• |
ide | kryesore

Intervista në Kathimerini/ Goditjet që Rama i ka paralajmëruar publikisht siç bëri me Belerin

Arkiva, Kryesore, Lajme



Në intervistën që dha për median greke, kryeministri Edi Rama bëri prapakthehu për sulmet që kishte bërë ndaj Fredi Belerit para se ky të arrestohej nga policia. Ai tha se “nuk ndihej mirë për disa prej gjërave që kishte thënë”, duke ia vënë fajin natyrës agresive të politikës. Video më poshtë:

Para zgjedhjeve, Belerin e kishte quajtur një dru, kokërr injoranti, analfabet, budalla, gdhë, maskara, mi gjirizi, pleh dhe honxho-bonxho, që nëse e shikonin turistët që vinin në Himarë mund të trembeshin se do thonin “mos na i ha kalamajt ky” dhe se nga fytyra që kishte nuk do ta punësonte as roje te dyqani Vodafonit se trembte klientët.

Këto kunja dhe epitete janë normale në mënyrën se si Rama përballet me kundërshtarin, madje është në të drejtën e gjithkujt të mendojë se një personazh si Fredi Beleri meriton shumë më shumë. Por Rama kishte një merak tjetër, kur tha se ishte penduar për fjalët që kishte thënë.

Disa prej deklaratave të tij në fushatë, nëse dëgjohen më vonë lexohen si paralajmërime m të cilat kryeministri parapërgatiti arrestimin e Belerit dhe kjo nxjerr një anë tjetër të tij.

Sepse para arrestimit, Rama tha se “në Himarë e kam personale, është personale”. Nga mitingu i Kamzës ai paralajmëroi direkt Pandeli Kokaveshin, bashkëpuntorin e Belerit se do të merrej personalisht me të. Dhe disa orë më pas, Kokaveshi u arrestua.

Edhe në emisionin Opinion, Rama pranoi se kandidimi i Fredi Belerit në Himarë “mua më çmend” dhe se “ka akoma njerëz në këtë vend që çmenden nga gjëra të tilla, se gjëra të tilla janë me rrezik shumë të madh” duke e kaluar përplasjen me Belerin në nivel tjetër.

Lapsi.al ka bërë bashkë disa deklarata të Ramës që të çojnë të mendosh se arrestimi i Belerit në 12 Maj u bë me urdhër politik. Një pjesë të tyre mund t’i shihni në videon më poshtë:

 

 

Vieë this post on Instagram

 

A post shared by Lapsi.al (@lapsi.al)

Por në intervistën për Kathimerini, Rama e hodhi poshtë interpretimin se akuzat i paraprinë arrestimit,  kur tha se, nëse ai do ta dinte për arrestimin nuk do fliste në një mënyrë që e ekspozon si urdhërues të burgosjes.

“Nëse une do e dija që kishte një hetim nisur nga denoncimi i dikujt, dhe i nisur nga prokuroria a do ta ekspozoja veten me këtë gjuhë kaq të ashpër? Nëse unë e dija që do arrestohej a do ta ekspozoja veten me një gjuhë kaq të drejtpërdrejtë? Nuk besoj” tha Rama për Ekathimerini.

Logjika që përdor Ed Rama i jep atij një alibi të vlefshme, por eksperienca tregon të kundërtën.

Lapsi.al sjell disa shembuj që tregojnë se Edi Rama nuk e ka problem të të paralajmërojë apo të të kërcënojë publikisht dhe në shumicën e rasteve ndëshkimi ndodh vërtetë. Në një mënyrë apo tjetër, janë disa raste që dëshmojnë se nëse i bëhesh pengesë Ramës, goditja nuk vonon.

Arjan Ndoji Edi Rama
Arjan Ndoji Edi Rama

Paralajmërimi për prokurorin Arjan Ndoji

Në 9 Tetor 2019, kryeministri Edi Rama lëshoi në parlament disa deklarata të forta kundër prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji. Më herët, ky prokuror kishte çuar në burg një drejtor të kadastrës së qytetit, madje ish-zv.kryeministri Erjon Braçe shkoi në sallën e gjyqit duke bërë presione publike për lirimin e tij. Pas kësaj ngjarjeje, Rama doli në parlament dhe u bëri thirrje deputetëve të Partisë Socialiste të reagojnë me forcë.

“Duhet të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vetting-un, që nuk do ta kalojnë vetting-u dhe kanë krijuar një grup “kap çfarë të kapësh” u shpreh kryeministri që kaloi në sulmin e përveçëm. “Një prokuror në Durrës, punon për grupet kriminale dhe iu bën shantazh punonjësve të shtetit”, deklaronte Rama.

Tre javë më pas, prokurori Arjan Ndoji ra pre e një atentati ku mbeti i vdekur shoferi i tij. Ngjarja ndodhi në 1 Nëntor 2019. Në makinë me Ndojin ishte edhe një person me precedentë penalë. Nga hetimet doli se atentati ishte kryer me pagesë. Mes ekzekutorëve ishte edhe Redjan Rraja që mori dënimin me burg të përjetshëm.

Paralajmërimi për Sali Berishën

Në fillim të shkurtit 2019 Edi Rama i tha Sali Berishës publikisht në parlament se SHBA e kishin shpallur non grata. “Tani kam unë një pyetje të drejtpërdrejtë për ty. Sali, ti e kapërcen dot oqeanin po të duash? Hajde përgjigju. Më bëre një pyetje të drejtpërdrejtë. Ta dhashë përgjigjen e drejtpërdrejtë për të të bërë një pyetje të drejtpërdrejtë. Ti, po të duash, e kapërcen dot oqeanin Sali? Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt që unë nuk do e kapërceja dot oqeanin e jo më të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë, me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, se unë nuk kam mundësi të kërkoj diçka të tillë”, tha Rama në parlament në 1 shkurt 2019.

Lexo edhe: Rama e pati paralajmëruar/ Sali Berisha shpallet person non-grata në SHBA

Ajo që kishte paralajmëruar kryeministri i Shqipërisë u bë realitet në Maj të vitit 2021, pak pas përfundimit të zgjedhjeve. Sali Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit. Sipas sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken “veprimet e Sali Berishës minuan demokracinë në Shqipëri”. 

Paralajmërimi për Arben Ahmetajn

Arben Ahmetaj ishte mënjanuar nga qeveria dhe nga partia shumë kohë para se të arrestohej. Në vetvete, kjo lloj shmangie që i bëri Rama e bënte arrestimin e tij thjesht çështje kohe, por kryeministri nuk ngurroi të ekspozohej publikisht kur gazetarët e ftuan në replikë me Ahmetajn.

Në 9 Mars 2023, kryeministri Edi Rama deklaroi “nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj gjykatësin”.

Dhe vërtet. Gjërat u bënë shumë më keq për Arben Ahmetajn. Në 7 Korrik, rreth 4 muaj pas deklaratës së Edi Ramës, SPAK dërgoi në kuvend kërkesën për arrestimin e Ahmetajt që tashmë ishte arratisur jashtë vendit.

Paralajmërimi për Irfan Hysenbelliun

Në dukje, goditja në kompleksin “Prestige” të Irfan Hysenbelliut ishte një punë e institucioneve që po e ndëshkonin biznesmenin se nuk kishte paguar taksat.

Por në realitet, shkatërrimi i pishinës dhe hotelit Prestige ishte hakmarrje e kryeministrit Rama për biznesmenin e pabindur. Në 2 Shtator në shenjë paralajmërimi u prish pishina e hotelit, e realizuar sipas një vizatimi të vetë Edi Ramës dhe që pronarët e kishin ruajtur.

Lexo edhe: Hysenbelliu: Edhe në kohën e Hoxhës njerëzit flisnin, sot Rama i ka terrorizuar

Pronari i Neës24 akuzonte direkt kryeministrin Rama se prishja e pishinave në shtator ishte vetëm një paralajmërim. Dhe ashtu ishte. Marrëdhëniet mbetën të ngrira deri kur në Dhjetor të vitit 2022, Rama paralajmëroi shpërthimin e hotelit duke deklaruar: “Të gjithë të barabartë përpara ligjit, nuk do të ketë asnjë tolerim”. Vërtet që nuk pati asnjë tolerim.

Në 4 Dhjetor, hoteli i Irfan Hysenbelliut u hodh në erë me dinamit.

Paralajmërimi për Ervis Martinajn

Historia e Ervis Martinajt ngërthen brenda saj politikë, krim, korrupsion dhe biznes. Për asgjë që lidhet me këtë histori nuk ka asnjë provë zyrtare.
Ervis Martinaj u zhduk në 9 Gusht 2022 dhe familjarët ia kërkojnë kufomën kryeministrit Edi Rama.

Shkak për këtë është një paralajmërim që sipas tyre Rama i ka bërë direkt Ervis Martinajt gjatë një mitingu me socialistët në Tiranë në 18 Prill 2021.

“I them edhe atij drejtorit të basteve të kohës, bashkë me vullnetarët që kanë humbur licencat e basteve. Ne jua dimë targën e makinës. Dhe kur them ne, jo regjimi por patronazhimi.”, dëgjohet të thotë Rama në miting.

Xhaxhai i Ervis Martinajt, në një intervistë pas zhdukjes së nipit të tij, tha se Edi Rama e paralajmëroi zhdukjen dhe siç e deklaroi, ashtu e bëri.

“Po e di unë se në fushatën e prillit të vitit të kaluar, na ka thënë. Ka dalë në miting dhe e deklaroi: “Unë i them atij drejtorit të basteve…” Po deshe e kam këtu videon ta çoj në ëhatsapp, por deshe ta çoj. “Unë i them atij drejtorit të basteve, betohet, unë ia di targën e makinës, edhe në brimë të miut po u fut, ne do të të gjejmë”. Edhe e gjeti. Ashtu siç deklaroi edhe e bani, e gjeti. Dëgjo motër, hasmi nuk ka interes me të zhduk xhenazen dhe kufomën, mua baba nuk më ka lënë hasmëri me askënd. Kurse ky qafiri i kombit, Edvini…” u shpreh Faik Martinaj.

Lexo edhe: Xhaxhai i Ervis Martinajt akuzon live kryeministrin: Ideatori i zhdukjes është Edi Rama (Intervista)

Shumëkush sot mund të fërkojë duart për burgosjen e Fredi Belerit. Izolimi i tij në qeli perceptohet një lloj “karma” për grisjen e flamurit shqiptar apo për akuzat e vrasjes së ushtarëve shqiptarë në kufi. Por në anën tjetër, disa ngjarje po tregojnë se nuk ka rëndësi nëse je me kombësi shqiptare apo greke, maqedonase, boshnjake apo çfarëdo. Receta është e njëjtë për këdo që tenton t’i bëhet pengesë pushtetit dhe Rama nuk i trembet ekspozimit, siç tentoi të manipulojë tek Ekathimerini./Lapsi.al



21 Comments

  1. Ne fakt turp per Ramen, se keta te katert qe ai paska paralajmeruar jane Kandidate per cmimin Nobel dhe jo ata qe pikerisht ju te kazanit perflisni lart e poshte.

    Apo shkrimi ne te vertete eshte nje kompliment me spond per Ramen?

    1. Kishte nje shkrim sot Mero, mbi Ramen dhe Grekun.

      Kuptohet,,te lexosh prrofkat e Meros ka ndonjehere dhe lezetin e vet. Vija e tij e sjelljes eshte e qarte: Udheheqesi kurdohere i pare qe shkaterron armiqte brenda dhe jashte sidomos me deklarimet publike. Kishim shokun Envere por ky Rama ia kalon dhjete fish!

      Dmth “anal-iza” meroiste na thote qe Rama nuk ka kontroll mbi drejtesine por qeverine. Dhe, ne vend te zbatoje kushtetuten dhe ligjet, sic ne raste te ngjashme, jo sepse eshte kushtetuese dhe ligjore, por per ti bere demek qefin Greqise nuk do ta “ushtroje” kompetencen mbi Belerin! Por do presi sa te konsumohen gjithe shkallet e gjykimit!!! Pra kater vjet e ca.

      Ndaj edhe dr. Kukudhi Mero, na jep rastin e Shkodres per ilustrim. Qe njesoj, Himara, qe zgjodhi Belerin, do prese nen kryetarin e Rames, Goro, te cilin e ndershkoi me vote.

      Pra me kete strategji kriminale, Rama shkon edhe nje hap me tej minimit te demokracise, duke pamundesuar ushtrimin real te demokracise dhe mbajtjes peng deri ne zgjedhjet e ardhshme. (Tashi, po ta kishtrle deklaruar Trump kete ne SHBA, sot e kishte dekdis gjykata ke burgu Arizones….)

      Dhe pse? Gjoja per ti bere qefin “grekut” duke ia futur dy here!!! Nje here qe ia futi ne burg Belerin, dhe tani qe u thote nuk ka per me e shkarku po nuk e betu! Tani te shohim a do ta kape filmin apo jo greku. Si zor ta haja sapunin e Rames o Mero.

      Pra operacioni i Rames na u bazoka ne ndryshimin kushtetues sipas te cilit Keshilli i Ministrave mund te shkarkoje organin e zgjedhur per shkelje te renda te Kushtetutes dhe ligjeve. Dhe kuptohet, meqe ai mut “Keshilli” nuk eshte gje tjeter vecse Rama, edhe kjo nje skandal me vete, edhe pse organi i zgjedhur vendor ka shkelur rende kushtetuten dhe ligjet, sic berrasin gajduret ramutiste, Rama nuk do ta shkarkoje qe ti beje qefin grekut. Kete e deklaroi vete pyka dhe prokurori me loqe do e kishte gozhduar kokeloqen.

      1. Përfundimisht Lapsi është bërë me Ramën…
        Po i bën një reklamë që ai duhet ta vlerësojë…
        Epo, e kuptueshme.
        Lapsi do jetë me Shqipërinë jo me Eladhën…

  2. Agjencia e njohur ndërkombëtare e lajmeve, “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të veçantë zhvillimit të Tiranës dhe transformimit të Piramidës.

    Në artikull evidentohet nisma e bashkisë se Tiranës për ta kthyer atë që dikur ishte muzeu i diktatorit Hoxha në qendrën më të madhe teknologjike në Ballkan, ku fëmijët do të mund të mësojnë kodim.Edhe gazetarin grek e beri per vete rama,sa u detyrua te thote jam i lumtur qe te intervistova,kurse lapsi i bie vetem ke brima e dyshes salih metaj per belerin.

  3. Çuditërisht, pak pasi zjarri kishte nisur në Elbasan, në derën e landfillit u shfaq Luciano Boci.cfare kerkon ky kamikazi gei te dera e incerenatorit?kush e thote nje kar ne bythe

  4. Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama

  5. Paralajmerim per Bechetin, per Tahirin, per Koken, largimi i Rucit (edhe ky ne liste non grata), per Beqajn se fundi etj, etj. Nuk ka asnje menyre tjeter qe Rama ti dije paraprakisht te gjitha keto, pervecse nese eshte vete organizator i fshehte

  6. Gjeja me shqetësuese që vërej tek kjo intervistë është se si mund të guxojë një gazetar grek t’a pyesi kryeministrin shqiptar me keto terma: “Pse nuk i kthehen tokat qytetarëve grek që nuk pranojnë të bëjnë marrëveshje me investitorët?”
    ????
    E para ne Himarë nuk ka qytetar grek por qytetar shqiptar që mund të kenë edhe kombësi greke (kjo e fundit mbetet për t’u verifikuar).
    Që në këtë pikë një kryeministër normal do e kishte mbyllur intervistën! Po ky që kemi në është legen. I lejohet edhe gazetarëve grek tashmë.

    E dyta Boll kemi parë e kemi dëgjuar për historinë dhe origjinën e te ashtuquajturave grek të Himarës. Janë 99% Shqiptar legena që kane shitur identitetin për një palë letra, ndonjë pension lëmoshë apo me keq akoma për dy cila lek kanë shitur votën.
    Lapsi boll me këtë propagandën idiote në mbrojtje të një krimineli si Beleri dhe dashurinë e madhe për të drejtat e te ashtuquajtur minoritar. Kjo veçse është bërë e neveritshme, shkel mbi identitetin tonë kombëtare për të cilin kanë kontribuar breza të tërë. Sot ky kontribut nuk mund të nëpërkëmbet si i pavlerë, në emer të politikës së ditës!

  7. Gjoba 110 milion euro që do ti paguajn shqiptarët Françesko Beketit për faj të hajdutit Rama është baraz me 2258 kg ar → 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. thotë:

    Pralajmërimet,ndërhyrjet e papërgjegjëshme dhe daklaratat për marrjen personalisht përsipër të problemeve, komprometojn dhe penalizojn Ramën.Ishin paralajmërimet dhe presionet ndaj Françesko Beketit të Ramës dhe Veliajt që u penalizua Shteti shqiptarë me 110 milion Euro,por fajtorët për shpërdorimet e Lekëve të takspaguesve shqiptarë nuk i padit e dënon askush. Biseda me gazetarët është një taktikë e vjetër e demagogut Rama për të sfumuar problemin,prandaj mbas çdo pisllëku paraqitet tek Blendi Fevziu,duke kalkuluar se pas tre ditësh zgjat çudia.Edhi tek Ylli Rakipi shkoi i paftyri,megjithëse Rakipi e quajti “Edi diarreja”.Rama “tërhiqet nga padia për gazetën ‘BILD” (mbasi i hëngri munë), sepse takoi me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih!Ndërkohë që mbrëmjen e asaj Dite Peter Tiede,gazetari që publikoi përgjimet, tha se nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar lidhur me procesin gjyqësor por ishte informuar nga mediat shqiptare se kreu i qeverisë ishte tërhequr nga procesi.Dhe dosja ‘184’ për Dibrën u harrua.Dhjetra persona që vodhën njëqind herë më shumë se Fredi Beleri nuk u dënuan .Pjerin Ndreu që goditi në Parlament Gent Strazimirin dhe vodhi votat duke i bërë presion Mësuesve, jo që nuk u dënua por u bë Kryetarë Bashkie,sepse drejtësia është me dy standarte dhe e kapur nga Rama.Edhe ndaj Kryeministrit Ramush Haradinaj që e akuzoi Ramën për një të vërtetë,ndarjen e Kosovës, “tërhoqi” padinë(mbasi i hëngri munë) për të marrë barazimin.Propaganda me gazetarë vazhdon, poshtron gazetarët shqiptarë,por përulet deri në pështirësi të huajve.Ka në Europë të tillë Kryeministër që merret me gazetarët?

  8. Me të gjitha furçet që i bëri portretit të Ramës gazetari grek, me stilin grek të Kalit të Trojës, duke e lavdëruar e ngritur në qiell si një lider global, ai ja përplasi atij të gjithë të vërtetën e prapaskenës politike të ngjarjes Beleri, duke e ilustruar edhe me bëmat e tjera skandaloze korruptive.
    Për cilindo shqiptar që di të dallojë intrigat politike të Ramës , nga gënjeshtrat ordinere që ai i shet në çdo paraqitje publike, si “sinqeritet”, është e kjartë se në burgosjen e Belerit ka dorë drejtë përdrejtë ai, dora vetë.
    Nuk e shqetëson Ramën paraqitja estetike fizike e Belerit, nëse është i shëmtuar apo që “tremb fëmijtë me fytyrën e tij” , siç ka deklaruar, pasi të tillë si Beleri ai ka disa deputetë në Kuvend e kryetarë bashkishë socialistë.
    Ai gjeti mënyrën që në zonën e Himarës me vlera të mëdha turistike, të vërë si kryebashkiak një njeri të tijin dhe e dyta e më kryesorja për të, ta shfrytëzojë Belerin për të nxirrë Berishën që e zgjodhi ate kandidat të koalicionit opozitar me aleatë si Meta, kreun e partisë së minoritarëve grekë Dule e “demokristianin” karagjoz Ndoka.
    Dihet se Berisha e Meta, armën e tyre më të fortë kanë “patriotizmin” e nëse ata për hir të disa votave të partisë së Dules, ishin të gatshëm të zgjidhnin si kandidat për Himarën një shqiptaro-grek propogandues rë Vorio-Epirit, kjo do të bënte një efekt të madh negativ tek shqiptarët në tërësi.
    Nuk e ka bërë këtë Rama për të bërë karshillëk me Greqinë.
    Veç arsyeve që shkruajta më sipër, Rama e ndjen se me politikën e tij korruptive, e ndjen se e ka vështirësuar shumë proçesin e integrimit në BE, e përplasjen formale me Greqinë për njëfarë Beleri, kërkon ta shfrytëzoje si argument që integrimin europian të Shqipërisë po e pengon Greqia.
    Rama nuk ja ka fare idenë problemeve të qeverisjes demokratike, ama pët intriga politike është virtuoz i paparë.

      1. Jo more malok !
        Unë ta “shaj” Ramën tradhëtar ?
        Ruajna o Zot !
        Pas Skënderbeut e Ismail Qemalit, dymetroshi inë, është burri më i shquar patriot shqiptar.
        E ha unë ate që të më nxjerrë sytë pëllumbesha Elizë me kthetrat e saj ?
        Mandej do të kisha punë edhe me qejflliun e maleve, malokun, pasi Ramës nuk i mjaftuan malet e larta natyrale që ka Shqipëria, por po ndërton kulla, male të larta betoni në kryeqytet e qytete të tjera të Shqipërisë.
        Ndryshe nga Enveri që kërkonte ti bënte malet po aq “pjellore” si fushat, dymetroshi tënd o malok po na i kthen fushat në male betoni.
        Gojët e liga thonë se ai i do malet e betonit në qytete, për të mbjellë kanabisin mjekësor të legalizuar, pasi ekspertët thonë se kanabisi me cilësinë më të mirë rritet në lartësira.
        E kush tjetër veç bosëve të drogës mund të blejnë hapsira në kullat e Ramës, ku një metër katror sipërfaqe kushton 3 mijë euro ?

  9. Jargeeee e di vet ti , te gjalle e te vdeke ,, qunat boshnjak , qunat malok ene qunat qeqen fare e fisni ti shkerdhefshin. Kalofsh overdoz , spiropalin sida ne gurrmaz te pidhit . Hahahahahaha ok plakooo !!!!!!! Safeti motren , ahmutaj rracqimi qe u harrua grun ene shukriu gocen mu ne Lule te verres ok shpirti , puc puc o mi halesh bastard ……..!

    1. Këtë “komentin” e ndyrë që ke postuar këtu, a ju a ke treguar prindërve e motrave tënde e familjarëve të tjerë ta lexojnë e të “kënaqen” me aftësitë e tua ?
      Po pse more djalë duhet medoemos të shkruash me këtë gjuhë të ndyrë për të dhënë mendimin tënd ?

      1. Po lere te shkretin se s’eshte mire nga trute e kokes. Nuk e sheh? Ca merresh me ate. Se gjynaf.

        Po nuk eshte shtet ky o vlla jo! I le njerezit me probleme mendore rrugeve, me celular ne dore, duke pi raki qe ne 10 te mengjesit!

        Ah Edvin El Gordo de Surreli

  10. Mbyllni dritaret, se vjen si lakuriqi vuhanit, ariqen arixhi hajmutaj aj aj…
    Me dildo erjon alqis baltas sterpiçkas.

  11. Edhe ketij me lart mos iu pergjigj se nuk ndjehet mire nga fiqiri!

    Gjithe kjo vape. Gjithe ky diell. Rrini ne hije!

    😅😅😅

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *