• |
ide | kryesore

Beleri në pranga, por blerësit e Partisë Socialiste të paprekshëm nga drejtësia e re

Arkiva, Kryesore, Lajme
Fredi Beleri



SPAK i dha një goditje plot bujë fenomenit të blerjes së votave natën e kaluar me arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit me kombësi greke që kërkon fitoren në Himarë. Burime të Lapsi.al thanë se dosja konsiderohet “e kopsitur” nga prokurorët e çështjes. Beleri është mbajtur prej javësh nën përgjim, pas një denoncimi se kishte tentativa të blerjes së votës në emër të tij.

Të vetëdijshëm se prangosja e kandidatit me kombësi greke do të shkaktonte zhurmë diplomatike, prokurorët e urdhëruan arrestimin vetëm kur arritën të sigurojnë video-përgjime që provojnë kryerjen e veprës penale, thanë burimet për Lapsi.al. Por përderisa provat janë ende sekret hetimor, është herët për të gjykuar nëse Fredi Beleri u kap në shkelje të ligjit.

Gjithsesi sekreti hetimor është vetëm njëra anë e çështjes së arrestimit. Në anën tjetër, dihet se Beleri ishte tabelë qitjeje në fjalimet e kryeministrit Edi Rama. Shkak u bë një intervistë e tij për mediat greke ku ai fliste për helenizmin e Himarës.

Por pak orë para arrestimit, Rama e ndryshoi fjalorin. Ai jo vetëm e quajti Belerin një “maskara” por iu drejtua edhe dy njerëzve të fushatës së tij, Napolon Çakalli dhe Spiro Koka, që sipas Ramës kërcënonin emigrantët të votonin Fredi Belerin, përndryshe autoritetet greke do t’u grisnin letrat. “Unë po iu them në sy do të merrem personalisht me ju të dy” ishte mesazhi i Ramës në Opinion.

Arrestimi i kandidatit minoritar të opozitës për Himarën/ Çfarë duhet të dini

Fjalori i kryeministrit ndryshoi katërcipërisht natën e kaluar.

A ishte në dijeni Rama të arrestimit? A u koordinuan deklaratat e tij me veprimet e prokurorëve? Apo janë prokurorët që koordinohen me fushatën e kryeministrit?

Për të kuptuar këtë, duhen parë veprimet hetimore në rastet e denoncimit për blerjen e votave nga opozita. Lapsi.al i është rikthyer arkivës së ditëve të fundit. Denoncimet e opozitës nuk mungojnë. Jo vetëm për blerje votash, por edhe për shpërndarje të ushqimeve, keqpërdorim të fondeve publike apo edhe shantazhe dhe kërcënime.

Në asnjë rast nuk ka ndodhur që të shoqërohet një kandidat i Partisë Socialiste. Madje prokurorët nuk kanë guxuar të urdhërojnë as shoqërimin e ndonjërit prej personave të denoncuar në terren nga opozita. Njëanshmëria e prokurorisë nuk shfajëson askënd në rastin “Beleri”, por është edhe një tregues i qartë se zhurma me të cilën u shoqërua arrestimi i tij nuk do të thotë se fenomeni i shit-blerjes së votës është goditur, por vetëm sa është perfeksionuar. Më poshtë denoncimet e opozitës vetëm në pak ditë:

Shpërndarja e naftës falas në Lushnjë

Në fund të Prillit, ministrja e bujqësisë Frida Krifca lajmëroi gjatë një takimi për fushatën zgjedhore se do të niste shpërndarja e naftës falas për fermerët. Krifca tha në Lushnje se kësaj herë fermerët fondet e skemës kombëtare do t’i marrin më shpejt se herët e tjera. Nga e hëna e 1 majit, mbi 2000 fermerë duhet të bëheshin gati të tërhiqnin naftën falas.

“Duke filluar nga java tjetër jemi gati të shpërndajmë subvencionet për ‘Skemën Kombëtare 2023’. Janë 2000 karta nafte të printuara për Skemën e Naftës, kështu do të vijojmë deri sa të shkojmë në fund”, u shpreh ministrja.

Shpërndarja e naftës falas gjatë fushatës zgjedhore është një nga skemat më të rëndomta të joshjes së fermerëve në këmbim të votës së 14 Majit. Denoncimet e opozitës ranë në vesh të shurdhër.

Denoncimi për blerjen e votës në Elbasan

Flamur Noka doli në një konferencë nga selia e PD për të denoncuar një grup punonjësish të shpërndarë në Elbasan për blerjen e votës. Sipas tij, këta persona ishin drejtorë të bashkisë, të urdhëruar direkt nga Damian Gjiknuri për blerjen e votave. Noka rreshtoi një sërë emrash, për të cilët prokuroria nuk ka lëvizur.

Leli Kraja-Administrator i EcoAlb (shoqërisë që i shërben Inceneratorëve).
Andri Mehja-Drejtor i INUK, Bashkia Elbasan.
Ergys Kateshi-Drejtor i Doganës Elbasan
Gentian Darzeza-Punonjës i Bashkisë Elbasan.
Astrit Muzhaqi-Punonjës i Bashkisë Elbasan.
Mehmet Peqini

Denoncimi për drejtorin e zjarrfikësve në Tiranë

Pak ditë më parë, zëdhënësja e fushatës së PD në Tiranë, Silvi Bardhi denoncoi përfshirjen në shantazhe dhe blerje votash të drejtorit të zjarrfikësve në Bashkinë e Tiranës, Shkëlqim Goxhaj.
Sipas saj, drejtori i zjarrfikësave kishte vënë në dispozicion të kapjes së votës magazinat e punës, duke i kthyer në qendër të shpërndarjes së ndihmave elektorale.

Bardhi tha se punonjes të Bashkisë ishin prej ditësh nën trysni për shkak të kërcënimeve që ushtrohen ndaj tyre. As për këtë denoncim nuk është njoftuar asnjë veprim nga prokuroria.

Denoncimi për blerje votash në favor të Agron Kapllanajt

Disa ditë më parë një grua u ndalua nga policia pas denoncimit se blinte vota në favor të kandidatit të grupimit Basha-Alibeaj në Mallakastër, Agron Kapllanaj. Policia kreu një kontroll ndaj shtetases Dashuri Divintari, por në momentin e kontrollit nuk është gjetur asgjë.
Pavarësisht denoncimit, nuk ka pasur hetime, përgjime apo arrestime në lidhje me këtë rast.

Denoncimi për blerjen e votave në Vlorë

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Selenicën Leonard Rakipaj ka denoncuar një rast në fshatin Koçul, ku persona të kandidatit socialist tentuan të blinin vota.

Rakipaj u bëri thirrje organeve kompetente të marrin masa për atë që e quajti një krim elektoral si dhe i bëri thirrje banorëve se asnjë tentativë shit-blerje vote nuk duhet t’i stepë nga e drejta e tyre legjitime e të zgjedhurit me votë.

Rakipaj tha se blerja e votave dhe shpërndarja e ushqimeve po ndodhte në Labëri, Lumin e Vlorës dhe Selenicë.

Denoncimi publik në takimin e Belind Këlliçit

Një denoncim live për blerje votash nga socialistët është bërë në Tiranë gjatë një takimi të kandidatit Belind Këlliçi. Gjatë takimit, një zonjë tregoi se personat e caktuar nga PS, të vijnë të marrin në shtëpi me makinë, të çojnë te qendra e votimit dhe pastaj të japin dhe lekët.

“Gjithë njerëzit do t’ju japim nga 50 mijë apo 100 mijë lekë. Kanë ardhur brenda në shtëpi këta të socialistes para dy apo tre ditësh. Do vijmë të marrim me makinë mu te shpia dhe thotë do të votosh për këtë. Se unë jam një njeri që kam gocat, kam dhëndurët, kam krushqit, kam gjithë njerëzit, kam 20 vota me llogari t’i bëj unë. Të vijnë të marrin me makinë dhe të çojnë te qendra e votimit, të japin dhe lekët. Pavarësisht se unë jam fukara, por lekët nuk i kam marrë” u shpreh ajo. Denoncimi kaloi në heshtje nga policia dhe prokuroria.

Denoncimi për blerje të votave në Klos

Edhe sot ka pasur një denoncim tjetër për blerje votash nga ana e opozitës. Kandidati i Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për qytetin e Klosit Bedri Hoxha u shpreh se njerëzit e Belinda Ballukut po shantazhojnë punonjësit e qytetit me heqjen nga puna, nëse ata nuk votojnë kandidaten e Partisë Socialiste. Hoxha tregoi se në telefonin e tij vijnë mjaft ‘denoncime’ nga banorët e Klosit të cilët i kanë treguar edhe ofertat për blerjen e votave.

“Këto ditë Klosi dhe i gjithë Mati ngjan me një Mitrovicë, ashtu siç e ka quajtur vetë zonja Balluku, pra polici pafund, kontrolle, shantazhe, bllokime të makinave, gjoba kontrolle ndaj biznesit, edhe pse këto janë totalisht të padrejta. Kam plot fakte e prova edhe të tentimit të blerjes së votave po nga drejtorët e zonjës Balluku, pra është një garë totalisht e padrejtë” u shpreh kandidati i “BF”./Lapsi.al



11 Comments

  1. Rama nuk iu bashkua Mitsotakisit në vizitën e këtij të fundit në Himarë pak muaj më parë, si një mesazh që nuk e njeh për greke atë zonë, një zonë që nuk njihet për greke as nga vetë grekë të sinqertë në Finiq e Dropull, të pamolepsur me sëmundjen vorioperiote të shtetit amë. Por tani i duhet të përballet me një Kalë Troje që Greqia paska vënë në Himarë, me emrin Fredi Beleri, duke patur për partnerë dyshen Berisha-Metaj.Per blerje e keni fjalen per ate qe u kap duke premtuar 150 mije lek per 4 vota,apo per furgonin me punonjesit e bashkise shkoder duke shperndare ndihma ushqimore

  2. Po pusht eti ka te drejt te blej vota kete ja siguron” ligjin e bej une” ,pastaj eshte rumsmajli ne kas qe i mbron duke ja hequr gjobat.

  3. Sipas ‘Informatorit të Shërbimeve të Huaja’ sot Farah Klauss, ka edhe një biznes në Gjermani dhe mban kontakte e miqësi edhe me lobistin Dorian Duçka. Në fund të mesazhit, ‘Informatori i Shërbimeve të Huaja’ i kërkon Berishës që t’i ruaj anonimatin pasi i rrezikohet jeta! ‘Pa merak’ i thotë Berisha ‘Informatori të Huaj’.

    Kështu e ka pësuar Sali Berisha, i cili në fakt e ka merituar për këtë

  4. Kur po binte nga pushteti në vitin 1997 si rezultat i revoltës gjerësisht dhe thellësisht popullore kundër regjimit të tij “të gangsterëve” (sipas “The Economist”, mars 1997), Berisha i tha medias iraniane se kontrabandën e naftës me ish-Jugosllavinë gjatë viteve kur ai ishte në pushtet e kishin organizuar “kisha ortodokse dhe mafia”. Shqiptarët që kanë banuar në atë kohë nga Tirana e sipër e dinë mirë se shumicën e naftës drejt Malit të Zi e organizonte dhe drejtonte Firma “Shqiponja” e PD-së dhe karvanët e kamionëve cisterna nuk guxonte polic t’i ndalonte në rrugë.

  5. Te akuzoje partia e Rames (me Tom KoDoshet pas bythe) per Blerje votash, eshte si te akuzoje Kurva dike per imoralitet.

  6. Ushqime në këmbim të votave për Bardh Spahinë, arrestohen tre punonjësit e Bashkisë së Shkodrës,o ylli i partise ata kapen ne flagrance me furgon plot ti vazhdon han mut salihu gjithe diten

  7. Hajdutet, imoralet, drogmenet, denigruesit e pushtetit po therrasin ,,,kapeni hajdutin, cfar cip karakteri gangsteresh ka kjo rilindje. KUr vete jane mbytur nga blerja e presioni, akuzojne se opozita na bleka votues. Hipokrizi banditesh qe dosjet i kakne kapice neSPAK, po kush i deno, dhe kane kurajo horrash se opozita na ble vota. Kjo i besohet qe ngjet ne nje shtet monist me bije kurvi te punesuar, apo patronazhiste qe shesin bythen per nje sufllaqe.

    1. greqija te mbylle kufijte te shpalle mernjehere ligjin e luftes te armatosami tere vorjo epiri edhe te lahen njiehere e mire esapet me funerinat e rames po nuk u be kjo pronat ju ken

  8. Përse nuk vajtën dje Berisha dhe Meta në Himarë? Kishin të planifikuar edhe mbylljen e fushatës së Belerit, kishin edhe Belerin në qeli. Përgjigja ëshë e qartë: S’mund të mbrojnë Belerin e të humbin ata pak shqiptarë që i ndjekin, sepse në thelb janë të bindur tek fajësia e tij. Punën e tyre në këtë rast e bëri qeveria greke, por për shkaqe politike të brendshme pasi ndodhet vetë para zgjedhjeve. Nuk e bënë për Sali Berishën, as Ilir Metën e as për Vangjel Dulen.eshte e vertet qe salihu i ka dosjet kapic ne spak,mire thua por fakti eshte fakt beleri blen vota dhe tre shpellkaret e Bardhit ne shkoder arrestuar per blerje votash

  9. O salibanet e gjithe internetit, shefi juaj tani e tutje quhet Fredi Beleri! Te gjithe si nje trap i vetem ne mbrojtje te tij, urraaaa!!!!

  10. Fredi Beleri është arrestuar dje për krime zgjedhore. Ai u shpall kandidat për kryetar i Bashkisë së Himarës nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ me në krye Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ai është dënuar me burg 3 vjet edhe një herë tjetër më parë, pikërisht me akuzën se urren njerëzit e kombësisë shqiptare. Fred Beleri është shpallur gjuetar me pushkë në masakrën e Peshkëpisë, Gjirokastër, të kryer në prill 1994. Erdhi nga përtej kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë, në përbërje të një grupi terroristësh të organizatës terroriste MAVI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *