• |
ide | kryesore

Hysenbelliu: Edhe në kohën e Hoxhës njerëzit flisnin, sot Rama i ka terrorizuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka folur për herë të parë Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, për shembjen e Prestige Resort. Ai u shpreh se kjo është një hakmarrje jo vetëm mediatike por edhe personale ndaj tij e kryeministrit Edi Rama.

Hysenbelliu deklaroi se duke e parë që grupi mediatik denoncon çdo ditë korrupsionin, PPP-të, infrastrukturën kryeministri Rama mori këtë vendim me zëvendës kryeministren Balluku, ndërsa shtoi se ka informacione që janë afër njëri tjetrit për të organizuar këtë aksion.

“Më vjen keq për Dallëndyshe Bicin që më njeh shumë mirë dhe kemi folur shpesh në telefon. Kryeministri vetë vinte dhe jepte mendime duke zgjedhur arkitektin e projektit. Duke ditur që në këto godina bashkia e Kavajës merrte taksë, tatimet merrnin, punëtoret i kemi pasur të gjithë me sigurime dhe paguheshin 100%. Pse nuk i bëri këto veprime në shtator kryeministri, ai vajti dhe i çoi njerëzit barbarisht në mes të pushuesve dhe dha një sinjal.

Duke e parë që grupi mediatik denoncon çdo ditë korrupsionin, PPP-të, infrastrukturën, energjinë dhe ky veprim është i akorduar me zonjën Balluku dhe Ramën. Kemi informacione që janë afër njëri tjetrit për të organizuar këtë aksion. Për Ballukun dua të them një gjë, që ishte aq e zjarrtë, të gjitha institucionet që ka ajo, e keni parë se çfarë ndodh. Rama e hedh firmën i fundit. Ai ka kapur çdo lloj drejtësie, gjyqtarët janë të terrorizuar.

Më vjen shumë keq për këtë veprim që e shohin shqiptarët, nuk më ka ndodhur të më shkruajnë kaq shumë që janë në krahun tim. Kjo nuk është mirë për investitorët e huaj. Nuk është debati i parë, Rama ka bërë një luftë të paparë me mua kur ka ardhur në pushtet. Vinte te universiteti “Luarasi” dhe çonte gjithë policinë. Pse e ndryshon kursin Edi Rama, sepse kërkon vijën editoriale. Kisha besim te ai në fillim, por kur ky jep PPP-të me një copë letre për 2 sekonda, mendoj që familja ime është e prekur kur e sheh dhe unë i kam dhënë kurajo.

Edhe në kohën e Enver Hoxhës njerëzit flisnin, sot ai i ka terrorizuar. Sot ka investitorët që kanë frikë të marrin në telefon se janë të terrorizuar. Më vjen keq që ai e përçan opozitën .I thash kreut të opozitës dhe tha që i hodhi pallatin në erë dhe i çova një SMS, me tritol e nise dhe tritolin më vure dhe mua. Doja që të kishte një opozitë të fortë”, tha Hysenbelliu.



14 Comments

  1. Heuuuu… Dhe ti je ai trimi qe flet.
    Kurse ne naaaaa nga 7.
    Ik o pall. Leri pallavrat.
    Pse nuk e hedh ne gjyq?
    Aaa po e ka mare drejtesin rama.
    Hidhe ne strasburg. Eeee jo se kushton.
    E po ha mut.

    1. u thoni traperve gazetare te perdorin “në” dhe jo “drejt”

      nuk thuhet me “erdhe ne shtepi” tani sipas gazetarve idiote thuhet “erdhe drejt shtepise”

      erdhi topi drejt zones thone ne vend qe te thone erdhi ne zone

  2. Si eshte puna qe je bere monopol i birres ne shqiperi dhe autoriteti i konkurences nuk te ve asnje gjobe sepse Rama te favorizoi!, Si ehte puna qe ke televizione e gazeta pa hesap dhe Rama te dha dore te lire, Si eshte puna o Kapterr qe vodhe token e Shqipetareve dhe Rama te favorizoi..Hajdut ti edhe Rama..nje mut jeni te dy

    1. Të gjitha juve që i dhatë dorën për tu bërë ky që është jua ben sh mire .
      Vetë jua dha lejet vetë jua shembi
      Së i keni dale nga fjala që i keni dhënë.
      Po Ramës do i vije Zoti hakut për këtë popull fukara ,që po e shtyp me këmbë sikur të jetë një buburrec

  3. Sa shume po preokupohet Hysenbelliu per te drejten tone te fjales..Prandaj ka bere monopol shtypin e televizionin qe te flasin te gjithe…tek ai!

  4. Ky kujtojn se jemi nja 100 milion ne dhe nuk njohim se kush eshte kush.
    Palaco ti prej politikes bere pasuri. Se te ishte per ty, tani do ishe te pensioni i oficerave.

  5. Shkëlzen Berisha ka hapur televizion në një “regjim tjetër”, ne atë të Edi Ramës, i cili së pari i shkon vetë i pari si mysafir në televizion, nuk i pyet kurrë ku u gjetën milionat që investohen aty, nuk merret kurrë me të shkuarën korruptive të drejtorëve formalë, nuk kontrollon borderotë e dyfishta të gazetarëve që shesin moral publik, nuk rreh njeri, nuk djeg redaksi, dhe mbi të gjitha, nuk ndjehet i frustruar pse ata ekzistojnë ashtu si janë.

    1. 18:28
      Nuk na bëhet Zemra mal
      Po kur hanin e pinin bashkë keta
      E merrnin leje e jepnin leje
      S’mendonin fare për fukarenjte.
      Vazhdonin ndanin shqiperine copa.copa..
      Jam dakort me dikë me lart që thote do ti marrë paret si luli,si ramizi,nexhmija,fatos.nano ,fullani dwlijorgji
      Nga dalin këto pare nga taksat e fukarenjve.
      Qeveritë gjithmone bashkohen me të pasurit për të shtypur të varfërit
      Ka thënë Balzaku.

  6. Memecit I erdhi goja

    Djali yt or Irfun sikur ka lindur ne Qattarr me flori.
    Mos ca bythe Irman se qyl I kishe.

  7. Ne kohe te Enverit po te flisje te priste Spaci e Burreli o kapterr, por tani qe te ra bytha ne uje del e ben te persekutuarin. Ty mjafton te te bejne nje audit te thjeshte del me i zi se qymyri prandaj mos na mallengje shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *