• |
ide | kryesore

Skaneri i argumentave/ Pse sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës i djeg Rilindjes

Arkiva, Kryesore, Lajme



Lajmi se SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës, e ka tronditur fort qeverinë. Tashmë propaganda se dikush ka ngrënë kumbllua dhe mollë pas kurrizit të shefit nuk ka më kuptim, kur dihet se Rama e mbështeti djegësin e kryeqytetit edhe pasi pronarët e tij të njohur ishin shpallur në kërkim. Por, ky lajm surprizë i kësaj vere, nuk ka vlerë vetëm se i kurseu taksapaguesve shqiptarë të paktën 15 milionë euro në vit (me një marzh fitimi zyrtar 35 %) që ata i paguanin Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos. Nuk ka vlerë as se e zhveshi pushtetin nga paratë që i ktheheshin për të financuar mediat pranë tij dhe për të luftuar kundërshtarët. Mbi të gjitha, vlera e tij është politike sepse ai vërtetoi se inceneratori i Tiranës është një grabitje me qëllim, e pilotuar nga lart. Dhe ka së paku tre argumenta që e vërtetojnë këtë.

Lexo me tej:

SPAK “gjen” pronarët e inceneratorit të Tiranës. Vendos sekuestron. Veliaj në telashe 

Argumenti i parë ka të bëjë me paratë e humbura nga buxheti i shtetit që vazhdoi t’i paguajë Mërtirin dhe Zoton edhe 18 muaj pasi ata u shpallën në kërkim.

Argumenti i dytë lidhet me bonusin prej 8 pikësh që i dha qeveria Rama një kompanie të paregjistruar dhe që e bëri këtë vetëm 9 muaj pasi e kishte marë këtë privilegj.

Argumenti i tretë ka të bëjë me implikimin e Veliajt që ka firmosur personalisht për të marë përsipër kostot duke anashkaluar këshillin bashkiak.  Pikërisht për këto arsye sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës u pengua kaq shumë, ndonëse vazhdimi i pagesave për pronarët e tij në kërkim i afrohej 100 milionë eurove. Le t’i marrim me radhë këto argumenta…

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

1) Qeveria vazhdoi të paguante edhe për një vit e gjysëm personat e shpallur në kërkim

Argumenti i parë ka të bëjë me paratë e humbura nga buxheti i shtetit. Po të hapim arkivat do të shohim se arrestimet e Lefter Kokës, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos janë ekzekutuar në dhjetor 2021. Pra, deri më tani kanë kalur afro 18 muaj. Më shumë se 540 ditë. Dhe gjatë gjithë kësaj periudhe buxheti i shtetit ka vijuar të paguajë me 80 mijë euro në ditë kompaninë që dyshohej se kishte bërë korrupsion edhe me inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.

Me kokfortësi edhe qeveria edhe bashkia e Tiranës vazhdonin e paguanin me justifikimin se nuk kishin prova që ishin të njëjtët pronarë. Më në fund Gjykata e posaçme e sekuestaroi me kërkesë të SPAK edhe inceneratorin e Tiranës me prova të mjaftushme se është pronë e Zotos dhe Mërtirit. Pra vendimi i sotëm përpos vlerës juridike ka dhe vlerë politike. Ai tregon se kush ka pasur të drejtë këtë një vit e gjysëm, ata që kërkonin ndërprerjen e milionave apo ata që vazhdonin të paguanin bashkëfajtorët e arratisur. Edhe për këtë arsye propagandistike qeveria nuk e donte këtë disfatë rrënuese për imazhin e saj.  

2) Bonusi që implikon direkt Ramën 

Argumenti i dytë se pse sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është i rëndësishëm, qëndron në faktin se ai implikon drejtpërdrejt qeverinë Rama. Pa marë parasysh lidhjet okulte dhe proceduarat shkel e shko që favorizuan bosët e inceneratorëve në Elbasan dhe Fier, pa përmendur edhe njëherë faktin se qeveria drejtohej nga kompjuteri i Klodian Zotos, ku shkruheshin vendimet e saj, ka një fakt edhe më të rëndë.

Qeveria Rama i ka dhënë një bonus prej 8 pikësh kompanisë së Zotos dhë Mërtirit, ndërkohë që ajo nuk qe regjistruar ende. Në dosjen e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt shkruhet shprehimisht: “Në këtë datë që është propozuar dhënia e bonusit, shoqëria Integrated Energy B.V sh.p.k nuk rezultonte e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”. Pra mjafton dhe ky fakt i thjeshtë që të kuptohet se lidhja e shkurtër për të ndarë paratë ishte bërë me kohë, gjithçka ishte e paravendosur.

Dhe ështe e kotë të pretendohet se njerëz poshtë kryeministrit kanë ngrënë dardha dhe mollë pas shpinës së tij. SPAK ka gjetur një letër ku ministrija e shtetit, Ermonela Felaj, e kundërshton këtë bonus me argumentin se kompania nuk ekziston. “Fatkeqësisht, pavarësisht kërkimit disa herë, qoftë me emër kompanie, qoftë me emër aksioneri, nuk kemi mundur të gjejmë shoqërinë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”, shkruajti Felaj në përgjigjen e saj për ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Andi Bushati: A po del SPAK nga kontrolli i Ramës 

Pra, antarja e kabinetit që qëndronte në paradhomën e Ramës e ka ditur manipulimin. Por kjo nuk e pengoi kryeministrin që të miratonte bonusin prej 8 pikësh, ndonëse kompania do regjistrohej pas plot 9 muajsh, në 30 gusht 2017. Pra të gjithë e dinin se ç’po bënin, pavarësisht nga alibitë që nxjerrin sot. Në dosjen SPAK për Arben Ahmetajn ka një konkluzion të fortë për këtë pikë. Aty thuhet: “Konstatohet se ai (Ahmetaj, shënim i lapsi.al) nuk ka penguar vijimin e mëtejshëm të procedurës, pasur parasysh faktin se shoqëria për të cilën kërkohej bonusi nuk ekzistonte sipas legjislacionit shqiptar”. Po kjo logjikë e përdorur për ish ministrin e Financave a është e vlefshme edhe për shefin e tij? 

3) Veliaj në mënyrë të jashtë ligjshme mori përsipër financimin

Argumenti i tretë, se pse çështja e inceneratorit të Tiranës nuk duhej të hapej, ka të bëjë me implikimin e Veliajt. Ministria e Financave e kishte kundërshtuar inceneratorin e Tiranës si jo të përballueshëm për buxhetin e shtetit. Me një sërë letrash Arben Ahmetaj i është drejtuar kryesisht homologut të tij të Mjedisit, Lefter Koka, se bashkitë e qarkut Tiranë duhet të merrnin përsipër kostot e operimit. Në një letër të Ahmetajt, cituar nga dosja e SPAK thuhet: “Duke qenë se në studimin e fizibilitetit shpreheni se Qarku i Tiranës është financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit, kërkojmë nga ana juaj marrjen e miratimit me shkrim nga ky qark”.  

Nuk dihet se për ç’arsye Veliaj nxitoi të thoshte “PO”. Ai vendosi personalisht të firmosë për të marë përsipër kostot dhe këtë e ka bërë me një shkresë të marsit 2017 ku anashkalon Këshillin Bashkiak, të cilit i takon me ligj kjo vendimmarrje.

Dokumenti me te cilin Veliaj futi Bashkine e Tiranes ne kontraten qe i kushton 91 milion euro

Pra Veliaj e mori angazhimin financiar personalisht në mars. Ndonëse ai më vonë, edhe në komisionin hetimor parlamentar, pretendoi se e ka miratuar buxhetin në këshillin bashkiak, në Shtator 2017, kjo nuk ka asnjë vlerë. Sepse në muajin gusht koncesioni ishte dhënë dhe skema Zoto- Mërtiri kishte filluar punë.  

Në njoftimin e sekuestrimit thuhej se SPAK e dyshon këtë  vepër “për korrupsion të të zgjedhurve vendorë”.

©Lapsi.al



22 Comments

    1. Jorgo Palikars,
      Edhe merhumi e pati mbeshtetjen e sovranit, biles me 99% per 50 vjet. Por ne fakt nuk mund ta quash sovran, bageti i shkon me shume….

      1. Po mire o lla zgjedhja e sovranit eshte si njera si tjetra.

        Ca problemi ke ti?

        Ik o daj. Bashkoju nje sovrani qe te pershtatet me shume.

        E thjeshte fare.

        1. O Polikar, une jam mire fare ketu ku jam, po une e kam per ty.
          E di ti qe sa me lart te ngjitesh aq me shume vritesh kur rrezohesh. Prandaj une them qe tani eshte koha e asaj shprehjes “kembet e lehta faqja e bardhe”
          Eshte trashur shume zullumi dhe do vije koha qe nuk do mbaje me

          1. Une qendroj per aq kohe sa paguhem vella!

            Jam mercenar! 😅😅😅

      2. merhumi ishte gjigand dhe jo bythqir si keta plehrat ioniste te rorrost qe i mbeshtet Amerika, Ju kurvat vetem shkaterrimi dhe shpopullim keni bere

  1. Bravo SPAK tani po duket se e ka seriozisht kunder mafies ne pushtet.

    Ke edhe biznesmene si Vilma Nushi me shoke qe jane brenda vjedhjes se ketij populli te varfer.

  2. Faleminderit lapsit për këtë pasqyrë të qartë të pisllëqeve të sektit të Rivdekjes! Xhevahiret e këtyre s’kanë të mbaruar.

    Mos ndaloni!

    1. Diversioni kuqal na hedh alibine per te tymosur te verteten.kercenimet ndaj Ahmetajt , sipas pergjueseve europiane vijne nga eksponente te sektit kriminal e perfaqesues te tyre.Ne kete mes keta bandite kuqale, qe te vrasin naten, e te qajne diten po tregohen edhe ne koment, sepse te vrasin, e ta lene revolen ne dore. Kjo eshte metoda trasheguar e kulisheve te pa rinovueshem sot gjoja ne demokraci. Me sa duket, nese Ahmetaj verteto firmat e vendimet e kapo incerinatorit, qe dihet, pervec Rames nuk ka patur fuqi ti dale para, drejtesia e denimi shkon me shume per te. Andaj zarbot rilindas krijojne alibira qe sa me shume te heteregjinozohet ky problem madhor, e qe te shpetojne koken e kucedres te krimit.Drejtesia tani le ta tregoi vehten, e te na tregoi se ligji eshte i barabarte per te gjithe.Le te behet nji kataklizem shtetror mbi vertetsine, e zbatimin e ligjit. Kjo kerkon burra, shtetare, atdhetare.

  3. Majaselli dhe droga s’ ka parë gjë akoma . O milet Jorgaq Palarkari , a e morët vesh , ndej nga mëhalla mavi po hanë kokat e njeri tjetrit dhe kokën më të madhe , atë të kryekrimdrogës , ju krimrilindasit mavi , do t’a vajtoni në birucat e Sh.B.A-së së bashku me mikun e tij për kokë
    Mc.Gonigal.

      1. Fates Klosit I ka mbetur ora tek Berisha
        .asnje fjale per keta afera te perbindeshme.
        O koke lope o bytheqire ma ke surratin si bythe ariu.

      2. Jorgo palikaris nuk di te komentosh per situatën me vjen keq te eshte boshatisur kosherja pret për lemosh prandaj kujdes nga prapa se si dihet

  4. Ilir Meta, një vilë që të paktën kushton 30 milionë euro, të tregojë me çfarë parash dhe si e ka bërë. Sali Berisha, komshiu i tij, si e ka bërë, me çfarë parash e ka bërë dhe si e justifikon vilën që kushton 20 deri në 30 milionë euro në një nga zonat më elite të vendit tonë”

  5. Me sa duket Arben Ahmetajt nuk i mbarojnë kusuret vetëm me drejtësinë. Tani ka përsipër dhe një rrezik të ri. Është “përpjekja” e Sali Berishës për ta mbrojtur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj se mos e “vrasin”.

    Pak a shumë po ndjek strategjinë që ka ndjekur me vrasjet e 21 janarit. Sapo drejtësia nisi punën të hetonte vrasjet, ai ngriti një Komision Hetimor kundër drejtësisë,beni ruaju grupit kriminal te Lumneshit punon per salihun,tani jane ne Londer

  6. Diversioni kuqal na hedh alibine per te tymosur te verteten.kercenimet ndaj Ahmetajt , sipas pergjueseve europiane vijne nga eksponente te sektit kriminal e perfaqesues te tyre.Ne kete mes keta bandite kuqale, qe te vrasin naten, e te qajne diten po tregohen edhe ne koment, sepse te vrasin, e ta lene revolen ne dore. Kjo eshte metoda trasheguar e kulisheve te pa rinovueshem sot gjoja ne demokraci. Me sa duket, nese Ahmetaj verteto firmat e vendimet e kapo incerinatorit, qe dihet, pervec Rames nuk ka patur fuqi ti dale para, drejtesia e denimi shkon me shume per te. Andaj zarbot rilindas krijojne alibira qe sa me shume te heteregjinozohet ky problem madhor, e qe te shpetojne koken e kucedres te krimit.Drejtesia tani le ta tregoi vehten, e te na tregoi se ligji eshte i barabarte per te gjithe.Le te behet nji kataklizem shtetror mbi vertetsine, e zbatimin e ligjit. Kjo kerkon burra, shtetare, atdhetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *