• |
ide | kryesore

Arrestimi në Dubai/ Ç’po ndodh mes organizatës së Bajrave dhe organizatës socialiste

Arkiva, Kryesore, Lajme



Nuk dihet se çfarë priste grupi “Bajri” në këmbim të ndihmës që i dhanë Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës, por një vit pas zgjedhjeve, njëra organizatë ka pushtetin e plotë në qytet, ndërsa anëtarët e organizatës tjetër janë sulmuar fort nga SPAK.

Këtë paradite, kur policia njoftoi arrestimin e Denis Brajoviqit në Emiratet e Bashkuara u ngritën menjëherë pikëpyetje mbi mundësinë e ekstradimit të tij. Dihet se Dubai është shndërruar në një strehë të sigurt për shqiptarët e shpallur në kërkim, ndërsa Brajoviq mundi t’i arratisej policisë, duke ngritur dyshime për dekonspirim.

36-vjeçari njihet si ekzekutor i grupit Bajri dhe përgjimet e zbardhura të SKY ECC në dosjen “Metamorfoza” e kanë gozhduar për eleminimin e Gjin Boriçit në Shkodër.

Gjin Boriçi, ose Gjin Ndoji është i riu që shihni në foton më lart. Ai u vra në gusht të vitit 2020.

Ishte 38 vjeç kur u ekzekutua. Mbi supe mbante autorësinë e një masakre me 3 të vrarë në Shkodër. Një jetë e shenjuar nga gjakmarrja, ku kishte humbur të atin dhe vëllain, Gjin Ndoji sapo i ishte futur biznesit fitimprurës të lojërave të fatit në të zezë.

Si nje djalë me reputacionin e të fortit në Shkodër, ai shpërfilli kontrollin që Vis Martinaj kishte mbi biznesin e kumarit. Dhe meqënëse bosi i lojërave të fatit s’mund ta toleronte që Shkodra t’i dilte nga kontrolli, porositi vrasjen e Gjin Ndojit tek Pëllumb Gjoka.

Në këmbim të ekzekutimit të Gjin Ndojit, sipas përgjimeve të SKY ECC, Pëllumb Gjoka i kërkoi Vis Martinajt vrasjen e Kleanti Musabelliut, një ish polic i burgjeve, që jetonte në Tiranë dhe me të cilin biznesmeni kishte pasur një sherr për fëmijët.

Ndërkohë në Shkodër, Pëllumb Gjoka kontraktoi grupin e Bajrave për vrasjen e Gjin Ndojit. Ekzekutori i tyre ishte pikërisht personi i arrestuar sot në Emiratet e Bashkuara, Denis Brajoviq.

Ai është i njohur për raportimin që bëri pas vrasjes së Gjin Ndojit natën e 9 gushtit të vitit 2020 kur i shkruan Behar Bajrit në aplikacionin SKY: “Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka”.

Kuptohet se arma i kishte ngecur pas disa të shtënave në gjoks dhe në kokë të viktimës, që para se të ndërronte jetë e kishte sharë.

Kjo më lart është e vetmja pamje në publik nga Denis Brajoviq. Ai është personi që po qëndron në mes duke qeshur.

Foto është shkëputur nga filmimet e një kamere sigurie në një nga qendrat e votimit të 14 Majit në Shkodër.

Në krahun e djathtë të Denis Brajoviq qëndron Enver Bajri, një tjetër emër i njohur i grupit, por që nuk kishte lidhje me dosjen “Metamorfoza”.

Filmimi është kryer ditën e zgjedhjeve lokale, kur grupi i Bajrave u angazhua në shërbim të Partisë Socialiste, që kandidoi në Shkodër Benet Becin. Të fortët e Shkodrës qarkullonin me një autokolonë makinash duke “inspektuar” qendrat e votimit, të shoqëruar nga një anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste, Erald Bushi.

Fitorja e socialistëve në Shkodër ishte e para në 30 vite pluralizëm. Pavarësisht se për ta marrë bashkinë e Shkodrës iu deshën muskujt dhe paratë e krimit, kryeministri Rama premton t’i rikthejë qytetit hijeshinë e dikurshme.

Vëmëndja e qeverisë për Shkodrën është rritur pas zgjedhjeve. Fasadat e godinave shohin ngjyra të tjera, ndërsa investimet urbane po marrin financime që nuk i kishin njohur prej 10 vitesh që socialistët janë në pushtet.

Edhe prania e Ramës është më e shpeshtë në qytet. Këtë fundjavë, kryeministri Rama udhëtoi drejt Shkodrës me familjen e tij për të marrë pjesë në festën e karnavaleve. Gjithsesi syrit të vëmëndshëm nuk i shpëton një detaj i pazakontë; Rama u pa të lëvizë në qytet nën survejimin e rreptë të një grupi badigardësh që garantojnë sigurinë e kryeministrit.

Afërmendsh mes dy organizatave diçka nuk ka funksionuar. Sepse në njërën anë, Partia Socialiste po shijon frytet e pushtetit në Shkodër. Në anën tjetër, grupi i Bajrave po tenton të rikuperohet nga goditjet e prokurorisë.

Përveç Denis Brajoviqit që u arrestua në Dubai, disa muaj më parë u arrestua dhe u ekstradua nga Franca, Behar Bajri. Në burg ka përfunduar edhe kontakti i tyre me drejtësinë, prokurori Xhevahir Lita, por edhe pagatori Pëllumb Gjoka, që kishte lidhje me nivelet më të larta të qeverisë.

Lexo edhe: Akuzat/ Ekstradohet nga Franca i shumëkërkuari Behar Bajri

Lexo edhe: Filmimet e 14 Majit/ Si i kontrolluan Bajrat votimet në Shkodër

Lexo edhe: “Jeta ime prokurori-polici-kishë” flet gruaja që akuzon Pëllumb Gjokën për vrasje

Gjithsesi zgjedhjet e radhës afrojnë shpejt. Behar Bajri është në qeli, por për të nuk ka ende një vendim të formës së prerë. Ndërkohë ekstradimi për Denis Brajoviqin është një lojë e hapur. Organizatat e kanë gjetur një herë gjuhën e përbashkët në 14 Maj. Asgjë nuk i pengon ta gjejnë përsëri./Lapsi.al



17 Comments

  1. Shehi: Po pse u përçaka opozita thjesht nga Edi Rama?! Edi Rama e ka për detyrë për ta përçarë opozitën. Edi Rama është nga krahu tjetër. Unë nuk pres të na sjellë Edi Rama në fitore, Edi Ramën e quajmë kundërshtar. Ne po diskutojmë formulën si ta rrezojmë Edi Ramën. Nëse Rama na rrëzonka, mjaftoka sërish Berisha dhe Basha, vazhdojmë sërish me këtë punë. Unë e gjykoj që është e gabuar.Njerzit bandit te serbit salih,lapsi kerkon ti kaloje te rama,por bajrat qe blenin votat per salihun nga 2005-2013 lapsi nuk shkruan asgje,duhet te keshe byth te shkruash per bashkunim kriminal te bajrave e klani te Trustit te Geshtenjave ku salihu eshte bosi i ketij klani mafioz e kriminal,ku Lumneshi eshte kapo i grupit te zjarrit te salihut.

    1. Kryeministri nuk ka për detyrë të përçajë opozitën, por të qeverisi sa më mirë të gjithë shqiptarët pa dallim.
      Tjetra:Bajrët të Berishës,oligarkët të Berishës,prokurorët të Berishës,gjyqtarët të Berishës etj,etj.A ka njeri normal që e beson këtë llogjikë???

      1. Ndërhyrja e Ramës në zgjedhjet presidenciale në USA dhe ndërhyrja e departmentit Blinken në politikën e brëndshme shqiptare , shkeli një rregull të pashkruar dhe hapi një lojë të qelbur me reperkusione jo të mira për mardhëniet shqiptaro-amerikane.
        John McCain, kur Blinken do merrte aprovimin në senatin amerikan si nënsekretar në administratën Obama,tha se ky njeri është i rezikshëm për atë post.
        Ç’farë dinte patrioti McCain???

    1. qe ti do jesh nje nga ata te rrotkarizuarit e Berishes qe besojne akoma qe Sorosi e rrezoi nga pushteti Berishen e jo Shqiptaret

  2. Jo qeverisjen ne bashkine e Shkodres pas 30 vitesh e ndryshoi totalisht keq qeverisja qe ka bere PD ne kete bashki. Gjate kohes qe PD ishte ne pushtet, bashkia Shkoder ishte me pak e financuara dhe me keq menaxhuara. Per te mos folur pastaj per vitet me pas me nje kryetare bashkie komplet medioker qe as vete Shkodranet nuk e donin. Shkodren nuk e fitoi PS (as me Bajrat) po e humbi PD e po patet sy hapini e mjaft bombarduat publikun me kesi soj lajmesh qe vetem fshehin te verteten. Po vazhduat kshu, Shkodra prap do humbet nga e djathta

  3. Shkodra ASNJIHERE ne ASNJIRRETHANE nuk i ka dashte SOCIALISTET pasardhesit natyral te komunisteve te PPSH-se.
    Administrata e PPSH-se, ne cdo vend, komitetet,drejtorite me tesere partie jane IMPORTU vetem nga Jugu i Shqipnise.
    Vetem pak drejtes,ma pak se gishtat e njerez dore, kane qene te lindur e te rritur ne Shkoder.
    SHKODRA KURRE NUK E KA PRAPU DIKTATUREN e social-komunisteve.

  4. PD është ende një parti e kompleksuar nga akuzat e Berishës.

    Sa më shpejt ta vrasin atë kompleks, aq më të padobishme do t’i bëjnë këto kauzat banale të Berishës, i cili nga ana e vet është pazarxhiu më i madh i 33 viteve pluralizëm me gjithë armiqtë e tij, edhe me ata që ka burgosur dhe rrahur.

    Madje gjithë shkollën e tij politike ai e ka të mbështetur mbi pazare dhe shantazhe dhe jo mbi raporte institucionale.Shkodra e karnavaleve dhe jo vetem ka humbur 31 vjet nga serbi salih qe ne shkoder eshte takuar me Arkan kriminel i lindur serb.

  5. Ky arrestim në Dubai nuk është se un bë se plotësoi noi kërkesë të drejtësisë shqiptare është thjesht ndikimi amerikan që i realizu.
    Të çon në mendimin që tani amerikanet po i presin krahët Ramës nga mbështetësit e krimit që i sjellin vota.
    Siç duket tanimë ka kanë prerë biletën.
    Korruptimi i Macgonigal është e papranueshme për ta por dhe e patolerueshme.

  6. Kemi dhe përgjimin për Ndrea Prendin që thotë qëlloni në trup. Kemi dhe raport të shërbimit që kontrollit të brendshëm në ministrinë e brendshme ku dalin të gjitha masat që janë marrë më parë. Basha ditën e vrasjes ka dalë jashtë loje. Vendimi i gjykatës së Strasburgut e implikon Berishën në dy momente, kërcënimi ndaj Ina Ramës. Momenti tjetër mashtrimi me pamjet filmike, gjykata e Strasburgut ka analizuar deklaratat e Berishës që thotë se kamerat nuk punonin. Është konfirmuar se pamjet filmike të 21 janarit janë zhdukur. O gimi ceceni i salihut qe harron me qellim qe bajrat kane blere vota per 8 vjet salihut ne pushtet.por si nje cencen bythqire qe je kete do thuash ne mbrojtje te salihut.

  7. Sipas vendimit të gjykatës, Luçiano Boçi dënohet me 1 milion lekë për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Gjithashtu, gjykata e detyron Boçin që të përgënjeshtrojë deklaratën e bërë prej tij në selinë e PD, të cilën e ka vlerësuar si shpifje.Cecene baraz me incest kete e beni mire,ne gjurmet e serbit salih qe e ka provuar incestin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *