• |
ide | kryesore

“Lidhjet e krimit me politikën, shqetësuese”, Xhafaj kundër Ramës për arrestimin e Vangjush Dakos

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kur flet për arrestimin e Vangjush Dakos, deputeti socialist, i konsideruar si një nga njerëzit kyçë të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj është krejt në kah të kundërt me mesazhin që shpërndau Edi Rama pas arrestimit të mikut të tij nga Durrësi.
Në reagimin e tij të parë dhe të vetëm, Rama u shfaq i paqartë për atë që kishte ndodhur. Ai tha se nuk ndjehej mirë kur shihte se si “mund të përdorej forca e pushtetit të drejtësisë për të bërë edhe gjëra që nuk shkojnë”.

Për Fatmir Xhafaj nuk është kështu. I pyetur nga gazetarja Merita Haklaj për një koment mbi prangosjen e Dakos, gjë për të cilën ishte folur para shkarkimit të tij si ministër, Xhafaj u shpreh:

“Korrupsioni mbetet një problem i madh në vendin tonë. Gjithashtu lidhja e politikës me krimin mbetet një problem, sa kohë që flitet për ndikim dhe bashkëveprim të individëve që janë pjesë e politiës apo të individëve që jane pjesë e krimit dhe përsa kohë flitet për ndikim dhe interesa e përfitime të caktuara nga kjo botë nga pushteti real. Eshtë shqetësuese, shumë shqetësuese” tha Xhafaj, duke cekur një anë tjetër, akoma më të errët të Vangjush Dakos, atë të lidhjes me bandat dhe krimin që i përdorte në Durrës për të rrëmbyer fitoret e njëpasnjëshme në zgjedhje.

Në fakt, çështjet të cilat i referohet Xhafaj, si ajo e bashkëpunimit të Dakos me bandat e Durrësit janë një histori dështimi për drejtësinë e re dhe vetë Xhafajn, i cili nuk arriti ta arrestojë Vangjush Dakon në 2018 sepse u shkarkua nga detyra.

Dako u arrestua për akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me lejen e vonuar për një pallat dhe për një abuzim me tarifën e një studimi.

Gjithsesi me qëndrimin e tij, Fatmir Xhafaj mund të konsiderohet një zë ndryshe në PS që arrin të artikulojë ide dhe deklarata tabu për deputetët e tjerë të kësaj force politike.

Për arrestimin e Vangjush Dakos u fol edhe në vitin 2018, kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i brendshëm. Gjate operacionit Volvo 4 ai arrestoi ish deputetin e PS, Arben Ndokën, ish deputetin tjeter të PS Arben Çukon dhe patronazhistët e PS, Astrit dhe Altin Avdylaj të lidhur ngushtë me Vangjush Dakon.

Ndërsa pritej prangosja e Dakos, Xhafaj u shkarkuar dhe kryeministri Rama u tha socialistëve në ate kohë se “nëse do të dalësh t’i gjuash me gurë shtëpisë, ik se nuk je pjesë e shtëpisë”.

Arrestimi i Vangjush Dakos ndodhi 4 ditë pas lirimit nga burgu të Saimir Tahirit. Më herët ambasadorja amerikane kishte kërcënuar të gjithë ata politikanë që ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë dhe ndihmojnë miqtë e tyre.

Pasi u shkarkua nga detyra si Ministër i Brendshëm, në zgjedhjet e 25 Prillit, Rama nuk e vendosi Xhafajn në listën e sigurtë të deputetëve por u fut në parlament pasi mori më shumë se 10 mijë votat e nevojshme që duheshin për të thyer herësin.



4 Comments

  1. Berisha ngjan i terrorizuar sa nuk guxon as të thotë çfarë ka biseduar me Almën, pikërisht nga frika se e para nuk di a do t’i qëndrojë “besës” Alma, pasi këta i kanë paguar vetëm lekët e naftës për të shkuar në Kukës, dhe e dyta, a i ka rregjistruar Alma gjithë takimet në zyrë me Berishën.

    Se dhe Safeti për kaq e hëngri, se e ka takuar në zyrë dhe zyra e Bashkisë së Kukësit nuk është më e rëndësishme se zyra e një kryetari opozite. Thjesht lëpirësi i Almës, Sali Berisha, është në panik mos shqiptarët dëgjojnë a shikojnë çka bërë në atë zyrë me Almën.

  2. Llapen dhe qejfin e bene safeti , fajin e ka Saliu 🤣🤣, kjo eshte llogjika e ripjellsave , pra nga slogani” keto ndodhin kudo , bile behen dhe filma te fajin e ka saliu”.
    Vetem perpara 😂😂😂

    1. prapambetje mesjetare, që banonte së bashku me bagëtinë dhe hante me kafshatë e gishtërinj në një sahan të përbashkët; analfabet, me një varfëri të skajshme, shumëkund pa gropa septike, që ndriçohej me pishë e kandil; shëndetlig, me jetëgjatësi të shkurtuar nga malaria, tuberkulozi, sifilizi, difteria, morrat, zgjebja, dermatomykozat, tifoja, dizenteria, kequshqyerja e gjakmarrja

  3. Po ky mirë që e kritikon për kushtetutën por Dakun pse e mbron. Mos po ka pasur ndonji aferë korruptive me të??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *