• |
ide | kryesore

Berisha komenton Asamblenë e PS-së: Në sallë kishte terror dhe kode të mafias

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalimit para mbështetësve të tij poshtë pallatit ka komentuar mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme nga Asambleja Kombëtare e PS-së. Berisha u shpreh se Rama përdori metodat që diktatori Hoxha përdorte në plenumet e linçimit duke ju vërsulur Veliajt. Berisha tha se “terrorit” nuk i shpëtoi as Olta Xhaçka ku Rama ju tha janë të kontrolluar prej tij në çdo hap dhe akt.

“Tjetër gjë ishte asambleja, për asambleistët Edi Rama përdori në mënyrë identike metodat e Enver Hoxhës ndaj armiqve të brendshëm. Për asambleistët Edi Rama vendosi kontrollin e plotë dhe total në sallë, saqë edhe për nevoja personale, Gramozi u detyrua t’i dërgonte dy letra për t’i marrë leje. I tillë ishte terrori që vendosi.

Për asambleistët përdori ato metoda që diktatori Hoxha përdorte në plenumet e linçimit. Ju vërsul Erion Veliajt, jo se ke ngrënë dardha të prishura, por se je bërë një hiç, në një OJF. Këtu para jush kam denoncuar aktet se si bashkia e Tiranës, gumëzhin nga mëngjesi në darkë kundër Edi Ramës. Por gumëzhitja ka arritur edhe në Surrel, prandaj dhe u kthye sot në sallën e plenumit të asamblesë.

Terrorit nuk i shpëtoi as Olta Xhaçka dhe të tjerë indirekt. Miqtë e mi! Edi Rama sot ju tha asambleistëve se jeni të kontrolluar prej tij në çdo hap, akt. Ti zonja Xhaçka e ke harruar Facebook, nuk na bën më as like. Imagjinoni ju diktatorin se si ua kontrollon, Tik Tokun, Instagram, Facebook” – tha Berisha.

Berisha u shpreh se Rama në Asamble kishte në krah Charles McGonigal dhe para tij ecte Arben Ahmetaj. Ai shtoi se në 5 orë mbledhje, qytetarët shqiptarë mësuan se akuzat e Ahmetaj ishin 100% të vërteta dhe heshtja e Ramës e konfirmoi këtë.

“Në asamblenë e kalbësirës që quhet Rilindje. Të ndalen për një moment hap pas hapi, të analizojnë këtë asamble, e cila do të shkruhet me germat më të zeza në histori si asambleja film tipike e një organizate kriminale. Edi Rama tek hynte në asamble, në krah kishte Charles McGonigal. Para tij ecte Arben Ahmetaj. Gazetarja e pyet, e lë pa gojë, e lë pa mend, nxihet dhe ikën. Ndalni pak. Mos harroni këtë asamble. Cilat qenë dy anët e saj të dashur qytetarë.

Për ju, për shqiptarët, socialistët, papartitë, asambleja ishte një heshtje varri, sepse Edi Rama përdori ndaj qytetarëve shqiptarë, kodin e omertas, kodin e mafias, sipas të cilës anëtarët janë të betuar të mos çelin gojën, se përndryshe i pret plumbi pas veshit. Asgjë nuk pipëtin. Nuk kishte më fjalime për inteligjencën artificiale, as për hidrogjenin e Bulqizës, apo metanin e Shpiragut. Jo, jo, kishte omerta, omerta, omerta.

Në 5 orë mbledhje, qytetarët shqiptarë mësuan se akuzat e Arben Ahmetaj ishin 100% të vërteta. Se ajo heshtje vdekësore, vetëm sa konfirmoi një për një ato akuza të tmerrshme. Arben Ahmetaj në të vërtetë në intervistën e tij certifikoi të gjithë vërtetësinë e akuzave të opozitës, se Edi Rama është autori kryesor i djegësave në Shqipëri. Se Erion Veliaj është pronari i djegësit të Tiranës.

Arben Ahmetaj dëshmoi para shqiptarëve se vetingu është një akt fund e krye politik, se drejtohet me mesazhe dhe dokumente false dhe se u bë me gjah shtrigash. Ai u tha shqiptarëve se kreu i ekzekutivit ka kryer veprime të llahtarshme, ndaj dhe omerta, sepse të llahtarshme për çdo njeri normal janë aktet e vrasjes, pengmarrjes, detyrimit me forcën e armëve për ti kryer një akt kriminal tjetrit.

Në rastin e Ramës, me avion privat në dispozicion jashtë çdo kontrolli, janë dhe mund të jenë baulet me tonelata drogë, pasi siç thotë Ahmetaj është arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë, ose baulet me narkoeuro, ose kontot bankare të ofshore.

Mos harroni se në 2014 u akuzua nga OSBE-ja se ka 200 mln euro ofshore. Pra llahtari këto mund të jenë, ndaj dhe kodi i mafias për qytetarët shqiptarë. Arben Ahmetaj e akuzoi Edi Ramën se i ka kërcënuar në mënyrën më të rëndë në kryesi, dhe më pas janë kërcënuar fëmijët, familja. Asnjë anëtar kryesie nuk doli ta mohojë. Të gjithë i pranuan me heshtje denoncimet e Ahmetajt. Kjo ishte asambleja për qytetarët” – u shpreh Berisha. ©Lapsi.al

LEXO EDHE: Asambleja/ Rama godet Erion Veliajn: “Je bërë si OJF”



11 Comments

    1. Pirdh e Sale pirdh!
      Ata kanë filluar fushatën, ti si Zhulietë e mban Romeon poshtë ballkonit.
      Pastaj: — Uuu, na vodhën.
      Bëhu gati për 2029 se 2025 iku.
      Le që më 2029, ti do jesh pak më andej…

  1. Mafiozi salih karaxhic berisha i njeh mire kodet e mafias si nje nga drejtuesit e klani mafioz Trusti i Geshtenjave qe e ktheu veriun e shqiperise ne nje varr masiv me te rinj te zones180 te rinj jane vrare ne tropoje me urdhrat e dhena nga ky klan famekeq.

  2. Hum Hum Hum
    S ke pune tjeter ti.
    E ske faj se je i lidhur si qen.
    Mendon ter diten se cfar do lehesh naten.

  3. Ora po i afrohet Ramës dhe rilindjes dhe fundi do jetë tepër i trishtë.
    Fund si mafias dhe bosave të saj që vdiqën në burg.

  4. Po qendroni ne teme ore spiune patronazhiste.Na thoni se u ngrit nje krimb nga salla e beri nje kritike, apo dha mendim, u be dialog, pranuan gabimet,propozuan ndo nje plan zhvillimi, ose per bujqesine, per pensionet, cmimet.Kete kerkon te degjoje populli, se andaj ia keni vjedhur voten.Por, ju kodoshe merreni me personin, e jo per realitetin e asamblese se qelbesirave, te mbledhur per sfilate qe kush eshte me i veshuri, e veshura firmato, qe te duken sa ma te pasheme para nudistit, po per popull keta ia shkojne neper shale me mashtrimet e hipokrizine qe kane e ushqehen si sekt.Ne ate keshille krimbash, Rama gjen frymezimin, dhe popullin e quan dele, Ne daci, pranoni te qendroni ner shtypien, vjedhjen e mjerimin e ketyre kodosheve.

  5. Respekte Doktor. Po të vjen litari tek fyti dhe po shtrengohet dita ditës, por kurrë mos u dorëzo Doktor. Të kanë vënë maja ballkonit Doktor, por nuk e dinë Edi Ramistat që ti je Pishtari i Demokracisë. Me dritën tënde të gjithë këtu poshtë verbohemi nga shkelqimi. Jemi pak, shumë pak, edhe më pak do bëhemi, por nuk dorëzohemi deri te i fundit Doktor. Je hero Doktor, gjithë Shqipëria ty të do, paçka se nuk dalin, të paktën keq ju vjen. Do e zgjojmë Luanin Doktor, pa merak. Mund të na duhen edhe disa javë, ose vite por Luani po zgjohet. Ja dëgjojmë hungërimën, sidomos afër darkës. Mund të jetë edhe Kola i uritur, por jo, është Luani Doktor. Rroftë PD.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      kur bë ironi dhe ti idiot!!!!!

      O debil në 2013 me pagën që merrja mund të blije 80 kg mish, sot me pagën që marr mund të blej vetëm 51,5 kg mish!

      Nuk e di pse je kaq i kënaqur, të ishe ndonjë me pagë të lartë si asamblistat a kongresistat edhe mund të shkonte ironia jote, po ti idiot bar ha por edin nuk e tradhëton!

      1. Meqe nuk shkruan si debil po te pergjigjem. Une kam vetem nje preference per momentin, Sali Berisha jashte nga politika. Sa kohe eshte ai sillet neper benevreke kjo mbetet synimi i vetem. Pasi te na hiqet qafe perfundimisht, atehere shohim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *