• |
ide | kryesore

Ana e panjohur/ SPAK po vazhdon të gërmojë në bashkinë e Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit
veliaj bashki



Tre drejtorët e arrestuar të Bashkisë së Tiranës me sa duket nuk i kanë mbyllur llogaritë e SPAK me këtë institucion. Hetimet në kalënë e Lali Erit vazhdojnë dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme të ketë zhvillime të reja. Midis njerëzve të rëndësishëm të këtij institucioni, përpos të arrestuarve janë edhe tre persona të tjerë të cilëve prokuroria u ka marrë pasaportat në mënyrë që mos lëvizin jashtë vendit.

Pra, përveçse Mariglen Qatos, Taulant Tushës edhe Redi Mollës, të tre tashmë në burg, si për dosjen e skandalit 5D po ashtu edhe për atë të inceneratorëve, rrethi pritet të zgjerohet. Emrat e rinj mësohet se kanë të bëjnë me një kontratë të lidhur për depozitimin e dherave tek landfilli i Tiranës.

LEXO ME TEJ:

Armand Shkullaku: Rama-Veliaj, këta shenjtorë që po tradhëtohen nga dishepujt e tyre

Madje ka zëra që thonë se në shënjestër është edhe vetë Erion Veliaj. Burime nga SPAK bëjnë me dije se ai figuron në bisedat dhe dokumentat që janë sekuestruar nga kontrolli i të hetuarve. Të hënën në emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetarja e kronikës Klodiana Lala, foli për disa indicie se Veliaj së bashku me Mariglen Qaton, Taulant Tushën edhe Redi Mollën i shpenzonin paratë së bashku me udhëtime.

“SPAK duhet të na sqarojë se ku kanë shkuar paratë e marra nga tenderat e kompanisë “5D”. A kanë udhëtuar drejtorët Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha me Erion Veliajn dhe persona të tjerë jashtë vendit, pushime të shtrenjta? Nuk bëhet fjalë vetëm për udhëtime pune, por udhëtime që janë lehtësisht të aksesueshme në sistemin TIMS, janë lehtësisht të aksesueshme në shpenzimet që kanë bërë në vende të ndryshme. P.sh. rezulton një udhëtim në Finlandë se çfarë shpenzimesh kanë bërë atje, cilat janë transfertat, cilat janë kontaktet”-tha Lala.

Deklaratat/ Si e “vodhi” Veliaj mbështetjen e Ramës 

Vetë Veliaj gjatë një intervistë në Top Channel mbrëmjen e së hënës, ndonëse përkundër asaj që thuhet, e mohoi se është thirrur nga SPAK, por deklaroi se është i gatshëm të shkojë nëse e thërasin për ta marrë në pyetje.

“Kurdo që më thërrasin, jam i gatshëm. Askush nuk më pyeti. SPAK është organizatë shtetërore, patjetër do shkoj. Nuk më kanë thërritur, nëse më thërrasin patjetër që do shkoja se është i shtetit tim’-tha Veliaj në Top Story.

Me 28 mars, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se kishte lëshuar urdhër-arreste për një sërë drejtorët të lartë të Bashkisë së Tiranës, përfshirë Redi Mollën, ish-drejtor i Operatorit të Ujësjellësit Tiranë UKT dhe Mariglen Qaton, ish-drejtor i Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit (IMT). Të dy akuzohen për korrupsion dhe mosdeklarim të interesave private si funksionarë publikë, pasi u denoncuan vitin e shkuar nga ish deputeti i opozitës, Belind Këlliçi.

Andi Bushati:Drejtorët e Veliajt, këta hajdutë përtacë

Sipas akuzave, Molla dhe Qato ishin pronarë de facto të një kompanie private pjesëmarrëse në tenderët e lëshuar nga një numër institucionesh publike, përfshirë vetë UKT-në dhe Bashkinë e Tiranës.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. Ky horr duhet te perfundoje ne burg!
    Ky vete eshte ndotja me e madhe qe i ka ndodhur Tiranes ndonjehere!
    Ne cdo “pune” te ketij qeni ka vjedhje monstruoze! Ky Uriah Hipp qe kontrollon edhe imtesirat dhe nuk i shpeton as qindarka, kerkon te beje viktima kamikaze nga patronazhistet!
    Keta monstra kane kthyer kohen e qoftelargut!!!

  2. Me pelqyen gazetaret e MCN Tv qe deklaronin mbreme se ky Vemja kishte dale “te televizioni i Inceneratoreve”, duke iu referuar Top Channel-it, ku Vemja po jepte interviste te Grida Duma……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *