• |
ide | kryesore

Sekretari i të majtës italiane: I kujtoj Ramës se Italia është vend demokratik

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i së majtës italiane ka bërë një reagim të fortë sa i përket ndërhyrjeve të kryeministrit Rama në lirinë e medias në Itali.

Nicola Fratoianni, i cili është deputet dhe sekretar i së majtës në italiane, është shprehur se “i kujtoj Ramës se në një vend demokratik respektohet dhe mbrohet liria e shtypit dhe informacionit dhe nuk tolerohen ndërhyrjet.

Në një vend demokratik respektohet dhe mbrohet liria e shtypit dhe informacionit. Gjithmonë, jo kur është e përshtatshme.

Këtë ia them kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili ka mësuar aq shumë nga Italia për të kopjuar metodat e Tele-Melonit edhe përtej kufijve të saj.”

Edhe Komisioni parlamentar i medias, që njihet edhe si Komisioni për Mbikëqyrjen e RAI-t, e quan këtë telefonatë të Ramës, një ndërhyrje të papranueshme dhe flagrante në lirinë e medias.



3 Comments

  1. E majta italiane ka rrenje te thella dhe mbahet akoma ne parime. Respekt.

    Kjo organizata kriminale e rilindjes dy parime ka vidh dhe mos trego shokun.

    Ky i dyti po i leshon pak.

    Ne kete pike rama ben mire te therrasi katra gjyshen, mos eshte ndonje moter e Marksit dhe nuk e dinim.

  2. Edhe ne demokraci jemi,ku eshte ndryshimi? Tek ne KM ka te drejten e fjales e mediat kane te drejten e heshtjes.Kjo a nuk eshre demonkracy?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *