• |
ide | kryesore

Drejtësi me regji/ Si të lëshon dhe si të mban Edi Rama rreth vetes

Arkiva, Kryesore, Lajme



Me lëshimin që Edi Rama i bëri Arben Ahmetajt është përforcua ideja se “i gjati të lëshon”. Deri në Korrik të vitit të kaluar, Arben Ahmetaj ishte zv.kryeministër. Papritur Rama e zëvëndësoi me Belinda Ballukun. Bashkë me postin e zv.kryeministrit, Ahmetaj humbi edhe postin e Ministrit të Rindërtimit. Në Shtator u shkarkua si Drejtues Politik i Vlorës. Rama e zëvëndësoi me Blendi Klosin dhe pavarësisht përpjekjeve për të qenë pjesë e fushatës, Ahmetaj u shmang nga çdo aktivitet i PS-së. Paralelisht, në mediat pranë qeverisë nisi një fushatë denoncimesh për rolin e tij tek inceneratorët.

Kryeministrit duket se i pëlqen të dëgjojë zërat nëpër korridore se “i gjati të lëshon”. Këtë e konfirmoi në Kongresin e Partisë Socialiste, kur i tha deputetëve dhe ministrave disa fjalë, që u interpretuan si një mesazh direkt për Ahmetajn:

 “Më vijnë zëra që thonë se “ky i gjati nuk të mban, të lëshon”. E thonë apo jo? Ky i gjati nuk i mbron njerëzit e vet. Unë nuk lëshoj askënd në këtë familje që bëhet shënjestër për punët e përbashkëta. I vë gjoksin, fytyrën zërin në dispozicion dhe i dal unë para baltës që hidhet drejt kujtdo që është pjesëtar në këtë familje. Borxhin nuk ja kam askujt kur i merr koka erë, por ja kam kësaj familje dhe familjes sime. Si mund t’i mbroj unë ata që më vënë para ca të vegjëlve që më kërkojnë llogari? Nuk mbaj askënd që ha pas shpine zgjedhësit dhe Partinë Socialiste”– tha Rama.

Lexo edhe: Inceneratorët në mes/ Ç’ndodhi mes Ramës dhe Ahmetajt

Në fakt, deklarata ka ngjitur po të shohësh numrin e ish-zyrtarëve që janë në burg. Pararendës i Arben Ahmetajt ishte Lefter Koka. Në Shtator të vitit 2021, Koka dorëzoi mandatin e deputetit dhe në Dhjetor u arrestua. I njëjtë është rasti i Alqi Bllakos, që dorëzoi mandatin e deputetit dhe pranoi burgosjen për aferën e inceneratorëve.

I ngjashëm , por më i komplikuar ishte rasti i Saimir Tahirit. Fillimisht Rama vendosi që grupi i deputetëve të votojë kundër heqjes së imunitetit të ish Ministrit të Brendshëm. Më vonë, Tahiri bëri gafën që e dorëzoi mandatin dhe siç dihet, përfundoi në burg. Gjithsesi para kësaj ai ishte izoluar nga ish-bashkëpuntorët dhe ishte zhveshur nga çdo funksion në parti.

Por sa e vërtetë është ideja që Ramës i pëlqen ta dëgjojë, pra se “i gjati të lëshon”? Ka disa raste korrupsioni që tregojnë të kundërtën.

Agaçi ne SPAk
Agaçi ne SPAk

1) Hetimi i Agaçit për inceneratorët

Për të njëjtën procedurë që socialistët do të dorëzojnë Arben Ahmetajn në duart e prokurorëve të SPAK, është marrë në pyetje edhe Ëngjëll Agaçi. Në Tetor të vitit të kaluar Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave u shfaq në dyert e SPAK dhe u largua nga aty në heshtje.

Agaçi u mor në pyetje sepse lejoi të kalonte në mbledhjen e qeverisë një procedurë anti-ligjore, siç është ajo “me negociim pa shpallje”.

Ligji parashikon tre lloje procedurash për konçensionet: 1) e hapur, 2) e kufizuar, 3) me negocim me shpallje njoftimi.

Ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka e dha konçensionin përmes një procedure të katërt, “me negocim, pa shpallje të njoftimit”. Por ishte detyra e Agaçit të kontrollonte ligjshmërinë e të gjitha dokumentave që miratohen në Këshillin e Ministrave. Për shkeljen, deri tani ai nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi ligjore.

Përderisa Rama nuk e ka lëshuar, ai vijon të qëndrojë në detyrë.

Veliaj ne Komisionin e Inceneratoreve
Veliaj ne Komisionin e Inceneratoreve

2) Firma e Veliajt për inceneratorët

Në morinë e shkresave që i shtruan rrugën koncensionit për inceneratorin e Tiranës, është një dokument që e ngarkon Erjon Veliajn me përgjegjësi direkte për kalimin e 91 milion eurove bosëve të inceneratorëve. Bëhet fjalë për shkresën e marsit të vitit 2017, të cilën Lapsi.al e ka sjellë edhe më parë për lexuesin. (Shiko më poshtë)

Firma e Veliajt ne dokumentin per inceneratoret
Firma e Veliajt ne dokumentin per inceneratoret

Firma e Veliajt jep miratim për inceneratorin e Tiranës dhe është përgjigje për Alqi Bllakon. Shkresa i hapi rrugë kalimit të 91 milion eurove drejt xhepave Klodian Zotos dhe shokëve të tij por aty ka disa “gabime” të qëllimshme. Me këtë firmë iu hap rruga trajtimit të mbetjeve për 5 bashkitë e Tiranës, sikur Veliajt të ishte drejtues i qarkut, ndërkohë që duhej të ishte Këshilli Bashkiak që të merrte vendim për paratë që dalin nga buxheti i Bashkisë.

Lexo edhe: Skandali/ Veliaj gënjen nën betim për firmën e hedhur pro inceneratorit

Për më tepër, paratë vazhdojnë të disbursohen, por në Sharrë nuk ka ende incenerator. Veliaj ka sqaruar se ai dha përgjigje “parimisht” dhe më vonë mblodhi këshillin bashkiak, por procedurat tashmë kishin nisur.

SPAK nuk ka guxuar t’i afrohet Erjon Veliajt, sepse sigurisht që Rama nuk e ka lëshuar.

olta xhacka SPAK
olta xhacka SPAK

3) Hetimi për Olta Xhaçkën

Për Ministren e Jashtme, Olta Xhaçkën ka një hetim në SPAK, në lidhje me dhënien me qira të bazës detare Limion, Sarandë për dy kompani private gjatë kohës që drejtoi Ministrinë e Mbrojtjes.

Koloneli Artur Meçollari ka dëshmuar në SPAK presionet e Xhaçkës për ushtarakët, ndërmjetësimin e ministres si seksere e oligarkëve dhe manovrat me planin e përhapjes në mënyrë që t’i hapej rrugë investimeve private. Xhaçka është marrë disa herë në pyetje, por SPAK nuk ka vepruar, megjithë sekuestron që i ka bërë investimeve në jug.

Një tjetër moment që tregon haptas mbrojtjen që Rama i bën njerëzve pranë tij është bllokimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës. Socialistët janë shndërruar në mburojë të Xhaçkës, pasi qeveria i dha Artan Gaçit statusin e investitorit privat. Deputetët e PS i zvarrisin qëllimisht procedurat, duke rrëzuar pretendimet e kryesocialistit se nuk do t’i bëhet askujt zyrë avokatie.

Lexo edhe: Dokumenti/ Meçollari përballë Xhaçkës për kalimin e pronave të ushtrisë tek privati

Beqja ne SPAK
Beqja ne SPAK

4) Hetimi i konçensioneve të Ilir Beqes

SPAK e mori në pyetje Ilir Beqen disa muaj më parë për koncensionin e streilizimit. Gjatë kohës kur ai ishte Ministër i Shëndetësisë u nënshkrua kontrata me vlerë 100 milion euro për dy kompani. Një prej këtyre kompanive ishte Investital LLC- një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj. Atëherë, BIRN zbuloi se Rrapaj u kthye në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe para se të fitonte koncesionin, vendosi kontakte të shpeshta me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pajisje me vlerë mbi 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë. Por SPAK nuk ka guxuar të veprojë ndaj Beqes, një nga miqtë më të ngushtë të Edi Ramës që nga koha kur ai ishte basketbollist.



27 Comments

  1. Drejtesia e Re e Reformuar me vullnetin dhe bekimin e Kryministrit Edi Rama eshte nje drejtesi e verber qe nuk njeh favorizime as ndaj vete kabinetit te tij!

    Faleminderit Edi Rama! 💜

    Qente le te lehin, Shqiperia can qiejt! 🚀

    1. Prandaj gazetaret shumica prej tyre jane të pa besushme, për shkate të propaganda dhe dizinformimin që bëne për puplikun. Dhe ja pse. thotë:

      Po Saliun, Shkelzeni, Argiten, ilir Meten, Monika Krymadhin, dhe ishe ministrat e tyre, kushe po i mbane???? Rama???? A po kët që permenda më lart, jane engjuj, dhe kurre në jeten e tyre nuke kane bër korrupsjon dhe krime???? Shume mir ka bër SPAKU që deri më sot, kane goditur pushtetin. Dhe duhet ti godase per dite, ku do që ka korrupsjoni:: Por ama në qoftse vertet done, që të bëhen të besushme , nga pupliku i gjër ata duhet të godasin edhe ata që kane vrare, në mest të bulevardit kote, atë që për shkate të korrupsjoni kane vrare 26 veta, dhe kane plagose qindra të tjer. A po atë që kane ndertue banjo për macet në buz të detit me leket e Shqiptarve. Shpresoje që SPAKU dhe drejtesise e re të mos na zhgenjej.

    2. Jorgo ishe me Rrahmanin kto dite , po e ngushelloje . Apo te ngarkoi partia ti shkruaje letren e lamtumires.

    3. Jorgaq , ti vetëm në shoqatën e Pallkarave mund të pranohesh, me gjithë këto komente lëpirëse ku spikat intelekti yt i verbër “brilant” . Ndërsa sa për qiejt , nuk mund t’i çaj kaçatori me karburant droge , punë majaselli .

          1. I bere analizat e gruas o jorgo moterqiri? E ke gje me barre? Safeti apo nonji tjeter?

          2. Nivel shume i ulet ju foltoristet. Shume bAnal!

            Po c’keni o burre qe merziteni se mire jeni! 10 vjet ha pi rri! Po ju mbajme ne pellembe te dores.

  2. Problemi nuk është si të lëshon e si të mban Edi Rama rreth vetes , problemi tragjik i këtij problemi është se Shqipëria është kthyer në një hale qelbësirash e muti , ku mutrat njerëz që quhen popull nuk mund të bëjnë dot zap një drogmen psikopat të lindur me kartel , që prej 10 vjetësh , vjedh , xhvat , rrënon , e drogon duke e shkatërruar me porosi këtë vend e këtë popull , gjysma e të cilëve kanë marrë arratinë nga sytë këmbët e shumë të tjerë pregatiten për arrati .

    1. i plasi kari rames,

      per sa kohe ka rrota kari qe mendoj se po ja qijne robt jetes me rroge shteti tu nejt kot ske ci ben budallenjte skane brire, per me teper u duket vetja te afte , nderkohe qe bota ecen me shpejtesi dhe keta rrota kari jane thjeshte mbeturina qe nuk i hyjne ne pune askujt , ja ke keta te fuges psh kujt i hyn ne pune jorgo pervec fuges.

    2. Te betohem qe une nuk kam gisht ne lenien me barre te gruaja te ketij tipit. Une punoj vetem gojen e grave. E pate vete ne video. C’tu thom une i shkreti! Qe baba durt!
      Po i ngeli gruaja ketij me barre nga goja eshte aksident. Nuk e dija burra. Ju betohem per ate vendin e shenjte!

  3. Këta që kërkojnë burgosjen sot të Arben Ahmetaj, bëjën si badigard të Ervin Salianjit dhe shkojnë në sallë të gjyqit kur ai ka seancë për të trembur gjyqtarët.E ben drejtesia dhe jo rama o shkulLlak,ti kujton salihun,nuk jane njelloj

  4. pikes i ke rene, i gjati te leshon si ti doje kari, po ska faj, budallenj ka plot qe presin ti zene vendin ne burg terit, ahmetajt, gjushit etj

  5. Ore ju deshtake recidive, kurre nuk do gjeni rehat!

    Por edhe pas 10 vitesh Ne do jemi ne Pushtet e ju do jeni ketu si Kucka te Frustruara duke grire sallate!

    😅😅😅

  6. Te na e rruaje Partia Komun Pun Socialiste
    me ne krye bithqirin Edver Ramafja!
    Urra…,urra….,urra….

    1. Ore pse janë lëshuar kaq shumë këta rilindas të rangut të ulët duke lehur dhe kapen mbas faktit që nuk po arrestohen nga të djathtët dhe pikërisht Berisha e familja e tij. Këtë gjë ja kërkoi Spakut dhe ish ambasadorja Kimete dhe mori përgjigjen nga ish drejtusi që nuk kemi asnjë çështje për t’u hetuar sepse nuk egzistojnë.Pra fliheni mendjen. Hajdutët, të korruptuarit janë të gjithë rilindasit me Ramën në krye dhe për të shpëtuar b….n e vet i shet.Po bën si Enveri që hëngri gjithë shokët e tij.

  7. Dy skuadrat e Fut Bollit te kryehajdutit te Surrelit jane gati per ndeshje! thotë:

    Skuafra e Fut Bollit u plotesua bile u tejkalua me “burra”. Tani Rama te krijoje skuadren me femra ta filloje me Ballukun. Kryehajduten pastaj Spiropalin e doganave vijom me Xhacken hajdute qe me piramidat dhe pronat e ushtrise. Lista eshte e gjate por kryehajdutja qe numeron dhe ruan miellin e bardhe ne Surrel eshte me e rezikshme se te gjitha grate me siper duhet futur jo ne burg por ne nje kuti hekuri

  8. DONI HAJDUTE DHE HAJDUTE DONI DROGMENE E DROGMENE KETO I GJENI ME SHUMICE NE QEVERISJEN E KRYEHAJDUTIT EDI RAMA ! thotë:

    Po skuadra me Kryebashkiake harruat? QEVERISE RAMA DUHET TI JEPET CMIMI ME I LARTE KA THYER CDO REKORD BOTEROR !

  9. Në Shqipëri ka qenë dhe një lloj tipari i mazhorancës së djeshme. Ka ndryshuar një gjë thelbësore që nuk i le njeri. Stina do të jetë interesante. Një aktor i ri. Sezoni do të shtyhet, ndoshta në oborrin e afërt të Berishës do të ketë trokitje, u shty, por do të ndodhë.

    1. Meqë kemi më së fundi një “drejtësi të reformuar”, përse të mos hapë SPAK edhe hetimet për vrasjen e Esat Toptanit në Paris.
      Mandej a ka periudhë më “të pasur” me vrasje në historinë e Shqipërisë, sesa periudha diktaturiale enveriste ?
      Le të hetojë SPAK edhe rrethanat e vrasjes së Qemal Stafës.
      Eshtë shumë e gjatë lista e vrasjeve të regjimit gjakatar enverist, por le të mjaftohemi me faktin se në kohën që diktatori thuajse kishte mbaruar nga mendja, veç mijra e mijra shqiptarëve antikomunistë e intelektualëve më të shquar, me e pa gjyq ishin pushkatuar pothuajse gjithë ish komandantët e komisarët e njësive të Ushtrisë Nac.Çl.
      Të vetmit që kishin ngelur gjallë nga garda e vjetër e Byrosë politike të PPSH, ishin Ramiz Alia, daja i Ramës Spiro Koleka e njëfarë Rita Marko.
      Vdekje aksidentale si ai i Gërdecit , ku edhe shkaktari i shpërthimit humbi jetën , ndodhin në gjithë botën, por në asnjë vend të botës nuk akuzohet kryeministri si “vrasës”
      Përgjegjësi morale po, ka çdo shtetar.
      Berisha “vrau” në Gërdec 26 persona, po sa “vrau” tërmeti e pandemia nga ndërtimet abuzive e nga lënia e shëndetësisë në gjendje të mjerueshme ?
      “Vrau Berisha në Gërdec 26 persona”
      Po nëse quajmë viktimat e aksidenteve vrasje, le të bëjnë një llogari Lencët që i bëjnë fresk Ramës, se sa shqiptarë kanë humbur jetën gjatë qeverisjes së tij 11 vjeçare diktatoriale , vetëm në aksidentet automobilistike.
      Mos duhet të hetohet kryeministri Rama për mbi 2 mijë viktimat e këtij lloj aksidenti ?
      A është bërë ndonjëherë një llogari se sa shqiptarë të varfër u vetëvranë në burgje të dënuar se nuk kishin para për të paguar dritat ?
      Sa fëmij e pleq kanë vdekur nga mungesa e ushqimit apo mungesa e kushteve minimale të jetesës ?
      Sa kanë vdekur nga “shëndetësia falas” ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *