• |
ide | kryesore

A po del SPAK nga kontrolli i Ramës

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Akti i fundit i Prokurorisë së Posaçme për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës, është padyshim goditja më e madhe që i është dhënë kësaj mazhorance gjatë dekadës së fundit. Me një vendim të vetëm, partisë në pushtet iu hoqën nga dora mbi 15 milionë euro në vit, që vazhdonte t’ia paguante me kokfortësi banditëve të shpallur në kërkim prej dhjetorit 2021. Ishin ato para që më pas i riktheheshin asaj në formën e financimit të mediave që e përkrahnin apo të luftës elektorale ndaj kundërshtarëve. 

Bashkë me financat, rilindjes i ra dhe karta morale. Nëse që nga viti 2017 e deri pak kohë më parë, debati publik zhvillohej rreth dilemës nëse inceneratorët janë një projekt model apo, në të kundërt, një skemë korruptive. Tashmë askush, madje as vetë Edi Rama, nuk e mohon më vjedhjen. Pas ndërhyrjeve të fundit të SPAK, diskutimi është zhvendosur nëse ajo është kryer pas shpinës së kryeministrit apo në bashkëpunim me të. 

Lexo me tej:

SPAK “gjen” pronarët e inceneratorit të Tiranës. Vendos sekuestron. Veliaj në telashe 

Duhet të jemi realistë. Sado të shtiret sikur e ka pasur inat apo sikur është hatërmbetur me ish zëvendësin e tij Ahmetaj, Edi Ramës nuk i ka pëlqyer dosja e përgatitur kundër tij. Sepse prej saj shpërfaqet, në sytë e të gjithëve, një shtet i kapur fund e krye, një qeveri që merrte vendime e urdhëruar nga kompjuteri i Klodian Zotos, ministra të cilëve iu paguheshin rryshfete, fatura hotelesh, avionë e shpenzime luksi, në këmbim të firmave që do të hidhnin.

Aq më pak i pëlqen rilindjes akti i sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës, të cilën ajo e mbrojti dhe e financoi deri në fund. Fakti se pas Arben Ahmetajt vëmendja po përqëndrohet tek roli i Erion Veliajt është një tjetër njollë turpi.

Për të gjitha këto arsye veprimet e fundit të SPAK kanë ringritur dilemën nëse Prokuroria e Posaçme është shkëputur më në fund nga tutela e pushtetit? Nëse ajo po vepron si e pavarur dhe jashtë influencave politike? Pra shkurt, nëse ajo ka dalë nga kontrolli i shefit të madh?  

Inceneratori i Tiranës/ Dyshimet që ngre vonesa e SPAK 

Si një njeri që e kam denoncuar për një kohë të gjatë dështimin e reformës në drejtësi dhe kapjen e Prokurorisë së Posaçme në veçanti, duhet ta pranoj se ngjarjet e fundit më kanë befasuar. Sot do ta kisha disa fish më të vështirë ta shkruaja mbrapsht (KAPS) emrin e saj, ashtu siç pata bërë kur u përballa vetë me të, për skandalin e patronazhistëve apo për raste të tjera skandaloze si mbyllja e dosjes së përgjimeve të vjedhjeve zgjedhore në Dibër.

Duket sikur ekuilibrat janë përmbysur disi. Ndoshta trysnia e faktorëve ndërkombëtarë, që e panë veten të qesharakëzuar prej një reforme që po ua rrëshkisnin, si pa e kuptuar, nën shalë, ndoshta protagonizmi prej asketi i një prokurori kokë shkëmb si Altin Dumani, kanë bërë që disa dosje të dalin nga kontrolli i pushtetit.

Nëse deri një vit më parë mund t’a thoja me gojën plot se SPAK ishte një vegël e Edi Ramës, sot nuk bashkohem dot lehtësisht me korin e atyre që e pohojnë këtë. 

Jam i sigurtë se, nëse Rama do t’a kishte pasur 100% në dorë, ngjarjet nuk do të kishin rrjedhur kështu. Ai do të kishte vazhduar të na vizatone një Shqipëri ideale, ku bashkëpuntorët e tij janë të pastër dhe militojnë për qëllime të mëdha, ku asnjë ministër nuk preokupohet për pasurim personal, por për mirëqenie kolektive, ku Shqipëria po pastrohet nga plehrat njëherë e përgjithmonë, ashtu siç e tregonin ato dokumentarët e Top Channel, Klan dhe News 24, të sponsorizuar nga dy Klodët.

Imazhi propagandistik që Rama do të donte të përcillte, njëlloj si të gjithë autokratët, është ai i një partie të mbledhur tek barku i inceneratorit të Elbasanit, për të treguar se ç‘dhuratë të madhe po i bën popullit. 

Kjo fabul tashmë është shkrrumbuar. Mjafton dhe ky fakt për të treguar se SPAK nuk është më plotësisht brenda vathës.

Por ama, për të shpallur daljen përfundimtare prej saj, do të duheshin shumë më tepër prova. Nëse Prokuroria e Posaçme ka hedhur disa hapa timidë kundër pushtetit, ajo mban ende mbi supet e saj të njoma, njolla të pashlyeshme të korruptimit me të. Shpërfillja e çdo krimi elektoral që i siguron pushtetin kësaj shumice, mbyllja e një sakndali si ai i vjedhjes së të dhënave personale të 900 mijë qytetarëve, tallja me dosjet 184 dhe 339 dhe përkujdesja që asgjë mos mbërrijë deri tek Rama, ngjallin hije të forta dyshimi.

Po të marrim një shembull të së shkuarës, me atë drejtësinë e vjetër, të anatemuar nga të gjithë, një nga argumentat e kritikëve të saj ishte se ajo e trajtoi ish kryeministrin Berisha si të paprekshëm. Ai nuk u mor asnjëherë në pyetje, as për rrugën e kombit, as për 21 janarin, ndërsa fëmijët e tij nuk e kapërcyen ndonjëherë pragun e prokurorisë, qoftë edhe për t’u pyetur për Gërdecin apo denoncimin e biznesmenit pakistanez, Ansar. Po ky SPAK-u i drejtësisë së re, a ka guxuar ta bëjë këtë me Ramën, për inceneratorët, koncesionet në shëndetësi, unazën e re apo shembjen e teatrit?   

  

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

E pra, nëse Prokuroria e Posaçme po përpëlitet të shpëtojë nga kontrolli i liderit të gjithë pushtetshëm, ajo as nuk e imagjinon t’a nxjerrë atë nga lista e të paprekshmëve. Ajo akoma është duke vënë në zbatim tabllonë sinoptike të shpalosur nga udhëheqësi, se disa qëllimkëqinj kanë ngrënë dardha e mollë pas shpinës së tij. 

Në fakt, nuk ka si të ndodhë ndryshe. Në një sistem ku zgjedhjet grabiten, ku opozita është shkalafitur, ku mediat janë në pikë të hallit dhe shoqërinë cilvile e kanë tredhur, është utopi të ëndërrosh një institucion drejtësie krejtësisht të pavarur.

Kjo është dhe drama e SPAK. Aty ka qëlluar ndonjë prokuror “kokëderr”, i mbështetur nga skrupujt e ndërkombëtarëve për të mos u turpëruar përfundimisht, që po nxjerr herë pas here këmbën nga rreshti. Prandaj ne shohim ngjarje të prodhuara pa pëlqimin e Ramës. Po nga këtu e deri tek drejtësia e vërtetë është tjetër rrugë… Dhe tani për tani ajo është e pamundur.

©Lapsi.al



43 Comments

    1. Lalit i bejne nder po ta cojne ne burg. Atje do “punojne” me te te burgosurit. Sapunin do ia hedhin ne toke sa here qe te beje dush. Me nje fjale do kenaqet cdo dite…

  1. Spak rshte plotësisht i kontrolluar

    E verteta eshte qe ripjrllja ka material për burg aq të shumtë.sa të zë koka .

    Më këto zullume duhet të ishin në burg që nga 2013 sawr u duhej hap burg special

    Por asnjerit nuk i ka hyre gjemb në këmbë!

    As sajmir tahiri, nga mininstrat me i miri, vajmedet! As sajmiri nuk u denua për kanabizimin masiv dhe inkriminimin e policisë në të tërë vendin. Doli dhe nga ai gjys burg me zor .

    Më këto zullume duhej të ishin në burg qe nga 2017 trama dhe ripjellja ne fakt po gezojnë paranë, pushtetin privilegjet.

    Suksesi qenka sepse po hetohet !?
    Dhe përballë kemi një qeverisjeje krimi droge dhe korrupsioni të paparë noiherë.

    Këto hetime janë makiazh për ramën dhe ripjelljen!

    Nuk ka asgjë për tu përshendetur spaku! Me 5 milionë lekë në muaj rroga dhe paprekshmeri absolute në hetim, janë totalisht pupace te ramës!
    Drejtesi e kontrolluar në çdo centimeter!

    Me standartin e vetingut keta duhej të ishin frika më e madhe e pushtetit! Rama vazhdon korrupsionin , ppp, drogën ndersa u hedh noi limon te shtrydhur opinionit publik dhe me anë të mediave qe ai kontrollon manipulon të vertetën per 0 zero efektivitetin e drejtesise se re qe u shit për mrekullitë fantastiko shkencore !!
    Mashtrim 100%

  2. Spaku eshte i kapur, eshte kaps !

    akuzat qe ka ngritur janë të dobta përkundër malit me prova për korrupsionin e ramës dhe veliajt.

    Perveç faktit qe ska asnje sukses !

    ah po arka me peshq dhe 5 mije lekshi i policit të rugores janë dënimet që kanë arritur!!!

    Turp!

    Spak = Hajdutet e Drejtesise se Ramës

  3. Shikoni historine e tij dhe do te bindeni se miliona shqiptare te rinj dhe te vjeter ndjekin rrugen qe ndoqi Saliu! Nga nje familje Vicidolse,me familjare spiune te dy anshem serbo-sigurim,erdhi ne Tirane me valixhe druri,u shkollua me parate e Shqiptareve,u be servil dhe spiun u sherbeu serbeve dhe Partise,sigurimit,e vune ne krye te PD vrau ,preu,vodhi krijoi nje familje hajdutesh dhe tregoi se po qe me Saliun mund te besh cfare te duash por sidomos te vjedhesh!

  4. Jo vetem Edi Ramen. SKAP-i nuk guxon te therrase as Olsi Ramen, Gaz Demin, Tom Doshin e te tjere te ngjashem

  5. Zoti Andi. Mos u lodh kot me ineciatoret. Ne fund te fundit, ato jane para qe abuzivisht qeveria ia ka ndare nje grupi te krimit me kollare. Ndiq dhe hulumto raportin e OCCRP mbi Tom Doshi. VOA jo me kot intervistoi redaktorin e saj. Australia ka reputacion te larte sidomos ne perballjen me krimin serioz te organizuar. Nese raportet e agjensive te saj te inteligjences dhe hetimit e vene Doshin ne krye te nje sindikate kriminale duke filluar ne vitet 2000, kjo periudhe perkon me afrimin e tij dhe sponsorizomin kolosal financiar te Rames qe ju e dini shume mire ashtu si gjithe Tirana e kafeneve. Qe sugjeron fort se krimi i organizuar ka financuar dhe mbeshtetur avancimin ne pushtet te Rames deri ne kapjen prej tij te Partise Socialiste. Ky eshte lajmi, skandali, merruni me te sepse origjinon nga burime zyrtare te Australise!!!

    1. Spak duhet të dali nga kontrolli i vetvetes.Ata njerëz që punojnë atje besoj që janë të ndërgjegjshëm që ai pozicion ka rreziqet e veta por ama rreziku më kryesor është të rish pa bërë asgjë dhe të kontrollohesh.E nëse këtë ja del të jenë vetëvetja pra fytyra e forca e ligjit çdo pengesë hiqet dhe për këtë duhet të jetë dhe mbështetja e shqiptarëve të ndershëm.

  6. Pyetja ti gimi apo xhimi, është kush u kërkon llogari që nuk bënë detyrën?? Para cilës përgjegjësi do vihen?? Cili eshtë mekanizmi, kriteret, etj?
    Sepse vihet re një mungesë e theksuar e tyre, per të mos thënë për inekzistencën totale te sensit të detyrës.

    Motivim kryesor është frika. Frikë por nga cfare? Sepse e dinë që nuk u hyn gjëmb në këmbë.
    Është e kotë të shpresosh

    Mekanizmi që funksionon pjeserisht eshte presioni publik dhe presioni politik.

    Për këtë rol ka opozita që rrezikon ekuilibrat e pushtetit dhe drejtesise.

    Amerikanët largojnë lulin si të kapur dhe mbajnë varur berishën , kercenojnë ramën dhe bëjnë shumë para..

    Shife në këtë kendveshtrim dhe e kupton se sa i kapur eshte spaku

  7. Ilir Meta, një vilë që të paktën kushton 30 milionë euro, të tregojë me çfarë parash dhe si e ka bërë. Sali Berisha, komshiu i tij, si e ka bërë, me çfarë parash e ka bërë dhe si e justifikon vilën që kushton 20 deri në 30 milionë euro në një nga zonat më elite të vendit tonë”As ka qene ndonjehere ne duart e rames spak,por ti e ke shitur sikur o bushat por shyqyr qe e kuptove

  8. Te shohim keta idhtaret e drejtesise si do reagojne kur t’ju plasin pishtarin e demokracise, Sali Berishen, ne burg.

  9. Prej dy ditësh i ka prishur pushimet Belindit dhe ish- vartëses së dikurshme të Arben Ahmetaj, që të ngrejnë një “komision hetimor” për këtë çështje, dhe përditë të “dëshmojnë me fakte alternative”, se çfarë ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj dhe se si mund të shpëtojnë jetën e Arben Ahmetajt nga këta dy.

    E gjitha kjo do të bëhet natyrisht dhe në emër të Arben Ahmetaj, duke përdorur faktet publike,kari ta shpartallon mamin motren vajzen o cecen malok i ores 12:09,mjaft i pallove ti motrat vazen e mamin,sot po ti shkerdhej une fort

  10. Jemi vetem ne hapat e pare, kur roja neper erresire ka verejtur se hajdutet po i vjedhin vreshten. Vjedhja vazhdon dhe SPAK duhet ti dergoje per gjykim ceshtjet. Per shkak te mbingarkeses me dosje ne SPAK Rama (ose M … qe mbledh mizat) do i jape me PPP tek Znj. Fico per te pershpejtuar dhe lehtesuar punen.
    Do shpalle edhe gjendjen e emergjences se dosjeve. Prokurore e hetues ka por kush e zgjidh davane…. ?
    RRuges ka firo, nderhyrje dhe gjykate te pavarur……hahaha
    Pergezime Andi

  11. Me sa duket Arben Ahmetajt nuk i mbarojnë kusuret vetëm me drejtësinë. Tani ka përsipër dhe një rrezik të ri. Është “përpjekja” e Sali Berishës për ta mbrojtur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj se mos e “vrasin”.

    Pak a shumë po ndjek strategjinë që ka ndjekur me vrasjet e 21 janarit. Sapo drejtësia nisi punën të hetonte vrasjet, ai ngriti një Komision Hetimor kundër drejtësisë,beni ruaju grupit kriminal te Lumneshit punon per salihun,tani jane ne Londer,dashuron salihun kjo ndodh kur per dor Haloperidolin o cecen malok

  12. “Është i çuditshëm fakti sesi Sali Berisha kur përmendet për aferat e familjes së tij, e lidh SPAK-un me PS-në,. Ndërsa kur i duhet për të prodhuar akuza të reja, e sheh si institucion mbi Edi Ramën.

  13. Ish-kryeministri Sali Berisha vijon shqetësimin për Arben Ahmetaj duke thënë sërish se ai ka marrë kërcënime për jetën. Por ku bazohet Berisha këto deklarata? Si gjithmonë Berisha deklaratat e tij ia vesh ‘qytetarit dixhital’, që në fakt shumë raste të tilla ish-kryeministrit i kanë rezultuar gënjeshtra.

  14. Perkundrazi, saktesiae denoncimeve te Sali Berishes, eshte e frikshme. Ngjarjet e fundit e konfirmuan edhe nje here tjter se raportimet publike, denoncimet jane 100% te sakta.

  15. priten të hapen nga SPAK dosjet e “Gërdecit”, “21 Janarit”, aferës “CEZ-DIA” e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”si denocimi per ate kengetarin me te dashuren ja vuri erionit ne iran

  16. Edhe Osman Mula i zhgënjyer nga Berisha: Jemi të braktisur doktor, si do vimë në pushtet?Dhe antari i partise komuniste dhe partise neokomuniste pd eshte i zhgenjyer nga foltorja e salihut,braktisja e pseudo intelektualeve vazhdon me ritme te larta tek foltorja e salihut

  17. Pa tjetër që duhet të ndalë nga kontrolli se ndryshe Shqipëria mer fund me këta antishqiptarë të veshur me petkun e rilindjes!!

  18. Makthi i Berishës buron nga perceptimi që ai ka për veten e tij sikur të kishte pushtetin e Artur Metanit. Natyrisht do t’i thërriste prokurorët e gjykatësit, do t’i vinte në rresht siç i vuri për Gërdecin dhe 21 Janarin, dhe do t’i detyronte të mos shikonin çfarë kishte ndodhur dhe çfarë kishte bërë ai dhe djali i tij, që brenda dy viteve bënë një varrezë private me të vrarë në Shqipëri. Plot 30 vetë.Po flet Osmoni i mulajve shpellkari i enveri e salihut,i shkoje gjithe jeta ne pushtet maloku me llagap Gimi

  19. SPAK ne fakt po mbyll aferat nje e nga nje ne menyre qe te shpetoje nga pergjegjesia penale nivelin me te larte te shtet-kapjes, qe drejtohet nga Edi Rama. Ne gjendjen qe jane, akuza do lere jashte ideatorin dhe konceptuesin Rama me vendimmarrsit ministra te tij. Pasi te denohen disa periferike do quhet “gje e gjykuar” dhe mbaron filmi. Ashtu si me rastin Tahiri. Disa kohe ne pare njesoj nje “gje e gjykuar” tregoi se si “krimi me kollare” kishte pervetesuar qindra milione euro nga rimbursimi me TVSH false duke perdorur identitete te rreme. Jane te njejtet duar dhe mendje, e njejta skeme me te njejtin rezultat. Ose “Shqiperia e vertete” me “rroba te arta” sic ka per detyre dhe zhurmon perdite cifti Bollino-Malltezi per mbretin dhe mbreterine ramiste lakuriqe.

  20. As Sali Berisha me “Foltoren”, as Ilir Meta, as Lulzim Basha, as Gazment Bardhi, Jorida Tabaku e kështu me radhë.

    Mediat e tyre jo e jo.

    Heshtje totale, për një ndërtim që po kruhet në qendër të qytetit, duke i zënë vendin një parku.

    Tani lind pyetje pse nuk ka reaguar Sali Berisha dhe kush ia ka kyçur gojën, duke qenë se ai nuk lë njeri pa marrë në gojë dhe reagon edhe për çështjet më banale të mundshme.

  21. Deputetët e zëshëm të PD të rreshtuar në anën e Rithemelimit, kanë marrë urdhër të mos ndjehen. Në telefonat e tyre janë shpërndarë mesazhe të tipit: “Lere se është i joni”. Arsyeja është e thjeshtë për t’u kuptuar. Biznesmeni që po ndërton është financues i aktiviteteve të Rithemelimit dhe disa mediave përreth.

  22. ”SUGJERIM: Opozita në pamundësi të marrë pushtetin në 2025, mund të marr 3 leje ndërtimi për 3 kulla në oborrin e PD. 3 kulla për 3 kryetarë.

    3000 apartamentet t’ju ndahen 3000 militantëve që dalin në proresta.

  23. varfërim progresiv dhe rritja të shkojë tek oligarkët dhe klanet e drogës”, ka thënë Berisha.

    Ajo që nuk e thotë, është edhe se me rënien e euros, rriten kostot dhe për kullën gjigande që do të ndërtohet në qendër të Tiranës nga i biri.

  24. Ai ka përzier familjen e tij personale, në familjen politike. Dhe e ka vënë familjen politike, në funksion të familjes së tij personale. Për të ardhur keq edhe pse Berisha është prej dy vitesh nion grata, vazhdon të kartë pushtet politik, , por edhe në atë ekonomik.

    Mendoj që Berishës i ra edhe karta e fundit, për të vërtetuar hipokrizinë e tij.

  25. tre vila ngjitur në Rolling Hills, lagjia e të pasurve të Tiranës. Vila 99 është e Agim Zeqos, që njihet me nofkën “Gimja i Red Bullit”, Vila 97 është e motrës së tij, që dikur ka pasur burrin drejtor tatimesh si xhandar të Saliut për të gjobitur kundërshtarët.

    Në mes është vila 98. Me letra pronar rezulton Ilir Shtufi, “investitori” i kullës në qendër të Tiranës. Praktikisht banor i vilës është Shkëlzen Berisha.

  26. Gjithë “Mëhalla e Kullës” janë fqinjë dhe në Rolling Hills. Nuk di a i ka bashkuar kulla, apo ngaqë kanë qenë bashkë, kanë vendosur të bëjnë kullën.

    Ndaj para se sa SPAK ta bëjë këtë hetim për fshehje pasurie, është mirë që Shkëlzeni të thotë me gojën e tij pse jeton aty dhe a është kjo e vetmja pronë e Shtufit që ai përdor si të vetën.

    Dhe pastaj “ose ta mbajë, ose ta hajë”, vilën e “pronarit” të kullës ku jeton si në shtëpinë e vet.

  27. Deri në vitin 2015, Shkëlzen Berisha deklaron pagesë qirajë për vilën në Lundër, rreth 1 mijë euro në muaj, ndërkohë që kishte vetë kishte dhënë një aparatment tek ETC me qira mbi 50 mijë euro në vit.

    Çfarë ndodhi që Shkëlzen Berisha nuk deklaron shpenzime qiraje që nga viti 2015, ndërkohë që pretendon publikisht të kundërtën?

  28. Çmimet e qirasë në Rolling Hills nga 6 deri 10 mijë euro në muaj. Shkëlzeni me disa apartamente jeton me qira?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *