• |
ide | kryesore

Çështja “Beleri”/ Rama tregon kur mund të ketë sërish zgjedhje në Himarë

Arkiva, Lajme, Të fundit
rama



Për kryeministrin Edi Rama, Himara është një komunitet që kërkon qetësi, paqe, zhvillim dhe thotë se është tërësisht i painteresuar të hyjë në një konflikt. Rama thotë se zgjedhja e kryetares së bashkisë në detyrë, është një arsye e madhe për të kuptuar që Himara meriton të ketë të gjithë qetësinë e nevojshme.

“Nuk dua të bëj komente për ish-kryebashkiakun e Himarës sepse dihet tanimë që ai është në një proces. Por dua të them që faktikisht zgjedhja e kryetares së Bashkisë në detyrë me një shumicë dërrmuese në Këshill Bashkiak, flet për një realitet të ndryshëm nga realiteti i perceptuar gabimisht nga miqtë tanë sepse aty ka një komunitet që kërkon qetësi, kërkon paqe, kërkon zhvillim dhe është tërësisht i painteresuar të hyjë në një konflikt dhe të bëhet palë në një konflikt sepse zgjedhjet janë një ditë, por jeta e atyre që jetojnë në Himarë është çdo ditë.

Dhe konfliktet mund të hapen për një ditë, por mund të mos mbyllen gjithë jetën dhe pasojat nuk janë të atyre që i hapin dhe i ushqejnë, pasojat janë të atyre që jetojnë në pamundësi për të ikur nga hija e konfliktit. Himara nuk meriton në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye që të bëhet pre e zjarreve që nxit, e zjarreve që ushqen duke hedhur benzinë një politikan që e udhëhiqte minoritetin dhe që sot është në parlament, jo më falë votave të marra si udhëheqës i minoritetit por falë strehimit politik në një parti ku lideri i partisë është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë” – tha Rama në një intervistë për ABC News.

Sa i përket kandidimit të Vangjel Tavos për bashkinë e Himarës, Rama deklaroi se e ka zgjedhur prefekt të Vlorës si një njeri që mund të ndihmojë nga afër edhe për të adresuar ato problematika, institucionale që lidhen edhe me bashkinë e Himarës, prandaj nuk e sheh në ndonjë pozicion tjetër.

“Vangjel Tavo është një individ i mirënjohur, politikan prej shumë vitesh. Me Vangjel Tavon unë kam patur një marrëdhënie shumë të mirë kur ishte në PS, pastaj nuk kemi patur asnjë marrëdhënie kur ai shkoi në një parti tjetër majtas. Vangjel Tavo ka edhe një eksperiencë në qeveri djathtas.

Pra, Vangjel Tavon unë nuk e kam zgjedhur aty si një njeri që vjen nga një rrugëtim besnikërie apo qëndrimi të vazhdueshëm pranë meje ose në PS, por e kam zgjedhur aty si një njeri që mendoj që ka një profil që duke ushtruar detyrën e prefektit të Vlorës patjetër që mund të ndihmojë nga afër edhe për të adresuar ato problematika, institucionale që lidhen edhe me bashkinë e Himarës edhe me bashki të tjera patjetër. Kështu që, nuk është se kam menduar diçka tjetër nga ajo që duket dhe është shumë e qartë.

Sa i përket zgjedhjeve, zgjedhjet do të shpallen kur duhet të shpallen nga Presidenti i Republikës, në rast se gjykata e Apelit do të vendosë që zotëria që është bërë shkak për gjithë këtë furtunë të madhe në gotë është i fajshëm apo i pafajshëm, dhe nëse është i pafajshëm ai do shkojë në detyrë, në rast se është i fajshëm patjetër që do ketë zgjedhje. Në zgjedhjet e ardhshme PS do të ketë kandidatin e vet, nuk diskutohet” – tha Rama. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Po çfarë mund të pritet tjetër, nga një çingije që hidhet nga prehëri në prehër dhe spërdridhet për t’i dhënë kënaqësi padronit të radhës dhe për të marrë nga padroni i radhës pastaj atë vlerësimin e çingijes më të preferuar. Çfarë mund të bëjë tjetër, çfarë mund të presësh tjetër

  2. Himara Autonome
    Historikisht zgjedhjet ne Himare qe nga viti 1924 e deri me sot jane ber te rrekumanduar dhe sunduar nga shtet pushtet shqipetar
    Cfar permban emblema shqipetare ne krahine te Himares jane ber te dhuneshme dhe jo ne meniren demokratike
    Himara me nje demokraci te lashte eshte ndodhur nen presjonin dhe forces policore shteterore te shtetit shqipetar
    Shpesh here zgjedhjet ne Himare jane showeruar me kriminalitet dhe trisni politike policore shteterore
    Ne Himare mungon sensi demokratik
    Liria e demokracia jane ne presjonin e politikes shqipetare
    Zgjedhje te lira ne Himare do te kete
    Kur Himara te fitoje Autonomine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *