• |
ide | kryesore

Zvetënimi dhe mjerimi i Partisë Socialiste

Arkiva, Kryesore



Seanca e sotme e Kuvendit, shpërfaqi mjerimin dhe turpin që ka kapluar gjithë Partinë Socialiste, ku pas 10 viteve në pushtet, ajo është kërrusur nga pesha e skandaleve, krimeve, vjedhjeve dhe abuzimeve.

Me përjashtim të disa rilindasve që kanë përfituar direkt ose indirekt nga milionat që shpërndan organizata, pjesa më e madhe e mbajnë kokën ulur sepse, sido që të lexohen faktet, mazhoranca e ka marrë vulën e qeverisjes më të korrptuar që ka njohur tranzicioni shqiptar. Mes atyre që rreken të bëjnë propagandë në Kuvend, nuk janë vetëm përfituesit e llokmave të pushtetit. Ka dhe idiotë të dobishëm ose thjesht idiotë, që bësojnë se mund të bëjnë karrierë brenda organizatës duke mbrojtur kreun e saj.

Por ky është një mision i pamundur, sepse degradimi i sistemit të ngritur mbi korrupsionin dhe lidhjet me krimin, tashmë ka dalë në dritën e diellit. Partia Socialiste nuk është më një forcë politike, por një vegël që i shërben vetëm interesave të kupolës së organizatës.

Lexo edhe: “O hajdute, o familje hajdutësh, burri jot vë gjoba” Gaz Bardhi shpëlan Ermonela Felajn në kuvend

Propaganda e lodhur e regjimit përpiqet të krijojë idenë se Rama është i pacënueshëm nga qindra skandale që e kanë njollosur qeverisjen e tij. Se ai është aq i fuqishëm sa megjithë molepsjen e pashembullt, prapë i fiton zgjedhjet. Se përsa kohë opozita është e përçarë, Rama mbetet i pathyeshëm. Madje ka nga ata që duke i konsideruar qytetarët dele, marrin guximin të hedhin tezën se lideri vetë është i pastër, por ka disa individë që po e njollosin atë. Sipas teorisë suis generis, që përgjegjësia na qenka individuale dhe përgjegjësia politike nuk ekzsiton.

Në Shqipëri, ku janë shpikur fromula si “as lindje, as perëndim”, tani tentohet të krijohet fabula se një qeveri mund të vazhdojë mandatin e saj edhe nëse ministri i Brendshëm përfundon në burg, nëse numri i dy i saj kërkohet të arrestohet dhe deputetët mbyllen në qeli nën akuza për korrupsion e lidhje me krimin. Kush më shumë se Partia Socialiste në këto 10 vjet ka futur në Kuvend deputetë të inkriminuar, cilës forcë politike i kanë rënë njëri pas tjetrit kryebashkiakët nën akuzat e lidhjeve me krimin dhe korrupsionin, cila qeveri ka patur ministra të rëndësishëm që sot janë në pranga apo kandidatë për qeli?

Lexo edhe: Analiza/ Pse u rebelua Fatmir Xhafaj kundër Ramës

Pa dyshim, që në një vend normal një mazhorancë e tillë nuk do të mund të mbijetonte. Mjafton filmi aksion i fisit Rrahja, që kryeministri minimalisht të jepte dorëheqjen. Ai jo vetëm i ka mbrojtur njerëz të tillë me cv kriminale të njohur botërisht, por i ka kandiduar përsëri dhe me gjuhë rrugaçi ka sulmuar cilindo, përfshi edhe punonjësit e policisë, që kanë guxuar të flasin kundër tyre. Sipas parimit “vjedhim vota për të vjedhur Shqipërinë”, ai u ka dhënë atyre një pushtet të jashtëzakonshëm aq sa ende sot nuk guxon të dënojë dhunën as të Rrahjave e as të të ngjashmëve të tyre. Sepse bandat duhen të marrin mesazhin se lideri nuk ka për t’i lëshuar. Kryeminstri që dënon dhunën në Kuvendin e Kosovës, mbyll sytë ndaj batërdisë së përditshme në vendin që drejton.

Lexo edhe: Banditët e Krujës, fytyra e pushtetit të Edi Ramës (VIDEO)

Në cilin vend mund të ndodhë që të kërkohet arresti për numrin dy të qeverisë, për një aferë që ka çuar prapa hekurave ministra e deputetë, për një vjedhje industriale të noterizuar me VKM dhe kryeministri të vazhdojë të qëndrojë në detyrë me idiotësinë e përgjegjësisë personale.

Në Partinë Socialiste, si ata që çirren si ata që e mbajnë kokën ulur, e dinë fare mirë që në këtë vend nuk bëhet asgjë pa dijeninë dhe lejen e shefit të organizatës. Se prapa çdo afere e skandali në këto 10 vjet, qëndrojnë interesat e kryeministrit. Një kryeministër që i ka çuar informacione në rrugë informale shefit të kundërzbulimit të FBI, për të dëmtuar opozitën e vendit, nuk paska ditur gjë se çfarë bëjën tigrat e macet në oborrin e tij.

Tredhja e Partisë Socialiste nga darët e kupolës së organizatës, ka sjellë në një situatë ku e vetmja fabul që justifikon mbajtjen në këmbë të pushtetit, është ajo se pavarësisht skandaleve, shqiptarët nuk kanë zgjedhje tjetër. Po socialistët vetë a kanë zgjedhje tjetër? Nëse duke u sjellë si truci shpresojnë që mos t’iu bjerë mbi kokë balta e degjenerimit të organizatës, nuk ka shqiptar sot që nëse i thua qeverisja e Partisë Socialiste të mos e lidhin me fjalët korrupsion dhe krim. Ata që mendojnë se duke heshtur e ulur kokën nuk marrin mbi vete mëkatin 10 vjeçar, janë vërtetë të mjerë. Kur të kthjellohen dhe të bëjnë llogaritë, do të shohin se s’kanë qenë asgjë tjetër veçse ca vegla që u përdorën pa mëshirë për të pasuruar kupolën e organizatës.©lapsi.al



26 Comments

    1. Ju gazetaret b… q te lapsit i thoni padronit tuaj non grata mireupafshim ne nje tjeter humbje te thelle ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2025! Si perfundim beni gam – gam se Rames po i rruani bolet

    2. Partia Socialiste ka mbaruar me kohë (përveç Ramës që kreu reformën në drejtësi). Ka të paktën 6 vite që do të kishte rënë fare lehtë. Pse nuk bie atëherë? Përgjigjen e gjeni te Sali Ramë Berisha. Sa të ketë frymë gjallë ai njeri, nuk bie PSja. Ky është fakt i provuar tashmë jo njëherë, por disa herë.

  1. per korrupsion nuk krahasohet me mandatin e dyte te Berishes. Keq jan dhe keta por jo sa mandati i dyte i doktorrit

  2. na keni rrujt trapin, a i keni numrat per nocion mosbesimi ne parlament? Jo, atehere ca pellisni. Jo me larg se vjet e votuan ne shumice qytetaret, nuk vidhnin deri vjet e vjedhin sot qe duhet te dorehiqet qeveria? Perfundon ne burg ministri i brendshem thoni e duhet te bie qeveria, dale nje here se shume lart e keni ngrit se harruar qe dilte nr 2 i qeverise me viteo korruptive “me ze dhe figure” e jo vetem qe nuk u dorehoq qeveria por madje u mbrojt e u kercenua hapur Kryeprokuroria, Presidenti Republikes dhe gjykata

    1. Po mor po, u zbulua per 600.000, po keto po vjedhin miliarda, po vjedhin pronat po u hajne kockat deleve qe u bejne temena dhe ju shesin voten.

      Ti vazhdo te jetosh ne nje univers paralel, ku shefi juaj eshte qelibar, Gjushi eshte akullore dhe bandat jane organizata per shperndarjen e ndihmave te vobegteve.

  3. Pastaj beni emisione pse po ikin shqiptaret nga syte kembet, pse nuk rrine mjeket e inxhinieret, pse . . .
    Mjafton te kuptoni ne cfare realiteti jetohet e punohet ketu, lexoni dhe keta sufllaqexhinjte (ne mos drogaxhinjte) me siper dhe shkoni beni gati valixhet

  4. Bravo analize e persosur.
    Shqiptareve sipas kokes festen eshte sharje qe u pershtatet me shume se te sharet nga nena.

    1. Po te ishte per te pranuar kompromisin Ahmetaj , do ishte ketu dhe senaca per te do ishte bere me kohe … Ahmetaj mund te kete shume kusure edhe gjynahe pse jo por inceneratoret jane te bablokut prandaj vazhdon qeveria paguan dhe spaku nuk sekuestron /bllokon kontratat si produkte te korrupsionit. Babloku duhet te mare leket qe i duhen per dubain qe po nderton ne durres se alabari qe thoni ju ” ishte lojaaaa ” . Sa kohe te bleje , te vjedhë e të manipuloje votat Ramen se gjen gje dhe SPAKU si ben asgje por nje dite dikush diku do flase . Ky vend u djeg per nje bllok shenimesh e nje liçence hidrocentrali ne vleren e lekev qe u gjeten ne nje tub aspiratori , por i zoti i bllokut shkoj deri ne gjykat kushtetuese ubperball me ligjin dhe me pas u be ortak me ramen ne Qeveri … Keto vjedhje me ligj e pa ligj jane te pa degjuara e te papara.Prandaj o popull vetem perpara … se ende se kemi kapur fundin …

  5. Shkëlqimi dhe rënia e kurtizaneve!

    Artikull i saktë, lapsi! Është përmendur edhe më parë këtu, këta të rivdekjes gati t’a thonë hapur, … “neve ju shkelim me këmbë në fytyre dhe ju s’keni ç’na bëni”!

    Këta janë njerëz pa din e pa iman, njerëz të degjeneruar, grabitqarë, kurvarë, lloji më i poshtër i njeriut…. Hë, keni çfar t’i bëni ?!! Jo! Durojini mbi kokë tani, sidomos ata që i votuan! Ja këta ju drejtojnë!

  6. PS eshte parti qe respektone ligjin prandaj deri tani nuk i ka dale ne mbrojtje asnje zytar apo ish zyrtari te saj. Sali Berisha ju ka dale ne mbrojtje Ilir Metes kur u akuzua per 700.000 € nga gjykata kur Dritan Prifti beri publike videon si edhe Lulzim Bashes per pervetedimin e nje shume te konsiderueshme Euro kur u ndertua rruga e kombit. Ne te dy rastet ai i tha prokurorise dhe gjykates ndal se une jame Sali Berisha dhe per 24 ore ju e shihni veten jashte institucioneve ne se denohet njeri nga keta.

    1. O kafshe parahistorike dhe koketul. A ka me hajdute, kriminele dhe te korruptuar se kjo Parti e mavive??? Ju qofshi, o analfabete funksionale dhe qenie qe nuk e vini ne pune logjiken.

      1. Saliu eshte i korruptuar dhe vrases dhe kjo veretetohet se dy partneret kryesore te Shqiperise SHBA & ANGLI e kane shpallur ate non grata Pas Ahmetaj e ka ai radhen te arrestohet . Ne te kunderten Spak eshte i njeanshem dhe i pabesueshem nga populli yne.

      2. Bolsheviku Bushati hedh nje artikull per idiotet e Lapsit dhe nje nga nxenesit idiote te tij i paemër 13/07/2023 te 17:15 na hiqet si i mecur dhe i jep leksion popullit qe votoi masivisht per PS ne zgjedhjet e fundit. Vazhdoni te pellisni. Tregu gazetarisk nuk mbijeton dot pa lexuesin idiot te ketij tipi

  7. Mos u dorëzo!

    Sepse në Akuzat e SPAK për ty, nuk pashë asnjë akuzë për inceneratorët. Dhe imagjino, na është thënë se inceneratorët, që janë ca mrroklla që përpunojnë plehrat, janë afera më e madhe e korrupsionit shqiptar në histori!

    Mos u dorëzo!

    Sepse akuzat për shumat që akuzohesh ti, për vilat, për pastrimin e produkteve të veprave penale apo mosdeklarimin e pasurisë, janë kaq minore krahasuar me çfarë priste mileti. Eshtë pak a shumë si akuzat për gjenocid kunder Nexhmijes e bllokmenëve e që përfunduan në akuzat për kafenetë e konsumuara pa kriter.Partia salihut eshte shkerdhy nga te kater anet e ndare ne 2000 copa keto qajne hallin e ps

  8. Shqiptaret gjithe ekzistencen e tyre kane qene per te ardhur keq. C’nuk ju kane punuar e ata o kane ikur, o kane jetuar si miza ne bythe te kalit. Mesa duket ket fat ka.

  9. Kurvat bytheqire mavi ne sulm me regji te spiropickes.
    Doli si familje ne bashkeounim me Mertirin, Zoton e Gugalen. Zgjohu SPAK

  10. A do zgjohen delet nga gjumi ndonjehere ne kete vend? Apo duhet te presim protesten e radhes per bigbrodherin e e ardhshem ( kujtoni protesten per Luizin)

  11. U harrua Safet Gici, se ketu cdo dite ka skandale. Pas Tigrit duhet te arrestohen Gjiknuri, Veliaj, Spiropalka, e deri te Paulini.
    Duhet ndertuar nje burg gjigand, s’ka me vende te Gjushi e Gici ne Durres.

  12. AS NE TOKE AS NE QIELL NUK DO TE JA GJENI KRYEHAJDUTES KRIMINELE GJAKPIRESE E POPULLIT! thotë:

    TANI E KA RRADHEN BALLUKJA QE KA SHTRUAR RRUGE TE FLORINJTA SPIROPALI KRYEHAJDUTJA E DOGANAVE DHE BURRI SAJ KRYEHAJDUT ME CIZME KANE PIRE GJAKUN E POPULLIT KRIMINELET E NDYRA

  13. kush i bo keto ojna, kush i bo keto xhibla, pallaveshi Rama…..hahah
    E paska kuptuar tamam se duhet te flase per temen e dites –Korrupsioni me inceneratoret…

  14. Per lloin e komenteve te birave te kurvit, rilindas,NO CO,,, Per pasqyren e pershkruar ne artikull, kuptohet qe ai eshte realiteti i jetes mafioze per kete pushtet de deskritituar totalisht, por ne se do te ishim ne nje shtet demokratik funksional ligjor, mendor e parimor, keta horra gangstere duhej te ishin larguar vete Por kjo nuk ndodh nga nje kaste banditesh, kulishesh te maskuar ne pushtetin qe kemi, qe blejne voten, e vjedhin ate, e qe per merite mashtrimi e servilizmi interesash i xhvasin disa vota, ne te pergjitheshmen i vjedhin e i transformojne.Andaj krenohen si me voten, ashtu me pushtetin qe po e vjedhin e roberojne nga dita dites kete popull. E si nuk duhen shporrur kjo bande horrash ujqer sektiste, qofte ne cdo menyre. Populli ti veje gishtin kokes, te levize kembet e duuuar e kembe ,1e me shkelma ti shporre nga vendi kete bande kodoshesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *