• |
ide | kryesore

Sa i kushton Ramës koka e Belerit

-Instant, 1, Ide
andi bushati



Edi Rama gjendet i mbërthyer në morsën e dy të vërtetave, falë vendimit personal për ta burgosur kandidatin e bashkisë Himarë, Fredi Beleri, pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Nga njëra anë ai është i ndërgjegjshëm se fiton pikë te ajo pjesë e shqiptarëve që nuk i honeps dot ata që e konsiderojnë Himarën greke. Jo rallë herë e kemi dëgjuar këto kohë shprehjen “mirë ia bënë, ai s‘di të flas as shqip”. 

Por ama, nga ana tjetër, kjo fitore prej populisti nacionalist, rrezikon të ketë një çmim shumë të kripur. Kryeministri duket se po e ndjen këtë shqetësim, që po prek fije gjithnë e më lart në Bruksel dhe Uashington. Diplomacia helene, europarlamentarët e saj dhe aktivistët e lobit grek janë vënë në lëvizje për të sensibilizuar institucionet euro atlantike. Duke perceptuar valën e këtij kazani që po zjen dhe që arriti pikën e vlimit me një protestë të deputetëve dhe kryebashkiakëve grekë në Himarë, kryeministri vendosi të justifikohej me një letër të hapur, të shkruar më shumë për tu lexuar në Athinë, sesa në Tiranë. Pasi shprehte konsideratën e tij më të lartë për homologun Misotakis, pasi huazonte shprehjen e Enverit “dy popuj miq”, Edi Rama rreshtonte alibitë e tij.

Lexo me tej:

Protesta në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, shkrimi i plote i Rames 

Si mund të lirohej Beleri kur tre shkallë të drejtësisë shqiptare kanë vendosur se duhet të qëndrojë në burg – pyeste ai. Si mund të ndodhte kjo, kur për blerje votash SPAK ka proceduar edhe shumë të tjerë? Pse duhet të ishte privilegj përkatësia e tij etnike ndërkohë që drejtësia kishte burgosur edhe kryebashkiakë nga partia në pushtet? 

Pra, duke pasur si udhërrefyes shprehjen “bindju ligjit”, që e kishte vënë dhe në krye të shhkrimit, kryeministri rekej të lante duart duke thënë se kjo nuk qe një punë e tij, por e drejtësisë.  

Në parim, si logjikë formale kjo duket perfekte. Askush nuk duhet të ndërhyje në punët e prokurorisë dhe gjykatave, e aq më pak këtë të drejtë e kanë autoritete të huaja nga vendi fqinjë. Por, në fakt, është ndryshe dhe këtë e dinë, si në Tiranë, po ashtu edhe në Athinë. Burgosja e Fredi Belerit është politike dhe ajo është bërë me urdhër nga lart. Ka shumë fakte që e dëshmojnë këtë. Dosja policore ndaj tij u hap vetëm dy ditë pas mitingut të PS-në Himarë, kur kryeministri e sulmoi me një gjuhë të padenjë edhe për një halabak. Ai qe një makinacion i forcave operacionale, që përdori për të ngritur kurthin, një të infiltruar të policisë. Ai u ndalua në kushtet e flagrancës, ndërkohë që ishte duke dalë nga kafeneja. Megjithëse gjithçka ndodhte ishte në mbikqyrje me kamera dhe nga një mori agjentësh, ata nuk arritën dot ta provojnë me pamje dhënien e parave për blerje votash. Kur të gjithë e dinin se krimet zgjedhore i takojnë SPAK-ut, çështja u çua në prokurorinë e Vlorës dhe vendimin e burgosjes e mori po gjykata e këtij qyteti dhe jo ajo e posatçme.

Investigimi / Si ia ngritën kurthin me pranga Fred Belerit

Pra, nuk duhet shumë për të kuptuar se është fjala për një makinacion të denjë për një regjim autokratik, që i lejon vetes të ndërhyjë brutalisht në një garë zgjedhore. Dhe po t’a vendosësh të gjithë këtë në sfondin e fushatës denigruese që zhvilloi vetë Edi Rama, nëpër studio televizive, kundër kandidatit minoritar, nuk ka më dyshime se dora e kujt fshihet pas burgosjes së Belerit. 

Prandaj, alibitë se ishte meritë e drejtësisë që kapi blerjen e votave në Himarë, ndërkohë që të njëjtës drejtësi, nuk i ra asgjë në sy për atë që bëri PSD e Tom Doshit në gjithë Shqipërinë, janë qesharake. 

Edhe diplomatët edhe politikanët greke që kërkojnë lirimin pa kushte të të burgosurit, e njohin fare mirë këtë realitet. Po ti shtosh kësaj të vërtete edhe nacionalizmin fanatik që është një virus i përhapur në diplomacinë greke, ndjeshmërinë që ata kanë ndaj atavizmave etnike të kohëve të shkuara, fanatizmin e pa negociueshëm në mbrojten e hapsirave grekofone, situata rrezikon të bëhte shqetëuese. Një precedent të tillë në Shqipëri e kemi përjetuar në kohën kur Berisha arrestoi, pak a shumë në të njëjtën mënyrë, pesë eksponentë të minoritetit grek. Pasojat qenë aq traumatike sa, sot e gjithë ditën, janë të shumtë ata që besojnë se rrëzimi i ish presidentit në ‘97, pati në gjenezë lobimin e fortë të Athinës.

Natyrisht, prej atëhere gjërat kanë ndryshuar. Pesha dhe roli i Athinës është mpakur ndërsa fuqia financiare dhe lobuese e Tiranës është shumë më e ndryshme nga ajo e fillim viteve ‘90. Por, ama, një gjë mbetet. Autoritetet greke, ashtu sikurse dëshmoi edhe protesta e së hënës në Himarrë, e kanë marrë me inat dosjen Beleri. Fakti se në kryesinë e Komisionit Europian po flitet për pengimin e përparimit të vendit drejt BE, apo se në senatin amerikan janë dëgjuar zëra për shkeljen e shtetit të së drejtës nga autoritetet e Tiranës, janë vetëm shenjat e para. 

Çështja Beleri/ Një rast që Athina ti kërkojë BE-së bilancin e Reformës në drejtësi 

Në përgjithësi, për arsyet e veta, perëndimi e ka toleruar regjimin gjithnjë e më autokratik të Ramës. Por dosja Beleri dhe këmbëngulja ballkanike deri në fiksim e Athinës me të, mund t’i ndryshojnë gjërat. Kjo aferë rezikon të shndërrohet në një lakmues për të testuar ato për të cilat komuniteti ndërkombëtar deri më tani ka heshtur: mëyrën si është kapur dhe politizuar drejtësia dhe farsën e zgjedhjeve, gjoja demokratike në këtë vend.

Për interesa krejtësisht të ngushta të saj, që s’janë domosdoshmërisht në të mirë të shqiptarëve, Greqia mund të provokojë ndërkombëtarisht një debat që zbulon dy këmbët prej argjili ku mbështetet pushteti autokratik i Ramës. Prandaj, ndonëse e ka bërë për vete një pjesë populiste që e mbështet për “plasjen në burg të grekut të poshtër”, Rama po shqetësohet nga këmbëngulja e Athinës. Ai e ndjen se ka më shumë për të humbur sesa për të fituar nga kjo përplasje. Ai e kupton se inati grek mund të shërbejë si pasqyrë për mëkatet e pushtetit të tij. Duke ditur këtë ai u mundua të qetësojë ujrat me botimin e një letre të hapur. Por fatkeqsisht, alibinë qesharake se kjo është një punë e drejtësisë, se beson dot askush.  

©Lapsi.al



24 Comments

  1. U dashka inati grek që të shërbejë si pasqyrë për mëkatet e rames.

    Te gjithë i kanë gjërat të qarta, edhe brenda vendit por edhe në Evropë.

    1. Ku e rruan karrin edi per koken e belerit ,ai po ha kokat e shokeve e jo te fredit.Zahon mu ne byth ja shkerdhefshin

  2. ARRESTOHET YMER QELBAZA KELLIRA:YMERI PO MASTURBON NEPER AMBIENTE PUBLIKE SI NJE ZAGAR I FRUSTRUAR SEXUAL thotë:

    YMER QELBAZA KELLIRA PO JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CYPIT AFER VILES SE ARMINA MEVLANIT DHE ZENIT TE BABIT DHE NUK PO I FUT NE BURG ASKUSH

    1. Armiku i popullit
      Menira rreciproke
      Shteti shqipetar kerkon shkaterimin e Himares fhe te Vorjo ipiros Greqi dhe Lobi Grek ne Amerike te veprojne me te gjith mundesin fhe forcen e tirr me te gjitha menirat per te shkateruar shtetin Dhwipetar
      Pa pik meshire dhe pik turpi apo keqatdhje

  3. Greqia është Greqia, nuk habit me këto qëndrime që i kemi parë edhe herë të tjera. Por që të kemi PDnë dhe LSInë, parti oër të cilat nuk kam votuar kurrë por gjithsesi me përkrahje substanciale në popull, që të mbështesin një anti-shqiptarë, kjo është e pafalshme. Lapsi si gjithmonë mbështet këdo që shan Ramën. Dhe e fundit, nëse EU e mbështet këtë ndërhyrje të pavend të Greqisë në punët e drejtësisë Shqiptare, sidoqë të jetë ajo, atëhere nuk ja vlen të futesh në këtë grupim fare.

  4. YMER QELBAZA KELLIRA ME NJE DOSJE TE RE PER FAMILJEN E EDI RAMES:ALEXANDER VUCIC BABA I ZAHOS DHE JO GREG KRISTAQ RAMA thotë:

    ORE QKA NDODHI ME DOSJEN E PUBLIKUAR NGA YMER QELBAZA KELLIRA PER GREG KRISTAQ RAMEN SE AI KRISTAQI E KISHTE MERAK SI FORT MJE FUT VEGLEN

  5. Bushati pyetja më e saktë do ishte.Sa i kushton Shqipërisë koka e Belerit.Sipas meje Rama po ndjek axhendën e tij e cila përfshin largimin nga Europa.A nuk veproi Enveri kështu.Vodhi zgjedhjet dhe i eleminoi kundërshtarët për qëllimet e tij.Rama të njëjtën gjë përsërit.Atje ku i vodhi i eleminoi opozitën të mos jetë faktor drejtimi politik.Atje ku nuk mundi me vjedhë,pra në Himarë e futi në burg fituesin kundërshtar për qëllime biznesi me tokat e vjedhura të tyre.Dhe si bëhet vonë se reagon Greqia dhe të tjera vende Europiane.Dhe Amerika të reagojë prapë s’do pyesi fare. Diktator Enveri, diktator Rama. Llogjike sepse nga një farë vinë. Nga fara komuniste!!

  6. Fredi Beleri duhej te ishte n’burg shume kohe ma pare.Dihet boterisht,e deklarueme edhe nga goja e tij,se asht armik I shqiptareve.
    Berisha ka ba’ nji mut te madh ne Himare duke pranu kandidimin e nji krimineli,nen siglen e koalicionit BF.
    Beleri asht nji nga sulmuesit e repartit ushtarak te Peshkpise, ku u vra oficeri ne detyre dhe nji roje dhe u plagosen dy te tjere.
    Greket te mos na e cajne Edvinin shume,sepse boll kane fute hundet aty ku nuk I takon,si Juri Kim-shurra.

  7. Bushat shkrimi juaj me kujtoj pamjet e Himares ne vitin 1997 ku president ishte Berisha gjithandej ne himare e me tej flamuj e shkrime greke, anija te pushtuara ku valvitej flamujt grek, ku flitej e bertitej se kjo toke eshte greke po te mos ishte SHBA e komuniteti nderkombetar dhe nje komunitet i vogel atdhetaresh shqiptar, Himara sot do ishte greqi. Leksione demokracie per nje person qe akuzohet per vrasjet e ushtarakeve shqiptar, qe bertet per pronat e grekerve ne Himare e kudo ku ja ka qefi ketij injoranti e kriminel eshte e pamoralshme e antikombetare. Ju jeni me origjine nga familjet e nonmenklatures se larte komuniste dhe duhet ta dish se Enver Hoxha ne emer te komunizmit kytyre tipave si ku bleresi i votave i hiqte qafe pa u shqetesuar shume se ç”behej e ç’thuhej ne Greqi. Lereni gjykatat te bejne punen e tyre e te bejne drejetesi. Leksioni te ashtuquajtura demokracie kur kemi qartesi ne provokimet anti shqiptare qe na behet nga greket jane me e pakta tradhti!

  8. Greku pusht e bitheqire ka qene dhe do mbetet.
    Problemi eshte se ramebushtra me vemjet e tije te nenshtruara eshte arqipusht… dmthn brigadier i pushtllikut dhe kurverise.
    Keta jane monstra te pjelle nga shurra e lenin stalin dhe maos…
    Asnjehere sdo shohin Kombi shqiptar dite te mire me bastarde si ramshurra dhe marjonetat e tija te neveritshme.
    Ptuuu baxhello popull qe votoni kete llum te pakallure.

  9. Kujt I plasi palla tek vemjet qe kane shitur sumen te greku .SPAK do ja caje sumen krejt te korruptuarve antishqiptare qe nga 90 e deri sot.Ky eshte shtetformimi ligjor europian qe I ka trembur fqinjet grabitqare dhe bythelepiresit e tyre tek ne.

  10. A ta qifsha grun mu ne pidh.

    Bejlerin e arrestoi policia ne flagrance dhe 2 nivele gjykatash e lane ne burg.

    Shqiperia nuk sesi te jete peng i Greqise mor bythqir i bllokut. As sot as kurre.

    Sot kerkojne pafajsine e Bejlerit, neser kerkojne detin, pasneser kerkojne Himaren dhe me vone Korcen…. dhe bqira si puna jote tjerrin lesh studiove duke tregu me gisht Ramen. Zaten Hamzallaret si puna jote si kane mungu ndonjehere Shqiperise.

  11. “Sa i kushton Ramës koka e Belerit” e titullon shkrimin e tij Bushati.
    Shumë lexues as marin mundimin fare të lexojnë përmbajtjen e shkrimit po meren me përgjigjen e pyetjes së titullit sipas formimit të tyre.
    Njeri shkruan se i kushton një k…. e tjetri një p…..
    A nuk është po ai Ramë që në zgjedhjet presidenciale ju bëri thirrje amerikanëve që të mos ta zgjidhnin si president Trump-in, se do të shkatëronte jo vetëm SHBA, por gjithë botën e kur ai u zgjodh president, i shkonte para e mbrapa që ti jepte dorën ?
    A nuk i akuzonte Rama sëbashku me Rencin, Melonin e liderët e djathtë italianë si fashistë e kur ajo i u bë kryeministre e puthi në faqe dhe tani e ka ftuar të kalojë pushimet pranë vilës së tij ?
    Rama vlerëson vetëm kokën e gjatë të shaqlqirit që ka mbi supet e tij e asnjë tjetër , qoftë ky Beler apo Melone.

  12. Dhionisios Alfred Petro Beleri: 3840 vota dhe Jorgo Goro 3821 vota. Vetëm 19 vota më shumë. Sikur 1 mijë nga votuesit e 14 majit të Belerit të ishin dje në shesh, mitingu i Himarës do të quhej i suksesshëm. Po ku ishin votuesit që e braktisën “kryetarin e zgjedhur”? Më 14 maj?nje pergjigje nga gjithologet e lapsit per kete pyetje

  13. Dritan Shano: Ndërsa në Shqipëri po pushon privatisht një prej kryeministrave të G8, halabakët merren me Belerin

  14. YMER QELBAZA KELLIRA JA FUT LLAPEN NE BYTH SALI BERISHES DHE KARIN NE BYTH EDI RAMES,ALEXENDER VUCIC DHE REXHEP ERDOGANIT thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT DHE LENC VAFACULES VANGJELIT

  15. “Aeroporti i Tiranës flet italisht”/ Canale 5 jehonë turistëve italianë që zgjedhin Shqipërinë: Avioni, shtëpia e makina për vetëm 150 euro,tani shpellkare e maloke vazhdoni te hani Mutin e salihut e sspiunit metaj,tju beje mire ai Mut.

  16. SPAK ka bërë kërkesë për gjykim për drejtorin e ujësjellësit në Shkodër dhe 3 punonjësit e bashkisë pasi shpërndanë ushqime për të përfituar vota për Bardh Spahinë.Bardhi e hengri tullin,salihu ben Llaxoren i lire

  17. Ajo që nuk kuptohet, është përse Berisha e përfshiu dhe Ilir Metën në këtë histori dhe përse ngatërroi kohët e historisë së Ilir Metës me Tom Doshin.

    Aq më tepër që vetë Berisha e ka akuzuar Metën për këtë histori, ndërsa tani thotë se është sajesë e McGonigal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *