• |
ide | kryesore

Analiza/ Pse u rebelua Fatmir Xhafaj kundër Ramës

Arkiva, Kryesore



Një herë mund të jetë rastësi, por kur kritika dhe kundërshtia përsëriten në politikë, kjo ka të bëjë me qëndrime. Ish-ministri dhe deputeti i PS, Fatmir Xhafaj ka marrë përsipër të bëjë rolin e atij që prish qetësinë dhe festën në radhët e deputetëve admirues të Ramës. Duke marrë fjalën në seancën e buxhetit në kuvend, me stil të ndryshëm por me thelb të njëjtë, Xhafaj ka përsëritur ato kritika që kryeministrit i thonë kundërshtarët e tij më të ashpër. Ai ka bërë thirrje për tansparencë përsa i përket tenderave sekretë, koncesioneve dhe prokurimeve që ka dhënë qeveria Rama.

Ish ministri i brendshëm bëri apel se “duhet ndaluar çdo formë prokurimi që shmang garën dhe konkurimin publik, qofshin PPP, koncensione apo edhe prokurime sekrete”. Ai kritikoi gjithashtu edhe mendësinë me të cilën qeveria koncepton buxhetin e ri: “Konsultimi dhe transparenca me faktorë jashtë nesh është domosdoshmëri, ky proces vazhdon të konceptohet në një rreth të mbyllur me vendimmarrje të përqëndruar, shpesh pa një proces të konsultimeve me grupet e interesit, pa përfshrje aktive të njerëzve të mençur të ekonomisë dhe financave”, hoqi vërejtjen Xhafaj.

Të gjitha këto kritika nuk ishin një rrufe e papritur në qiell të kthjellët. Më parë, me tagrin e njërit nga arkitektët e reformës socialiste në drejtësi, ai kishte kritikuar qeverinë se ende e ka lënë SPAK-un pa zyra.

Kurse në fillim të nëntorit, kur socialistët, në kundërshtim me shumë zëra kritikë, vendosën të ngrinin një komision për të ndryshuar kushtetutën në lidhje me zgjatjen e afateve për komisionete vettingut, sërish deputeti socialist i Tiranës refuzoi të bashkohej me korin e hosanave. Ai mbështeti idenë se para se të shkohet drejt ndryshimeve është e domosdoshme të bëhet një analizë për atë që nuk ka funksionuar: “Qytetarët kanë të drejtë të pyesin: Pse u vonua 5 vjet? Sepse nga vonesat që u krijuan në procesin e vetingut, duhet pranuar është krijuar gjithë vonesa në ngritjen e institucioneve të reja. Pra gjithë ky impass që është krijuar në sistem, lidhet me vetingun”, tha ai në mbledhjen e komisionit parlamentar në 1 nëntor.

Lexo me tej:

Fatmir Xhafaj del kundër shtyrjes së vetingut, kërkon analizë

Por nga e ka fituar Fatmir Xhafaj këtë liri për të mbajtur qëndrimet që do, e cila është bërë kaq e rrallë mes rilindasve duke mbetur një atavizëm i socialistëve?

Gjithçka duket se ka lidhje me marrëdhënien e tij të ftohur dhe pothuajse inekzistente me Ramën. Kur kryeministri e shkarkoi atë nga ministria e rendit, gati fiks tre vite më parë, Xhafaj u largua me një “dorëheqje” pa motive. Por atëherë shumë media e komentuan atë si largim pas tentativës së policisë për të goditur një grupim të fortë kriminal në Durrës, ku shfaqej edhe emri i Vangjush Dakos.

Gjithësesi, që gjithçka nuk ishte zgjidhur paqësisht mes tyre, e vërtetuan edhe deklaratat e të dyve menjëherë pas ndryshimeve në qeveri. Në një takim me socialistët e Lushnjës, kryeministri Rama foli për kufizimin e lirisë kur je në një parti dhe për njerëz që i gjuajnë shtëpisë me gurë. 

“Tani nuk je më i lirë se brenda në parti nuk i bën dot të gjitha. Se ka ca që thonë jam i lirë, jam i lirë. Je i lirë, po nuk i gjuan dot me gurë shtëpisë ku rrimë të gjjthë. Po gjuajte, ik dil nga shtëpia” , u shpreh Rama duke iu referuar Fatmir Xhafajt.

I mllefosur me shkarkimin, Fatmir Xhafaj iu përgjigj flakë për flakë, në 27 tetor 2018 duke e shënjestruar Ramën.

“Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që nuk mund të kuptojë dot se ka edhe njerëz në politikë, që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë. Ligësinë e pafytyrësinë e tyre thjesht e neveris me heshtjen time. Koha mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo”, u shpreh Xhafaj.

Si dikush që hakmarrjen e konsideron një gjellë që hahet e ftohtë, kryeministri i mbajti vath në vesh këto paralajmërime. Kur erdhi momenti që ai të hartonte listat personale elektorale, ai e vuri ish ministrin e brendshëm në pjesën e listës të atyre që duhej të digjeshin.

“E shkuara me një parti politike nuk është arsye që një njeri të votojë. Partitë politike janë për të jetuar në lartësinë e të sotmes dhe jo për t’iu drejtuar dikujt në lartësinë e të djeshmes. Ato nuk janë stenda për t’u vendosur vazot e antikitetit”, arsyetoi Rama në Top Story.

Numri 23 në Tiranë nuk kishte asnjë shanc të zgjidhej deputet, vetëm nëse thyente herësin dhe merrte më shumë se 13 mijë vota personale. Fatmir Xhafaj vendosi ta provojë. Ai iu drejtua me një letër të hapur socialistëve, ku evokonte se është edukuar me parimin që mos e lërë asnjë betejë ne mes: “Me bindje dhe me mbështetjen e të gjithë atyre që besojnë tek unë, do vijoj më tej punën me forcë e kurajo të plotë. Çdo energji do ta shpenzoj për borxhin e pashlyeshëm të besimit që kam marrë nga çdo socialist dhe qytetar i ndershëm që s’ma ka kursyer kurrë mbështetjen edhe në ditët më të vështira”, shkroi ai. 

Fatmir Xhafaj pranon vendin e 23-të në listën e Tiranës: Kam parim për të mos lënë në mes asnjë luftë

Si manovrues i vjetër në kulisat politike, Xhafaj thuri një aleancë tjetër. Ai zgjodhi të radhitej përkrah Erion Veliajt me shumë para dhe influencë në lojë në fushatën e Tiranës. Pakti mes të dyve qe i lehtë: Veliaj, që po ngre një pushtet paralel me atë të Ramës, duke krijuar lidhje personale me oligarkët, mediat dhe në organet e drejtësisë, i duhej influenca e Xhafajt tek këto të fundit. Ish ministrit të brendshëm i duhej mandati i deputetit.

Në 25 prill Fatmir Xhafaj, me mbi 16.000 vota, qe i vetmi që bashkë me djalin e Qifes, arritën ta thyejnë listën e hartuar nga Rama. 

Majko iku/ Fatos Lubonja ngre dyshime për skemën e fitores së Fatmir Xhafajt

Që nga ky moment, falë mbështetjes që gëzon tek ata që ende kanë nostalgji për Partinë Socialiste të dikurshme dhe falë aleancës që thurri me Veliajn, Fatmir Xhafaj, nuk i detyrohet më asgjë Ramës për qenien e tij në parlament. Ai e fitoi falë zotësisë së tij atë liri të cilën kryeministri kërkonte t’ia pengonte, duke e cilësuar si njeriun që po godet shtëpinë e vet me gur.

Pas kësaj, ish ministri i brendshëm i përdor si do vetë gurët që ka në dorë. Prandaj ne po e dëgjojmë shpesh e më shpesh të jetë kritik ndaj mënyrës si hartohet buxheti, tenderave sekretë dhe PPP-ve jo transparente, madje madje edhe kundër zgjatjes së afatit për komisionerët e vetingut. 

©Lapsi.al



14 Comments

  1. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE RRAHMAN RRAJES thotë:

    EDI RAMA RAMA PO E DERGON YMER GELBAZA KELLIREN NE ITALI PER TJA FUTUR KARIN NE BYTH GERON VELIUT -XHAFAJ

  2. Hahahah Fatosi i shokut Enver!

    Bashke me Ramen, na kujtojne Don Vito Corleone dhe Lucca Brasi, kur Corleone i kerkon ‘ta tradhetoje’ perkohesisht dhe te ankohet teTattaglia se gjoja nuk eshte i lumtur ne familjen Corleone……

    1. Ue, ue, ue, keka gjallë GËLBAZA me Namutin.
      Ditë të zeza kanë me ju pa sytë. Kot nuk e keni pas var vedin me 25 prill.
      Byrek me gjizë s’ka hiç. Hajt me duru Ramutin deri me 2029..

  3. Vetem Rama ,ndoshta edhe lali Eri arrijne te mbledhin 800000 -1000000 shuplaka kunder saliut +lulit.Te tjeret nuk arrijne dot.

  4. Xhafaj ishte ai qe beri Reformen ne drejtesi dhe eshte njeriu me i guximshem ne ate parti qe edhe kur mendon ndryshe nga shefi i vet e thote mendimjn e tij

  5. Xhafe si nuk e hodhe nokaut Ramen,tani trego perralla nga e kaluara’.
    Gjiknuri qeka me i zoti se Ty,
    Xhafe shko ne shtepi me mire ,boll ke honger.

  6. Xhafa i vetmi socialist i vertet,meriton respekte.Un vet kam bindje te djathta dhe perkrahes i Berishes por kundershtari serioz i cili mbron idet e tije te majta meriton respekt

  7. ky Berisha ishte president para anarkisë së vitit 1997 atje. Ai është don-i (shefi) i mafies shqiptare. Shqipëria, përgjithësisht është shtet pa rëndësi. Anarkia është gjithmonë shumë pranë atje”.

    Një ditë më pas, në 22 janar, analisti informon sërish shefin e tij, duke i thënë se ai beson se situata do qetësohet me kalimin e ditëve.

    Qendra kërkon informacion për ndikimin e Berishës në Kosovë e Maqedoni. Në këtë pikë analisti i Stratfor shkruan:

    “Pavarësisht çfarë thotë, përgjithësisht Berisha nuk ka shumë rol në rajon. Ai shihet si model i liderit të vjetër.

  8. Po te funksiononte sistemi mazhoritar i zgjedhjes deputet dhe jo te te fuste kryetari ne Parlament, te gjithe deputetet do te ishin realisht te pavarur, sic eshte Xhafa sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *