• |
ide | kryesore

Associated Press: Një i dënuar në burgjet shqiptare, kandidat për eurodeputet në Greqi

Arkiva, Lajme, Të fundit
dënuar



Lajmi që në listat e partisë greke në pushtet “Demokracia e re” ndodhet edhe një person i dënuar në burgjet shqiptare ka marrë vëmendje në mediat ndërkombëtare. “Associated Press” ia ka kushtuar vëmendje rastit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri që garon tashmë për eurodeputet.

SHKRIMI I PLOTË

Partia konservatore qeverisëse e Greqisë shtoi një politikan të dënuar nga minoriteti etnik grek i Shqipërisë në listën e saj të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian, duke shtuar tensionin që ekziston tashmë mes dy vendeve.

Fredi Beleri u zgjodh kryebashkiak i qytetit të Himarës në Shqipërinë e Jugut vitin e kaluar, por u arrestua me akuza për blerje votash dhe nuk u betua. Më pas ai u dënua me 2 vjet në mars. Politikani ka mohuar akuzat kundër tij dhe qeveria greke e quajti paraburgimin e tij të padrejtë, duke kërcënuar se do të bllokojë përpjekjen e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Partia në pushtet “Demokracia e Re” bëri njoftimin e papritur të hënën vonë, duke lejuar Belerin të konkurrojë në zgjedhjet që do të zhvillohen midis 6-9 qershorit në 27 vendet anëtare. Grekët pritet të votojnë më 9 qershor.

“Beteja që po bëj nuk është personale. Është një betejë për sundimin e ligjit dhe demokracinë” – shkroi Beleri në Facebook të martën pasi (nuk) mori pjesë në një ceremoni ku shpalli listën e kandidatëve në Athinë, të mbajtur nga partia konservatore dhe e udhëhequr nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

“Është një betejë për vlerat e përqafuara nga Perëndimi dhe Evropa dhe që duhet të respektohen nga ata që duan t’i bashkohen familjes së madhe evropiane”, – shkruan Beleri.

Gjashtë vende në rajonin e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – janë në faza të ndryshme në aplikimet e tyre për anëtarësim në BE. Kroacia ishte vendi i fundit anëtar i BE-së që u pranua në vitin 2013.

Shqetësimet perëndimore për stabilitetin rajonal të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës kanë shtuar urgjencën në procesin e pranimit. Greqia dhe Shqipëria, një vend ish-komunist dhe një anëtar aktual i NATO-s, kanë një marrëdhënie historikisht të tensionuara.

Athina e ka akuzuar Tiranën se po vepron shumë ngadalë në rivendosjen e të drejtave të më shumë se 100 mijë qytetarëve të saj etnikë grekë pas rënies së sundimit komunist në fillim të viteve 1990. Shumë anëtarë të minoritetit kanë punuar në Greqi dhe kanë dy shtetësi. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Himara Autonome
    ZBeleri esht i denuar politik
    Ne shqiperi segziston demokracia
    Ne shqiperi asnje parti sperfaqeson demokracine
    Ne shqiperi egziston vetem nje alauleri uqer me fitire njeriu
    Cfar ju del perpara esht e tire
    Kush i kundershton dhe i cfidon e shqiejne ne shqiperi segziston drejtesi
    Ne shqiperi ligjet jane ber e deformuar ne meniren e tille we ti sherbejne klases sunduse dhe jo popullit
    Shteti shqipetar nuk njeh te drejten e e shtetesive te huaja as minoritet
    E drejta e njeriut
    Prone liri trashegimni nuk egziston
    Ajo esht tjetersuar ne menirat dhe interesat e politikaneve dhe te shtetit
    Weverit dhe politikanet jane pjese e e kultures dhe sistemit
    Islamo Komunist
    Vidh cproneso emigro
    Wellimi i ketire esht te humbasin trashegimnin kulturore pronen dhe indediteton e popullsis
    Politika shqipetare ka shkateruar kulturen dhe ligjet e demokracis Evropjane
    Si perfundim popullat e krahines sr Himares rsht emigruar nga kriminaliteti politik Ku politika me ligjrt e saj saksjonon popullaten dhe i krijon keshte per tu mos u kthier ne trojet e tite presjonet e tire ekonomike burgosje vrasje bejne jeten te pa durushme dhe braktisin vendin e tire
    Pa siguria dhe krimi mbrohe nga logji i politiles dhe shtetit shqipetar

    1. Greku, dëgjo dy fjalë nga një Shqiptarë që ka rrespekt të madh për Grekët e vjetër. Himara është tokë Shqiptare sepse është tokë Shqiptare. Është si të thuash dielli nxeh sepse është i nxehtë. Nuk ka nevojë për shpjegime.

      Gjithë këto marrëzi që ti Greku Shqiptarë me shokët e tu, gjithë këto ëndërra që shihni me një shkëputje të Himarës, tokës Shqiptare, ne drejtim të Greqisë është një ëndërr në diell që s’ka për të ndodhur kurrë. Sepse po ishte për të ndodhur do ndodhtë që rreth 3000 vite që popujt tanë jetojnë bri për bri.

      Duke bërë kështu ëndërra në beze do prishni edhe ato marrëdhënie të mira që keni me Shqiptarët që jetojnë adër jush. Nga kjo nuk humb askush tjetër por ju vetë.

      Prandaj urtë, dhe butë, dhe mbani vendin tuaj. Dhe lërini përrallat.

      1. Himara Autonome
        Me rrespekt .Ne vet Epirotast dhe Himarjote Asnjehere skemi cenuar te drejtat e shqipetareve
        Por i kemi mbrojtur
        E para ne greqi rrojne jetojne perfaqesojne ne cdo administrim shteteror deri ministra krieministra presidente deputete profesore historjane arkeologe shkrimtare udheheqes rrevulicjonare
        Bashkejetese humanitare para komunizmit dhe mbas komunizmitne kohen e komunizmit te tere shqipetaret orthodhokse apo mesilmane qe aratiseshin nga shqiperi o shkonin ne amerike kanada o ne evrope greqia ska kthier asnje shqipetar
        Shqipetaret ne greqi si diert e politikes dhe diert e universitetit kane qene te hapura per shqipetaret me prona ne trojet greke
        Besoj se nuk genjej
        Me himaren dhe vorjo ipiron cfare ndodhi we nga 1913 iprete cdo te drejte grekeve te vorjo ipiros dhe Himares vjedhje vrasje burgosje cpronesime rrembim tokash ne emer te ligjit gjqe fallce si spijune te grekut axhidasjon propogane
        Pushkatome burgime interni urejtje armiqte e popullit
        Saksjone per femijet ne shkolla saksjone per te denuarit dhe te perndjekurit politik ku skishin te drejte te mernin pjes ne administratat shteterore vetem puntor krhu
        Dallimin fetar dhe politik e keni bere ju dhe jo ne greket e Himares dhe te vorjo ipiros ju kini ardhur e na keni vrare ne shtepit tona ne jo ju na kini vjedhe pronat tona ne jo ju na keni vjedhe lirine nevet u kemi dhene lirin drejtesin kulturen dashurini ju i keni mohuar
        Se ju mohuat vet veten
        Cfare tju bejme neve
        Ju po na nxirni nga shtepit tona me dhune na merni pronat me dhune dhe ne emer te ligjit anti njerezor
        Nuk me thua si te sillemi si te kupetohemi
        Dhe kush eshte fajtori ne
        Apo ju
        Me shume rrespekt per te vetmen gje se ndrishon nga shqipetaret e tjere se komenti i juaj esht pa sharje dhe ofendime te degjofsha te miren kudo we je

    2. Ik ore kar. Eshte kap me presh ne dor duke bler vota. Per te mos fol pastaj per autobusat qe ka sjell me njerez qe skan me asnje lidhje me Himaren. Ti je thjesht nje shqiptar i shitur per 5 lek. Mos na helmo me karrlliqet e tua.

  2. Kur shkruhet verbatim nja artikull i Associates Press në këtë portal që rregullisht shkruan paçavure, kontrasti si nata me ditën mes gazetarisë së Associated Press dhe amatorizmit së Lapsit.al është klithje dëshperimi dhe mediokriteti nga ky i fundit. Më mirë mos i nxirrni fare.

    1. O malok nga tepelena te qivja temthin nga veshi majte. Mbushur vendi me moterqiraj dhe bythqiraj. Te qivja bajamen nga kerthizaj. O lekurkambale. tims kacurrelsin alqis baltas tavas mutis jorgo jargas peleshbythe. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *