• |
ide | kryesore

Si e mbrojti Rama me Veliajn djegien e miliona eurove tek inceneratori i Tiranës

Arkiva, Kryesore, Lajme
Dumani Veliaj



Me sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës, prokurorët e SPAK nuk ndalin djegien e plehrave, sepse kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, por kanë ndalur “djegien” e parave që paguheshin për gjoja djegien e plehrave. Shumat e parave të paguara deri tani nga buxheti i shtetit janë marramendëse.

Qytetarët e Tiranës paguajnë 29 euro për një ton të groposjes së plehrave. Pagesa është e lartë sepse llogarit kostot sikur plehrat digjen dhe sikur në Sharrë prodhohet energji, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë.

Që nga fillimi, pagesat progresive për të tre inceneratorët, Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, kapin vlerën totale 11 miliardë lekë ose (103 mln euro) deri në fund të qershorit 2023, sipas të dhënave zyrtare nga Thesari i Ministrisë së Financave që janë raportuar nga “Open Data Albania”.

Financimi progresiv për inceneratorin e Tiranës ka arritur deri në fund të qershorit te këtij viti 5,6 miliardë lekë, ose “52.6 mln euro”.

Disa muaj më parë, kur gazetarët e pyetën se përse nuk e sekuestronte inceneratorin, për të ndalur paratë që paguheshin, kreu i SPAK, Altin Dumani u përgjigj se nuk ishin identifikuar ende pronarët realë të inceneratorit. Një ndërhyrje e prokurorisë mund të kishte kosto në arbitrazh, sqaroi ai.

Por dosja për Arben Ahmetajn i ka dhënë përgjigje shumë enigmave mbi inceneratorin e Tiranës. Që në fillim, pas kësaj afere kanë qenë të njëjtët njerëz, Lefter Koka, Arben Ahmetaj, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri etj. Gjatë procedurave shtohet edhe Erjon Veliaj që e nxit projektin edhe duke firmosur vetë një dokument kontrovers.

Lexo edhe: Kulisat/ Si filloi përplasja Veliaj- Ahmetaj për Inceneratorin

Lexo edhe: Dosja e SPAK/ Si u fut Erion Veliaj në skemën e inceneratorëve

Gjetjet e prokurorëve për inceneratorin e Tiranës

Dosja e arrestimit të Arben Ahmetajt ka një kapitull të veçantë që trajton shkeljet e koncensionit për inceneratorin e Tiranës. Aty saktësohet se si devijoi kërkesa fillestare e Veliajt për ngritjen e një landfilli tek vendimi i përbashkët me Lefter Kokën për të ndërtuar një incenerator. Hetimet zbulojnë se si pas procedurave për ngritjen e inceneratorit të Tiranës ishte gjithnjë Klodian Zoto që mbante marrëdhënie të ngushta me Klodian Mërtirin dhe Arben Ahmetajn.

Dosja zbulon se Klodian Zoto ishte në komunikim fillimisht me vartësit e Lefter Kokës dhe më pas me vartësit e Erjon Veliajt për vendimet e Këshillit Bashkiak të Tiranës në lidhje me inceneratorin. Në dosje thuhet se drejtori i bashkisë, Taulant Tusha, bashkëpuntor i ngushtë i Veliajt komunikoi direkt me Klodian Zoton për procedurat e inceneratorit. “Më datë 17:5:2018 në orën 16:30 shtetësja Jonida Halili i ka përcjellë email shtetasit Taulant Tusha me titull “landfill” dhe ky email i është përcjellë nga Taulant Tusha shtetasit Klodian Zoto më datë 21:05:2018 ora 10.12. Bashkalidhur është një dokument tabelor me emërtimin “Plani i financimit të landfillit të Sharrës”.

SPAK trajton edhe firmën e Veliajt në dokumentin e Marsit të vitit 2017, me të cilën Kryetari i Bashkisë jep miratimin për të paguar 91 milion euro pa marrë më parë miratimin e Këshillit Bashkiak. Mbi bazë të atij dokumenti u bë edhe miratimi i kontratës.

Kur Ahmetaj mori dokumentin me firmën e Veliajt ai e kaloi konçensionin duke shkruar aty “pa koment”. Por në dosjen e SPAK, prokurorët kanë shkruar se “personi nën hetim, Arben Ahmetaj nuk e pengon këtë procedurë pavarësisht problemeve që ajo paraqiste”.

Në dosje trajtohet edhe procedura se si kompania e Klodian Zotos “Integrated Energy B.V sh.p.k” mori një bonus nga komisioni për koncensionin dhe ky bonus u miratua pastaj nga disa ministri, u miratua edhe me vendim të Këshillit të Ministrave edhe pse kompania nuk ekzistonte fare.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se projekti i inceneratorit të Tiranës ka rezultuar që në fillim i papërballueshëm për buxhetin e shtetit, ndërsa Bashkisë së Tiranës nga viti 2018 i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që ajo duhet t’u bënte inceneratorëve.

Klodian Zoto, Klodian Mërtiri dhe Arben Ahmetaj janë shpallur në kërkim dhe kontratat e nënshkruara janë thyer tashmë pasi nuk i kanë zbatuar afatet për ndërtimin e impianteve. Kompanitë që deri dje paguheshin sistematikisht me taksat e shqiptarëve ka ngritur skema pastrimi krejtësisht të pasofistikuara kanë zbuluar hetimet e SPAK.

Si e mbrojti Rama dhe Veliaj vjedhjen tek inceneratori i Tiranës

Veliaj dhe Rama kanë qenë gjithnjë dakort se pagesat për inceneratorin e Tiranës duhet të vazhdojnë pavarësisht se dihej botërisht se kjo ishte një skemë korrupsioni. Kur deputetët e opozitës i kujtonin se paratë shkonin tek personat në kërkim, Rama mjaftohej duke thënë se “Tirana paguan shërbimin”. “Tirana është befasisht e pastër. Doni të bëjmë një provë. Është një provë që se bëjmë dot. Të ndalojmë pagesat për tre ditë e të shihni se ca ndodh me Tiranën. Sepse atje zhvillohet operacion i përditshëm i grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve. Paguajmë shërbimin”, shprehej Rama.

Kur Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja u shpallën në kërkim, atëherë Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se pagesat do të vazhdojnë me arsyetimin se: “Në rast se ne nuk zbatojmë kontratat, nga ana e ligjit tregtar të kontratës, ne do t’i krijonim Republikës së Shqipërisë një dëm të tillë që me siguri do të përgjigjeshim në Arbitrazh”.

Ministrja e Financace Delina Ibrahimaj po ashtu ka thënë se pagesat do të vazhdojnë sepse nuk ka një vendim gjyqësor për përfituesit e inceneratorëve. “Pjesë e tyre kanë qenë edhe nënkontraktorë që janë në proces hetimi dhe nuk janë dërguar në gjykatë. Këto janë subjekte të hetimit. Nuk ka vendim përfundimtar. Ne respektojmë kontratën dhe do të vijojmë ta bëjmë” tha Ministrja e Financave Delina Ibrahimi.

Ndërkohë Erjon Veliaj ka qenë njësoj shpërfillës për faktin se paratë paguheshin por vidheshin sepse në Sharrë as nuk bëhej djegie e plehrave, as nuk kishte incenerator.

“Cili është në kërkim dhe kush është pronari s’është problemi im”, tha Veliaj. “Ka një supervizor privat, sot është në burg, se ai duhet ta kontrollonte. Kontratën ka detyrë supervizori ta monitorojë. A është Tirana më e pastër? A paguajmë më pak, kaq i intereson qytetarët”, shprehej Veliaj në prill të këtij viti në një emision televiziv.

Por vendimi i Altin Dumanit për të ndalur kalimin e parave për një shërbim që nuk paguhej, tashmë i ka vënë para faktit të kryer si Ramën dhe Veliajn, që duhet të shpjegojnë se përse e kanë mbrojtur kalimin e parave tek Klodian Zoto./Lapsi.al



24 Comments

  1. Shqiptarët nuk mbyllin dot nuajin me ushqime. Per nje jav pushim as nuk flitet. Keta ja fusin dy tre vite burg qw me milardat që kan fitu nuk eshte asgje
    Sajme po shijon milionat ne hamallaj
    Pa sekuestro e konfiskim nuk ka drejtesi

    1. O Lapsi, po jepeni informacionin të saktë, o o o.
      Jeni të sigurtë që bëhet fjalë për ato 29 euro për tonë plehra të groposura?
      Kur nuk e dini pse bëhet fjalë, mos shkruani fare.
      29 euro po vazhdon të paguhet dhe do të vazhdojë të paguhet nga bashkia Tiranë për pastrimin e qytetit.
      Groposja e tyre bëhet në Landfillin ekzistues.
      Ndërsa vendimi i SPAK bën fjalë për të tjera pagesa dhe për tjetër objekt. Për pagesa të bëra nga buxheti i shtetit, jo nga huxheti i bashkisë dhe për inçeneratorin e Tiranës, jo për landfillin, që janë dy objekte të ndryshme në vende të ndryshme.
      Lali Eri, këtu nuk hyn fare.

  2. E keni bere hetimin ju, si zakonisht. Tani te presim cfare do te nxjerrin organet qe e kane detyre ligjore hetimin, denimin etl. Do habiten te gjithe cfare do shihet aty. Njerez te qeverise dhe njerez te Opozites (lexo, foltores + LSI/LRI) jane kashte e koqe, koke e kembe bashke aty. Nese edhe kesaj rradhe nuk u mbushet mendja shqiptareve se e gjithe maskarada e pernatshme e debileve qe bejne gjoja si te superindinjuar me qeverine neper ekrane e fjalime eshte fallso, nuk e di cfare tjeter mund t’jua mbushe mendjen pastaj.

    O popull, jane shushunjeza te gjithe. Mod degjoni Bushatin qe ben llollollo per here per Berishen here per Bashen, dikur per Ramen. Ai thjesht mundohet t’ju hedhe hi syve per tu perplasur me njeri tjetrin, kesisoj duke lene ne qetesi shushunjat qe po i pijne gjakun vendit. Duhen flakur me dhune jashte Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta me gjithe shpuren e tyre. Mos bini pre e ketij teatri te ndyre pjese e te cilit eshte edhe ky Bushati ketu.

      1. Se ke idenë sa më plas kari mu për Erjon Velian. Nuk më ze gjumi. Hajde kar hajde. Të qiftë Saliu në byth…prapë.

  3. Me duket se menderes po i gervishet ajka, e era po mbush dyrnjane. Dicka po ndihet, ku ka ze, sesht pa gje. Te gjatit ky zjarr veror po i djeg shtyllat, e me sa duket binaja reres rilindase po shkermoqet per punet e mira qe kane bere. Kjo pra esht rilindja si sekt basdard, vjedhje, droge, korrupsion, mashtrim, e largim te njerezve. Me se fundemi po duket nje fare shprese per drejtesine, por, ishallah e con me ndergjegje hetimin e zbatimin e ligjit der ne fund.Vetem keshtu do forcohet besimi per drejtesine.

  4. Po ky Idiot i dobishem Rama nje ndermarrje shtetrore ndertoj ( inceneritoret) dhe aty FALIMENTOJ .
    Ky nuk di asgje çfare behet rreth tij ……
    Po çben Linda e di ky idiot me siguri qe jo .
    Ben gojore sa mundet .

  5. Shoku Lalit,Kacidhja ishte pa kokër kacidhe kur nisi. Por bitisjen e din Zoti për të gjith këta shushunjza

    1. Ju te Lapsit s’ditkeni me bo hesape. Deri i tash, jan arratis dy gra te Benit, fmijet e Benit, shoket e inceneratoreve te Benit, ene nja 10 biznesmen qe mendojshin se ishin dhe ata shok me Benin.
      Lalit deri ne ket moment nuk i ka lujt asnji fije boleje e ju portali Mandrit qe pi puro me Benin po i qani hallin. A sa te squt qi jeni

      1. Ore mire e ke ti se shkruanke edhe bukur. Po nuk eshte vetem Beni qe po jua jap cadren ne byth. Eshte dhe Saje Qorri.
        Ja del dot ai klyshi kurves qe ju ka nxjerr si mizat?????

  6. U betua me dorën në…/ Berisha mbledh kryesinë, shmang votëbesimin e tij për humbjen! S’ka datë për ‘respektimin’ e statutit

  7. O ju te ps nuk e shikoni ramen kur hecen duket sikur ka dhjere ne brek apo prisni ta thote sali berisha shikoni runi grate qe punojne neper ministrira se ju vetem tastjerit i bini or kok dhamarin

    1. Fiks. Mos fol mo
      Gjoja jane te afte ne pune e ne vjedhje, gruja ben si ben me Safet Gjicin
      Kllau kllau bajamet..

    2. “Opozita ka të drejtë të protestojë, por jo të kërcënojë dhe aq më pak të sulmojë institucionet shtetërore. Në cv-në e saj politikë. Këto janë dy foto të pas 14 shtatorit 1998. Muret e Kryeministrisë dhe Ministrisë së Financave u shkatërruan nga kallashnikovët e protestuesve.Salih karaxhic berisha

  8. Shikoni historine e tij dhe do te bindeni se miliona shqiptare te rinj dhe te vjeter ndjekin rrugen qe ndoqi Saliu! Nga nje familje Vicidolse,me familjare spiune te dy anshem serbo-sigurim,erdhi ne Tirane me valixhe druri,u shkollua me parate e Shqiptareve,u be servil dhe spiun u sherbeu serbeve dhe Partise,sigurimit,e vune ne krye te PD vrau ,preu,vodhi krijoi nje familje hajdutesh dhe tregoi se po qe me Saliun mund te besh cfare te duash por sidomos te vjedhesh!

  9. Citim: ‘Kur Ahmetaj mori dokumentin me firmën e Veliajt ai e kaloi konçensionin duke shkruar aty “pa koment”. Por në dosjen e SPAK, prokurorët kanë shkruar se “personi nën hetim, Arben Ahmetaj nuk e pengon këtë procedurë pavarësisht problemeve që ajo paraqiste”.’

    Dmth, sipas SPAK-ut, Ben Tigri ka bo gabim qe nuk ka pengu proceduren e cila ka pas probleme, dhe prandaj duhet hetuar dhe arrestuar. Kurse Lali Verremliaj qe i ka inicuar keto problemet nuk hetohet dhe arrestohet. Wtf?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *