• |
ide | kryesore

Busti i Mitsotakis në Dropull, a do të bjerë kryeministri grek në ‘kurthin’ e Ramës

Arkiva, Kryesore
Sheshi me bustin e Mitsotakis në Dropull, a do të bjerë kryeministri i Greqisë në 'kurthin' e Ramës?



Në muajin tetor pritet të inagurohet sheshi i ri në qendër të fshatit Dervician në Dropull. Krahas rikualifikimit të tij tërësor, elementi ndoshta më kryesor është vendosja e bustit të Kostandinos Mitsotakis, ish-kryeministrit grek i cili vizitoi Shqipërinë 33 vite më parë. Ky investim i qeverisë shqiptare ishte premtuar publikisht gjatë vizitës së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Dropull në dhjetor 2022 nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kujtojmë që Kyriakos Mitsotakis është djali i Kostandinos Mitsotakis. Edi Rama e përmendi inagurimin e bustit edhe disa ditë më parë teksa dha një intervistë për prestigjozen greke “Kathimerini”. Por marrëdhëniet Tiranë- Athinë nuk janë më si më parë për shkak të çështjes “Beleri”. Greqia ka kërcënuar vazhdimisht Shqipërinë me bllokim të integrimit në BE nëse nuk liron nga burgu kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, i arrestuar për blerje votash.

Lexo edhe: Intervista në Kathimerini/ Goditjet që Rama i ka paralajmëruar publikisht siç bëri me Belerin

Kulmi arriti gjatë darkës informale në Athinë me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kur Mitsotakis nuk i dërgoi një ftesë Edi Ramës. Në këto kushte teksa sheshi në Dervician po merr formë dita-ditës, mbetet me pikëpyetje nëse Kyriakos Mitsotakis do të vijë sërish në Shqipëri apo jo, për të marrë pjesë në inagurimin e bustit të babait të tij.

Ky investim që më shumë ka vlerë simbolike në minoritet, duket se i ka ardhur në shteg Edi Ramës dhe ngjan më shumë, le të themi si një “kurth politik” ndaj kreut të qeverisë në Athinë. Më i interesuar në këtë rast që sheshi të inagurohet, që busti të vendoset dhe që kryeministri i Greqisë të marrë pjesë në ceremoni, është Edi Rama, jo Kyriakos Mitsotakis të cilit po i nderohet në Dropull babai i tij.

Lexo edhe: Strategjia e Ramës/ Të qetësojë Athinën, pa liruar Belerin

Rama kërkon të shpërfaqet përmes kësaj ngjarje si një lider europian, i shpenguar plotësisht nga komplekset nacionaliste apo paragjykimet dhe t’i tregojë opinionit publik grek që ai është kaq shumë mendjehapur prandaj i ngre bust babait të kryeministrit të Greqisë. Natyrisht që Rama nuk e kishte paramenduar se gjërat do të vinin kështu me Fredi Belerin e do të kishte një krisje me Athinën zyrtare, por ai synon ta përdorë sheshin me bustin e Kostandinos Mitsotakis si një akt për të kompleksuar kryeministrin aktual të Greqisë.

Lexo edhe: Përplasje e fortë Tiranë – Athinë për Fredi Belerin

Nëse Kyriakos Mitsotakis do të mbërrinte në Dropull në tetor e do të shtrëngonte duart me Edi Ramën, e gjithë retorika e qeverisë së tij prej muajit maj të këtij viti për cështjen e Fredi Belerit, natyrisht që do të zhbëhej dhe presioni i Athinës do të zhvlerësohej. Aq më tepër kjo, kur duket se Beleri po shkon drejt humbjes së të drejtës për t’u betuar e për të qenë ndonjëherë kryetar i Bashkisë Himarë.

Në mesin e muajit shtator skadon afati i përcaktuar në ligj për të kryer betimin. Me gjasë Kyriakos Mitsotakis nuk do të bjerë në kurthin e Edi Ramës, megjithatë mbetet për t’u parë deri në tetor se si do të rrjedhin ngjarjet. Shihni pamjet më poshtë të asaj që po ndodh në sheshin e Dervicianit. ©LAPSI.al

 

 



15 Comments

  1. PER NJE SHEKULL NDAJ KOMBIT SHQIPTAR.NE MENYR TE ORGANIZUAR BOTA GJOJA E QYTETRUAR DHE DEMOKRATIKE .TREGOJ SHPIRTIN E VET ME MENDIME FJAL VEPRA.TANI MBETET PER TU PARE PREMTIMI GARANTUAR I TE MADHIT ZOT .I CILI PER GJITH CFAR KA KRIJUAR KA DHEN GARANCI PER RUAJTJEN FUNKSIONIMIN DHE MOSZHDUKJEN E KRIJIMIT TIJE. MBETET PER TU PARE NDESHKIMI HYJNOR SI GARANCI HYJNORE NDAJ TE PADREJTEVE

  2. shumë në “Foltore” vazhdojnë t’i mbajnë shpresat tek Berisha, një lider “i vdekur” politikisht, “i varrosur” ndërkombëtarisht, për të kuptuar se ata e kanë një emergjencë ekzistence të kenë mes tyre një politikan si Bardhi. Edhe pse sot ende nuk e dinë.Rama kur premtoje bustin nuk e dinte qe salih metaj spiunet do pranonin kandidaturen e belirit per himaren,beleri ne burg dhe drejtesia po ben punen e saj,por lapsi si gjithmon shkruan sikur rama po perfiton tani me bustin

  3. Rame palla vertet nuk i dinte zhvillimet me belerin, por rama e di ose ben sikur se di per dekleraten fame keqe te babait te kryeministrit aktual grek, deklaratë per aneksi min e Shqipërisë se Jugut, deklarat si vazhdim i megali idese. Po si mund te vihet busti i nji antishqiptari ne toke shqiptare,. Po pse ka pak grek qe ka kontribuar ne vllazerimin e dy popujve qe nga ana etnologjike jane nji

  4. “Babi i Zenit” ka qenë fraza e përdorur nga Gazment Bardhi në çdo përballje me deklaratat ku akuzohej nga Berisha për ‘vrasjen’ e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

    1. O kollodok, te pakten lexo vetem titullin dhe shkruaj dy rreshta.
      Jep mendimin tat te dhjere per ate qe lexon. Po flitet per luften ne dhjetnam jo per nderzimin artificial.

  5. “Zoti Berisha e ka akuzuar për vrasje Bardhin, për vrasjen e Xhuvanit në Elbasan. Tani të na shpjegojë nëse po bashkëpunon me një vrasës apo akuzat kanë qenë të rreme. Aleanca mes tyre është aleancë mes kriminelëve. Bardhi ka thënë se Berisha është vrasësi i 26 jetëve në Gërdec. Edhe ai të na shpjegojë. Kjo për mua është non sens dhe imorale”

  6. Kështu është me grekët kur u kep gishtin ata duan edhe krahun.Çkërkonte kryeministri grek në Himarë ku u prit dhe ju premtua busti.Himara është shqiptare.Një pjesë e vogël e popullsisë flet greqisht për shkak të tregëtisë me detin që kanë pasur Himariotët me Greqinë.Në Himarë nuk ka minoritet.

  7. “Po lëpihen për një karrige në 2025-n”, ish-deputeti i PD zbardh ‘të fshehtat’ nga takimi Berisha-Bardhi

  8. Kandidatët berishistë për kryebashkiakë u mbështetët në terren nga votues metistë, ndërsa kandidatët metistë për kryebashkiakë u mbështetën në terren nga votues berishistë. Kandidatët bashistë dhe të pavarur për kryebashkiakë garuan vetëm në një numër të kufizuar bashkish.

  9. Ky e trajton Shqiperine si cifligun e vet dhe shqiptaret si argate me meditje.

    Cdo gje e ben vetem per te zgjatur ditet ne pushtet. Deliri i liderit global dhe nevoja per vemendje e ben qe ne cdo takim me nderkombetaret te terheqe vemendjen me barsaleta bajate qe nuk argetojne.

    Mjer shqiptaret…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *