• |
ide | kryesore

Kulisat në PS/ A po afrohen përsëri Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj

Arkiva, Kryesore



Ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe kryeministri Edi Rama duket se po e tejkalojnë një konflikt të ngrirë mes tyre dhe po gjejnë rrugën e pajtimit. Burime të lapsi.al nga mazhoranca, thanë se ky afrim mes tyre ka në sfond disa ndryshime në kodin penal, për të cilat kryeministri ka nevojë për mbështetjen e Xhafajt, njeriut që pati drejtuar dikur komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi.

Sipas të njëjtave burime, bëhet fjalë për heqjen e veprës penale “shpërdorim detyre” dhe disa ndryshime të tjera, që kanë si qëllim të kufizojnë ndjekjen penale ndaj zyrtarëve të lartë dhe punonjësve të administratës. Madje për këtë inisiativë thuhet se është referuar edhe shembulli i Italisë, e cila e paska hequr “shpërdorimin e detyrës” nga kodi penal. Ata që po merren me këto ndërhyrje në kod, argumentojnë se akuza e shpërdorimit të detyrës, është shumë evazive dhe krijon mundësi abuzimi të prokurorëve për të vënë përpara përgjegjësi ligjore, cilindo zyrtar shtetëror. Të njëjtët mendojnë se vetëm rastet e provuara të korrupsionit duhet të përbëjnë casus për ndëshkimin e zyrtarëve.

Ndonëse deri tani ky është ende një projekt për ligjvënësit e mazhorancës, kryeministri Rama ka patur nevojë për shërbimet e ish ministrit të tij të Brendshëm, i dorëhequr nga posti për shkak të dënimit të vëllait të tij në Itali, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

VIDEO-PERGJIMI/ Fatmir Xhafaj në prag të dorëheqjes si ministër 

Fatmir Xhafaj, i cilësuar shpesh edhe si “babai i reformës në drejtësi”, njihet për ndikimin e tij të fortë në strukturat e drejtësisë së re dhe raportet e afërta me agjensitë ndërkombëtare të monitorimit të kësaj reforme. Nëse Xhafaj do të mbështeste ndryshimet e përfolura në kodin penal, apo në rastin më të mirë të bëhej promotor i tyre, atëherë kjo do të amortizonte ndonjë kundërshtim si të prokurorëve të veçantë ashtu edhe të ekspertëve ndërkombëtarë.

“Rehabilitimi” i Fatmir Xhafajt nga Rama, sipas burimeve nga mazhoranca lidhet kryesisht me këtë plan të kryeministrit por edhe nga ana e ish ministrit ka arsye për t’u rikthyer në kupolën nga ku e larguan disa vjet më parë. Edi Rama e “ndëshkoi” publikisht Fatmir Xhafën në zgjedhjet e kaluara parlamentare, duke e vendosur emrin e tij shumë poshtë listës fituese në Tiranë. Megjithatë, në pranverën e vitit 2021, ish ministri shprehej i sigurtë se do të arrinte të mblidhte aq vota, sa të thyente herësin dhe të merrte mandatin e deputetit, pavarësisht vullnetit të kryeministrit.

Besimi i Xhafajt vinte sigurisht nga fakti se drejtues i qarkut të Tiranës për PS, ishte Erjon Veliaj. Aleanca e tij politike, dhe më tepër se kaq, me kryetarin e Bashkisë ishte e njohur dhe, të dy ata, kishin patur një rol kyç në gjithë procesin e ngritjes së strukturave të reja të drejtësisë. Siç dihet, angazhimi personal i Velisë dhe stafit të tij të ngushtë në Bashki, ia dolën të fusin Fatmir Xhafën në Kuvendin e Shqipërisë, me një numër rekord votash.

Rezultati/ Fatmir Xhafaj dhe Agron Shehaj “goditje” te njësia 10 

I çliruar nga detyrimi ndaj Ramës për mandatin e tij, Xhafaj u shfaq si i vetmi deputet “rebel” i mazhorancës, duke bërë kritika të forta dhe thelbësore si ndaj qeverisë ashtu edhe ndaj projekt ligjeve të caktuara që vendoseshin dhe dhunën e kartonave.

Analiza/ Pse u rebelua Fatmir Xhafaj kundër Ramës 

“Lidhjet e krimit me politikën, shqetësuese”, Xhafaj kundër Ramës për arrestimin e Vangjush Dakos 

Në korridoret e PS, flitej gjithnjë e më shumë për një ndarje klanesh brenda shumicësh, ku Xhafaj atashohej si pjesë e rëndësishme pranë Erjon Velisë. E rëndësishme për shkak të jetëgjatësisë në PS por edhe ndikimit në sistemin e drejtësisë, që kishte filluar të luante një rol në jetën politike të vendit.

Mirëpo, ideja e luftës së klaneve në PS, më shumë duket si një dëshirë e kundërshtarëve se sa një realitet, përsa kohë që i gjithë pushteti është në duart e Edi Ramës. Sipas të njëjtave burime, shkesi në afrimin e Xhafajt me Ramën, duket se është Erjon Veliaj. Njeriu që i dha mandatin e deputetit ish ministrit, duket se tani do t’i japi fund edhe rebelimit të tij. Kjo mblesëri e re, mund të ketë disa shpjegime.

Së pari, tentativa për të hequr “shpërdorimin e detyrës” nga kodi penal është një projekt që i shkon për shtat edhe kryetarit të Bashkisë. Jo sepse Rama dhe Veliaj ndihen të kërcënuar personalisht, por sepse “ushtarët” e tyre që janë të gatshëm të firmosin çdo letër e çdo tender po pakësohen. Çdo ditë flitet për drejtues të rëndësishëm që duan të japin dorëheqje, për shkak se përfitimet shkojnë në xhepin e dikujt tjetër, ndërsa ata rrezikojnë të përfundojnë si kontigjent për SPAK. Heqja e “shpërdorimit të detyrës”, mund të jetë një lubrifikant që të vajisë mekanizmin e korrupsionit.

Së dyti, sado ndikim të kenë Veliaj dhe Xhafa mbi prokurorë të caktuar të SPAK, ai as që mund të krahasohet me kontrollin e një kryeministri si Rama mbi të njëjtën strukturë. Mënyra si ka vepruar me ish të besuarit e tij, nga Ahmetaj tek Vangjush Dako, sugjeron që aleanca me Ramën është kurdoherë më e vlefshme se matja e forcave me të. Ngjarja që mund të ketë ndikuar për t’u kthjelluar në këtë drejtim, me shumë gjasë është ajo që denononcoi Belind Këlliçi, disa ditë më parë, por që e ka zanafillën më të hershme.

Bëhet fjalë për një leje ndërtimi, për kompaninë “Arlis” të biznesmenit Armand Lilo tek ish Uzina Mekanike në rrugën e Kavajës. Disa prona shtetërore në hapësirën ku dha lejen e ndërtimin Erjon Velija, kanë qenë në pronësi të ministrisë së Brendshme kur ajo drejtohej nga Fatmir Xhafaj. Ky i fundit, i propozoi qeverisë që këto prona t’i kalonin Bashkisë së Tiranës dhe kështu me datë 21.05.2018, me vendimin e qeverisë Rama, 13 parcela dhe ndërtesat mbi to u bënë pronë e Bashkisë. Pesë muaj më vonë, me vendim të Këshillit Bashkiak, këto prona iu kaluan Armand Lilos, i cili mori përsipër në këmbim ndërtimin e një godine 5 katëshe në favor të Bashkisë Tiranë.

“Syri i Tiranës”, kulla që u bë mollë sherri mes rilindasve 

Duke ditur afërsinë familjare të biznesmenit Lilo me ish ministrin Xhafaj, por dhe favoret që ai kishte marrë nga kryetari i Bashkisë, si leja e ndërtimit në fjalë apo depozitimi i dherave pa pagesë në landfillin e Sharrës, Edi Rama bëri sikur u habit kur zbuloi se në zemër të Tiranës qënkan ngritur 7 kate shtesë pa leje. Bëhej fjalë për kullën “Syri i Tiranës”, pikërisht në pronësi të ndërtuesit Armand Lilo. Ky sulm i kryeministrit ishte një sinjal i qartë pë ata që mendohej se qëndronin pas tij. Tani që çështja e procedurave të kalimit të pronës shtetërore në favor të Lilos tek ish Uzina, është depozituar në SPAK nga PD, ndërmjetësimi i mundshëm i Veliajt për afrimin mes Xhafës dhe Ramës merr më shumë kuptim.

Qëndrimet e mëtejshme të Xhafës në Kuvend dhe roli i tij i hamendësuar në projektin e përfolur të ndryshimeve në kodin penal, do të jenë prova nëse dy vëllezërit armiq kanë arritur një pakt mes tyre. Dhe sigurisht, nëse SPAK do të hapë hetime ose jo, për rastin e ndërtimeve tek ish Uzina Mekanike. ©Lapsi.al 



17 Comments

  1. Sot dha doreheqjen kryeministri portugez dhe ne Lisbone u bastisen zyra qeveritare per shkak te korrupsionit nder personat afer kryeministrit.
    Ata akuzohen per shperdorim detyre, qe e cilesojne “trafik influence”.

    Kjo lloj ngjarje dhe ndeshkimi i politikaneve per portugezet eshte jo e rralle. Disa vite me pare i ndodhi ish kryetarit socialist te Bashkise se Lisbones, djali i Mario Soares, ish lider i PS, ish President, ish kreu i socialisteve europiane, nje figure shume e nderuar ne Portugali…

  2. HIMNI I PS

    Rreth bakllavase te perbashkuar

    me nje deshire dhe nje qellim

    te gjithe atje duke u betuar

    te lidhim besen per shpetim

    Prej bakllavase vec ai largohet

    qe eshte lindur tradhetor

    ndaj ligji duhet te ndryshohet

    qe asnje nga ne mos te behet “deshmor”

    Ne dore pushtetin do te mbajme

    te mbrojme bakllavane ne cdo kend

    te drejtat tona ne s’i ndajme

    ketu armiqte opozitare nuk kane vend

    Se Zoti vete e tha me goje

    se bakllavate mbarohen permbi dhe

    por bakllavaja jone do te rroje

    per te, per te luftojme ne

    O bakllava, bakllava e shejte

    tek ti betohemi ketu

    per tepsine ( atedheun e shtrejte)

    per bukurine dhe embesline e tu

    Trim socialist quhet e nderohet

    kusht mbush doren me bakllava

    Por perjete do te kujtohet

    Ai, qe me shume se te tjeret ha.

      1. Vetem saliu nuk vodhi asnje kacidhe.
        Qelibar o Qelibar.
        Ai rron me rrogen e gruas. Se thon qe rrogen e vet e dhuron per viktimat e 21 janarit dhe te gerdecit.

  3. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë, edhe pse do ketë lëvizje të vazhdueshme të tyre, ardhje dhe largime të reja.

    Po ashtu në marrëveshje theksohet se Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qëndrimin e migrantëve. Shpenzimet do të përballohen nga Italia, e cila do t’i paguajë vendit tonë fondin e parë në shumën 16.5 milionë euro, brenda një 3-mujori.

    Mbi 100 milionë euro të jenë të ngrira në një llogari bankare të nivelit të dytë si garanci. Italia merr përsipër të gjitha shpenzimet për kujdesin spitalor sipas legjislacionit shqiptar, pas administrimit të trajtimeve spitalore të palës shqiptare. Po kështu Italia merr përsipër 100% të kostos së parashikuar në kontratat përkatëse të blerjes së pajisjeve mjekësore dhe barnave, përfshirë vaksinat, për të cilat Shqipëria dokumenton përdorimin si dhe 100% të kostos së blerjes, të aprovuar më parë nga autoritetet italiane, të artikujve dhe shërbimeve të ndryshme.

    1. Marreveshje pa interes per qytetaret shqiptar, por vetem per interesa personale te KM.

      Realiteti i supozuar nese marreveshja zbatohet do sjell vetem probleme.

  4. për 30 vjet Sali Berisha e ka kthyer në legjendë, sa veten e ka quajtur të Paprekshëm. E bashkë me këtë edhe ata që e quajnë pasues të Berishës. Ndryshe? Kalojnë Rubikonin që në rastin tonë është Lana e njerëzit vijnë nga Kamza me shtiza e kundërtankë për të djegur Kryeministrinë.

    1. Sido që të bëjnë deputetët e tjerë të grupit të Berishës, duke parë edhe lëvizjet dhe ‘aksionet’ e fundit guerrile, është e qartë se ‘lufta’ është duke u zhvilluar jo për ato që thuhen, por për ato që fshihen: Berisha e bën për të shpëtuar veten dhe familjarët e tij të afërt nga SPAK-u, ‘heronjtë e kangjellave’ për t’u dukur të besueshëm në sytë e tij

  5. Ore këta për gjëra të këqija i ke gjithmonë bashkë. E kulisa e jo kulisa e keqja gjithë herës do t’i bashkojë!!!

  6. Lideri i tyre është shpallur ‘i korruptuar familjarisht’ nga Shtetet e Bashkuara. Këta që i shkojnë pas, herë ngjiten në dritare, herë i bëhen mburojë mishtore për të mos u paraqitur para Drejtësisë; këta janë të zhytur në korrupsion ‘familjar qeveritar’ dhe në krimin e vrasjeve. Kurrë nuk i kanë kërkuar ndjesë kombit për qindra plagë të rënda që i kanë shkaktuar. Hetimi dhe gjykimi i familjes së korruptuar ka nisur nga periferia, që nga dhëndëri që ndodhet në burg; të tjerët vijnë pas.

  7. Raporti vjetor i Bashkimit Evropian për Shqipërinë ka paketuar me fjongo rozë një ndër fiaskot më flagrante mediatike të vitit, ku agjencia BIRN (Reporter.al) nëpërmjet një shkrimi të vulosur nga gazetarja Ola Xama, keqinterpretoi dhe spekuloi mbi një raport të IFC-së të prezantuar nga Veliaj për zgjidhjen e çështjes së trajtimit të mbetjeve.

    1. Beshkepunimi do te sjelle nje orgji spektakolare, ku moterqirajt do rrine me goje hapur dhe syte mbyllur.

  8. Berisha në 2015: Prokuroria të nisë hetimet për Metën, për aferën me CEZ. Berisha sot: S’kam dijeni

  9. Dy pretendimet e Berishës rrëzojnë njëra tjetrën. Pretendimi I parë që masa e sigurisë është antikushtetuese rrëzon pretendimin e dytë që nuk ka marrë dijeni për masën e sigurisë, se nëse nuk do kishte marrë dijeni nga e di që është antikushtetuese.

    Akti I sotëm në gjykatë, tregon se ai ka marrë njoftim dhe po përballet me gjykatën në këtë proces kështu që nuk ka nevojë të shkohet më ta kërkosh herë tek tualeti I gocës herë tek ai I djalit.

  10. Sali Berisha, shtator 2015:

    “Një dëshmi tjetër vjen nga ish- administratori i CEZ se Ilir Meta si ministër i Jashtëm e ka takuar në Pragë dhe ka negociuar me Hajsek për Kastriot Ismailajn, duke shfrytëzuar kështu postin zyrtar dhe mashtruar për interesin e xhepit të tij.

    Deklaroj këtu me përgjegjësi të plotë se Ilir Meta si mMinistër i Jashtëm nuk ka pasur tagër për të negociuar me CEZ për asnjë lloj problemi. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të nise hetimin e menjëhershëm për Ilir Metën për këtë aferë korrupsioni ndërkombëtar.

  11. Nën akuzë për korrupsion, Berisha thirrje shqiptarëve: Ejani më mbështesni që të triumfojë demokracia,cecene e shpellkare salihu kerkon ndihme ju rrini neper fcb e portHalet e zhkelzenit,behuni ju burra se salihu eshte nje kurve serbe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *