• |
ide | kryesore

Së shpejti ndërtime në parqet kombëtare/ Kumbaro: Ende pa propozim për Divjakën!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Socialiste miratoi sot disa ndryshime në ligjin për zonat e mbrojtura, që përfshin parqet, pyjet dhe pasuri të tjera natyrore të Shqipërisë. Me ligjin e ri, socialistët i hapin rrugë ndërtimeve për hotele dhe resorte private edhe në parqet natyrore. Madje një investigim i gazetarit Artan Rama pak ditë më parë paraqiste një plan të gatshëm nga investitorët për të nisur ndërtimin e një kompleksi në parkun e Divjakës.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro doli para gazetarëve për të mbrojtur ligjin që lë pa mbrojtje pasuritë kombëtare dhe tha se ndërtimet do të bëhen sipas ligjeve në fuqi.

E pyetur për investigimin e gazetarit Rama që publikoi pamje nga projekti tashmë i gatshëm për Divjakën, Kumbaro tha se në zyrat e shtetit ende nuk ka një propozim konkret.

Gjatë kohës që socialistët votonin ndryshimin e ligjit, jashtë parlamentit protestonin një grup i shoqërisë civile.



7 Comments

  1. Shkatërrimtarët e Shqipërisë.
    Po si mund të shkatërrohet Divjaka!!!
    Ku është ai Braçe ruajtësi i saj!!!
    Këta për çfarë kanë bërë e po bëjnë meritojnë gjykim e dënim ekzemplar!!
    Shqiptarët duhet të lëvizin se po merr fund vëndi sepse drejtësia janë më keq se këta!!!

    1. Pogradecin do ta shkaterrojne me gradacela buze liqenit. Do ta nxjerrin nga Unesco
      Meta dhe Mona kane blere dhe gllaberuar gjithe fshatrat

  2. Specialistat e vjedhjes, shkaterrimit dhe perçudnimit te kesaj Shqiperie. Vajtojme te gjithe, por te gjithe duhet te marrim force t’i shporrim qelbesirat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *