• |
ide | kryesore

Dosja e SPAK: Veliaj kërkoi inceneratorin e Tiranës (emailet me Klodian Zoton)

Arkiva, Kryesore, Lajme
Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj, thotë SPAK



Nga Ola Xama, BIRN

Në janar të vitit 2016, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dërgoi një propozim qeverisë për mundësinë e përfshirjes së sektorit privat në fushën e menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane të kryeqytetit, përmes një kontrate të partneritetit publik-privat, PPP.

Përmes një shkrese të dërguar në adresë të ministrit të atëhershëm të Financave, Shkëlqim Cani, Veliaj e mbështet idenë në një studim fizibiliteti të hartuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare, IFC, për PPP dhe një studim të Korporatës Ndërkombëtare Japoneze, JICA, për zgjerimin e venddepozitmit të mbetjeve në Sharrë.

“…kërkohet miratimi i Ministrisë së Financave për këtë nismë, e cila do të sigurojë një shërbim cilësor dhe sipas standardeve europiane për qytetarët dhe mjedisin në Tiranë,” thuhet në shkresën e kryebashkiakut Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj ka mohuar publikisht në të shkuarën se ka pasur rol aktiv në procedurat e koncesionit të mbetjeve në Tiranë, por dokumentet hetimore të Prokurorisë së Posaçme, të siguruara nga BIRN, tregojnë se Veliaj ishte nismëtari i këtij projekti dhe se propozimi i tij i hapi dritën jeshile koncesionit të inceneratorit të Tiranës.

Lexo edhe: Zbulohet dokumenti/ Raporti i pagesave për “djegjen” e plehrave që ka futur në ankth Veliajn

Gjithsesi, propozimi i Veliajt u prit fillimisht me rrudhje vetullash në qeveri.

Hetimet e Prokurorisë tregojnë se fllimisht ministri Shkëlqim Cani dhe më pas Arben Ahmetaj u bënë barrikadë ndaj propozimit të bashkisë së Tiranës, duke sjellë si rezultat përfshirjen e Ministrisë së Mjedisit në procedura. Bashkë me Ministrinë e Mjedisit, në projekt u përfshi edhe Klodian Zoto.

Veliaj nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.

Refuzimi i Ahmetajt

Shkëlqim Cani u largua nga detyra e ministrit të Financave në shkurt të vitit 2016 dhe u zëvendësua nga Arben Ahmetaj. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i dërgon shkresën me propozimin për ndërtimin me PPP të inceneratorit ministrit të ri.

Dosja hetimore zbulon se shkresa ka të njëjtën përmbajtje me atë të janarit, me shtesën e vetme ku thuhet se është dërguar edhe një studim fizibiliteti. Ahmetaj nuk e miraton propozimin pasi sipas tij: “mungon argumentimi nëse projekti i propozuar me PPP ka kosto më të lirë se në rastin se do të bëhej me prokurim publik me fondet e shtetit.”

Negociatat për miratimin e projektit i merr më pas në dorë Ministria e Mjedisit.

Një email i datës 2 mars 2016, i sekuestruar nga prokuroria në komjuterin e Klodian Zotos tregon se një punonjës i Ministrisë së Mjedisit, Vladimir Bezhani, i kishte dërguar atij një dokument me titull “Bashkia Tiranë”.

Dokumenti është një shkresë e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka drejtuar Erion Veliajt ku shpreh dakordësinë me propozimin e bashkisë së Tiranës dhe sugjeron ngritjen e një grupi pune të përbashkët. Bezhani i drejtohet Zotos me fjalët: “Shikoje dhe më thuaj nëse je dakord.”

Ministria e Mjedisit dërgon sërish në Ministrinë e Financave një argument se pse varianti PPP do të ishte më i lirë sesa prokurimi me fondet e shtetit, por refuzohet sërish. Sipas SPAK, argumenti u shkrua nga Klodian Zoto.

Drejtorja e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi argumentoi se projekt-vendimi kishte karakter individual dhe si i tillë ishte jashtë fushës së përgjegjësisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit. Të njëjtin argumentim në refuzim përdori dhe ministri Ahmetaj në përgjigjen që i dërgon Ministrisë së Mjedisit.

Ahmetaj refuzon disa herë të tjera dhënien e miratimit si ministri përgjegjëse për tavanet buxhetore dhe implikimet financiare të projekteve në partneritet publik- privat me argumentin se nuk është e qartë se kush do të bëjë pagesat, me çfarë fondesh do të bëhet shpronësimi i tokës për zgjerimin e landfillit dhe se norma e kthimit të përhershëm të investimit (IRR) është llogaritur gabim 5%, kur në fakt rezulton të jetë 8%.

Këtë shkresë, punonjësja e Ministrisë së Mjedisit, Alba Thoma ia dërgon ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako shoqëruar me tekstin “Ufffffffff”. Shkresën e dërgon më pas në emailin personal të saj dhe ia dërgon Klodian Zotos.

Zoto i dërgon më pas një email Alba Thomës në janar 2017, ku shkruhet “Përgjigje përfundimtare MF nga MM”.

Kjo përgjigje e shkruar nga Zoto do të përdorej për t’u dërguar në Ministrinë e Financave nga Ministria e Mjedisit dhe sqaronte se mbështetjen buxhetore për impiantin ta mbante qeveria qëndrore, duke qënë se bashkitë në qarkun Tiranë nuk kishin mundësi të përballon kostot.

Ministria e Financave refuzon sërish dhënien e miratimit.

Lexo edhe: Zvetënimi dhe mjerimi i Partisë Socialiste

Lexo edhe: Drejtësi me regji/ Si të lëshon dhe si të mban Edi Rama rreth vetes

Pas kësaj ideje, ministri Koka i dërgon një letër tjetër Arben Ahmetajt, ku sqaron se shpenzimet për shpronësimin e tokës dhe pagesat për mbetjet që përpunohen do të përballohen nga vetë bashkia me fondet e transfertave të pakushtëzuara që bën buxheti.

Ahmetaj kërkon shkresën e miratimit me shkrim nga qarku Tiranë, sipas modelit financiar që kishte dërguar Ministria e Mjedisit. Më 27 mars 2017, Erion Veliaj i dërgon miratimin sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.

Ahmetaj refuzon ta miratojë derisa Ministria e Mjedisit ia dërgon me email shkresën e dhënies së miratimit nga Erion Veliaj. Ai më pas i hap rrugë procedurës duke u shprehur “pa komente”. Përgjigjja dërgohet 16 minuta më vonë nga Alba Thoma në adresën e emailit të Klodian Zotos. Sipas hetimit të SPAK, “Ahmetaj nuk e pengon këtë procedurë pavarësisht problemeve që ajo paraqiste”.

Zoto dhe Mërtiri pas inceneratorit të Tiranës

Dokumentat hetimore të Prokurorisë së Posaçme sugjerojnë se e gjithë procedura për marrjen e koncesionit të inceneratorit të Tiranës është drejtuar dhe koordinuar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri dhe se pas premtimit të marrë nga zyrtarët, ata kanë nisur kërkimet për gjetjen e kompanive “prestigjoze” në fushën e menaxhimit të mbetjeve.

Gjatë administrimit të materialeve të gjetura në kompjuterin e Klodian Zotos, hetuesit kanë hasur një dokument të krijuar në datën 15 qershor 2016 me autor Vladimir Bezhanin, punonjës i Ministrisë së Mjedisit. Bëhet fjalë për një letër në gjuhën angleze, që pasi e kishte punuar Bezhani, Zoto e kishte modifikuar.

Letra iu drejtohej Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ku parashtrohej se shoqëritë Energy Recuperator S.p.a; Demare S.r.l; Arcadis S.r.l; Paul Wurth S.a dhe ITS sh.p.k, të specializuara në ndërtimin e landfilleve, ndërtimin e inceneratorëve etj., paraqesin letër interesi për menaxhimin e integruar të mbetjeve të bashkisë Tiranë,” thuhet në dosje.

Dosja tregon se Zoto nuk hartoi vetëm letrën e interesit në emër të kompanive, por edhe kriteret që do të vendoseshin në garë, edhe pse oferta e pakërkuar kishte marrë pikë bonus. Në një email drejtuar Alba Thomës në prill 2017, Zoto shkruan: “Kam lënë disa komente, sepse duhet të plotësohen nga ju. S’kanë të bëjnë me kriteret.” Më pas Zoto angazhohet në gjetjen e kompanisë që do të mbushë kriteret e tenderit dhe ia dërgon miqve të tij të huaj.

Sipas SPAK, kompania koncesionare “Integrated Energy BV SPV ka ortak të vetëm kompaninë hollandeze “Integrated Energy BV” dhe në vitin 2017, drejtues kryesorë të saj ishin Klodian Zoto dhe Giuseppe Ciaffaglione, ky i fundit i shpallur në kërkim na drejtësia për aferën e inceneratorit të Fierit.

Oferta e kompanisë Integrated Energy BV SPV u klasifikua nga komisioni i Vlerësimit të Ofertave me 100 pikë nga 100 të mundshmet.

Dosja tregon rrugën se si Klodian Zoto dërgonte me email nenet e kontratës dhe përditësonte ish-sekretarin e Përgjithshëm, Alqi Bllako me vendime që merrte Këshilli Bashkiak Tiranë për kontratën.

Më 21 shtator 2017, në emailin e Zotos mbërrin një email me materiale nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

“Në brendësi ndodhej një shkresë – draft e Këshillit Bashkiak Tiranë, që autorizon kreun e bashkisë së Tiranës të firmosë angazhimet e njësive vendore të qarkut Tiranë konform kontratës së koncesionit të firmosur nga ministri i Mjedisit,” thuhet në dosje./Reporter.al



32 Comments

      1. Ngatërron ripjelljen me ridhjerjen.
        Ripjellja është rilindja.
        Ridhjerja është rithemelimi.
        Do mar përpara të tijtë doktori…???

  1. Buçet e Ripjerdhjes shkresat dhe informacionet ja vënë në dispozicion në kohë rekord këtyre qelbësirave të inceneratoreve

  2. Me sa kuptoj ka nisur nga Veliaj e gjithe nisma! Eshte e qarte tashme qe Ahmetaj ka refuzuar dhe kur kane dashur ta implikojne ka derguar materialin te LSI. Pas Veliajt dihet kush qendron ..

  3. Vetem Sali komunuist kriminel non grata qe ka vrare e perdhunuar kete popull sipas ju idiotave qe i shkoni pas dhe i lepini sumen eshte i paster. Populli shqiptar i rikujton SPAK te mos e harroje kete krimiel por ta arrestoje sa me pare.

  4. lexova te gjith artikullin e BIRN ku del qarte tentativa ne korrupsione Zotos si dhe perfshirja e Bllakos dhe e Kokes. Po ama ne asnje vend, te pakten ne artikull e per inceneratorin e Tiranes, nuk duken qe Ahmetaj me Veliajn te jene te perfshire. Madje Ahmetaj refuzon disa here e disa here kthen pas letren e ministrise se mjedisit e kerkon per te shpjegime se ku eshte leverdia per ta bere me PPP e jo me fonde publike. Ahmetaj firmos vetem ne momentin qe merr leter nga keshilli bashkiak i Tiranes qe e aprovon. Gjithashtu Veliajn nuk e shoh te perfshire (aq sa ka artikulli) se e vetmja leter kompromentuese e bashkise Tiranes eshte ajo e aprovimit qe eshte e leshuar nga keshilli bashkiak.
    Po komentoj vetem sa eshte ne artikullin e BIRN qe realisht si artikull eshte flluske sapuni e vetem per ata qe lexojne 2 rrjeshta e jo te gjithin. Pertej kesaj qe eshte ne artikull Ahmetaj duhet te pergjigjet per te gjitha akuzat e ngritura nga SPAK per fshehje e mos deklarim te pasurise, korrupsion e shperdorim detyre duke shkaktuar dem buxhetit te shtetit.

    1. Po po, vetem shefi, Erioni te mos preket aman.

      Ai eshte qelibar, te gjithe te poshtrit e tjere te pergjigjen nje me nje, vetem ai jo, se eshte i paster si kristali, i bardhe si bora eshte …

      Late nam o sufllaqexhinj, duke lepire jashteqitjen e secilit prej shefave tuaj, qe ju detyrojne te shkruani keto thagma.

      Te fala Erionit, mos u merzit thuaji. Do vije dhe dita jote, ashtu sic erdhi per Koken, Bllakon, Ahmetajn, s’do vonoje dhe per ty, thuaji shefit.

      Taksirati yt qe do shkruash per ndonje shef tjeter, pas ca kohesh, i ka jeta keto.

  5. Edhe ky ahmetaj eshte trap nuk eshte burre dhits! Fol ore se ka dale sheshit cdo gje!pozicionohu o rrot k..,,

  6. O shqiptarë !
    Lutjuni Zotit që dymetroshi të jetojë edhe nja 100 vite të tjera e ta keni krieministër edhe nja 60 vite të tjera
    A ka pasur Shqipëria ndonjë burrë shteti si ai ?
    Elokuent e autor i shkëlqier, aq sa krahasuar me te, Ciceroni do të dukej 20 centimetra.
    Keni dëgjuar në historinë e planetit që në ndonjë shtet, të gjithë të jenë budallej e të korrupatuar e verëm lideri të jetë më i dituri, më i zgjuari, më i afti për gjithçka, në sport e në art, në matematikë e fizikë, në bujqësi e blegtori. politikë e dipllomaci e mandej më kryesorja njeriu më i ndershëm i kombit të tij, një shpirtmirë që nuk i bën dëm as mizave.
    Nuk mjaftojnë këngët tallava të romëve apo këngët labçe me iso, po në Surel duhet të ngrihet një ERTV gjigand që të shpërndajë në gjithë botën këngë e lavde për liderin e botëror
    Populli shqiptar duhet të bëjë një referendum që Kalanë e Krujës ta zhvendosin në Surrel e në vënd të bustit të Skënderbeut mbi kalë, ti ngrejnë atij një përmendore në lartësinë e Dajtit.
    Të më ndjeni për këtë ekzaltim për te, po sapo dëgjova monolohun e tij dramatik në TV shqiptare ku me pathos shfaqi aftësitë gjeniale si aktori më virtuoz i të gjitha kohrave.
    Mu dukëm të gjithë politikanët e të gjitha partive shqiptare, më xhuxhër se Braçja.

  7. Një njeri i sanksionuar familjarisht si hajdut, me grua hajdute vajzë hajdute djalë hajdut dhe vet kryehajdut, natyrisht që ndjehej në qiell të shtatë kur mendonte se do diskutonte për sanksionimin e një kundërshtari të tij.
    Dy copat e tjera të opozitës po ashtu ndjeheshin dyfish të motivuara si nga gëzimi I Berishës ashtu dhe nga zemërimi i Edi Ramës.

  8. një video-je ku Doktori dhe Zeni ecin në Gjermani bashkë të vetmuar, e mërziti shumë Mulin.

    Aq më tepër duart e Doktorit pas sikur i kishte lidhur me pranga.

    1. Doktori me Zenin në Gjermani ?????
      Po kush i qas ata në Europën perëmdimore e në SHBA ?
      A nuk janë shpallur ata “non grata” me kërkesën e Ramës ?
      Doktorin nuk pranon ta takojë në Shqipëri as ndonjë ambasador i huaj e jo më të pritet në Europë nga qeveritarët.
      Kemi dymetroshin “liderin botëror” që i sheh të gjithë kryeministrat e kryeministreshat, presidentët e presidenteshat nga lartë poshtë duke ju vënë dorën mbi sup e duke i begenisur bile të përkulet për ti përqafuar e puthur

  9. Ndaj dhe nga mëngjesi në darkë, në televizione dhe portale shohim live Sali Berishën dhe Ilir Metën, se i ka blerë Rama mediat.Salihu neper rruget e europes per ta vizituar por asnje nuk e pranon

  10. Gafa e kontraktores Ola Xama – ngatërron projektin e IFC të Bashës, e mundohet të shpëtojë Ahmetajn duke fajësuar pa të drejtë Veliajn. Më shumë se plehrat, vjen era e gazetarisë si killer me pagesë!

    Ironia e gazetarit investigativ: Si mundet që Veliaj të akuzohet për një projekt të kopsitur nga ish kryebashkiaku për një projekt të kopsitur nga ish kryebashkiaku Lulzim Basha për landfillimin e ta lidhës këtë me incenerimin? I bie që “koka e inceneratorëve” na del Luli…

    1. Ky Veliaj eshte kurv dhe me i rrezikshem se Rama se ruan dhe profil te huaj. Tamam killer i Ndragetes. Asnje media nuk shkruan per te dhe nuk e kritikon nderkohe qe:
      -tek inceneratoret i perfshire direkt
      -tek shembja e Teatrit Kombetar i perfshire direkt
      -ne lejet e ndertimit te dhena ne kundershtim me cdo kusht e kriter urbanistik i perfshire direkt
      -ne ne kalimin e tokave publike klienteve te tij per ndertime i perfshire direkt
      – etj etj etj….
      Edhe nje media si ajo e Beketit qe u perpoq te fliste pak u mbyll e ekzekutua ne kohe prej tij…sec ndodhi me pas te gjithe e dime…si gjithmone e ha populli…te cilit i mungojne spitalet shkollat infrastruktura etj…se per keto te fundit ska lek se do paguhen gjobat e Beketit apo do i marri Lali Kellira me enturazhin e tij qe te bejne pushime.

  11. Shqipëria ka një përmirësim rrënjësor të sigurisë publike. Tirana dhe qytetet kryesore bregdetare të Shqipërisë janë qytete të sigurta sa i përket sigurisë së qytetarëve. Kriminaliteti është i ulët dhe vrasjet janë gati 50 për qind më pak se një dekadë më parë.

    Por krimi publik duket i përqendruar në banda të cilat kanë mbështetje politike, si nga qeveria, por dhe nga opozita

  12. Po Spiropicka ku behet.
    Nuk I mjaftoi vjedhja 5 mln euro ne dogane , pordhe 3.5 ?ne ujesjellesin Fier nga tyci I saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *