• |
ide | kryesore

Lirohet nga burgu ish-këshilltarja e Ahmetajt, Alda Klosi

Arkiva, Lajme, Të fundit
alda



Përfundon dënimin dhe lirohet nga qelia ish-këshillarja e Arben Ahmetajt, Alda Klosi.

Klosi u dënua nga gjykata 2 vjet e 6 muaj që me gjykim të shkurtuar i takonte 20 muaj. Ndërkohë pas lirimit, ish-zyrtarja do të duhet të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’ për akuzën e dytë të pastrimit të parave derisa prokuroria të vendosë pas afatit që i la gjykata.

Kujtojmë se në banesën e Klosit u gjetën shuma të mëdha parash, por edhe bizhuterish. Ndërkohë pastruesja e saj, Rozeta Dobi akuzohet se ka vjedhur në banesën e Klosit një shumë të madhe parash, në bashkëpunim me djalin e saj.

Lexo më tej: Jepet vendimi për Alda Klosin dhe Rozeta e Havier Dobin 

Lexo më tej: Rozeta Dobi kërkon mëshirë nga gjykata: Alda më kërkoi t’i mbaja paratë 



9 Comments

  1. Po parate? Po apartamentet? Dmth shqiptaret harxhuan kohen, nervat e miliona Euro per drejtesine e re, e cila i fut hajdutet e kriminelet ne burg nja dy vite (si kjo, Tahiri, Bajraj) e pastaj i le te lire te gezojne milionat e vjedhura, pa rekuperuar as gjysmen. E cfare vlere pati reforma ne drejtesi dhe i ashtuquajturi SKAP?

  2. Ckeni qe merziteni, a nuk e propozoi dhe votoi Bardhi amnistin per keta (se Bardhi tha qe keta perfitojn jo ministrat dhe kryeministrat)?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *