• |
ide | kryesore

Beleri sfidon Ramën: Lejen për betimin nuk e jep gjykata, por drejtori i burgut

Arkiva, Lajme, Të fundit
PPE i kërkon Shqipërisë betimin e Fredi Beleri , reagon Rama



Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e betimit të tij. Në një reagim në rrjetet sociale Beleri shkruan se nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën e tij për leje të veçantë për të bërë betimin, pasi sipas tij Gjykata ka thënë që kjo leje është kompetencë e Drejtorit të IEV Penale ku ndodhet.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në dy raste është shprehur jashtë afatit 24-orësh të parashikuar në rregullore dhe në rastin e fundit nuk është shprehur fare, me qëllim që unë të mos ta ankimoj refuzimin në gjykatë. Dihet botërisht se IEVP Penale dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve janë nomenklaturë e Këshillit të Ministrave në Shqipëri dhe nuk janë organe të pavarura të drejtësisë” – shkruan Beleri.

“Ne këtë kontekst, mos dhënia e lejes për të bërë betimin, e përsëris, është kufizim i rëndë i të drejtave të mia kushtetuese dhe gjithashtu shprehje e një qëndrimi autokratik dhe antiligjor drejtpërdrejt i Kryeministrit Rama, i cili nuk pranon dot “votën” e Himarës kundër tij në 14 maj.

Kryeministri Rama për fat të keq vijon të “furnizojë” opinionin publik dhe miqtë e Shqipërisë në botë me gënjeshtra dhe dezinformim lidhur me arrestimin tim dhe vijon gjithashtu nëpërmjet deklaratave publike të ushtrojë trysni mbi gjykatat me proklamata dhe fjalime pa lidhje për mua personalisht dhe mediat që kanë pasqyruar me realizëm faktet dhe rrethanat e çështjes në fjalë” – shkruan Beleri. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Busti i Mitsotakis në Dropull, a do të bjerë kryeministri grek në ‘kurthin’ e Ramës



8 Comments

  1. Pavaresisht se nuk kam simpati per kete grekun, madje nuk e duroj dot..kufizimi i te drejtes se tij eshte dukshem shkelje e te drejtave te njeriut! Dhe Rama po firmos “vetevrasje politike” ne arenen nderkombetare me kete ceshtje keshtu qe sapo ketij ti mbaroje afati per betim, nis pergjigjia nga Greqia dhe uroj qe Ramen ta q*jne fort, dhe me fort se Salen njehere e nje kohe!

  2. ky injorante,nuk eshte grek,por fshatar bregu.jane fis budallenjesh e eshte i perfshire ne masakren e Peshkepise.nuk ka nevoje Europa per rastin e ketij,qe te qije psikopatin,kryehajdutin e antishqiptarin me te madh qe ka njohur ky vend.plakushi shurraq sorraku i pare i ka rrenjet e thella e per kete ben cfare te doje ky gomar.

  3. “Po lëpihen për një karrige në 2025-n”, ish-deputeti i PD zbardh ‘të fshehtat’ nga takimi Berisha-Bardhi,salihun nuk ta qine fare sepse salihu i shiti 400 km det o shpellkari qe komenton ne oren 05:09 qe pagdhire.idiot funksional

    1. Vërtetë jepen leje nga burgu por me miratimin e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve.Por me që jetojmë me neodiktaturë sa që mendohet që ushtari i partisë t’a bëjë.Rama këtë veprim e bën kasten per të larguar Shqipërinë nga Europa.A nuk bëri Enveri një gjë të tillë???

  4. Or legen shko merri leje familjareve qe u ke vrare te afermit ne Peshkepi.
    E sa per Edvin qenefin ,mire ti benet.Armik me Greket dhe mik me Serbet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *