• |
ide | kryesore

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga burgu

Arkiva, Lajme, Të fundit
Goro



Nga burgu ku e kyçën më shumë për ti dhënë diçka Greqisë se sa ta gozhdonin për një falsifikim dokumentesh, Jorgo Goro jep dorëheqjen si kryebashkiak në detyrë i Bashkisë Himarë.

Goro u arrestua pasi janë gjetur shkelje të ligjeve në procedurat e tenderimeve publike, mosmbledhjes së të ardhurave, mospasqyrimit të drejtë të të ardhurave dhe debive në buxhetin e bashkisë dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin.

Lexo më tej: Arrestimi i Goros/ Drejtësi nga SPAK, apo kalkulim politik? 

Goro akuzohet edhe për falsifikimin e dokumenteve në rastin e investimit strategjik të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

Në një letër nga qelia e burgut drejtuar Këshillit Bashkiak të Himarës ai ka treguar arsyet e vendimit të tij, teksa u shpreh se largohet nga deyra “me kokën lart dhe zemrën plot me mirënjohje të përulur”.

Jorgo Goro, i cili mbante postin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës pas arrestimit të Fredi Belerit që fitoi zgjedhjet e 14 Majit, u shpreh se ndodhet në një situatë absurde me drejtësinë, sipas tij, për një faj që nuk e ka bërë dhe se duhet të përballet me Gjykatën.

“Po ndërkohë nga fundjava që sapo kaloi jam në një situatë absurde me drejtësinë për një faj që nuk e kam bërë. Akuzohem për “shpërdorim detyre në bashkëpunim” me zyrtarë në Vlorë që s’kam asnjë lidhje dhe për “falsifikim” dokumentash që tek kryetari i bashkisë kalojnë vetëm për firmë. Por ky është një absurditet me të cilin do më duhet të përballem para gjykatës me faktet e mia dhe të drejtën që e kam me ligj e me moral”, u shkruan Jorgo Goro. ©Lapsi.al 



4 Comments

  1. Ne kete vend mund te thuash me plote goje “NJE QELBESIRE BIE DHE NJE MIJE NGRIHEN”. Iken nje hajdut/rilindas dhe nje tjeter hajdut/rilindas do ti zere vendin

  2. Pas dorëheqjes së Goros, më datë 29 mars pritet që të mblidhet këshilli bashkiak dhe të vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Blerina Bala apo Pervin Gjikuria do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

    Në këtë rast Partia Socialiste ka 13 vota në Këshill, përkundrejt 8 vota të koalicionit opozitar, pra mazhoranca do të zgjidhte e vetme.Njelloj si beleri i salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *