• |
ide | kryesore

Emrin e zbuloi Ahmetaj/ Xama: Blerim Hoxha i inceneratorit të Tiranës financon Ramën e Veliajn

Arkiva, Lajme, Të fundit
Arben Ahmetaj



Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, duke folur për inceneratorin e Tiranës, deklaroi se Mirel Mërtiri nuk është më pronari, pasi e kanë syrgjynosur për t’ia marrë atë.

Ai përmendi një biznesmen shqiptaro-zviceran ka 40% të inceneratorit të Tiranës, një shtetas të quajtur Blerim Hoxha, duke pyetur se çfarë ka bërë kjo kompani, si i ka marrë dhe si i ka paguar, çfarë lidhjesh ka qeveritarë dhe biznesi në Shqipëri.

“Unë kam besim që Mërtiri nuk është më pronar i inceneratorit të Tiranës. Ia kanë marrë. E kanë syrgjynosur për t’ia marrë. Pse një biznesmen shqiptaro – zviceran ka 40% të inceneratorit të Tiranës. Quhet Besim Hoxha. Çfarë ka bërë ai. Pse nuk flet asnjë për këtë? Çfarë është ky? Çfarë lidhje ka në Shqipëri.

Kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n. Kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n? Është kompania që ka bërë garancinë në Dubai. Është njeriu që ka nxjerrë Këlliçi. Mirel Mërtirin këta e kanë zhdukur për t’i marrë biznesin. Ka një tjetër kompani në parajsa fiskale që ka 20%. Kush është? Po pse kërcënohem unë.

Unë e pashë Mirel Mërtirin në intervistën me ju dhe ai me të drejtë iu referua “pronarit faktik”. Ai me të drejtë iu referua pronarit faktik. Erion Veliaj a e ka referuar një kompani apo një tjetër që të mos paguajë në landfillin e Tiranës? A është ky një veprim i një pronari faktik” – tha Ahmetaj

Gazetarja Ola Xama tha se shtetasi Blerim Hoxha është pronar i një kompanie me bazë në Zvicër dhe ai financon fushatat e Ramës dhe Veliajt.

“Blerim Hoxha është pronar i kompanisë Ikare me bazë në Zvicër, ka 40 për qind të inceneratorit të Tiranës. 20 për qind janë në parajsa fiskale dhe 40 për qind janë të një italiani, Presezi, që erdhi dhe bëri edhe një takim te Agjencia e Pronave të Sekuestruara.

Blerim Hoxha është një shtetas nga Kosova, është përfaqësues i kompanisë “Tosk Energy”, një biznes që më pas ka marrë pronësinë e rafinerisë së Ballshit, përmes kompanisë SPD. Ai ka lidhje me të dyja linjat që financojnë fushatat, edhe të z. Rama, edhe të z. Veliaj” – tha Xama. /LAPSI.al



6 Comments

  1. Fjale fjale eeeeeeeeeeeeeee por asnje dokumunt nuk del as nga beni dixhital i salihut dhe kjo olaaaaaaaaaaa qe ka perfituar goxha para nga beni dixhital i salihut, Benisherbim i fundit ne prag te ngordhjes se serbit salih.

    1. O debil, kete ke shkruar ne te gjithe artikujt. Jeni të mbaruar fare, po fare. Edhe fantazia ju ka lene, por keshtu eshte kur jeni me 4 klase shkolle si Veliaj dhe piktori…

  2. Dolen jakobinet ne komente qe mendojne ende se Dumani do beje drejtesi! Rama e ka kapur me kohe te mbaruarin Duman pa breke ne bythe, dhe per me teper po tall koqet me USA. Beni eshte ne Zvicer shoku ka marre azil me keto deklarata atje dhe shteti zviceran keto te dhena do i coje ne USA! Tik Tak filloi numerimi mbrapsht per qeverine me te korruptuar te Ballkanit e Europes

  3. Blerim Hoxha eshte nje emer. Per te mbuluar te tjere, pas tij. Tosk Energy mori Armo pasi largimit ose nderrimit ne forme dhe letra me IRTC (Sulaj, Besnik). Per shkak te ekspozimit te trafikut te droges ku u arrestuan ortake-familjare (Sulaj, Ajet; Bracaj, Pajtim). Jane operacione te nderlikuara zhvatje te prones dhe parase publike permes ligjeve, vendimeve te Keshillit te Ministrave, organeve lokale, zyrave private te permbarimit, shtetasve te huaj te punesuar per mbulese, elementeve besnik ne polici, prokurori e gjykata qe targetojne “koka turku” per te mbuluar dhe mbyllur ciklin e “gjese se gjykuar”.

    Psh: skandali i kapjes me 1 ton droge i familjes Sulaj degjeneroi ne denime qesharake. Roli i minister Tahiri, Sajmir nuk u permend kurre, apo enturazhit te korruptuar policor. QKR pushoi ekzistencen per te falsifikuar dokumentacionin per te shmangur cdo surprize sekuestrimi; kompanite me letra qe zhvasnin ARMO ndryshuan thjesht emra dhe logo. Te gjitha nen ombrellen shtetkapese qeveritare.

    Ndersa kudo ne nje shtet ligjor Prokuroria do ishte me fat te kishte te penduar nje deputet, minister dhe zv.kryeminister per te ngritur akuze ndaj nje kryeministri mafioz, vetem ne Shqiperine e kalbur nga korruptimi pandemik i trashegimise komuniste i penduari refuzohet. Madje asqe konsiderohet. Pra eshte targetuar pikerisht per ate qe ai shpreh se ka frike: te jete nje koke turku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *