• |
ide | kryesore

Bardhi pranon se nuk ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës në SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit
Olsi



Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pranon se nuk ka bërë kallëzim në SPAK ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, duke theksuar megjithatë se më 29 mars, i ka dërguar informacion Prokurorisë së Posaçme me qëllim rihapjen e procedimit penal 335/1.

“Nuk është padituri por dashakeqësi si mënyra me e mirë për të vrarë opozitarizmin. Në datë 29.03.2024, Gazment Bardhi, i ka derguar Informacion SPAK, për fillimin e hetimeve ndaj shtetasit Olsi Rama me qellim rihapjen e procedimit penal 335/1. Pra dosja ekziston dhe provat janë në prokurori. Nuk regjistrohet kallëzim i ri në regjistrin e veprave penale, por merret vendim për heqjen e pezullimit ndaj procedimit 335/1 që ekziston. Këtë e kupton kushdo që do të kuptojë dhe qëllimin nuk e ka tjetër, mbrojtjen e Edi dhe Olsi Ramës!”, thuhet në reagimin e këshilltarit të grupit, Everest Dedaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *