• |
ide | kryesore

Ndahen zyrtarisht Elia Zaharia dhe Princ Leka

Paparazzi



Princ Leka dhe Elia Zaharia janë divorcuar zyrtarisht, sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës.

Sipas dokumentit të siguruar nga  Ballkan Web, vendimi për zgjidhjen e martesës së tyre është zyrtarizuar më 25 prill dhe tradhtia nuk ka qenë një arsye e përfundimit të martesës së çiftit.

Në të thuhet se ata janë ndarë për shkak të konflikteve të shumta e të vazhdueshme, ndërprerjes së bashkëjetesës dhe mungesës së komunikimit, arsye që janë aprovuar nga ish-çifti. Gjithashtu në këtë vendim është përcaktuar se aktorja nuk do e mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthejë atë të vajzërisë.

Rikujtojmë se Elia Zaharia dhe Leka Zogu u përfshinë në një konflikt, i cili rrëmbeu vëmendjen e mediave, pasi u tha se i ati i Elias, Gjergji, kishte dhunuar Lekan.

Asokohe, princ Leka kishte shkuar të takonte të bijën, Geraldinën dhe ishte përballur me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrrin, i cili ishte duke u kujdesur për mbesën e tij. Princ Leka pretendoi se ishte përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe më pas me dhunë fizike ndaj tij. Ndërkohë Gjergj  deklaroi se është i moshuar dhe nuk kishte fuqi të ushtronte dhunë mbi askënd.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *