• |
ide | kryesore

Emigrantët shqiptarë kthehen në Greqi pas Pashkëve, shtohet fluksi në dalje të Kapshticës

Lajme, Të fundit



Fluksi i automjeteve është shtuar gjatë ditëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Sipas autoriteteve doganore gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë drejt Greqisë 8558 shtetas, ndërsa një numër më i vogël ka hyrë në vendin tonë, 2271 shtetas.

Të gjithë ata që hynë në vendin tonë për të festuar Pashkën duke shfrytëzuar ditët e pushimeve në vendlindje tashmë po kthehen në vendin ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh. Vetëm në 48 orët e fundit nga kjo pikë ka dalë një numër i lartë qytetarësh, rreth 14 mijë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *