• |
ide | kryesore

Bie WhatsApp/ Miliona përdorues në mbarë botën nuk po lidhen dot

-Instant, Arkiva, Lajme
whatsapp



Aplikacioni i mesazheve WhatsApp ka shfaqur probleme të mëdha tek miliona përdorues në mbarë botën mbrëmjen e kësaj të mërkure. Mediat ndërkombëtare raportojë shqetësimet e përdoruesve në shumë shtete ku nuk mund të dërgosh apo të marrësh mesazhe apo të kryesh telefonata.

Aplikacioni nuk i lejon përdoruesit të kryejnë veprimet e zakonshme dhe lidhja me të është shumë e ngadaltë. Ju ende mund të dërgoni mesazhe, por ato nuk do të dërgohen derisa WhatsApp të kthehet në linjë.

As WhatsApp, as kompania e saj mëmë Meta, nuk kanë bërë ende ndonjë koment për mosfunksionimin e aplikacionit. Pak çaste më vonë, përdoruesit raportuan gjithashtu probleme edhe për aplikacionin simotër Instagram.

Megjithatë ai rifilloi të punojë përsëri më vonë. Ndodh rrallë që WhatsApp të ketë probleme. Ndërprerja më e madhe që çoi shërbimin jashtë linje për dy orë ishte në vitin 2022. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *