• |
ide | kryesore

Filmimet e 14 Majit/ Si i kontrolluan Bajrat votimet në Shkodër

Arkiva, Kryesore, Lajme



Zgjedhjet e 14 Majit në Shkodër u zhvilluan nën mbikqyrjen e grupit kriminal të “Bajrave”, personazhe të akuzuar për vrasje, rrëmbime, gjobëvënie, trafik droge, shfrytëzim prostitucioni etj. Në rreth 24 minuta filmime, që u publikuan nga Sali Berisha në një konferencë për mediat nga selia e Partisë Demokratike tregohet se si grupi kriminal, pjesë e të cilit janë disa emra të njohur të botës së krimit, lëviznin bashkë me zyrtarët e Partisë Socialiste duke kontrolluar qendrat e votimit.

Në filmimet e kamerave të vendosura në rrugët e Shkodrës, fillimisht shfaqen disa mjete me xham të zinj, që qarkullojnë në qytet në 14 Maj. Auto-kolona ndalet fillimisht në qendrën e votimit në shkollën “Dëshmorët e Prishtinës”.

Erald Bushi, anëtar i Kryesisë së Partise Socialiste të Shkodrës

Nga mjeti i parë, që parkon në hyrje të qendrës së votimit del i pari anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste në Shkodër, Erald Bushi. Pas tij, nga një mjet tjetër që e shoqëronte del Enver Bajri. Bashkë me grupin e personave të tjerë që zbresin nga disa makina ata futen në ambjentet e shkollës ku vazhdonte votimi.

Enver Bajri

Enver Bajri është konsideruar koka e grupit kriminal. Në vitin 2018 ai u arrestua në Spanjë, pasi akuzohej për trafik drogash të forta, që i merrte nga Amerika Latine dhe i transportonte drejt vendeve të Bashkimit Europian. Mendohet se Enveri ka qenë edhe personi që kontrollonte financat e grupit kriminal dhe dora e hekurt që drejtonte rrjetin e prostitucionit në disa vende të Europës.

Në filmimin që publikoi Partia Demokratike, grupi i personave hyn në qendrat e votimit dhe më pas largohen për të “inspektuar” procesin në qendra të tjera.

Lëvizjet e të njëjtës auto-kolonë ndalen në ambjentet e shkollës “Ndre Mjeda”, ku të njëjtët persona zbresin për të parë nga afër procesin dhe për t’u takuar me zyrtarë të Partisë Socialiste.

Denis Brajoviq

Në foton më lart, duket sërish Enver Bajri që hyn në ambjentet e shkollës “Ndre Mjeda”. Përkrah tij qëndron Denis Brajoviq. Së fundmi ai është akuzuar nga SPAK se ishte ekzekutori i Gjin Boriçit në Shkodër. Sipas përgjimeve të dosjes “Metamorfoza”, Denis Brajoviç (aktualisht në kërkim) i shkruajti Behar Bajrit pas ekzekutimit: “…Gjoks e kry, kapedan. Mu blloku, se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka…”.

Pas tyre ecën Erogen Brajoviq, një tjetër emër i skeduar nga prokuroria si pjesë e grupit. Kur u arrestua nga RENEA në vitin 2018, gazeta malazese Vijesti raportoi se Brajoviç ishte pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Ranka Raduloviç, i akuzuar për planifikimin e vrasjeve të zyrtarëve të policisë, por edhe anëtarëve të ashtuquajturit “Klani kavačkog”. Klani i drejtuar nga Raduloviç është një nga tre klanet kriminale në Mal të Zi, i përfshirë në trafikun e kokainës. Brajoviç ka qenë anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës si përfaqësues i pakicave, me logon e PBDNJ.

Pas tyre, hyn në ambjentet e shkollës “Ndre Mjeda” Samet Halluni. Një tjetër personazh i akuzuar nga prokuroria si pjesë e grupit kriminal. Në vitin 2018, kur u ekstradua nga Hollanda, policia njoftoi zyrtarisht se Samet Halluni “është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona”.

Në korridoret e shkollës, grupi i Bajrave priten nga kandidatja e Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak Ledi Bilali dhe drejtori i Autoritetit të Veterinarisë, Andi Bilali. Ndërsa shoqërohen nga anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Erald Bushi, grupi i të fortëve qëndron për disa minuta në hyrje të qendrës së votimit dhe më pas largohet.

Jashtë ambjenteve të votimit, qëndron një tjetër pjesëtar i grupit, që siç duket ka për detyrë të vëzhgojë zonën.

Filmimet vërtetojnë atë që opozita e kishte denoncuar edhe më parë, se në 14 Maj, qytetarët e Shkodrës votuan nën mbikqyrjen e Bajrave, që u angazhuan për fitoren e Benet Becit.

Lexo edhe: Lirimi i Safet Bajrit para 14 Majit/ Lidhja me PS e Shkodrës dhe dënimet në Belgjikë

Lexo edhe: Denoncimi/ Behar Bajrin e çuan drejt lirisë dy prokurorë të SPAK

Lexo edhe: SPAK nuk merr pësipër grupin “Bajri”, ia kthen Prokurorisë së Shkodrës

Lexo edhe: “Ata nuk ishin tre”/ Si u rrëzuan akuzat për krim të organizuar ndaj grupit “Bajri”

Gjatë konferencës për mediat, Sali Berisha akuzoi SPAK se është i shërbeu bandave dhe Partisë Socialiste në rastin e Bajrave.

“SKAP-i i Partisë është një seksion i bandës së Bajrave, është një organizatë kriminale, e cila bashkëpunoi me këtë bandë për të përmbushur misionet e saj të zeza elektorale” tha Berisha.

Berisha i referohet hetimeve të dështuara të SPAK, që u zhvilluan pas operacionit të policisë për kapjen e Bajrave në vitin 2018. Dy prokurorët, Ened Nakuçi dhe Ervin Kondili e rrëzuan akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe dosja përfundoi në Shkodër.

Në atë kohë Ministër i  Brendshëm ishte Fatmir Xhafaj. Pas shkarkimit, Xhafaj u shpreh se ky grup kishte pasur mbështetje politike.

“Ky grup ka pasur influence shtetërore në kohëra të ndryshme ndër vite, madje edhe në polici. Në kohët e fundit ne kemi punuar shumë që t’ia heqim këtë influence” u shpreh atëherë Fatmir Xhafaj.

Të arrestuarit më vonë u liruan nga burgu. Nga përgjimet e SKY që erdhën nga Franca, u zbulua një marrëveshje me prokurorin Xhevahir Lita, i cili ishte në listë-pagesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Ky i fundit ishte shpallur investitor strategjik nga qeveria Rama dhe ndërkohë i përdorte Bajrat për vrasjet me pagesë.

Edhe dy muaj para zgjedhjeve, Bajrat përfituan lirimin e një prej antarëve të tyre, Safetit. Emri i Safet Bajrit u kthye në shqetësim për qeverinë belge pas skandalit që u zbulua se ai iu shmang vuajtjes së dënimit atje dhe u riatdhësua në Shqipëri. Safet Bajri përshkruhet në gazetat e Belgjikës si një njeri i lidhur me 40 vrasje.

Kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci  fitoren në Shkodër me mbi 11 mijë vota në avantazh përballë Bardh Spahiut. Beci shprehu atëherë mirënjohje për bashkëpunëtorët e tij, ndërsa shtoi se ishte krenar për rezultatin. “Jemi krenarë për rezultatin tonë”, tha Beci për mediat./Lapsi.al



33 Comments

  1. vec shashka per me terheq vemendjen. Eshte me e rrezikshme familja Berisha se bajrat, ne fund te fundit Bajrat skan 17 kulla ne mes te Tiranes

    1. Nuk kane 17 kulla por kane qeverine ne xhep si dhe ca si shume vrasje dhe ca qindra milione euro COCAINE.

      Na myten bythqimt rilindaser ja qifsha robt Paulinit!

      1. o king , jane 16 pallate , pa dale asnje gram jashte lejes, kullat jane te rames jo te fatmir bektashit

        bajrajt jane ne biznes, i japin vota rames marrin mbrojtje politike, skapiste , ore ca ti besh atyre franceze qe thyn kodin e sky dhe encron , se mos te duket cudi te ishin bo kryetare te qarkut apo deputete si rrah-man rrahja!

    2. E ku është manipulimi ktu?
      Zbret njëri hipën tjetri.
      Një hyn tjetri del.
      Po njërëzit do lëvizin.
      Pordhë pa rigon, me erë të keqe.

  2. Me emrin e Berishes ne goje e nuk po lene gje pa bere.
    Dhe pse kane nevoje per vota te blera e te rrembyera nga bandit nese i voton sovrani.
    Dosjen e Dibres, o Skrap, ku e ke?

    1. nuk eshte e vertete , shpifje!

      pervec 1945 deri 1992
      nga 1997 deri 2005
      dhe nga 2013 e ne vazhdim !

      vitet e tjera nuk ka qene ne pushtet ppsh keshtu qe nuk i thua dot kriminele

  3. Kjo eshte fytyra e vertete e PS, kriminale dhe banditeske
    Spaku meret me Berishen qe ka 11 vjet qe eshte ne opozite.
    Krimi sheshit
    Sehir dhe ambasada USA
    Turpi eshte pak

    1. vllai se le leku me ra darja, hiqe lekun nga darja shife si kercet darja per qejf , narkoeurot korruptuan mcgonical jo me kimeten fytyrbythen dhe lu peshkatarin !

      eskobari thone qe se ka mush doren mire , ndaj eshte as mish e as peshk!

      dajret sbin se i ka zon leku

  4. Flitet por sa do te vazhdoje te flitet per Spiropalin Ballukun e te tjera🤮 thotë:

    Po Elisa cfare thote ?Kryehajdutja e doganave. Thithsja e gjakut te popullit cfare thote ? Ka veshur sot kostumin me nr 290 ne garderobe. Per cdo dite nje kostum dhe nje pale breke mendafshi kombinuar me bluzen Ka shije kryehajdutja e Doganave. Sa e kane zili dhe zonjat e ambasadave te huaja qe cuditen nga i gjen gjithe keto para qe vishet Keshtu?Diskutojne me njera tjetren vine nga vende te zhvilluara paguhen Por nuk kane Standartin e Spiropalit dhe Ballukes Keto Zonja te nderuara ja kane zili dhe cantat dhe bizhuterite qe perdor Superministrja hajdute! Ku i gjen I thone njera tjetres Sa te pasura jane minisret E Rames njera me e pasur se tjetra

  5. Shpifjeeeee! bajrat jane te ndercem, jane punetore, vullnetare per partine socialste

    Doktori cpif!
    Bajrat dhe Pellumb gjoka jane viktima te prokurorise skapiste te doktorit!

    e mer ed rama, e ke bo vendin cirk , cirk te shemtut, qe ta peshtiros me kta kllounat e tu , me ty si krye klloun!

  6. ATA QE E KANE ZILI SPIROPALIN DHE BALLUKUN TU MARRI TE KEQEN ATO NDEROHEN CDO DITE JU BENI HAM HAM! thotë:

    Oh cfare eshte ai komenti mesiper cfare vesh Spiropali dhe Balluku ju lumte jane te zonjat vjedhin hane gjerat qe u vijne nga jashte! Ceshte kjo Zili xhanem eshte kapitalizem apo jo ?Kush eshte I zoti e zonja. VJEDH cfare ka te keqe ketu ? Vjedhin zonjat po I cojne she atij LART KESHTU vepron kapitalizmi ne SHQIPERI!

  7. Na cate veshin o foltoristat e non-grates. Ne jemi te forte e bejme cte duam ne Shqiperi.

    Ka qe nga 1944 qe ju sundojme, jua lame nja 13 pushtetin se deshi bota dhe tani do tu duhen

    100 vjet ta merrni perseri. Kot u genjen mendja, se ne i kemi te gjitha, pushtetin, drejtesine, parane,

    ndermarrjet, biznesin, bankat, gjithecka. Po ju cfare keni ? lesht keni o pabuksa.

    1. O i paemër 20:04. Për ju t’ju rojë Amerika majtiste sepse sa herë kanë rastisur ata në pushtet në Amerikë keni bërë revolucion në 97 duke shkatërruara vendin e gjithashtu në 2013 me qelbësirat dhe grupet kriminale që ishin konsoliduar nga 97 deri 2005. Dhe po ju mban akoma në pushtet dhe prapë falë marksisteve amerikanë.Zotësia juaj është krimi dhe vjedhja nuk është ndjenja për vendin dhe zhvillimin e tij po dhuna dhe antishqiptarizmi duke e zbrazur vendin nga shqiptarët e vërtetë.

    2. O I PAEMER I ores20.04. Keni vrasje ,prostitucion ,vjedhje ,korrupsion,shantazhim ,leke pa hesap, resorte ,kulla ,makina ,dashnore, jahte ,etj…etj… po ne llogarine tuaj me zotin i keni harram te gjitha keto qe i keni fituar me krim.
      Kur te ikni nga kjo bote vetem 2 metra dhe do merrni,asgje me shume,por do keni veprat tuaja te zeza qe do ju cojne ne XHEHNEM perjete! Do digjeni ne zarrin e tijte perjetshem!

  8. Gimi. Po nga 1994 deri 1990 kush ishte ne pushtet ne Amerike ? Jane nderruar sa here demokratet

    e republikanet atje, por ketu ishim ne per 47 vjet. U kemi futur ne burg, u kemi torturuar, u kemi

    degdisur ne kampe perqendrimi, e keshtu do ua benim prape po nuk na le bota se medemek eshte

    demkraci. Sa per ate se po e zbazim vendin, po, eshte e vertet por po e zbrazim vendin nga ju, ju

    ikni se skeni ku punoni se ne administrate jemi ne, ne ndermarrje publike jemi ne, ne drejtesi jemi ne

    polici jemi ne, ne kemi bizneset dhe parane, ju u kemi lene dy mundesi o te na sherbeni neve o te ikni,

    por me mire te ikni sic keni ikur, se femjet ton s’kane nevoje te ikin, por femijet tuaj pabuksa.

    1. O kar, ju hani njëri tjetin që nga koçi xoxe e deri te arben ahmetaj i parafundit, i fundit do të jetë taulanti palla

    2. Ja besniku i partise, nje djall me brire, i lumtur dhe i plotesuar.
      Te verteten thote. Gjithcka e kane te tyren.
      Si puna e ketij ka kudo, edhe ne gjyqsor.
      Ndaj mos prisni drejtesi. As mos i besoni propogandes se tyre ndaj kumdershtarit.
      Bejne gjithcka per te mbajtur pushtetin e tyre.
      Deri aty sa te spiunojne, vrasin e dhunojne njeri tjetrin sic kane bere 50 vjet.

    3. Bravo!
      I sinqerte te pakten.

      Se ka edhe Morra te kuq ngjyrosur ne Mavi qe hiqet si te moderuar, flasin ne emer te drejtesise, luftes kunder korrupsionit…

      Ketij i ka folur shpirti i pervers prej krimineli e dhunuesi qe mburret me kampet e perqendrimit.

      Dhe sa ka si ky! E keqja hedh rrenje si bari i keq e nuk shkulet kollaj.

  9. Prokurori serb salih berisha mbledh filmime te njerzve dhe i quan te bajrave dhe komentet i ben vete me zerin e soniles qimit shkullakut dhe kujton se ky popull genjehet nga salihu i tret por tani me vulen non grada,salihu ka fituar per 30 vjet ne shkoder po bajrat aty kane qene ne shkoder,si i ka fituar zgjedhjet salihu,mos bajrat punonin me salihun dhe ai fitonte dhe deklaronte shkodra nuk voton socialistet,para nje viti bardh spahia i fitoje zgjedhjet ku ishin bajrat?

    1. “Pordhë bajraktari dhe opingalëpirës”! Pse sillet kështu Saliu? Diplomati i njohur ka një përgjigje për “shtetin dhe mendjet e rritura maleve”

  10. Bejne c’te duam thote bastardi I pangjyre e I palyre. Ja njeriu i ri i shnderruar ne Mavri.
    Pra vrisni, vidhni, mashtroni, kurveroni,
    delironi se jeni race e perzgjedhur…
    Grabisni me banda voten, urdheroni burgosje…

    100 vjet eshte pak. Me shume mbajeni pushtetin.
    Hani e pini si derra te vetkenaqur,
    ushqehuni me urrejtje derisa te mbyteni me te vjellat tuaja.

    Gjithçka mund te keni. Por qenie si ty jane thjesht e vetem Bastard!

  11. Pertej te qenit partizan me njeren apo tjetren ane, si ka mundesi te ndjeheni kaq te dobet per te patur nevoje per te tille kaliber si bashkepunetore?? Ne ç’hall ka shkuar egoja te kesh nevoje per te tille njerez? Kur nuk ke ide qe frymezojne, jep dajakun. Kjo eshte motoja revolucionare bolshevike.

      1. Dhe vice versa…

        Apo edhe karma funksionon me urdher partie dhe perzgjedhje.

        Po per keta vampiret Mavi me komandatin ne krye qe po vjelin e vjedhin si te babezitur, ke ndonje ide kur fillon Karma?

        Apo te pyesim karmaxhinjte e Spakut.

  12. filluan debatet: “Jo si ta largojmë profesorin, pedagogun e lëndës kryesore të psikiatrisë?”

    Ilir Gjylbegu, obstetër gjinekolog, i thotë:

    “Më falni unë kam një vërejtje. Po mirë kush do ta kurojë Berishën po e çuam Ulvi Vehbiun në Elbasan?”

    Nuk e kishte me shaka, e kishte me të vërtetë sepse ai e dinte që Berisha ishte pacient i Ulvi Vehbiut”, u shpreh zoti Reso.

    1. O kari salihut ti mban mend cfare te thote salihu si pjelle e tij nga bytha,por te vertetat jane ndryshe.tregoi historinë e Sali Berishës me mjekun neuropsikiatër shqiptar Ulvi Vehbiu.

      Reso u shpreh se doktor Vehbiu ishte mjeku psikiatër që kuronte Berishën në kohën e komunizmit

  13. PD nuk vuan nga fakti që ka kryetar Sali Berishën si politikan, por vuan dhe është copëtuar nga fakti që Sali Berisha, Argita dhe Shkëlzeni, janë të damkosur si “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, dhe kurrë nuk mund të drejtojnë më një alternativë politike në Shqipëri.

    Ata janë një alternativë dhe lëndë e parë vetëm për drejtësinë shqiptare

  14. Nuk flas në emrin personal timin. Po nëse dalin nesër fotografi në Luginën e Patokut ku eksponentë të krimit bashkë me njerëz të afërt të zotit Berisha? Eksponent i afërt i Rithemelimit, nuk pi asgjë tjetër përveç konjakut të shtrenjtë. Në një krah ka një pjesëtar të familjes së Bajrajve dhe në krah tjetër ka një person të familjeve mafioze të lojërave të fatit të zonës së Patokut. I kërkonte ndihmë për të mundur Bashën se me Ramën e ka rregulluar për të fituar zgjedhjet.

    Nuk është politikan, ai është pjesë e oborrit të zotit Berisha. Janë dy. Njëri është shoqërues i Berishës dhe tjetri është ai që mban konjakun në duar. Unë hodha sfidën, nuk jam njeri prej hekuri që nuk më çpon plumbi”,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *