• |
ide | kryesore

Përplasje e fortë Tiranë – Athinë për Fredi Belerin

Arkiva, Kryesore, Lajme
fredi



Nuk vonoi reagimi i qeverisë greke pas intervistës së kryeministrit Edi Rama në televizionin publik ERT për burgimin e Fredi Belerit, marrëdhëniet greko-shqiptare dhe minoritetin grek në Shqipëri. Ministri i Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis, në një deklaratë për gazetarët grekë pas pjesëmarrjes së tij në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Toledo ka theksuar se është diskutuar edhe çështja e kryetarit të Bashkisë së Himarës.

“Çështja e mbajtjes së përkohshme në mënyrë të padrejtë të Fredi Belerit, dhe që pengon betimin e tij si kryetar i Bashkisë së Himarës, tashmë është ngritur nga Ministria e Jashtme, nga unë, në të gjitha forumet e mundshme. Të gjithë ministrat e vendeve anëtare të BE-së, përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Stoltenberg, janë informuar personalisht. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian gjithashtu janë informuar në mënyrë të plotë” – ka thënë kreu i diplomacisë greke.

Sipas Athinës zyrtare çështja e betimit të Belerit nuk është një çështje e drejtësisë, por e vullnetit politik.

“Për çështjen e zotit Beleris, dua të theksoj se, pavarësisht nga çështja e vendimeve gjyqësore, pavarësisë së drejtësisë shqiptare, këtu shtrohet çështja e paraburgimit që e pengon atë të marrë detyrën. Kjo është një shkelje e qartë e prezumimit të pafajësisë, e shtetit të së Drejtës, e të drejtave politike të tij dhe të qytetarëve të Himarës që e zgjodhën atë.

Dhe dua të theksoj se kjo çështje, veçanërisht betimi dhe marrja e detyrës nga zoti Beleris, nuk ka të bëjë me funksionin gjyqësor në Shqipëri, por është thjesht një çështje vullneti politik, nga ana e qeverisë shqiptare” – tha ministri i jashtëm grek. Ai tha se Athina nuk do të ndalë përpjekjet e saj për këtë çështje.

“Greqia do të vazhdojë të shfrytëzojë çdo mundësi, në mënyrë që të mundësohet betimi i z. Beleri si kryetar bashkie dhe të shprehet në mënyrën më të mirë vullneti i banorëve të Himarës, ashtu siç erdhi përmes zgjedhjeve të saj bashkiake të 14 majit” – përfundoi ministri i Jashtëm grek.

Pak orë më pas erdhi përgjigjja e Tiranës zyrtare nëpërmjet ministres së jashtme Olta Xhaçka në Twitter. Ajo këmbëngul se nuk bëhet fjalë për një çështje të vullnetit politik, por të drejtësisë.

“Nuk ka mundësi që miqtë dhe fqinjët tanë grekë të jenë të vetmit që kanë të drejtë, kur këmbëngulin në një kërkesë të rrëzuar nga gjykatat shqiptare dhe të qartë për miqtë e partnerët e tjerë, të cilët thonë se kjo është një çështje e drejtësisë shqiptare!

Organet e reja të drejtësisë shqiptare kanë folur qartë me vendimet e tyre dhe qeveria shqiptare ka folur qartë po ashtu: Çështja e betimit të kryebashkiakut të ndaluar nga drejtësia është një çështje e drejtësisë. Jo e qeverisë shqiptare. As e qeverisë greke.

Homologut tim grek për të cilin kam shumë respekt, i kam thënë se për këtë çështje nuk duhet të niset nga ligji grek por nga ligji shqiptar. Dhe sipas ligjit shqiptar, s’ka vullnet politik që e nxjerr zotin Beleri nga burgu apo që fut noter në burg që ai të bëj betimin si kryebashkiak. Me keqardhje po kjo është kështu dhe vetëm kështu” – shkruan Xhaçka.

Për çështjen Beleri është angazhuar vetë kryeministri Rama që në një sërë intervistash për media të njohura greke po përpiqet të bindë Athinën. Nga ana tjetër nuk duket se janë të bindur. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Strategjia e Ramës/ Të qetësojë Athinën, pa liruar Belerin



43 Comments

    1. O budalla rama duhet te jet ne burg. I kan perfundu ministrat ne burg dhe vazhdon te mbaje pushtet me sholarje truri.

    2. VAZHDOJM TE KEMI ZHVILLVILLIME INTERESI KETU E NJI SHEKULL POR TASHME SIPAS EFEKTIT EL NINJO .NE CDO KUPTIM PRITSHMERIT DO JEN ME PERFUNDIM PERMBYSJE INTERESI thotë:

      NJERZIT ZGJOLLEN PADREJTESIN E BEN SISTEM JETE DHE ARRITEM TEK RENDIMENTI SAJ PO SHIJOJN FRYTET DHE VIRTYTIN E PADREJTESIS.NE CDO CEP TE GLOBIT .POR SHUM SHPEJT PO KETO NJEREZ ASGJE SDO MUND TI NDALOJN TE ZGJELLIN DHE ANGAZHOHEN TE TE KUNDERTEN E SAJE NE TE VERTETEN SI FORM FUNKSIONI QARTEWSIJE GJALLERIJE SIGURIJE ZGJILLJE SHPRESE EKZISTENCE .URIME SIPAS ZGJELLJES QE BENI

    1. Bela, moj bela e madhe
      Shkon nje burre hale me hale
      Thone con pordhe te madhe….

      (Mbama pak patronazhist!..)

      1. Po me ne patronazhistët çfarë ke.
        Ne këtë punë kemi.
        Të paktën deri në vitin 2029.
        Mirëpo, siç e keni zënë ju byrekgjiz hëngërsit, ne patronazhistët do të jetojmë të lumtur për gjithë jetën.

  1. Si bejne edhe keta greket. Per burgosjen padrejte te nje qytetari shqiptar me kombesi greke

    ngrene zerin deri ne Parlamentin Europian dhe Nato kurse per burgosjen e padrejte te 38 000

    qytetareve shqiptar me kombesi shqiptare per pamundesi te pageses se faturave te energjise nuk

    ngritem zerin as deri tek Lana. Le te marrin shembull nga ne qe durojme cdo padrejtesi e

    shkelje te drejtash me durim derisa te na marrin edhe shpirtin pa na u ndigjue zeri .

  2. Akoma lapsi me keto lajme, edhe juve mendje shkurter, qe se kuptoni qe me shume lajme jep lapsi se greku vete, asgje sbene greku dote, edhe as qe se qi njeri grekun ne be, keshtu mos e ruani shume, per te hyre ne ne be, vendos, Franc-Gjermani edhe SHBA te tjerat jane si banania ne doren e majmunit

  3. RILINDJA E KOMUNISTËVE BESIMTARË

    Do të jetosh në demokraci,
    e të vërtetën do të kërkosh,
    do që të jesh një njeri i lirë,
    dhe si në parajsë të jetosh.

    Dikur parajsën ta premtonte,
    ai shoku Enver dora vetë,
    që Shqipërinë do lulëzonte,
    por ngriti një burg të vërtetë.

    Tarasi hoqi fenë dhe Zotin,
    dhe u bë vetë si Perëndi,
    a thua sikur zbriti Krishti,
    në të mjerën Shqipëri.

    Diktatori ngriti industrinë e rëndë,
    se duheshin armë dhe barut,
    populli punonte ditë e natë,
    e për të ngrënë mender një mut.

    Duhet të hanin me lugë floriri,
    por rrinin në radhë që pa gdhirë,
    për një shishe qumësht apo kos,
    në mes të dimrit si të mpirë.

    Por komunizmi kishte akoma,
    kryevepra për të ndërtuar,
    tunele anti-bërthamore,
    dhe bunkerë për tu strehuar.

    Nga armiku dashakeq i jashtëm,
    duhet të ishin gati kurdoherë,
    Tarasi i mbrojtur nëpër tunele,
    që askush mos ta hidhte në erë.

    I besuan veprës së shokut Enver,
    e për atë gjithë populli bënte be,
    në një dorë armën e tjetrën kazmën,
    por në fakt armiku ishim ne.

    Diktatori ishte një sharlatan,
    që nga e vërteta kishte frikë,
    rrethoi vendin me tela me gjemba,
    që askush jashtë mos të ikë.

    Propaganda shpëlante trurin,
    sikur komunizmi ishte parajsë,
    por në vend që të kishte bollëk,
    kishte tollon dhe racion në trajsë.

    Mos guxoje të thoshe të vërtetën,
    që mungonte kjo apo ajo gjë,
    se propaganda thoshte ndryshe,
    dhe agjitacioni keq fare ta vë.

    Ashtu i izoluar e i pashpresë,
    u kalb sistemi e ra pas 45 vjet,
    vdiq diktatori shoku Enver,
    diktatura nuk kishte më shtet.

    Tashmë rruga e vetme,
    ngelej vetëm demokracia,
    për atë u ngritën studentët,
    si Europa të bëhej Shqipëria.

    30 vite në pluralizëm politik,
    me reformat ngelëm në klasë,
    nga diktatura në demokraci,
    prodhuam vetëm shokë Tarasë.

    Këta sharlatanë politikanë,
    djersën e popullit hanë,
    pasurohen në pangopësi,
    dhe zbrazën tërë vatanë.

    Nuk ndërtuan dot një shtet,
    që na jep mirëqënie e drejtësi,
    ai vetëm na vjedh e na gënjen,
    nga Shqipëria ik, më mos rri.

    Që kur u ndërrua sistemi,
    të gjithë u sollën si barbarë,
    plaçkitën gjithshka gjetën,
    e ngelën të pastër e të larë.

    Edhe populli jeton me këtë ide,
    mrekullitë s’i bëka Perëndia,
    ç’e do djersën e meritokracinë,
    kur çdo gjë dhuratë ta bën partia.

    Pabarazia është institucion,
    i gjithë pranuar nga kushdo,
    po s’të pëlqeu shko pirdhu ik,
    ose bindu e pabarazinë prano.

    Në Shqipëri mund të bëhesh dikushi,
    duke gënjyer e ia futur pordhës kot,
    duke iu lëpirë partisë dhe pushtetit,
    pastaj bën si i ndershëm,thua ka Zot.

    Në komunizëm s’ishim të lirë,
    dhe populli ishte në Shqipëri,
    në demokraci ikën mijëra jashtë,
    ç’vlerë ka tani liria në varfëri?

    Duan që truri të emigrojë jashtë,
    të bëjnë ç’të duan sikur janë Zot,
    të mbretërojnë ca politikanë,
    me një popull trushpëlarë si idiot.

    Prisnim pas komunizmit të egër,
    të lindte shpresa dhe demokracia,
    por rilindën komunistat ”besimtarë”,
    që tërë kohës i beson popull mavria!

    1. janë të përçarë prej Sali Berishës. E kuptoj që nuk kanë bythë ti thonë ik Sali Berishës, po të paktën të mos i gënjejnë opozitarët e thjesht duke u thëne se i ka përçarë Edi Rama, pasi kështu do shtyjnë dekada në opozitë dhe nuk do ta zgjidhin problemin derisa të vdes Sali Berisha dhe ty dal atyre frika të thonë më në fund që nuk i ka përçarë Edi Rama, por ai që mbuloi balta.E ke fjalen per salihun qe i dha detin qyl

  4. Per Komentuesin e 22:46: Sa loqe dhe i semure mendor duhet te jesh qe, pas cdo shkrimi, ne fund, do kopjosh shkrimet e Mero Bazes dhe di i besh paste ketu?? Cfare lidhje ka ai shkrim me sa trajtohet ketu? Psiqike jeni, meritoni cdo sufllaqe, o te mjere …

  5. FATOS NANO DHE HISTORIA QË I VJEN NGA PAS

    Rama po lutej për shokun Fatos,
    i dha medalje mirënjohje publike sot,
    sikur demek ka qenë liberal i madh,
    kontributin e tij ai s’e harron dot.

    Si mund të harrohen KPD-të e famshme,
    apo lëvizja për katarsis që bënte ai,
    që i shiste si lëvizje pastrimi të këqijash,
    e që do sillnin drejtësi e demokraci.

    Në fakt ato s’ishin asgjë tjetër,
    veçse teatër politik diskretitues,
    sharje e kacafytje për pushtet,
    debate e akuza nga ca mashtrues.

    Asnjë nga ata nuk u dënua,
    nuk doli asnjë para drejtësisë,
    vodhën sa deshën, dolën të larë,
    komunistat ia hodhën demokracisë!

    Fatosi i bëri peshqesh Shqipërisë,
    Ramën dhe Sorosin në ofertë,
    pastaj e akuzoi si hajdut ikonash,
    e sot Edvini është bërë si mbret.

    Normalisht Rama ka mirënjohje,
    që Tosi ministër kulture e emëroi,
    që e kandidoi për kryebashkiak,
    këto mirësi Rama nuk i harroi.

    Por ç’bëri Fatos Nano për popullin,
    çfarë reformash solli në të vërtet,
    përveç fjalive të gjata pa mbarim,
    e korrupsionit që bëri sa deshi vet?!

    Për popullin bëri një kryereformë,
    në ndërmarrjen e naftës Albpetrol,
    kush ishin në punë burrë e grua,
    njëri do pushohej nga puna ne zor.

    Kishin punuar që në kohën e Enverit,
    këta familjarë specialistë naftëtarë,
    po Tosi do mbante në punë veç një,
    se për shtetin e korruptuar qe barrë!

    Kështu disa burra dolën nga puna,
    e kërkuan punë jashtë në emigrim,
    të tjerë nxorrën gratë i bënë shtëpiake,
    se të emigronin s’kishin aq guxim.

    Ndonjë tjetër u divorcua nga gruaja,
    që të rrinin në punë si në fillim.
    të ndash familjet e t’u heqësh bukën,
    ajo s’quhet reformë, por thjesht krim.

    Ky qe Nano dhe kontributi i tij madhor,
    në ndërimin e një shteti demokratik,
    ku bandat ligjëronin kudo rrugëve,
    shteti ishte i korruptuar dhe nepotik.

    Dritat shpeshherë ishin me orar,
    rrjeti binte se ishte i amortizuar,
    gjeneratorët buçisnin kudo,
    ishin kohëra thjesht për t’u harruar!

    Ç’t’ju them më shumë për Fatosin,
    që thoshte se nga pas i vinte historia,
    që ka doktoratura ”Honoris causa”,
    si kumarxhi pijanec e mban mend Shqipëria!

    1. Molla e dijes, shum i saktë përshkrimi realist i Nano kumarxhiut pijanec që i solli kaq të këqija ketij vëndi, ku ndër më të mëdhatë është sjellja me porosi e narkomanit sorrosian satanik Rama në pushtet… Iktë e mos u duktë më!

    1. Pushoni se po zihen arixhinjte.
      Beji nje gojore grekut dhe rregullohemi. Keshtu punohet, nga poshte me shtytje nga lart.

  6. Ministrja Xhaçka nuk duhet të flasë e të bëjë deklarata në emër të qeverisë se me Himarën ka konflikt interesi, për shkak të burrit “investitor strategjik” në Himarë ….

  7. Spo e kuptoj ku fle lepuri per keta. Per cfar te betohet nje qe eshte kap me presh ne dor dhe pritet te denohet?

  8. Kujtese per patronazhistin e ores 13.29

    Lumturite si te tuat jane e shumta mandatore,100% te genjeshterta,100 te pamerituara e si te tilla villen 100%

  9. “Mos u merrni me vuajtjet e mia”/ Ish-ministri rrëfen si Nano refuzoi arrestimin e Berishës: Më ’98 kërkonin ‘kokën’ e tij.me revolucionin e protestave qe salihu do filloje do lirohet dhe beleris fredis

  10. “Mos u merrni me vuajtjet e mia”/ Ish-ministri rrëfen si Nano refuzoi arrestimin e Berishës: Më ’98 kërkonin ‘kokën’ e tij,ky eshte viti i braktisjes se madhe nga Trusti i geshtenave si klani mafioz i Salih karaxhic berisha.

  11. Mos të harrojmë që Nano erdhi në pushtet me premtimin që do ju kthente shqiptarëve lekët që piramidat ju kishin vjedhur shqiptarëve, por në fakt ktheu një mut, ajo ishte një gënjeshtër për të marrë votat për të ardhur në pushtet. E kështu Nano instaloi shtetin e pazallëqeve, matrapazllëqeve dhe bandave. Dikur Nano thoshte se Shqipëria do futej në BE më 2015. Gënjeshtër. Jemi në 2023 dhe akoma s’jemi integruar në BE.

  12. kryeministri Sali Berisha ka dërguar vajzën e tij në Gjermani, teksa djalit Shkëlzenit i ka kërkuar strehim në një nga vendet offshore. Madje gazetari i njohur Çupi ka treguar se si do të dorëzohen vilat, tokat e dyshes Meta-Berisha në bregdet, pasuria në portin e Durrësit, Lalëz, Kepi i Rodonit, Tale dhe Shëngjin.

  13. Mjerë Amerika, Britania e Madhe dhe gjithë Perëndimi, tani që Gaz Bardhi dhe çeta e tij pa parti u futun në bunkerin e Berishës në luftën “epike” kundër tyre!Larva komuniste salih ka leshuar larvat e vogla neper media qe i paguan vete me milionat e 64 katshit ne qender

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *