• |
ide | kryesore

Investigimi / Si ia ngritën kurthin me pranga Fred Belerit

Arkiva, Kryesore, Lajme
beleri rama



Procesi i sotëm i vlerësimit të masës së arrestit, që la në burg kandidatin minoritar për bashkinë e Himarës, ka nxjerrë në pah manovrën politiko-juridike për të fituar përmes prangave një garë elektorale. Ndërkohë që prej 24 orësh, propaganda e pushtetit filtronte në media lajmet se provat për arrestimin e tij për blerje votash janë të pakundërshtueshme, se ato i janë servirur edhe autoriteteve më të larta greke, e vërteta është krejtësisht ndryshe. Në dosje nuk gjendet asnjë provë e pakundërshtueshme që mund të justifikojë, pak a shumë, arrestimin e vetëm në tre dekada të një kandidati për kryebashkiak, vetëm tre ditë para zgjedhjeve.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: Ashtu si Erdogani edhe Rama e zbuloi “kurdin” e vet 

Historia e kësaj prangosjeje politike të dyshimtë ka këtë kronologji. Në datën 6 maj Edi Rama shkon në Himarë ku me një gjuhë raciste dhe tallëse sulmon rivalin e kandidatit të PS-së. Konfirmohet nga disa burime se Rama e kishte shqetësim ditët e fundit Himarën dhe në sondazhet e tij zgjedhjet qenë të humbura. Sipas llogarive të bëra nga eksperët e PS-së, ata kalkulonin se autobuzët me emigrantë që do vinin për Belerin nga Greqia e përmbysnin rezultatin e zgjedhjeve, duke i dhënë fitoren opzotës. Madje dëshmohet se kryeministri i ka kërkuar personalisht gazetarëve që e kanë intervistuar ditët e fundit që ti ngrinin topin duke i dhënë mundësi të godiste kandidatin minoritar të Omonias. Dhe ai e bëri sa herë doli në TV.

Rama vijon sulmet ndaj kandidatit të opozitës në Himarë: Beleri po kërcënon emigrantët se do ua grisë letrat greke

Pikërisht në këtë valë, dy ditë pas mitingut të kryeministrit në Himarë, në policinë e këtij qyteti paraqitet një njeri, që nuk e kishte për herë të parë fekuentimin e kësaj dere. Arsen Rama bën rolin e qytetarit të revoltuar dhe denoncon tentativat për blerje votash nga kandidati i opozitës. Ai është një peshkatar i thjeshtë, që mban mbi supe një tragjedi të rëndë familjare në det, të cilën nuk e ka kaluar pa pasoja. Zanati i tij e ka bërë që ta njohë Fred Belerin duke i shitur peshk për restorantin e tij.

Pas deklaratave të Ramës, arrestohet Fredi Beleri (pamjet) 

Pra, njëri version është se ndërgjegjja e lartë e një varkëtari të këputur e bëri atë të denonconte në policinë e Himarës shkeljen e ligjit nga kandidatit të opozitës. Versioni tjetër është se duke zbatuar urdhërin politik, policia i futi një të infiltruar Belerit, për të shkatëruar fushatën e tij. Ky version që mbështetet nga mbrojtësit e Belerit bazohet në dy fakte. Së pari se ndryshe nga sa u raportua, nuk ka qenë prokuroria protagonisti kryesor, por policia politike që varet nga shefi i qeverisë dhe ministri i brendshëm.
Por ky nuk është dyshimi i vetëm. Në datën 8 maj, Arsen Rama nënshkruan dokumentat se pranon të luajë rolin e të infiltruarit. Nga ky moment duke qenë se bëhej fjalë për një krim zgjedhor çështja duhet ti kalojë SPAK-ut. Por naiviteti i policëve, gjoja injorantë, e dërgon tek prokurorët e Vlorës, Aurel Zarka dhe Matilda Peza. Qëllon që edhe ata janë injorantë për ligjin dhe autorizojnë ndjekjen, përgjimin e deri tek arrestimi. “Dyshimi është se SPAK, pak më skrupuloz, mund ta shtynte hetimin për pas zgjedhjeve, kur politikisht Beleri duhej ekzekutuar para tyre”, tha për Lapsi.al avokati i çështjes Edmond Demo.      

Beleri në pranga, por blerësit e Partisë Socialiste të paprekshëm nga drejtësia e re 

Dhe kështu, në 9 maj, Arsen Rama paraqitet te bamirësi që i blente peshkun, këtë herë me një gjah më të madh në duar. Ai i flet për një listë me 13 persona që mund t’i konvertonte kandidatit se do votonin pro opozitës. Beleri heziton. Edhe në pohimet e peshkatarit, që Lapsi.al i ka lexuar nga dosja gjenden shprehjet “nuk më hapte telefonin”, “nuk më priste”.

Pas disa refuzimesh kandidati për kryebashkiak i thotë të takojë një mikun e tij tashmë të arrestuar, Pandeli Kokoveshin. Logjika ta do për ta shpërblyer për votat e ofruara. Mbrojtësit e Belerit mbrohen duke thënë për të njohur përbërjen e emrave të listës: “Eshtë një kuriozitet i pamohushëm në zgjedhje”. 

Gjithsesi, kurthi fillon të funksionojë.
I infiltruari Arsen Rama dhe Kokoveshi takohen disa herë mes datave 9 dhe 11 maj. Bisedat dhe fotot e tyre u treguan edhe në procesin e masës së arrestit në Gjykatën e Vlorës, përpara gjykatëses Dorina Stroka. Aty ka aludime për para dhe blerje vote. Por asgjë më tepër sesa kaq. Aty u treguan dhe foto të Arsen Ramës me Pandeli Koroveshin, pranë WC-së së një lokali, por në asnjë mënyrë nuk u paraqit provë filmike e dhënies apo marrjes së parave.
I vetmi pretendim se ka marrë para vjen nga i infiltruari që pretendon se disponon 40 mijë lekë për listën me 13 veta. Edhe këta të 13-të janë pyetur nga prokuroria dhe nuk kanë rezultuar të dinin gjë për këto pazare. Pra “është një aksion, i bërë me shpejtësi, i ndërtuar keq, jo një punë prej profesionistësh por prej njerëzish që kanë vepruar me urdhër politik”, tha për Lapsi.al avokati Demo.   

Pra në përfundim, Fred Beleri u prangos tre ditë para garës, pa pasur asnjë provë se ai kishte paguar personalisht para në këmbim të votës. Madje deri më tani, nuk është paraqitur asnjë imazh filmik apo fotografik se as bashkëpuntori i tij, Koroveshi ti ketë dorëzuar 40 mijë lekët. 

Arrestimi i Belerit/ Reagon Mitsotakis: Ngjarje e shëmtuar, lirojeni menjëherë 

Por pavarësisht nga kjo qëllimi u arrit. Beleri u nxor nga gara. Autobusat me emigrantë u friksuan për të udhëtuar drejt një vendi, ku të palsin në burg me urdhër politik. Rreziku i votuesve të ardhur nga Greqia u mpak. Dhe në fund policët dhe prokurorët “injorantë”, që nuk e dinin deri dje se blerja e votës është një krim zgjedhor që hetohet nga SPAK, e dërguan dosjen në Prokurorinë e Posaçme. Tani nuk ka më rëndësi si vijon ajo. Qëllimi politik që shpalli Rama në 6 maj, në mitingun e Himarës: “Mos më detyroni mua të flas me një dru” u arrit. Pas kësaj faktet kanë pak rëndësi.  

©Lapsi.al     



26 Comments

    1. Himara Autonome
      Drejtesia shqipetare shqiperise
      Esht nje pjes e Aizbergut politikes se shqiperis
      Megjithse ivestohet nga Amerika
      Ajo ifluencohet nga politika shqipetare
      Ne Himarjotet i themi
      Ha buken e kaurit dhe ben duvan Turkut
      Gjikata e shqiperis me ceshtjen e ZBeleri vazhdon nje gjikim te pa pergjegjeshem dhe talles percrshtjen e te drejtes se liris dhe te drejten r mbare Helenizmit
      Qeveria e greqise besoj se duhet te jete ngopur me pallavrat e islamo komunisteve shwipetare
      Thesi me genjeshtra esht mbushir
      Rruga e mirekuptimit me islamo komunistet nuk funksjonoj
      Esht nje shprehje kur dmer vesh me te mire
      Kercet haxhi dajaku pra duhet futur ne pune haxhi dajaku

  1. BUYING AND SELLING OF VOTES- SHIT-BLERJA E VOTËS

    In the land of the free,
    where democracy should reign,
    the buying and selling of votes,
    is a corrupting stain.

    In a system of autocracy,
    where corruption reigns supreme,
    the buying and selling of votes,
    is a common and accepted theme.

    Politicians with pockets lined,
    with promises they make,
    but once in power,
    their true intentions they forsake.

    The poor are left to suffer,
    As the rich get richer still,
    Their voices drowned out by the noise,
    Of those with power and will.

    Elections are but a farce,
    A game played by the few,
    As they manipulate the masses,
    And their dreams they misconstrue.

    The cycle of poverty persists,
    As the corrupt grow fat and bold,
    And the people are left to languish,
    In a world that’s dark and cold.

    The governance is flawed,
    the system is broken,
    The rich and the powerful,
    their wealth they have spoken.

    The poor and the unemployed,
    left to suffer and toil,
    While the rulers enjoy their riches,
    their hearts filled with oil.

    The buying and selling of votes,
    it is a shameful jive,
    Leaving the voice of the people,
    silenced and deprived.

    The rulers rule with an iron sword,
    ignoring the cries,
    of the masses who suffer,
    while they bask in their prize.

    Unemployment and poverty,
    a vicious cycle they create,
    leaving families struggling,
    with no hope to escape.

    The price of a vote is cheap,
    A few coins or a meal,
    But the cost to the nation,
    Is a wound that will never heal.

    The rich get richer,
    while the poor get poorer,
    leaving the masses in despair,
    with no future to ensure.

    But hope still flickers in the hearts,
    Of those who dare to dream,
    Of a world where justice reigns,
    And corruption is but a fleeting scheme.

    For a world without corruption,
    poverty, and greed,
    Is a world where justice,
    and equality succeed.

    So let us rise up and fight,
    Against the tyranny of the few,
    And reclaim our right to freedom,
    And a future that’s bright and true.

    Let us join hands,
    and fight for what is right,
    And put an end to this darkness,
    and bring back the light.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Ti as mutin nuk ke shans ti hash racës së Bushatit o injorant!

      1. Ashtu të lumtë! Si zagar shembullor që je mos u lërë pjesë të tjerëve por haje vetë bashkë me rracën tënde të ndyrë.

    2. Himara Autonome
      Mbrojtja e zBelerit esht mbrojtja e Demokracise
      Demokracia esht nje proces i tere ligjor
      Ku perfshihente drejtat demokratike te nje dhteti
      Ashtu dhe te drejtat e nje pjese etnike e nje shteti tjeter dhe e minoriteteve Ne shqiperi egzistojne minoritete dhe etni me kombesi greke
      Himara esht nje promvice me etni greke dhe jo minoritet
      Historia e shtetit shqipetar esht nje komponim minoritetesh dhe etni greke
      Historia e shqiperis esht nje histori e genjshter pa baza Historike
      Shteti shqipetar esht ngritur dhe ndertuar mni trojet e Helenizmit zepitotas
      Zhvillimet historike rreale jane keto
      Fillojme we nga koha e skenderbeut
      Ardhja e Skenderbeut ne Epir esht e deklarur
      Takimi i Jan Huniadit me Skenderbeun esht dhe mareveshja e kufirit sllav me Epirin
      Skenderbeu nip sllav Skenderbeu vdiq ne Kruje dhe u varos ne Lezhe
      Kisha e Ajo Nikolles esht dhe kufiri i sllaveve me Epirin
      Kufiri i epirit esht pergjat lumit Drini i Zi
      Deri ne vitin 1912 nuk permendet Shqiperia
      Pushtimi i trojeve te epirit dhe ballkanit nga perandoria otomane krijoi nje kornize pushtimi otoman me mbishkrimin Turqia e vogel evogel ne Evrope zballkani perendimor duke e emeruar me emrin Arnaute .Me von shqipetar
      Ki shtet u kriju ne kufit e epirit maqedhonis iliris dhe dardanis
      Ne asnje rrast spermendet emri shqiperi
      Emri Albani vjen nga nje vend nga gjorgjia
      Pra kemi nje sere komponetesh te ndrishme we vertetojne mos egzistencen e ketij shteti te wuajtur Shwipetar
      Shqipetaret jane prejardhje e pushtime te perandoris otomane
      Popujt Autoktone te ballkanit jane Epirotast Iliret Dardnet dhe Maqedhonast e vjeter dhe jo gollobordast
      Sllavet jane ardhes te hershem ne ballkan
      Sllavet me ardhjen e tyre formun dhe shtete e tire ne balllkn
      Sllavet jane nje kombesh
      Ne vija te pergjitheshme kejo edht historia e Ballkanit

  2. Dmth ky Bejleri nuk ka pas ble vota me perpara. Doli ky varketari i keput dhe ia prishi mendjen. Bile jo vetem kaq, po as prova per blerje votash nuk ka. Komplet kurth i policise. Arrestimi ne flagrance, vleresimi nga gjykata skane rendesi.
    Nipi Hyses, bo si tip interesant. Qielli eshte i kuq se kshu me duket mu kur cohem ne mengjez. Nejse, vk. Edhe corapet e mija kane IQ me te larte se ky debil.

    1. Armiku i Popullit
      Te shikojme diten e hene
      CFARE XHEVAHIRE DOTE NA NCJERE GJIKATA ISLAMO KOMUNISTE SHQIPETARE
      Ketelloi kromi as Enver Hoxha se perdori ne Himare dhe u wuajt diktator Po ketire cfare emri fo u veme

  3. pyetja eshte e thjeshte dhe mbyllet kjo histori, ky Bejlerbeu u kap apo jo duke blere vota? Nqs po cmut hani atehere

    1. Pse se ke marr vesh ti, që hajdutët dhe kriminelët e opozitës janë të mirë kurse të mazhorancës janë të këqinj?!

      1. Himara Autonoe
        Hipokrizia dhe rrealiteti i plitikes se shqiperis
        Drejtesia shqipetare nuk arin we te sjelle deshmimtaret e zBelerit para drejtesis
        Shqiperia e angazhuar para politikes nderkombetare dhe BES se do vere para drejtesis krimin dhe korupsjonin
        Ae besoni kete
        Kur dtejtesia dhe dhe shteti shqipetar nuk sjell dot 2 deshmimtare te zBelerit
        Dhe cmenduria ka kufi
        Kurse keta skane asnje far kufiri

  4. Pa dyshim Alban. Të vetmin që akuzojnë nga opozita është Beleri me fabrikim dhe urdhër nga Rama. Dhe dihet arësyeja përse.Deri tashti vetëm nga kriminelat e rilindjes kemi denoncime kudo në vend si gjithmonë.Apo ti si ke dëgjuar?

  5. Shqipëria është në kthetrat e një politike të varfër intelektuale, e cila është më e fiksuar pas sondazheve dhe rrjeteve sociale sesa nga një vizion zhvillimor për shoqëritë tonë. Shikoj emisone TV e lexoj në rrjete sociale që trajtojnë tema të një ndjeshmërie të lartë publike e që trajtohen me një mëndjelehtësi e injorancë të shëmtuar e të pa përgjegjëshme. Himara nuk bën përjashtim nga I gjithë vëndi.

  6. Ka Lapsi Tre dit qe mbron e martirizon Belerin. O lapsi, po ky Beleri qe vodhi nuk paska faj fare i shkreti? O lapsi, ngelet duke u qir me mullixhiun per inat te vjerres

  7. Suflaki i 14/05/2023 te 07:04, qeka me Beler se Beleri vet. O rrot kari me zile, Andi eshte nip I Hysni Kapos, edhe me familje super enveristo komuniste. Injoranca e dumbabistave nuk ka limit. Kan tre dit keta shpirt shitur e gjak prishur qe nga antiamerikan jan ber super grek. Se ashtu do baba tani, qe te behen grek. Neser do han nga bari babes

    1. Me komunist dhe Enverist se ty nuk behet. Po si mor kokbosh ne 2023 merresh akoma me biografine e njerezve? A thua se jemi akoma ne vitet 70″.

  8. Nëqoftëse kto qe thote artikulli jane te verteta, atehere arrestimi eshte totalisht i pa ligjshem.
    Nuk mend te arrestohesh dike vetem per edete apo mendimet e tij, por duhet qe patjeter te kete veprime te kundraligjshme.
    Policia duhet ti kapte me presh ne duar duke blere votat, vetem atehere do te kishte vlere arrestimi.

  9. Cfare sajese nga shkulLlaku qe ben gjithe kete shkrim vetem se avokati ka mbrojtur klientin e vet,kete gje e ben cdo avokat ne bote,pese videot qe ka ne dore spak ku me ze e figure del ky Beliri kesaj si do ja beje avokati,nje njeri i zgjuar nuk duhet te ishte perziere me kete pune te piset per llogari te dyshes salih metaj,kur ky e kishte te sigurte fitoren pse ju fut punes per te blere vota,pergjigju shkulLlak dhe avokati

  10. I infiltruari nuk duhet te inicioje apo te nxise krimin- thote ligji
    Ketu ka veper penale te krijimit te rrethanave te rreme neni 305 KP
    Edhe procedurialisht -nuk duhet provokuar një akt kriminal, duke shtyrë një person të kryejë një krim, të cilin nuk do ta kishte kryer po të mos ishte ndërhyrja e policisë. Kur vërtetohet provokimi, rezultati nuk mund të përdoret.( neni 204 e vijues KPrP)

    Drrjtesia e Re e Rames ben cudira

  11. Ekspertize e papar, me pelqeu sidomos arsyeja qe nuk ja kaluan SPKU ut se ata mund ta shtynin hetimin pas zgjedhjeve. Sepse duhet Beleri te ishte i interesuar te blinte vota pas zgjedhjeve vetem keta ekspertet tuaj mund ta dijne. Edhe nese ja kane fallsifikuar qe se besoj prape mire ja kane ber se terroriste eshte, aktivist i Agimit te Arte. Greqia te sajet i futi ne burg, keta qe na ka len peshqesh ne, nuk do me ja prek me dore.

  12. Shpellkare cecene debatikas byrektore skiftera te salih karaxhic berisha me ne fund nga sot nuk do hani mut salihu,erdhi dita qe dhe ju te cliroheni nga roberia mendore ku ju kishte futur krimineli serb salih,nga sot jeni te lire ta jetoni jeten tuaj si pjesa tjeter e shqiperise,gezoni qe u liruat nga prangat e njeriut qe beri me te keqen e mundeshme ketij vendi per 33 vjet,nga sot salih karaxhic berisha ke ngordhur si Qen rrugesh

  13. KY VEND E DON ENVERIN DHE DIKTATTUREN
    NUK ESHTE KY VEND PER DEMOKRACI

    KY ESHTE KOLONI NE SHEKULLIN 21

    SHPELLARE NJETHUNDRAKE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *