• |
ide | kryesore

Atentat në Greqi, qëllohet për vdèkje emigranti

Lajme, Planet
Drogë dhe armë në shtëpi, arrestohet shqiptari në Greqi



Një 41-vjeçar është vrarë me armë zjarri mesditën e kësaj të shtune në Greqi. Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për një emigrant gjeorgjian, i cili është qëlluar me armë zjarri nga një person. Atentati ka ndodhur në momentin që gjeorgjiani sapo kishte parkuar motorin dhe kishte hequr kaskën.

Viktima është qëlluar nga një automjet në ecje, dhe dyshohet se në makinë ndodheshin dy burra dhe një grua. Emigranti gjeorgjian ka marrë dy plumba, një në shpinë dhe një tjetër në shpatull.

Policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes. Gjithashtu bëhet me dije se 41-vjeçari është emër i njohur për autoritetet greke, pasi ishte arrestuar si anëtar i një organizate kriminale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *