• |
ide | kryesore

Letër nga burgu/ Jorgo Goro i bën shërbimin e fundit Edi Ramës

Arkiva, Kryesore, Lajme



Tani që është në burg, një deklaratë nga Jorgo Goro i vlen më shumë Edi Ramës, se sa kur ky shtynte ditët kot në Himarë, si humbës i bashkisë. Në fakt, që kur doli lajmi i arrestimit, burgosja e Goros shërbeu menjëherë si alibi e shumicës se drejtësia e re vepron e pavarur.

Por në një letër ku shpall dorëheqjen, minoritari grek i arrestuar Jorgo Goro është bërë akoma më i vlefshëm për partinë, pasi jo vetëm nuk kundërshton përdorimin politik të prokurorisë, por i jep zë anti-tezave që ngre minoritari tjetër i arrestuar, Fredi Beleri, për lirimin e të cilit është angazhuar fort Greqia.

Nëse minoritari grek Fredi Beleri ka shpresë se liria do t’i vijë nga presioni grek dhe denoncimet e Athinës në Bruksel, minoritari tjetër grek Jorgo Goro bën të kundërtën.

Nga qelia e burgut, ai tenton ta shuajë konfliktin që është ndezur mes Greqisë dhe Shqipërisë. “Himara u kthye në mollën e një konflikti politik absurd në nivelet më të larta mes dy shteteve” shkruan ai në letrën e tij.

“Himara është shumë e vogël për t’u bërë mollë sherri mes dy vendeve fqinje” këmbëngul Goro, që duket se e ka merak t’i japë të drejtë prokurorisë për arrestimin e kundërshtarit të tij politik.

Kështu, në letrën e dorëheqjes para se të trajtojë fatin e tij persona, Goro denoncon blerjen e votave në Himarë“me lloj-lloj marifetesh, listat e asistencave dhe bursave matanë kufirit, kërcënimet me heqjen e letrave të qëndrimit andej për të sjellë votues që kishin ikur nga Himara fëmijë dhe s’kishin shkelur më, pagesat me listë për blerje votash”.

Madje, aq i shqetësuar ka qenë për konfliktin Athinë-Tiranë, saqë Goro në letrën e tij thotë se ka heshtur për manipulimin e zgjedhjeve. “Nuk kisha as si të flisja dhe t’i hidhja benzinë një zjarri përçarjeje që përfshiu mediat e Athinës dhe Tiranës dhe arriti deri në Bruksel. Një organizatë anadollake e minoritetit fatkeqësisht bindi një shtet të BE-së se po lufton gjoja për të drejtat e njeriut në Himarë” shkruan ai.

Në letër, ish-kryebashkiaku lë për në fund fatin e tij personal. Por kur flet për akuzat e prokurorisë, shfaqet edhe një herë tjetër si antipod i minoritarit Beleri, në mënyrën se si interpreton arrestimin. Ndërkohë që Beleri e denoncon si burgosje politike me urdhër direkt të Edi Ramës, Jorgo Goro vërtet nuk bie dakort, por e sheh si akt të institucioneve të gjyqësorit, me të cilat do të përballet me fakte në gjykatë.

“Po ndërkohë nga fundjava që sapo kaloi jam në një situatë absurde me drejtësinë për një faj që nuk e kam bërë. Akuzohem për “shpërdorim detyre në bashkëpunim” me zyrtarë në Vlorë që s’kam asnjë lidhje dhe për “falsifikim” dokumentash që tek kryetari i bashkisë kalojnë vetëm për firmë. Por ky është një absurditet me të cilin do më duhet të përballem para gjykatës me faktet e mia dhe të drejtën që e kam me ligj e me moral” shkruan ish-kryebashkiaku.

Fill pas publikimit të letrës, Jorgo Goro u dërgua në spital pas probleme që kishte pasur me tensionin dhe me zemrën. Kryebashkiaku akuzohet se nuk ka kontrolluar dokumentat e falsifikuara me të cilat një banor i Himarës i shiti tokën Artan Gaçit, miku i vjetër i kryeministrit Rama. Manipulimi u denoncua nga Fredi Beleri, për të cilin Greqia është angazhuar në një betejë diplomatike. Por me qëndrimin që ka mbajtur, Jorgo Goro i ka dhënë Edi Ramës një alibi që mund të përdoret më së miri përballë Greqisë. Jo vetëm si socialist i arrestuar në detyrë nga SPAK, por edhe si minoritar që nuk pranon të thërrasë në ndihmë Greqinë, por mban burgun me besimin te drejtësia dhe te partia./Lapsi.al

LETRA E PLOTE E DOREHEQJES SE JORGO GOROS

Lënda: Dorëheqje nga detyra e Kryetarit të Bashkisë

Drejtuar:
Këshillit Bashkiak Himarë

Për dijeni:
Prefektit të Qarkut të Vlorës

Të nderuar,

Ishte një nder i madh dhe motivim i veçantë t’i shërbeja qytetit tim për 12 vite e 10 muaj si qytetari i parë falë votës së himariotëve të mi. Kandidova për të fituar dhe megjithëse humba mbeta këto kohë lidhur në detyrë me legjitimitet të cunguar formal dhe moral.

Rezultati tepër i ngushtë me 19 vota diferencë nuk ishte në favorin tim, po as zhvillimet negative pas zgjedhjeve nuk ishin as në dëshirën as në dorën time. S’mund ta lija detyrën se s’kishte kush ta merrte dhe largimi im vetëm do të shtonte konfuzionin kur Himara u kthye në mollën e një konflikti politik absurd në nivelet më të larta mes dy shteteve.

Megjithëse e dija se sa shumë ishin lidhur fijet e manipulimit propagandistik për gjoja shpëtimin e pronave të Himarës me fijet e manipulimit elektoral për të mbushur autobuzët me premtime dhe xhepat e pasagjerëve elektoralë me para, nuk e prisja atë rezultat. Por nuk kisha as si të flisja dhe t’i hidhja benzinë një zjarri përçarjeje që përfshiu mediat e Athinës dhe Tiranës dhe arriti deri në Bruksel. Një organizatë anadollake e minoritetit fatkeqësisht bindi një shtet të BE-së se po lufton gjoja për të drejtat e njeriut në Himarë. Po në fakt ajo organizatë orkestrohet nga njerëz të paditur, pa skrupuj dhe pa ideale. Përveç parasë dhe rakisë! Marifetçinj të babëzitur që kush i njeh e di për kë dhe për çfarë flas. Tamam një çetë nga ato të kohërave të errëta që mbahet për forcë politike. Vetëm sherrin i ka parë dhe do t’i shohë Himara dhe minoriteti grek në tërësi për sa kohë nuk do t’u bjerë maska edhe në Athinë.

Himara është shumë e vogël për t’u bërë mollë sherri mes dy vendeve fqinje. Ndërsa pretendimet e mia për batërdinë që u bë me lloj-lloj marifetesh, listat e asistencave dhe bursave matanë kufirit, kërcënimet me heqjen e letrave të qëndrimit andej për të sjellë votues që kishin ikur nga Himara fëmijë dhe s’kishin shkelur më, pagesat me listë për blerje votash, nuk kishin më asnjë kuptim mbas arrestimit në flagrancë të “fitimtarit”. I dhashë dorën sa mbaroi numërimi dhe e mbylla kapitullin tim bashkë me gojën.

Por di të them se zullumi i asaj “fitoreje” me më pak se 20 vota ishte shumë më i madh se sa duket nga ato që dëgjohen në media për hetimin. E vetmja gjë që dua sot është që Himara të vazhdojë punën e nisur dhe fqinjësia e vjetër tradicionale mes dy shtetesh të mos bëhet pengu i ca spekullantëve lokalë të maskuar si viktima të një padrejtësie të re shtetërore që nuk ekziston për pronat e himariotëve. Një marrëzi qesharake dhe e rrezikshme e ngritur si kurth ndërshtetëror nga këta spekullantë të djallëzuar.

Himara sot ka statusin e transformimit total të saj, ku prona dikur e destinuar për të provokuar deri edhe tragjedi familjare vlen shumëfish më shumë. Ku çdo banor ka shërbime në mjekësi, shikon investime të konsiderueshme dhe të vazhdueshme në arsim, infrastrukturë, energji elektrike, ujë i pijshëm, etj. Dhe për të shkuar tek turizmi, Himara dikur vetëm me shqiptarë nga vendi dhe Kosova sot kampione e frekuentimit masiv të miliona turistëve nga mbarë bota. Jo në hotele dhe rezidenca të ndërtuara mbi prona të grabitura nga shteti për “oligarkët” siç bërtasin spekullantët anadollakë të lokalitetit, po në troje të kontraktuara me çmime apo kushte gjithnjë dhe më të favorshme nga cilado familje himariote që ka dëshiruar t’i japë të vetat për zhvillim.

Po ndërkohë nga fundjava që sapo kaloi jam në një situatë absurde me drejtësinë për një faj që nuk e kam bërë. Akuzohem për “shpërdorim detyre në bashkëpunim” me zyrtarë në Vlorë që s’kam asnjë lidhje dhe për “falsifikim” dokumentash që tek kryetari i bashkisë kalojnë vetëm për firmë. Por ky është një absurditet me të cilin do më duhet të përballem para gjykatës me faktet e mia dhe të drejtën që e kam me ligj e me moral.

Prandaj duke i falenderuar me shpirt të gjithë himariotët (më kanë votuar apo s’më kanë votuar, ky falenderim nuk i ndan), për të gjithë nderin e madh që më bënë në këto vite, dorëhiqem nga detyra me kokën lart dhe zemrën plot me mirënjohje të përulur. Natyrisht e doja të ishte ndryshe largimi im dhe jo me një letër nga një qeli paraburgimi, po jeta kjo është nuk i kemi dot në dorë t’i zgjedhim të këqiat që na gjejnë!

Me shumë respekt,
Jorgo Goro



23 Comments

  1. Lepires do e hash sa krahu ng SKIZOFRENI por brenda do e kesh ne sumet sa do ti puthesh bythen atij.Per pushtet ata vrasin njerzit e vet o -gore-.

    1. Njera nga prostitutat e haremit u sëmur dhe humbi te gjithë kollovarët….. dmth votuesit dhe bashkinë…
      Prandaje kryeprostituta e haremit rameshurra….
      E hedh ne burg si limon i shtryllure!
      Por edhe nga burgu prapë thotë se do mbetet baxhello besnike e haremit deri në ngordhje!

  2. PASKA BERE GJITHE KETE LETER VETEM I SEMURE NUK ESHTE.

    Te tregoje sa euro ka marre per gjithe pronat qe ju ka dhene biznesmeneve se ka edhe shume te tjere aty.

  3. O Bushat si sdhe nje lajm per Santos sot? Ja mbylli gojen BE keq fare grekeve per Bejlerin. Po ta paska mbyll edhe ty si filogrek dhe mercenar qe je.

  4. Besnik i partisë dhe kumandarit deri në vetëmohim.
    Trangull i pa pjek!!!
    Tani të ri në burg sepse partia e vetë e dënon.

  5. Ketij karit ja paska shkruar dacibaon Lorenca Vangjeli dhe e lexon ky nga burgu. Hajde se duhen pak sakrifica per Partine o robqir!

  6. PARODI

    Altin Goci -Ëndërroj

    (AI)
    Sa dua të jem larg,
    larg mërzitjes pa kufi,
    sonte do këndoj per ju,
    ju qe njihni vec qetësi.

    Kënga ime ngjitet lart,
    atje lart në qiellin blu,
    ju o yje me besoni,
    kënga ime është për ju.

    (AJO)
    Yjet u kyçën në Big Brother,
    veç qetësi nuk gjen atje,
    bërtasin, shahen e përshtyhen,
    tjetër thonë sot e tjetër dje.

    Materialista të etur për famë,
    Delenxhinj dhe intrigantë,
    Veç me drama po lënë nam,
    Flasin e sillen si delirantë.

    (AI)
    Sa here ju pyes, yje,
    sa larg jeni ju,
    ju më duket sikur thoni,
    fluturo ne qiellin blu.

    (AJO)
    Yjet s’janë më në qiell sot,
    I gjen aty afër në Kashar,
    Parazitojnë e mburren kot,
    Viktimizohen si të marrë!

    (AI)
    Sa do doja në k’të natë,
    këngën time mos ta mbyll,
    dhe të ngjitem atje lart
    e të kthehem në një yll

    Ëndrrat ndjekin njëra tjetrën
    Ëndrrat jo nuk kanë mbarim
    ju o yje me dëgjoni,
    tek ju prehet shpirti im.

    (AJO)
    Të mjafton të jesh një hiç,
    Që të bëhesh një VIP banor,
    Mund të të quajnë edhe ty yll.
    Veç dil njëherë në televizor.

    Shpresën jo ti mos e humb,
    Provoje njëherë me Giveaway,
    Fatit hapi dyer e dritare,
    Se ai s’dihet nga të vjen!

    (AI)
    Sa herë ju pyes, yje,
    sa larg jeni ju
    ju më duket sikur thoni,
    fluturo në qiellin blu.

    (AJO)
    Sa do doja në k’të natë
    këngën tënde që t’a mbyll,
    Shko të futesh në Big Brother,
    Ëndërro sikur je një yll!

    1. Himara Autonome
      Gorua paska qene kamarjer i badhkise se Himares
      Cilido krietar bashkie qofte i Omonjes Apo socjalistes Apo demokratikes qofte
      Eshte personi i plotfuqishem ligjor i popullt
      Per te drejtuar dhe kontrolluar gjthcka ndodh nen komanden e bashkis se Himares
      Krietari i bashkis se Himares duke ditur problematikat e Himares
      Nuk duhet te jete kamarjer per ti sherbier klienteles se percaketusr
      Por duhet te jet pergjegjes per gjithcka te shemtuar
      Dhe njekohesisht i gezuar per mbsrevajtjen e popullit te tij
      Dho jo te klientes se tij
      Shperdorusit e prones se krahines se Himares duhet te vihen para drejtesis pa asnje pik meshire
      Ata duhet te deklarohen si bandite te krahines se Himares
      Qe per interesat e tire dhe te klienteles se tire
      Shkateruan krahinen e Himares dhe e duan nje dore Hi Himaren dhe zhimarjotet

      1. Një i afërm imi thoshte që himarjotët i bën miq edhe vetëm duke i qerasur me një.pjatë makarona.
        Goro,me këtë letër e vendos veten në rolin e shokut Beqir që shkoi në internim me portretin e Enverit në krah.
        “Organizatë anadollake, kërcenim për t’u tërhequr letrat,pagesa dhe votim njerëzish që kishin ikur nga Himara që fëmijë”…asgjë për t’u shënuar,por përse nuk ke folur më.parë o Goro!?
        Apo duhet të humbje,të turpëroheshe,duke ndenjur në një tavolinë nga e cila të zbuan,dhe duke të arrestuar me aspi për të larë me shurrë atë që dhjeu Rama.
        Çfarë poshtërimi tjetër do pranosh o spiuni Gjergji!??
        Ne shajmë Belerin si burrë budalla dhe ndërhyrjen greke, po kur fitoje ti zgjedhjet në Himarë o muti i bithës,nuk ndërhynte greku me pagesa e kërcenime?
        Atëhere si fitoje ti dhe tani humbe!??
        O Goro e di edhe vetë gjysëmbregdetasi Edi Rama që e ka dhjetë në rastin Beleri,dhe që Beleri me një pafajsi në Strasburg për shkak të fjalëve të Ramës në fushatë do i shkulë edhe qimet e bythës liderit global,jo nga paratë e shtetit jo ,por nga ato që Ramiu ka me shumicë.
        Edi Rama do mbetet në histori si drejtuesi më maskara i Shqipërisë!

    2. Më argëton fakti që pas nickname-it “Molla e dijes” në fakt fshihet një “forbidden concept”, tregon se ti miku (apo mikesha) “ime” nëpërmjet komentit tënd jashtë temës së artikullit, thjesht i krijon një inversion alla “inception” në subkoshiencë lexuesit bazik.

      Në terminologjinë teknologjike kjo që ti bën (ndoshta nga ndonjë bodrum mjaft i errët) quhet “Coordinated inauthentic behavior (CIB)”, ose shqip një sjellja joreale e koordinuar, një term i përdorur për të përshkruar përpjekjet për të përdorur platformat e mediave sociale në manipulimin e debatin publik për një qëllim strategjik ku llogaritë e rreme janë qendrore për operacionin.

      PS – Të kam hasur dhe herë të tjera nëpër komente me të njëjtin nickname, tani do të të vëzhgoj…

      1. Si e thua dhe vetë komenti i “Molla e Dijes”, në fakt është më relaksues se disa prej komenteve të militantëve injorantë, që në shumicën e rasteve mbrojnë qeverinë!

        Nuk besoj se ka kaq konspiracion në atë koment, sepse rilindasit janë aq të paturpshëm e injorantë sa që nuk kanë nevojë të fshihen nëpër “bodrume”, rilindasit pra kur vjedhjet i bëjnë haptas pa frikë e turp, për komentet as nuk ua ndjen se e quajnë si të drejtë legjitime servilosjen ndaj pushtetit.

    3. “Molla e dijes” ????
      Një metaforë interesante nëse bejtja që të duket si poezi, nuk lidhet me Big Brother
      Më shumë sesa “molla” si metaforë, këto kohët e fundit kemi dëgjuar për dardhat që i janë vjedhur kryeministrit pas kurrizit.
      Sa meresh me “mollën e dijes” që është një temë e vështirë sepse kërkon medoemos një përgatitje të thekëshme intelektuale , përse nuk meresh me “dardhat e vjedhjes” që kanë plasur sheshit ?
      Ke fatin e madh që ti si poet i frymëzuar nga fruti i mollës, ngaqë SPAK thuajse për çdo muaj po zbulon hajdutët e dardhave pas shpine të lartëgjatësisë së tij Z.Rama, të shkruaje jo një poezi të shkurtër po një poemë të gjatë për “dardhat e mos dijes” prej tij.
      Nëse për “metaforë”, çdo kokër dardhë të vjedhur pas kurrizit do ta konsideronim si një tufë kartëmonedhash prej 100 mijë eurosh, për të gjitha aferat korruptive të kësaj qeverie, i bie që fruti i dardhës të marë vlerën e miliarda eurove.
      Pra ja vlen jo për “mollën e dijes” por për dardhar e vjedhura pas shpinës , të shkruhen jo vetëm poezi , por me dhjetra romane

      1. Pikërisht dhe unë këtë nënkuptova, pse duhet medoemos me konsumuar aq shumë energji për një parodi në dukje jashtë tematikës artikullit, arsyet janë dy, ose është ndonjë intelektual i kohës qoftëlargut që ka shumë orë bosh, ose qëllimi i tij/saj është thjesht devijimi i vëmendjes nga tema artikullit.

        Sa për paroditë mendoj që si koncept janë të neveritshme dhe mesjetare!

    1. VIDEOLAJM / Shkon të mbajë fjalim poshtë Berishës, por i bie telefoni: Ho mi, se jam te doktori!E dhe pensioniste me pension te ulet tallin kari e bythen me serbin salih ne ballkon.

  7. Akuzë si në filmat e soc-realizmit: I hollë, i gjatë dhe me pak kurriz të dalë…

    Tani, meqenëse Bardhi e ka ndarë mendjen dhe i kërkon SPAK të bëjë drejtësi, më poshtë ka edhe disa nga akuzat mes tij dhe Flamur Nokës, apo mes tij dhe Sali Berishës. Shkon që shkon tek prokuroria e posaçme, t’i dorëzojë dhe këto për t’u hetuar.gei bardhi te dergoje akuzat e tij per babin e zenit salihu dhe noken qe eshte futur ne bythe te salihut maj ballkonit,bardh shko ne spak bej zyrtare akuzat kunder salihut e nokes,burr bythQir nuk ka,por ndoshta ti ben dallim si bythqir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *