• |
ide | kryesore

Do hetohet nga SPAK/ Prokuroria e Fierit ngre 3 akuza ndaj deputetit Bujar Çela

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bujar



Shpërthimi në magazinën e deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela do të hetohet nga SPAK.

Ndërsa prokuroria e Fierit ka shpallur moskompentencën, njëkohësisht ka ngritur tre akuza ndaj deputetit Çela, si “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërimi i pronës nga pakujdesia.

Akuza janë ngritur edhe ndaj disa inspektorëve të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Lushnjë.

Njoftimi: 

Shpërthimi i magazinës në Lushnje, Prokuroria Fierit shpall moskompentencën. Një i arrestuar dhe masa sigurimi ndaj 5 personave

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier regjistroi në datën 03.03.2024 çështjen penale nr. 358, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shkatërimi i pronës nga pakujdesia”, parashikuar nga nenet 289 prg. 2, 199/a prg. 4, 248 dhe 161 të Kodit Penal.

Kjo çështje penale u regjistrua lidhur me ngjarjen e ndodhur në datën 01.03.2023, rreth orës 15:30’, në lagjen “Karbunarë e Poshtme”, Njësia Admnistrative Nr.5, Lushnjë, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm gjatë punimeve të ndërtimit në objektin “magazinë”, të shtetasit B.Ç, kanë gjetur vdekjen dy persona dhe plagosur shtatë persona të tjerë.

Nga ana e policisë gjyqësore nën drejtimin e prokurorëve të gatshëm, që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, janë kryer veprime procedurale si, këqyrje e vendit të ngjarjes, kryerje ekspertimit teknik ndërtimi, sekuestrimi dhe këqyrja a dokumenteve, marrja në pyetje e shumë personave dhe veprime të tjera hetimore që lidhen me natyrën e ngjarjes.

Pas administrimit të të dhënave të mësipërme dhe kryqëzimin e tyre, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar emrat e 7 (shtatë) personave që u atribuohet vepra penale, si më poshtë:

– Shtetasit B.Ç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërimi i pronës nga pakujdesia”, parashikuar nga nenet 289 prg. 2, 199/a prg. 4, dhe 161 të Kodit Penal.

– Shtetasit L.Gj, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 prg. 2 i Kodit Penal.

– Shtetasve R.K, K.S, M.P, E.S. dhe I.U, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të çështjes penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasit L.Gj, i cili është ekzekutuar nga policia gjyqësore.

Po ashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar në gjykatë caktimin e masave të sigurimit me karakter ndalues dhe shtrëngues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 242 e 233 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasve më poshtë:

– Shtetasit R.K, me detyrën e kryeinspektorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Lushnjë.

– Shtetasve M.P, E.S., K.S, me detyrën e inspektorëve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Lushnjë.

– Shtetasit I.U, me detyrën e inspektorit të përgjithshëm të Njësisë Bashkiake Nr. 5, Bashkia Lushnjë.

Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesat e mësipërme të prokurorisë dhe aktualisht vendimi i gjykatës është ekzekutuar.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, bazuar në nenet 28 pika 1, 75/a, gërma “c” e 84 të Kodit të Procedurës Penale, ka shpallur moskompetencën lëndore dhe i ka dërguar aktet e çështjes penale Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, si prokuroria kompetente për shkak të subjektit, për të vijuar hetimet ndaj shtetasi B.Ç, deputet i Kuvendit të Shqipërisë.



5 Comments

  1. Ky deputeti ,që i paskan ngritur akuzë dhe po hetohet , duhet të arrestohet dhe të shkoj në burg ! Sepse Doktori pa asnjë akuzë dhe në hetim është në arrest ! Që të jet tamam drejtësi !

    1. Hahaha, a je ne terezi ti?
      Si mund te krahasosh një deputet anonim me një ish president, ish kryeminister, kryetar te opozitës.
      Gjithsesi drejtesi ne kete palo vend as nuk ka pasur dhe as nuk do kete ndonjehere.

      1. (Për AS ) Po them ; që tashmë kuti matës i kësaj “drejtësie “ është arrest pa fakte dhe kur je në hetim edhe vite të tëra hetim ! Po të hapet ndonjë hetim për Edvin drogën , duhet patjetër të kërkohet burg , se ndryshe ësht me dy standarte ! Nuk e bëra për krahasim , se si mund të krahasohet trimi , zotëria , familjari , atdhetari Doktor , me horrat e zuzarët , me qelbësirat e drogmenët !

  2. Të gjithë së bashku, të bindur se me Berishën në krye janë sërish të humbur në ballafaqim me Ramën, ata presin vetëm ditën e zgjedhjeve. Mbas humbjes së rradhës, ata mendojnë se Berisha do të largohet automatikisht. Sepse kështu ju “betohet” statuti i partisë. Por deri atëherë, Berisha do t’i ketë bërë sërish deputetë. Dhe si deputetë të opozitës së re, atyre do t’u duhet të presin e të shpresojnë se edhe pse ndodhi katër herë, nuk do të ketë një mandat të pestë për Ramën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *