• |
ide | kryesore

Llogaritë politike/ Si po e përdor Micotakis burgosjen e Belerit

Kryesore, Lajme



Partia në pushtet në Greqi ka bërë një zgjedhje veçanërisht të diskutueshme për të kandiduar në zgjedhjet evropiane të qershorit Fredi Belerin, kryebashkiakun e burgosur të Himarës në rivierën shqiptare.

Burgosja e Belerit është një çështje e famshme në Greqi. Jo vetëm sepse ai është një grek i deklaruar, por edhe sepse tensionet midis Athinës dhe Tiranës tani kërcënojnë të pengojnë përpjekjet e Shqipërisë për t’u bashkuar me BE.

Për grekët, Beleri është viktimë e akuzave të sajuara politike, ndërsa për shqiptarët është një figurë kërcënuese, e lidhur me një sulm të armatosur nga minoriteti etnik grek. Ai u konsiderohet gjerësisht një prej kundërshtarëve kyçë të qeverisë shqiptare në përplasjen për sekuestrimin e pronave që u përkisnin grekëve etnikë rreth Himarës.

Për partinë konservatore Demokracia e Re e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis u desh një llogaritje delikate politike që të zgjidhej Beleri si kandidat në votimet e Parlamentit Evropian.

Duke mbështetur një grek të burgosur, Demokracia e Re mund të shpalosë kredencialet e saj patriotike dhe t’i kundërpërgjigjet mbështetjes në rritje për partitë e ekstremit të djathtë, duke përfshirë këtu nacionalistët e “Zgjidhjes greke” dhe partinë ultra-ortodokse “Fitorja”.

“Kandidatura e Belerit ka një simbolikë shumë të fortë. Të gjithë ata që janë vërtetë të interesuar – jo vetëm me fjalë – për të drejtat e pakicës etnike greke në Shqipëri, e kuptojnë atë”, tha Mitsotakis të enjten, në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Nga ana tjetër, zgjedhja e një njeriu me një të kaluar të errët, i cili po vuan një dënim prej dy vitesh burg për blerje votash, ka rreziqet e saj. Së pari, ringjall pakënaqësitë me Tiranën dhe i mërzit mbështetësit e zgjerimit të BE-së, të cilët argumentojnë se Demokracia e Re po e helmon procesin duke ngritur një mosmarrëveshje dypalëshe mbi sundimin e ligjit në një nivel evropian.

Duke qenë se vendet greke të Parlamentin Europian shkojnë për kandidatët që marrin më shumë vota, janë të gjitha shanset që Beleri, i cili u dënua me dy vjet burg në mars, të fitojë një vend si eurodeputet. Dhe Demokracia e Re pritet të dominojë në procesin e qershorit.

Ministria e Jashtme e Greqisë ishte më e kujdesshme për të bërë politikë me Belerin dhe shprehu “rezerva të forta” për kandidaturën e tij, thanë disa zyrtarë për POLITICO.

“Vendimi për kandidaturën e Belerit duhej të peshonte në njërën anë, përfitimin elektoral për partinë në pushtet dhe mbështetjen e të djathtës patriotike brenda Partisë Demokracia e Re dhe në anën tjetër qëndrimin kundër marrëdhënieve me Shqipërinë dhe shumicën e partnerëve evropianë të Greqisë” tha Loukas Tsoukalis, profesor në Sciences Po, Paris.

“Vendimi i marrë nga kryeministri grek tregon se peshorja më në fund u anua në favor të grupit të parë” shtoi ai.

Historia e shkuar

Beleri u zgjodh kryetar i Bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit të kaluar.

Ai u arrestua vetëm dy ditë më parë, ndërsa dyshohet se kishte ofruar 40,000 lekë shqiptare (390 dollarë në atë kohë) për të blerë tetë vota.

Në fund, Beleri mundi me 19 vota kandidatin socialist Jorgo Goro. Ai nuk mundi të betohet gjatë kohës që ishte në arrest.

Mbështetësit e tij këmbëngulin se ai është viktimë e një kurthi politik të ngritur nga socialistët e kryeministrit Edi Rama. Është një nocion që vetë Rama e ka hedhur poshtë si “delusional”.

Beleri proteston për pafajësinë e tij. “Me precedentë të rremë penalë, pa prova, pa dëshmitarë të tjerë, përveç njërit që u mor ryshfet nga policia, me një gjyqtar të ‘emëruar’, në një kafaz xhami pa komunikim me avokatin tim, gjykata shqiptare më dënoi sot me dy vjet burg”, tha ai në një deklaratë.

Athina i ka bërë presion Tiranës për lirimin e tij dhe për betimin e tij, por deri tani pa rezultat.

Dyshimet e Shqipërisë për Belerin shkojnë pas në kohë, shpesh duke pohuar se ai ishte i përfshirë në një rrjet terrorist militant shovinist. Në vitin 1995 – një vit pas sulmit ku u vranë dy ushtarë shqiptarë – ai u arrestua dhe u dënua në Greqi me tre vjet me kusht për bashkëpunim për armëmbajtje.

Përfshirja e tij në këto aktivitete është hetuar vazhdimisht nga drejtësia shqiptare – në 1994, 2005 dhe 2015 – por pa u gjetur prova. Beleri solli provat e tij, duke përfshirë edhe pasaportën e tij të vulosur, që tregonte se ai ishte në Qipro kur ndodhi sulmi i vitit 1994.

Ndërkohë në muajin prill u arrestua edhe Jorgo Goro, kryebashkiaku i Himarës, me akuzën e korrupsionit. Ai ishte akuzuar nga Beleri për falsifikim dokumentash për të marrë tokë qeveritare dhe për të krijuar një resort. Kryetare bashkie në detyrë është emëruar Blerina Bala nga grupi i këshilltarëve socialistë.

Përçarje me aleatët e BE-së

Greqia argumenton se rasti i Belerit duhet të shihet si një shqetësim evropian dhe jo një çështje dypalëshe, pasi ai përfaqëson një shqetësim për sundimin e ligjit në një vend që aspiron të anëtarësohet në BE. Athina gjithashtu këmbëngul se rruga e Shqipërisë për anëtarësim në BE duhet të respektojë pakicën greke.

Çështja tensionoi marrëdhëniet e Greqisë me disa nga aleatët e saj në BE, veçanërisht me Berlinin, kur kancelari gjerman Olaf Scholz foli publikisht në favor të kandidaturës së Shqipërisë në BE, pavarësisht kundërshtimeve të Athinës.

Në nëntor, Greqia paralajmëroi një takim të Këshillit të Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së se ishte gati të bllokonte Shqipërinë nëse nuk respektonte të drejtat e Belerit.

“Për momentin, amerikanët dhe evropianët nuk janë të bindur se çështja Beleri është një çështje demokracie, sundimi i ligjit dhe shkelje të të drejtave të njeriut” shkroi Aggelos Syrigos, asistent profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Panteion dhe deputet i Demokracisë së Re. në një opinion.

Nikos Androulakis, kreu i partisë Socialiste PASOK, tha se strategjia e Demokracisë së Re vështirë se e ndihmoi komunitetin grek në Himarë.

“Minoriteti grek ka nevojë për Belerin si kryetar i Bashkisë së Himarës. Ky duhet të ishte prioriteti i qeverisë, por agonia e Mitsotakis për të ndaluar humbjen e votave për partitë e krahut të djathtë e bëri atë që t’i trajtonte gjërat në këtë mënyrë, “tha ai.

Marilena Koppa, profesoreshë e politikës krahasuese në Universitetin Panteion, tha se veprimi i Greqisë ishte “populist, oportunist dhe dritëshkurtër”./Politico, Përshtati Lapsi.al



6 Comments

  1. Himara Autonome
    Ceshtja Beleri .Esht nje ceshtje e cilae esht vazhdimesi shekullore e mohimit te te drejtes se iigjeshme te helenizmit Himarjot dhe ate pan epirot i kthier ne minoritet
    Himara dhe Epiri jane kufij te helenizmit te cilat Evropa per interesat e saj je ngjiti shtetit shqipetar ne teritorin e saj duke e futur ne startin e minoritetit
    Dokumentacjonet e shkruara dhe te firmosura qish prej 100 vjetesh nuk jane vene ne zbatim
    Dokumentat e Atonomis se epirit dhe Himares jane te portokolluara
    Ku gjermani franca italia shqiperi angli kane firmos dokumentin e zbatimit te portokollit te autonomis se epirit dhe Himares
    Mos zbatimi i portokollit nga shqiperia dhe mos ndikimi i evropes per mos zbatimin e autonomisi i ka kushtuar shume shtrenjt popullit te vorjo ipiros dhe Himares
    Degradimi i autonomise shkak i konflikteve vjedhjev vrasjev burgimeve dhe shkaterimi masiv i vjedjeve te pronave dhe humbjes se etnis etinike
    QUHET GENOCID
    Sot popullata e krahines se Himares esht cvendosur ne emigracjon rreth 90 perqind dhe esh populluar me popullat shqipetare
    Ki veptim kriminal shteteror gjen perkrahjen e gjermnis e cila esht nje pjes e shkaterimit dhe pushtimit te greqis ne luften e dit boterore dhe cfiduse e greqis dhe te drejtave te helenizmit epirit Himarjot sot ne vitin 2024
    Pra keto mbeshtetje dhe tedenca i kane sjelle helenizmit deme te shumya dhe te rrenda
    Pasojat e shkaterimit te vorjo iplros dhe himares nga shqipetaret dhe ne mbeshtetjen e gjermanis dhe italis i kane mohuar te drejten e jeteses dhe shvillimin ne shoqerin Evropjane epirit dhe Himares
    Kurajua qe dhe ndihmat qe i kane dhene keto shtete shqiperis ,kane stimuluar shqiperin ne kriminalitetin e saj mbi popullatene epirit dhe Himares qe qeverit e shqiperis te masakrojne popullin e epirit dhe ate Himarjot
    Pra nje nga keto krime esht dhe burgosja e zBelerit per blerje votash
    Ku e dime qe ne shqiperi per blerje votash dhe mbajtje pushteti derdhen mauna te tera me para krimi kondrabande vetem e vetem per te mbajtur pushtetin we te vjedhin sa me shume
    Pra Burgimi i zBeletit esht nje burgim politk rracist ekstremist kriminal
    Ku populli i Himares dhe vorjo ipiros te tmerohet nga pushteti shteti shqipetar dhe te mos kerkoje te drejten e vjedhjes dhe cfarosjes qe po i bejne Himares dhe vorjo ipiros
    ZMicotawis me te drejte ka vene saksjonet karshi shqiperis dhe jo vetem saksjone por tuhet te jet i gateshem per mbrojtjen e minoritetit grek ne shqiperi nga nacjonlizmi shqipetar dhe genocidipoliko weveritar shqipetar per cfarosjen e krahines se Himares dhe vorjo ipiros nga harta e Helenizmit e kthier ne troje shqipetare
    EPIRI ESHT GRK EPIRI SESHT SHQIPETAR MOS GENJENI POPULLIN SHQIPETAR ME BARSOLETAT E NASTRADINEVE POLITIK HISTORJANET E SHQIPERIS JANE HISTORJANE TE BOTES SE TRETE
    KUSH KA TRU E KUPETON

  2. Ky Greku mësipër bën mirë që shkruan këtu sepse ky është portal Grek në gjuhën Shqipe. Bushati dhe Shkullaku ushqehen me dhrahmitë e Grekëve. Nuk ka më tradhëtare se këta dy.

    1. Shih kush flet! Maloku!Patronazhisti! Ik o pederast, o mut qëni, s’ngele ti të gjykosh Bushatin. Ti je një copë injoranti. O analfabet pidhropsh!

      1. Duhet të jesh Bushati vetë sepse këtë gjuhë i dëgjoj Bushatit edhe në televizor. Po edhe po s’ishe, tradhtar si ai je dhe ti.

        Ju rroftë Beleri dhe dhrahmitë Greke robqirë tradhtarë.

        1. O Malok, ik o pederast patronazhist, ordiner. Vetëm shan e provokon,bastard. Kush po pjerdh për Greqinë o injorant. Dhrahmia është hequr nga qarkullimi. O vemje. O pidhrobsh! O Ramë, hiqi këta debila që lëshon nëpër forume komentesh online se le nam.

          1. Qetësohu nari, qetësohu se do nxjerrësh kërthizën për Belerin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *