• |
ide | kryesore

Rozeta Dobi kërkon mëshirë nga gjykata: Alda më kërkoi t’i mbaja paratë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rozeta



Zbardhet dëshmia e pastrueses Rozeta Dobi sot në gjykatë, e cila akuzohet për vjedhje me pasoja të rënda, ngjarje në të cilën është përfshirë dhe i biri.

Lexo më tej: Prokuroria jep pretencën për Alda Klosin: 2 vite e 6 muaj burg 

Gjatë rrëfimit të saj para togave të zeza, Dobi ka mohuar që të ketë vjedhur shumën e parave të thëna sot nga prokuroria. Ajo tha se ato para ia kishte dhënë Alda Klosi, që t’i fshihte në banesën e saj dhe do ia kthente në një moment të dytë.

“Se pari shpreh pendesën time për çdo gjë që ka ndodhur. Kërkoj mëshirën tuaj ne dhënien e vendimit, ate shume parash Alda Klosi me ka kërkua qe ti mbaj dhe ne nje moment te dyte do te ja ktheja tek shtëpia e saj, unë nuk kam vjedhur, me vjen keq e kam mbajt familjen me pune te ndershme. S’kam dashur t’i bej asgjë keq. Une s’kam lidhje fare me unazën e Ervin Karamuços. Varësja ka qenë e ish-bashkëshortes së bashkëshortit tim të ndjerë. Më ka kërkuar që t’i mbaja. Këtë inskenim ajo e ka bërë që të fajësojë ish-bashkëshortin e saj”, tha ajo.

Mbrojta e Rozeta Dobit kërkoi në sallën e gjyqit që klientes së saj t’i ktheheshin 25 mijë euro, dhe 1 milion lekë të vjetra. Prokuroria thekson se gjatë analizës financiare nuk rezulton që Dobi t’i këtë krijuar me burime të ligjshme.



2 Comments

  1. Këta gjykatës,gjykatse,prokurorë,prokurore të kësaj drejtësie të shkëdhyer duhet qirë robt e shtëpise,gratë,motrat,dhe fëmijët e djepit.Si dënoni me 6 vjet burg pastrusen qe mbante lekët e hajdutes,4 vjet të birin e pastruses,dhe me 2 vjet -HAJTUTEN-.Kjo u bë shkas që zbuluan vjedhjen e zyrtarëve të kësaj qeverie te qelbur e dënuan më shumë ver-qirat,moter qirat,gra qirët.

  2. SI gjithmone, Varfanjaket denohen, ata qe kane bere korrupsion falen.
    Pastruesja 7 vjet burg, ajo qe ka bere korrupsion me gjykim tre shkuartuar del nga burgu.
    Kjo eshte Shqiperia, denohen per 50 mije lek te vjetra qe skane paguar energjine elektrike,
    e keta varfanjaket vijojne ti bejne Elozhe pushtetit,
    Do tju vije radha dhe juve, skeni pare gje akoma…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *