sundo korrupsioni
        Cdo shqiptare duhet ta dine, se ky vend me pasuri toksore e nentoksore, nafta, gazi, mineralet, uji e cdo e mire materiale qe jane prone e popullit shqiptare, qe nje qeveri demokratike duhet ta administrojne per te zhvilluara vendin, per te rritur mireqenjen eknomike, qe njerezit ta ndertoje jeten e tyre ne token shqiptare , ketu ashte pasuria, ketu ashte e ardhmja , ketu eshte lumturia . Kjo toke ka pasuri te mbaje edhe dy fishin e popullsis, Por sot eshte e pushtuar nga klika Enverist, qe e vjedhe , qe ka helmua token, ajrin, ujin , shpirtin e njerzeve, per te shuar shpresen se ky vend nuk mundet te behet shtet. Ne dime se shqiptaret shkuan jasht vendit, u pershtaten , punuan, dhe krjuan pasurin, ndersa vendi yne nuk ka ba prepara.
        Liria nuk dhurohet, ajo fitohet. Te bashkuar, te vendosur, per ti dal per zot vendit tone, per te sotmen, per brezat qe do te vijne, per t’ mos harryar cdo shqiptare qe hubi jete per Shqiperin.

    2. Shko mor kar se nuk beri asnje koment nationalist . Tha thjesht te verteten. Greket ne Shqiperi kan te njejtat halle qe kan shqiptaret. Nuk u mohoet asgje. Shqiptaret akoma shifen dhe trajtohen se njerez te dores se dyt nga greket. Kush eshte racisti ne kete mes? Llapa, llapa kot.

  4. Ka në fjalimin e Ramës në Athinë disa të vërteta historike të faktuara për mardhëniet midis dy shteteve fqinjë.
    Fakti më flagrant i hilesë greke në mardhënie me Shqipërinë, është historia e stisur e mbajtjes se gjendjes së luftës, me preteksin se gjatë Luftës së dytë botërore, Greqia u sulmua nga Italia nga territoret e pushtuara nga fashistët.
    Kishte plotësisht të drejtë Rama kur e përmendi këtë skandal që vazhdon të shfrytëzohet paturpësisht edhe pa 84 vitesh nga qeveritë greke.
    Padyshim që në këtë histori, burimin e gjejmë në trajtimin e popullsisë shqiptare myslimane çame në Greqinë e Veriut.
    Shteti ku lindi nocioni “demokraci” që ka tashmë disa dekada që i është bashkuar Europës demokratike perëndimore e është njëlloj si Shqipëria antare e NATO, vazhdon të abuzojë me identitetin nacional duke e trajtuar ate me përkatësinë fetare.
    Në Greqi vazhdon akoma edhe sot mendësia e vjetër bizantine që identitetin etnik ta njësojnë me fenë.
    Të gjithë atyre shtetasve të këtij vendi që janë të përkatësisë fetare ortodokse, nuk ju njihet etniteti, gjuha e kultura nacionale, po quhen grekë.
    Jo vetëm ndërmjet udhëheqësve të revolucionit grek të shekullit 19 që ishin arvanitas, por edhe në qeveritë e Greqisë gjatë këtyre dy shekujve të fundit, dalin herë pas here emra qeveritarësh që e kan deklaruar prejardhjen e tyre arvanitase.
    Le të bëjmë një krahasim të trajtimit të etnitetit të vjetër shqiptar midis fqinjit tokësor Greqisë, e fqinjit tjetër nga i cili na ndajnë ujrat detare, Italisë.
    Pra midis arvanitësve në Greqi e arbëreshëve në Itali, pa e cekur historinë e Çamërisë që është një histori e pastër genocidi e që sa i takon “urrejtjes rracore” që përmendin disa media greke, janë çamët viktimat më tipike të kësaj urrejtje alla bizantine.
    Në një kohë kur në Greqi për arvanitasit është ndaluar përdorimi i shqipes e nuk ka pasur asnjë shkollë të mesme e jo më të lartë në gjuhën shqipe, arbëreshët në Itali e kanë ruajtur dhe e ruajnë akoma deri sot identitetin e tyre etnik e në krahinat e banuara me ata, qeveritë italiane jo vetëm që nuk i kanë penguar të flasin gjuhën shqipe, por i kanë ndihmuar të ngrejnë edhe shkolla të larta.
    I ceku disa nga këto të vërteta Rama në ate fjalim, por nuk ishte as vendi, as koha e as mënyra për ti përmendur.
    Nuk kishte se pse të fuste Belerin në këtë histori përplasjesh me Greqinë, pasi kishte deklaruar disa herë se çështja e tij është një çështje juridike e jo politike.
    Më shumë sesa për hallet e emigrantëve shqiptarë në Greqi që nuk e kemi dëgjuar asnjëherë ti përmendë, Rama shkoi atje për të siguruar edhe mandatin e katërt të socialistëve në Shqipëri, pra ngjashëm me historitë e Putinit e të Erdoganit.

    1. Armiku i popullit
      Shume wart i ke bere verejtjet
      Por a e ke pietur veten
      A kishte shkolla dhe kisha ne gjuhen shqipe
      A kishte tekse mesimore ne gjuhen shqipe
      A kishte literatura ne gjuhen shqipe
      Mos haro se shkolla e pare shqipe esht hap ne 1908 ne korce
      Ne 1918 esht hap normalja e Elbasanit
      Shkollat dhe kishat ishin ne gjuhen greke te tertuar nga zkostandin Zhapa
      Per mesilmanet ishin medresete ne gjuhen Arabe
      Shqipetaret si puna e arexhije flisnin gjuhen shqipe pa shkolle pa kendim gramatik arthmetike
      O do shkruanin e do mesonin e flisne gjune ziryare greke o go mrsonin turcen
      Komentet e tjera janehistori partie pa berewet
      Arvanitasit dhe shqipetaret do kisjin mbetur si trapa ne mes te lumit

  5. PARODI

    FALENDERIMI- RAMSESI NE ATHINË

    Tani dua t’i falenderoj të gjithë,
    për këtë takim të paparë,
    rrofshi dhe ju o patronazhistë,
    që në Greqi s’ju lashë pa ju marrë.

    Të dish gjithshka mbi popullin,
    s’ke pse quhesh medoemos fuks,
    je thjesht një kujdestar si ëngjëll,
    ”të rrimë në errësirë” s’e kemi luks.

    45 vite e mbajti Enveri pushtetin,
    e pse mos ta mbaj unë 12 vjet,
    madje edhe mandatin e katërt,
    se ia blej votat popullit të shkretë.

    Për sa kohë budallenjtë,
    të vërtetën nuk kuptojnë,
    edhe e shesin votën si gore,
    maskarenjtë zgjedhjet do fitojnë.

    Dihet tashmë botërisht,
    që ky popull kaq pak do,
    një copë bukë e një hale,
    e rri aty në vend numëro.

    Rilindja shkëlqeu si grup perëndish,
    Damjani qe Zoti që sillte ”tërmet”,
    Tan Lamja qe hyjnori i pronave,
    unë si God Shiva dora vetë.

    Veliaj ka kolegë hyjnitë e Spakut,
    por drejtorat i dolën dardhaxhinj,
    faj s’kam unë dhe as Lai Eri,
    se vjedhin shtetin ca delenxhinj!

    Le t’ja shtrijmë dorën opozitës,
    t’ja fusim sa krahu përherë,
    të vazhdojmë talljen në parlament,
    bashkëpunim një mut mender.

    Falenderoj dhe administratën,
    që votën vetëm neve na e jep,
    po të vijë opozita do ikin nga puna,
    më mirë kur merr rrogën e gojën qep.

    Unë jam i lindur për punë të mëdha,
    edhe pse më thonë mega hajdut,
    unë ju bëj rrugë të florinjta,
    vë një popull të tërë nën udut.

    Kemi ndërtuar anembanë kulla,
    çmimet e shtëpive në stratosferë,
    kursi i euros ka vajtur gropë,
    se paraja e pastër një mut mender.

    Do hani çokollata dhe akullore,
    mandati i katërt do jetë shpëtim,
    do bëhen punë madhështore
    gropë do ta çojmë ekonominë.

    E pse duhet gropë do pyesni ju,
    se duhet të jeni të varfër patjetër,
    kështu do jeni të gjithë të barabartë,
    fiks fare si në diktaturën e vjetër.

    Ja, prandaj ti popull më beson,
    adhuron sa punëtor i madh jam unë,
    përrallat asnjë si tregon si mua,
    shkoni pyesni Sorosin për më shumë.

    Nëse mandatin e katërt do fitoj,
    kjo për Shqipërinë do jetë fat,
    do ikin masivisht në emigrim,
    do gajasemi me batuta e me gallatë.

  6. E akoma propaganda alla rilindase vazhdon!!
    Këtë radhë paloçoja gjeti Greqinë për ta sulmuar atje dhe jo për hatër të emigrantëve që dhe ata që ishin bënin pjesë e enveristëve të ikur para shumë kohësh e që hiqen si vorioepirotë.
    Këtë e kam për përvojë personale kur në 97 u vendosa atje dhe në tv greke gëzonin këta emigrantë që gjenin çdo mënyrë për të sharrë vendin e tyre vetëm se ishte PD në pushtet duke I ardhur sipas qejfit grekëve. Të paktë ishin ata shqiptarë që debatonin për Shqipërinë dhe emigrantët atje dhe më të qartë ishin intelektualë arvanitas duke luftuar me po arvanitas që urrenin shqiptarët sidomos musulmanë duke i cilësuar turq dhe ortodoksët grekë. Pra ishin në akord me ata enveriste që tani na hiqen si emigrantë të vërtetë.!!!

  7. Të vërteta historike thotë 08:24!!!
    Epra shyqyr që I tha Rama!!!
    Kthejë pak rjedhës së ngjarjeve historike këto të vërteta janë thënë e stërthënë.
    Edhe kur erdhi PD në pushtet i ngriti këto probleme që në fillim me Micotaqis babë.
    Por për Ramën këto nuk ekzistojnë.
    Mëndësi diktatori!!

    1. Po çfarë të vërtete po thua ti që nuk e paska thënë 08.24 ?
      E vërteta është se Rama kërkon që të rivijë në pushtet, mender me thënë rimenderosja, risjellja e sistemit socialist enverist që tashmë ka edhe shojcën “kanabist” apo “drogist”.
      Nuk ka shkuar me avion special Rama me 40 hajdutët e tij në Athinë, për të treguar mbeshtetjen e tij për qindra mijë emigrantë shqiptarë.
      Salla ku u masturbua, aq sa na u ul në gjunjë duke imituar Like floririn nga “duartrokitjet e brohoritjet”, nuk merte më shumë se 5 mijë njerëz.
      Nga këta, 2000 u sollën me autobuzë nga “Zona operative Vlorë-Gjirokastër”,, nja 500 janë nga emigrantët e vjetër kontigjenti i ish sigurimit e kusuri shqiptarë kuriozë që deshën të shihnin nga afër këtë specien dymetroshe.
      Ndërkaq, ndonëse ka shumë emigrantë shqiptarë që janë larguar nga Greqia, vetëm në Athinë mendohet se ka akoma më shumë se 100 mijë
      Po ta rishihni me kujdes videon e këtij takimi, do të shihni se vetëm 25% e pjesmarësve duartrokisnin apo bënin sikur, kurse të tjerët rrinin thjeshtë si sehirxhij për ta parë nga afër këtë kryeministër klloun..
      U bë medemek “trim” palloshi e i përmendi Greqisë çamët e ligjin e luftës që nuk i kishte përmendur asnjëherë,
      Po a kanë haruar shqiptarët se po ky patriot që i përmendi vetëm njëherë Vuçiçit se Kosova është një shtet i pamvarur, vazhdon akoma ta quaj vëlla ate e armik Kurtin ?

  8. tradhetaret flasin si patripote, kriminelet flasin se kane te drejte, zullumqaret e amorak;et flasin per ndershmeri dhe moral. shembull i ketyre eshte edi ram tradhtari, kryehajduti, imorali e zullumqari.

  9. Ju shpellkare hani Mut salihu,por salihu po jeton ne ballkon nga halli i madh qe ka,ju me komentet tuaja e beni qe ta kaloj mire atje ne ballkon dhe ju poshtBallkonista vazhdoni orgjite kolektive te shqupi.

  10. Një njoftim i shpërndarë nga forumi rinor i Foltores bën të ditur se në një ditë të shënuar si 17 maji, të rinjtë do të dëgjojnë një leksion nga Flamur Noka për format e protestave, kuadri ligjor, si dhe rastet studimore.
    Muli i nokajve therret bythqirat dhe geit te shoqates lgbt qe ta ndigjojne kur ai do flase,17 maji i bythqirave feste me mulin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *