• |
ide | kryesore

Inceneratori i Tiranës/ Dyshimet që ngre vonesa e SPAK

Kryesore



Vendimi i SPAK për vënien në sekuestro të inceneratorit të Tiranës, pas gati 6 vitesh nga operimi i tij, ka ngjallur reagime të ndryshme mbi fatin e mega aferës korruptive më të madhe në historinë e Shqipërisë dhe kokave që e projektuan atë.

Nisur nga disa lëvizje të forta të kohëve të fundit, të shumtë janë ata që shpresojnë se me hetimin për djegësin e Tiranës, SPAK më në fund po shkon drejt kupolës që ideoi, bashkë me disa biznemsmenë tashmë të shpallur në kërkim, grabitjen spektakolare të dhjetra milionë eurove. Ka të tjerë, më pak entuziastë, që këtë vendim të vonuar të SPAK e shohin si një veprim “më mirë vonë se kurrë”, i cili së paku po i vë një tampon hemoragjisë financiare që po rëndon buxhetin dhe taksapaguesit. Deri tani, shuma totale e pagesave për dy bosët në kërkim, Zoto e Mërtiri, ka shkuar në mbi 100 milion euro.

Pikërisht vonesa e SPAK për të ndalur sa më parë këtë hemoragji të frikshme, ndërkohë që faktet dhe indiciet për një aferë korruptive ishin evidente dhe pronarët e vërtetë të shpallur në kërkim, ka ngritur dyshimin tek pjesa skeptike që vendimin për sekuestro e lexojnë si një hetim që mund të mbyllet tek gropa e Sharrës pa shkuar tek përgjegjësit e vërtetë.

Lexo edhe: Si e mbrojti Rama me Veliajn djegien e miliona eurove tek inceneratori i Tiranës

Përveç denoncimeve nga opozita dhe media, SPAK ka patur në duar, të paktën prej një viti e gjysëm, një raport të KLSH që hedh dyshime të forta dhe rendit fakte, se inceneratori i Tiranës ka qenë që në gjenezë një vepër korruptive. KLSH ka konstatuar se projekti ka rezultuar që në fillim i papërballueshëm për buxhetin e shtetit, ndërsa bashkisë Tiranë nga viti 2018 i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që ajo duhet t’u bënte inceneratorëve. Bashkia Tiranë ka paguar vetëm për periudhën 2018- 2020, 26.5 milionë euro) shtesë, krahas kostos së pastrimi prej 3.9 miliardë lekësh.

Sipas këtij raporti, prej vitit 2018 deri aktualisht, bashkia Tiranë dhe ministria e Industrisë dhe Energjisë janë duke paguar tarifën prej 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetjeve për një shërbim ende të pakryer, duke qene se inceneratori ende nuk është përfunduar si objekt industrial për djegien e mbetjeve urbane. “Aktualisht çmimi i paguar 29 euro/ton nuk është çmimi real i shërbimit që kryhet, pasi kjo tarifë përfshin edhe incenerimin e mbetjeve, proces i cili nuk është kryer deri me sot. Pavarësisht mos kryerjes të procesit të trajtimit të mbetjeve, Bashkia Tiranë ka vijuar të kryejë pagesat e plota të tarifës për këtë shërbim”, thotë KLSH.

Do të mjaftonte ky fakt, që SPAK të kishte ndërhyrë shumë kohë më parë, për më tepër kur bosët e djegësave të Elbasanit dhe Fierit ishin të njëjtët që qëndronin edhe pas inceneratorit të Tiranës. Atë që e dinin të gjithë, SPAK e deklaroi sot si zbulim të hetimit që kishte kryer.

Lexo edhe: SPAK “gjen” pronarët e inceneratorit të Tiranës. Vendos sekuestron. Veliaj në telashe

Nuk ka qenë aq e vështirë për të kuptuar lëvizjet e bosëve të inceneratorëve për të kamufluar pronësinë mbi djegësin e Tiranës, që ende nuk është ndërtuar. Në 31 Gusht 2017, kontrata u lidh mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë Integrated Energy BV SPV shpk, e themeluar vetëm 24 orë përpara nënshkrimit të kontratës. Kjo shoqëri zotërohej nga një shoqëri e regjistruar ne Regjistrin Tregtar Holandez. Klodian Zoto rezultonte Administrator dhe Përfaqësues i Shoqërisë Holandeze për periudhën 2016 deri 2018. Shoqëria zotëruese (e regjistruar në Holandë) ka ndryshuar emrin në 2020 nga Integrates Energy BV ne Geonix BV.

Pronar përfitues, Kompania e Biznesit që zbaton kontratën koncesioanre është shoqëria Integrates Energy BV SPV, e themeluar në 30 gusht 2017. Shoqëria zotërohet nga një Shoqëri e regjistruar në Regjistrin Tregtar në Holandë. Në ekstraktin e pronarit përfitues të dorëzuar pranë Qendrës Kombëtarë të Biznesit zotërues të shoqërisë rezultojnë tre shtetas italianë dhe francezë. Pronesia finale nga 2016 deri 2022 reflekton disa ndryshime me konfigurim final të ndryshëm nga konfigurimi 2016.

Të gjitha këto të dhëna janë të dokumentuara dhe SPAK-ut do t’i mjaftonte të hetonte se përse autoriteti përgjegjës nuk kishte reaguar mbi ndryshimin e pronësisë së kompanisë që kishte fituar një kontratë  30 vjeçare me Propozim të Pakërkuar, me një vlerë 336.6 milion euro.

Lexo edhe: Dumani si vartës i Ramës/ Inceneratorit fantazmë të Tiranës nuk i ndalet pagesa

Veç faktit evident se bashkia Tiranë vazhdon e paguan koncesionin me 29 euro për ton, ndërkohë që nuk bëhet procesi i incenerimit, veç faktit se ndryshimi i pronësisë për të humbur gjurmët e përfituesve të vërtetë është neglizhuar nga ministria përkatëse, SPAK mund t’i referohej raportit të KLSH edhe mbi një shkelje të rëndë, ajo e miratimit të projektit pavarësisht kostove të papërballueshme buxhetore.

KLSH, një vit e gjysëm më parë, arriti në përfundimin se mungesa e vendimmarrjes së ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, në cilësinë e vlerësuesit dhe miratuesit paaraprakisht të të gjitha projekteve koncesionare nga pikëpamja e implikimeve fiskale, për rastin e “Integrated Energy B.V” shpk, për incineratorin e Tiranës, “shpreh në mënyrë eksplicite papërballueshmërinë dhe/ose paqëndrueshmërinë si edhe ndërmarrjen e angazhimeve publike që rrezikojnë në mënyrë të konsiderueshme përballueshmërinë dhe efektivitetin e projektit”. Dhe këtu është fjala për refuzimin e dy ministrave të Financave, Cani dhe Ahmetaj. Ky i fundit refuzoi disa herë të tjera dhënien e miratimit si ministri përgjegjëse për tavanet buxhetore dhe implikimet financiare të projekteve në partneritet publik- privat me argumentin se nuk është e qartë se kush do të bëjë pagesat, me çfarë fondesh do të bëhet shpronësimi i tokës për zgjerimin e landfillit dhe se norma e kthimit të përhershëm të investimit (IRR) është llogaritur gabim 5%, kur në fakt rezulton të jetë 8%.

Sipas vetë hetimeve të SPAK për “dosjen Ahmetaj”, pas refuzimit të këtij të fundit, ministri Koka i dërgon një tjetër letër, ku sqaron se shpenzimet për shpronësimin e tokës dhe pagesat për mbetjet që përpunohen do të përballohen nga vetë bashkia me fondet e transfertave të pakushtëzuara që bën buxheti. Ahmetaj kërkon shkresën e miratimit me shkrim nga të gjitha njësitë bashkiake të qarkut Tiranë, sipas modelit financiar që kishte dërguar ministria e Mjedisit dhe më 27 mars 2017, Erion Veliaj i dërgon miratimin sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako. Ahmetaj refuzon ta miratojë derisa ministria e Mjedisit ia dërgon me email shkresën e dhënies së miratimit nga Erion Veliaj. Ai më pas i hap rrugë procedurës duke u shprehur “pa komente”.

Lexo edhe: Dosja e SPAK: Veliaj kërkoi inceneratorin e Tiranës (emailet me Klodian Zoton)

Pra është e qartë prej fillimit, se aktorët e përfshirë në këtë mega aferë, kanë qenë në dijeni të plotë të shkeljeve ligjore dhe implikimeve financiare. Ato fillojnë që me mënyrën se si u bë gara për djegësin e Tiranës, si iu dha bonusi kompanisë fituese që u regjistrua një ditë para lidhjes së kontratës, si u pranua monopoli i “dy klodërve” që kishin marrë me PPP edhe Elbasanin e Fierin. Pastaj vazhdojnë me gjetjen e rrugëve abuzive për të garantuar pagesat kolosale nga bashkitë e qarkut Tiranë dhe me pagesën grabitqare të 29 eurove për ton, ndërkohë që procesi i incenerimit nuk ndodh as sot, gjashtë vite pas lidhjes së kontratës. Dhe në fund, me mbylljen e syve përpara kompanive guackë të Hollandës, me qëllimin që paratë të vazhdonin të rridhnin drejt pronarëve në kërkim dhe bosëve të vërtetë të kësaj vjedhje epike.

Lexo edhe: Inceneratori i Tiranës/ Dokumenti me firmë që akuzon Veliajn

Fiks gjashtë vite më pas, SPAK zbuloi sot se “nga provat e marra gjatë hetimit ka rezultuar se, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” shpk”. Eshtë pikërisht kjo zvarritje e gjatë, ndërkohë që të gjitha indiciet e grabitjes ishin të ekspozuara publikisht, që ngre dyshimet se për inceneratorin e Tiranës, SPAK është treguar më i “kujdesshëm” seç duhet deri në vendosjen e sekuestros, pavarësisht hemoragjisë financiare. A kanë bërë llogari politike prokurorët, duke parashikuar se afera e Tiranës mund të shkaktojë tronditje fatale për mazhorancën? A e kanë shtyrë ata “sekuestron preventive” pas zgjedhjeve të 14 majit (ndërkohë që vetëm këtë vit kanë rrjedhur dhe plot 16 milion euro të tjera në Sharrë)? A do ta çojnë tashmë ata këtë hetim deri në fund apo ai do qëndrojë pezull vetëm mbi sekuestron, për t’u keqpërdorur kësisoj në luftën politike brenda organizatës së Rilindjes?

Siç ka treguar sot se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët pas koncesionit të Tiranës, SPAK ka sfidën t’u zbulojë shqiptarëve se kush janë pronarët e vërtetë të vetë Zotos dhe Mërtirit. ©lapsi.al



28 Comments

    1. Edhe….

      Persa kohe votojne vetem dele si puna jote Edi, dhe Lali Eri do kene license per te evjedhur. Dhe me e bukura eshte se do te te vjedhin ty dhe shoket e tu….

      1. Si delet si gomerët votojnë dhe në fund fiton shumica.
        Gomerët nuk kanë për tu bërë kurrë shumicë.

    2. Mbase, dhe amerikanet e kane kuptuar se Rama mund te bleje cdo gje, ndaj i kane vene pas gjykaten.. E paske kuptuar mire 🤪🤪🤪

    1. *pirdh Lapsi pirdh.
      Një shkrim më parë me qëllim e bëje lëmsh shifrën 29 euro për ton të landfillit, me milionat e eurove të paguara për djegsin.
      Nuk kanë lidhje fare.
      Janë dy objekte të ndryshme në vende të ndryshme.
      29 euro për ton të landfillit i paguam bashkia dhe është plotësisht në rregull me ligjin.
      Po i paguan edhe sot, do ti paguaj edhe nesër.
      Këto i paguan edhe bashkia Durrës, Shkodër, Lezhë, Tropojë, Kukës, Elbasan, Fier, Vlorë, Korçë, Pogradec, Romë, Paris, Moskë, New York, Pekin, Ulan Bator, Madrid, Londër, Hagë, Berlin, Vilnus, Kiev, etj.
      E dëgjuat Erjonin sot?
      Një lajm i mirë, për të parë se kush i ka ndyer duart me vjedhjet në djegësin e Tiranës dhe për ti ulur hundën atyre mediave që duan të ndyjnë atë që duan ato.

        1. Unë jam patronazhist.
          Sa të jenë gomerët e Lapsit, patronazhistët do të jetojnë gjithë jetën të lumtur.

  1. U betua me dorën në…/ Berisha mbledh kryesinë, shmang votëbesimin e tij për humbjen! S’ka datë për ‘respektimin’ e statutit.vonea te qellimshme qe salih metaj te fshehin provat qe hametaj ka dhene ne spak per kete dyshe te kalbur e kriminale

  2. keni mesu si ai gamori qe po e hante ujku, e ai thoshte e shpresonte se ishte ne enderr…..
    gjeje kush osht gamori…..

    1. Laku vjen e ngushtohet dhe për këta që e konsiderojnë veten të paprekshëm.Sot BE në një dokument kritikonte ashpër Spakun që po i zgjat hetimet e skandaleve shumë dhe akoma nuk janë arrestuar njerëzit kryesor.Kjo do të thotë që BE janë të mirë informuar që m..i është bërë mullar nga sekti rilindja i Ramës.Dhe akoma ka qorra që hedhin statuse në mbrojtje të të pambrojturve duke u kapur me argumente që tashmë janë bërë bajate!!

      1. o Gimi boll re ti boll o dhjeri i sali non grades se ju te sali non grades jeni mut për vete nuk keni ju surrat e fytyre te flisni se mbas ketyre fshihet ilir meta o Gim muti

  3. Si per gjynaf Veliaj i shkrete tek ai fotomontazhi me lart.

    Nejse… rendesi ka kush firmos.

    Ndaj mesoni nga me te miret: delegojani te tjereve te firmosin! 😅

    Eshte shume gallate se te gjithe keta aguridhet qe i jep role Rama, shkojne gjithe qejf… uei… minister apo drejtor i Rames. Veshet lart, egoja ne maksimum.

    Nderkohe qe Rames banalisht i duhen thjesht useful stupids qe te firmosin! 😅

    1. Kjo nuk e ben Ramen me te mire. Mund ta mbroje ca kohe nga ligji. Po ne fund do ti sulen te tijet dhe do ia bejne bycen shpelle me keq se ce ka. se po shtohen rradhet e armiqve e po i afron ora… tik. tak .. .tik.tak

      1. Politika xhungel eshte. Fiton ai qe ta zhyt me shume.

        Por Rames keni 10 vite qe ja beni tik tak.

        Por ai, vetem fuck fuck! Te tjeret xhiro ne SPAK! 😅

  4. ka 1 vit qe kerkohet hetimi per inceneratorin!
    Priten te mbyllet Parlamenti qe te vepronin.
    Deri ne shtator jane harruar muhabetet!

  5. Ky heren e pare fitoi nga Rama, heren e dyte se nuk u paraqit opozita (Lulka) heren e trete prape nga Rama. Kete nuk do ta kishte votuar askush. Tani ai qe e ka vene do haraçin

  6. I nderuar gazetar apo grup gazetaresh qe shkruani per aferat korruptive te organizates mafioze qe ka kapur Partine Socialiste dhe Shqiperine.

    Me te drejte analisti fenomenal Lubonja arrin me mjeshteri te lexoje veprimet dhe aktivitetet e organizates me lart. Porse ne vend te nje “afere” qe harrohet sapo del ne “afere e re”, duhet te kuptoni qe ne fakt eshte nje zinxhir i njepasnjeshem i operacioneve te nderlidhura te korrupsionit dhe krimit te organizuar qe zbatohen nen konceptimin, ideimin dhe aprovimit e “kapos se kapove” pra Edi Rama. Kuptohet, ashtu sic dhe ndodh ne mafien italiane, kryekapua e konsiderin veten burre “zotni” pamvaresisht se cdo vrasje kryhet vecse me nje rrudhje te vetullave te tij.

    Ju duhet te keni kuptuar tashme menyren si vepron organizate: elementet e krimit te organizuar, si psh Doshet, Koket, Frroket, Gjoket, Zotot etj., afrohen, rekrutohen, u ndahet territor veprimi, pasuri e para publike dhe dore e lire, ne kembim te financimit, korruptimit dhe friksimit te zgjedhesve. Me te vetmin kusht, qe ne rast te “djegies” pra ekspozimit dhe presionit nga agjencite e inteligjences dhe zbatimit te ligjit te BE ose SHBA, ata konsiderohen si te panjohur per kryekapon Rama dhe ai menjehere aktivizon sistemin “pergjegjesi personale”, qe pasohet me procese penale te orkestruara per te kufizuar demin deri tek pesoni “pergjegjes” . Por pa cenuar zonen e “sigurise” se kryekapos. Psh, ne rastin me te fundit te sekuestrimit ne Tirane te ineciatorit, ne vend te Veliajt , zbatuesi i aferes, demi do shohim te kufizohet ne zyrtare te ulet te bashkise. Si nje fare Tushe etj qe u ka dale emri. Jo pa qellim u publikohet emri. Ata pergatiten per “barren” qe i ngarkon “Partia”. Pasiqe Veliaj eshte zona e sigurise qe nese shkelet, kompromenton Ramen.

    Familjet mafioze te ekspozuara deri tani, ne fakt jane 20% e fuqise reale te krimit te organizuar ne vend. Hasanbellinjte apo Lucet kontrollojne territor te ndjeshem dhe jane shtylla kryesore e kryekapos. Degradimi vecse do tu shtoje oreksin.

    Keni parasysh qe afera me me shume rendesi eshte ajo e Tom Doshi. Qe rrjeti i gazetareve investigative te panama papers e ka ne faqe te pare duke raportuar sipas burimeve te inteligjences Australiane. Nese nuk e dini, mesojeni, qe Australia eshte nje nga vendet pararoje ne depertimin dhe neutralizimin e krimit te organizuar dhe ekspozimi mbi familjen mafioze Doshi eshte domethenes. Qe do te thote se parate me te cilat elementi i krimit te organizuar Doshi ka financuar ne kohen ne opozite elementin kriminalo politik Rama, kane qene te origjinuara ne bota e krimit. Nuk eshte rastesi por platforme e mire menduar dhe zbatuar nga Rama perdorimi i krimit te organizuar per pushtet politik. Mjafton vetem raporti me i fundit te OCCRP per te ngritur akuze ndaj ketyre eksponenteve te ndyre te mafies ne vend. Gjithesesi, godisni, rremoni dhe zbuloni cdo gje me interes qe rrjedh nga investigimi i OCCRP. Dhe presoni SPAK se cfare po ben mbi ate ceshtje? Pse fle? Pse nuk heton? Pse hesht? Pse nuk komenton? Mbyteni me presion dhe do te shikoni nervozizmin e organizates.

  7. Po mire mo, shkrimi thote qe keta (PS, Edi, Erion Veliaj) po vjedhin gjithcke dhe kedo. Ti pse gezohesh qe do fitojne prape? Te pelqen kur te vjedhin? Shko te te fusin edhe ndonje gje nga mbrapa qe te kenaqesh edhe me shume

  8. “Opozita ka të drejtë të protestojë, por jo të kërcënojë dhe aq më pak të sulmojë institucionet shtetërore. Në cv-në e saj politikë. Këto janë dy foto të pas 14 shtatorit 1998. Muret e Kryeministrisë dhe Ministrisë së Financave u shkatërruan nga kallashnikovët e protestuesve.

  9. Shikoni historine e tij dhe do te bindeni se miliona shqiptare te rinj dhe te vjeter ndjekin rrugen qe ndoqi Saliu! Nga nje familje Vicidolse,me familjare spiune te dy anshem serbo-sigurim,erdhi ne Tirane me valixhe druri,u shkollua me parate e Shqiptareve,u be servil dhe spiun u sherbeu serbeve dhe Partise,sigurimit,e vune ne krye te PD vrau ,preu,vodhi krijoi nje familje hajdutesh dhe tregoi se po qe me Saliun mund te besh cfare te duash por sidomos te vjedhesh!

  10. Ilir Meta, një vilë që të paktën kushton 30 milionë euro, të tregojë me çfarë parash dhe si e ka bërë. Sali Berisha, komshiu i tij, si e ka bërë, me çfarë parash e ka bërë dhe si e justifikon vilën që kushton 20 deri në 30 milionë euro në një nga zonat më elite të vendit tonë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *